Aktivistët për të drejtat e njeriut e shohin zhvillimin e koncertit të këngëtarit Kanye West në Tiranë si një spektakël që tejkalon vijën e “kuqe”, duke marrë parasysh deklaratat e shpeshta dhe të forta antisemitike të këngëtarit.
Kanye West, reperi dhe producenti muzikor 48-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara pritet të mbajë një koncert në Tiranë më 11 Korrik, si pjesë e turit të tij të vitit 2026. Ardhja e tij në Tiranë u njoftua nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, njoftim i cili e përshkruan eventin si një koncert historik në kryeqytet.
Përtej entuziazmit dhe famës ndërkombëtare të reperit amerikan, njoftimi mbi koncertin e tij në Tiranë ka ngjallur debat për shkak të deklaratave të vazhdueshme antisemitike, mohimin e Holokaustit dhe glorifikimin e Adolf Hitlerit që West ka bërë vazhdimisht.
Disa nga datat e turit të tij në Europë janë anuluar pikërisht prej natyrës së deklaratave, me reagime të forta nga qeveritë e vendeve si Polonia apo Mbretëria e Bashkuar.
Disa prej aktivistëve të të drejtave të njeriut në Shqipëri i thanë BIRN se në kushtet kur disa vende europianë kanë anuluar koncertet e këngëtarit për shkaqet e përmendura më sipër, performanca e tij këtë verë në Tiranë sjell pikëpyetje të mëdha.
“Problemi këtu nuk është thjesht një koncert apo një artist, problemi është mesazhi që jepet kur një vend legjitimon ose promovon figura që kanë normalizuar gjuhën e urrejtjes, antisemitizmin, apo glorifikimin e figurave totalitare, që i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme njerëzimit dhe kujtesës kolektive,” tha Isa Myzyraj, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut.
Sipas Myzyrajt, ky hap tregon se Shqipëria shpesh është e gatshme të kapërcejë çdo parim për efekt spektakli politik dhe për të tërhequr vëmendjen e një audience të re, të lodhur nga politika tradicionale.
“Por kur kjo ‘lojë’ kalon në promovimin e figurave që kanë relativizuar antisemitizmin apo kanë glorifikuar Hitlerin, atëherë kemi të bëjmë me një vijë të kuqe që nuk duhej kaluar,” shtoi Myzyraj.
Edhe Gentian Serjani, jurist dhe aktivist në Tiranë, i tha BIRN se kjo dukej më shumë si një qasje politike e drejtuesve tanë.
Ai shtoi se qëndrimet e Ramës kundrejt liderëve ndërkombëtarë kanë qenë jo konsistente, të karakterizuara nga ndryshime të forta në qëndrimet e tij, si për shembull deklaratat kundër Trump-it dhe më pas një sjellje krejt të ndryshme ndaj tij, madje edhe me vlerësime.
“Në fund, kjo është qasja politike që ka zgjedhur të ndjekë kryeministri ynë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se di do të reagojnë përfaqësuesit e shtetit të Izraelit në vendin tonë”, tha Sejrani, duke shtuar se financimi i koncertit të West si një formë promovimi për vendin ka prevaluar mbi deklaratat antisemitike të këngëtarit.
Edhe aktivisti Myzyraj shtoi se në fakt është e vështirë të kuptohet ky vendim i Shqipërisë për të promovuar një figurë kaq kontroverse si Kanye West, në një moment kur shumë vende dhe organizatorë koncertesh janë distancuar prej tij për shkak të gjuhës antisemitike.
“Për më tepër, kjo krijon një kontraditë të fortë politike për vetë kryeministrin Edi Rama, i cili vetëm pak muaj më parë mbajti një fjalim në Knesset, duke u shfaqur si një mbështetës i fortë i Izraelit dhe i luftës kundër antisemitizmit”, tha Myzyraj.
Sipas aktivistëve, një dilemë të fortë ngre edhe propaganda e disa zyrtarëve të lartë të cilët thonë se Shqipëria do të fitojë miliona euro nga ky aktivitet.
“Në një plan të gjerë ngrihet pyetja se deri ku jemi gati të shkojmë si vend, për të fituar ca para?”, shtoi Myzyraj, duke theksuar se nëse futemi në detaje, pyetjet janë akoma më të shumta, lidhur edhe me paratë që do të përfitojë buxheti i shtetit.
“Pyetjet janë të shumta, përgjigja duket gjithmonë e njëjtë: Kanye West do të vijë në Shqipëri, kaq!”, përfundoi Myzyraj.
Nensi Bogdani – BIRN
Foto kryesore: Reperi amerikan, Kanye West gjatë një koncerti. Foto kortezi: Peter Hutchins/ Flickr.com

Bojkotojeni!
Po kur solli Gore Kallashnikovin, qe glorifikonte Genocidin serb kunder shqiptareve ne Kosove, cfare te mos sjelli Kanye West.
U mesuan qiptaret me qelbesira te ndyra
Le ta gezojne dhe nje me teper
Asnje nga brezi i ri nuk beson te Lufta.
Cdo gje eshte peralle, Se jane mesuar rinia te rrine bordellove, dhe te punojne sic u thote Bajga Rilindase.
Po erdhi rasti, te vjedhin, dhe ajo eshte jeta..
Nuk eshte e vertet kjo puna e kengeve kunder nesh. Gorani ka kenduar shqip ne perkrahje te minatoreve dhe studenteve shqiptare te kosoves qe ne vitin 82
A mund te merremi me problemet tona ne vend qe te flasim per kte bolen antisemit? Çifutve mir tu bejet se kur bejne ata gemocid nuk duan qe ti shaj njeri. Nekse, jan duke i shkerdhy rrobt bregit apo skeni par gje ?
Shikoni artin e Kanya West dhe jo politiken. Kanya ka kuptuar dicka qe shume njerez nuk arrijne t’a kuptojne. Sepse ai i ka hequr ne kurriz vuajtjetjet qe keto sisteme te ndyra i kane sjelle atij dhe popullit te tij. Kontrolli qe ushtrohet ndaj kengetareve, qe per disa fjale qe tha, i mbyllen dhe i bllokuan llogarite bankare eshte i frikshem! Imagjinoni sikur ju te mendoni ndryshe; kjo eshte gjoja demokracia, apo jo!? Dhe cdo njeriu qe thote dicka kunder dikujt qe eshte kthyer ne nje ligj ne shume vende te botes, t’i bllokohen llogarite bankare dhe te rrasen ne burg. Sa popuj kane vuajtur ne bote dhe ne histori? Perse nje popull ka kaq mbrojtje te forte? Perse jo popullit shqiptar, qe ka qene 1500 vjet ne roberi nga Roma dhe Otomanet? Na kane vrare, vjedhur, shkaterruar, skllaveruar per 1500 vjet ne shqiptaret por nuk na jepet asnje mbrojtje speciale, lere pastaj me ligje? Sepse populli shqiptar eshte i varfer! Ndersa ky populli tjeter, qe qenka vrare e djegur e shkretuar per 5 vjet gjate luftes se dyte boterore, i jane dhene kaq mbrojtje ligjore ne shume shtete te botes? Sepse ata kane shume para, edhe pse te djegur, te vrare e drobisur, ata kane para. Si i bene xhanem!? Pse nuk i beme edhe ne. MENDONI Njerez! Kanya eshte nje artist, qe eshte mencuruar, eshte zgjuar, dhe eshte shprehur hapur. Por ai ka ndjekes, dhe dikujt nuk i pelqen e verteta qe Kanya thote. Pse? Sepse ai ka ndjekes. Dhe fjaletv e Kanya mund te zgjojne edhe ndjekesit, ne miliona. Kjo do te nxjerri te verteten! Dhe kjo ju djeg atyre qe e denojne Kamya West. MENDONI!
Mendoni se do ta lejonin kete qe te jepte koncerte me sponsora dhe manaxhere Cifute, dhe te kishte llogari te majme bankare po mos te ishte vegel influencuese Publike e Kultit Global i cili identifikohet me Identitetin Hebre? Nuk ka asnje shans kjo. Thjesht perdoret si opozite e kontrolluar nga vete ata per qellimet e tyre. Ky kult eshte i njohur ne kapjen e te gjitha polariteteve, te pakten ata me influence publike. Dialektika Hegeliane eshte Bibla e ketij Kulti. Ketij i eshte dhene Viza qe te flase ashtu si flet neper koncerte e publik. Masin pulsin e Publikut.
Ardhja e Westit ne Tirane per koncert nuk eshte thjesht se do te japi nje kenaqesi me programin e tij artistik. Ne kushtet qe po kalon politika ne mazhorance, Partia Socialiste, dhe drejtuesi i saj Edi Rama, ky koncert ngre shume pikepyetje. West dihet qe ka maredhenie te mire me presidentin Trump, kurse Rama kerkon amnisti si politikan medoemos nga administrata amerikane dhe megjithese i shkreti s’ka lene gur e mur pa shkruar, qysh nga lindja e mesme, Izraeli, Toni Bler, Meloni, Dhendrri dhe vajza, Vjosa Osmani, pjesmarrja ne bordin e paqes, pjesemarrja neper forume politike duke u perpjekur ti japi mend politikes boterore, falja e pasurive publike dhe territoreve te shqiperise vetem me firmen e tij nen dore, dhenia e koncesionit Greqise me nderhyrjen e ambasadores amerikane atje dhe mashtimi i popullit se ky eshte nje investim amerikan, po keshtu edhe e minieres se nikel-kobaltit ne Bitincke qe mund ta japi se shpejti po me koken e tij dhe me firme ne tavolin, etj., etj., eshte gati te japi edhe gjithe shqiperine per t’u amnistuar politikisht nga administrata amerikane, sepse kerkon me cdo kusht qe te marri edhe mandatin e 5 ne krye te shtetit dhe te ardhmen e shikon drejt presidences ku edhe shqiperia do te kthehet ne republike presidenciale. Me kete ai kerkon te vdesi ne krye te politikes, por pengese eshte pikerisht politika amerikane sepse ai konsiderohet si njeriu me i korruptuar ne bote, i lidhur me grupet kriminale nga me te rrezuikshmet kombetare dhe nderkombetare, ka korruptuar me pasurite e shqiperise dhe taksat e popullit gjithe Borrelet politikan te Europes, bile ka arritur deri sa te korruptoj edhe zyrtarin e larte amerikan, McGonigal duke perdorur vendburimet e naftes dhe parate kesh, nxori teresisht drejtesine shqiptare SPAK-un jashte loje, fillimisht duke perdorur njerezit e tij ne komisionin e vetingut, pastaj duke zgjedhur prokuroret e tij ne SPAK, etj., etj., dhe tjetra duke e mbajtur SPAK-un nen tutelen e tij ne menyre qe hetimet te jene selektive dhe te trajtohen ashtu sic do ai, diktatori i shqiperise, EDI RAMA. Pra Kenye West eshte zari i fundit qe ky sharlatan kerkon t’a perdori per tu amnistuar nga administrata amerikane. Po s’besoj se do ja arrije qe,,imit, Ana tjeter, nuk perjashtohet mundesia qe ky sharlatan, tja kete vene syrin ndonje pasurie te madhe apo territori tokesor per t’a shitur dhe kerkon te vendosi West si fasade ne krye te ketij koncesioni dhe ta paraqes si investim amerikean dhe ate si investitor strategjike, kurse pas tij fshihet vete dhe me afat deri 99 vite, ashtu sic e ka bere me portet e durresit, aeroportet, minierat, naften, etj., etj. Edi Rama cdo hap qe hedh, ka nje qellim te caktuar politik, per interesat e tij, qe te qendroj ne krye te shtetit, te vjedhi pasurite e shqiperise dhe taksat e popullit, pa u ndeshkuar nderkombetarisht dhe nga drejtesia, si dhe te gezoj familiarisht pasurite dhe pronat e vjedhura te shqipetareve, pra ai kerkon amnisti politike dhe si pengese shikon Administraten amerikane.
Eshte sukses i madh i qeverrise sone ky koncert i YE. Do rriten turistet dhe konsumi. Plus leku do hidhet si leter qe YE te kenaqet fort.
Zig Heil YE, Elon Musk dhe te gjithe neo-nacional-socialistet kudo ndodhen. Se shpejti dhe ne do behemi socialiste nacionale!
miqesisht dy fjale per komentuesin Vezhguesi i pavarur (Vip) dhe te tjere..
Pothuajse jam dakort me cfare shkruani per Edi Ramortjen por gjithe kjo tabllo per Rame antishqiptarin bie poshte me keto pak rrjeshta ne vazhdim:
Jam nje nga Ediramistet me te spikatur ne shqipfolesit e ketij planeti sidomos ne vitet 1991 apo 2014 dhe me vone ( ju jeni shume i vonuar) kur sapo mori pushtetin por le te flasim realisht duke krahesuar filmin LULKUQET MBI MURE me personazhet e sotme; nese Rama Basha Meta etj jane si jetimet Sulo-Jaçe-Lelo dihet se kujdestar surrat patatja eshe Sali Bariisha….Por jane dhe 2 aktore me lart si drejtori shkolles dhe “kuestori” qe kane kujdestarin Bariisha si PIT BULL te tyre ndaj jetimeve.
–
Nuk eshte trimeri te sulmoni me terbim kufomen Edi Ramortja ne nje kohe qe ate vend e ka kthyer kufome “djaloshi 82 vjecar” i Viqidolit qe me ndihmen e kuestoreve dhe “drejtorit zemermire” ….me vigra non grata gallata ka arritur qe Xen krimineli merr pjesen e luanit ne tendera qindra miljoneshe…dhe feston me molotove nen zgerdhimjen e “drejtoreve dhe kuestorve” te perendimit
Qenke shume prapa ti Cheap! Eshte thene me kohe qe kur Rama ishte ne opozite kur i rrahu krahet Berishes ne kohen e shperthimit te Gerdecit. Ata kane qene dhe jane bashke dhe ky Vezhguesi qe une e njohe e ka shprehur ne shkrimet e tija, qysh ne ate kohe qe keta jane bashke dhe mbajne njeri tjetrin ne ato pozicione politike, ndryshe bjene te dy. Nuk kame cfare te shtoj me nga ato qe ka shkruar Vezhguesi i pavarur, ato qendrojn dhe ai ka bere nje analize te plote te ngjarjeve ne kohet e fundit, se po ti radhiste te gjitha, “carcafi” per Edi hajditin do ishte me i madh. Kaq, por bashkohu edhe ti me ne se Edi Rama nuk eshte i socialisteve, ai eshte si anija me vela qe e drejton era.