Nga Artan DUKA
Politikanë rrallë janë të rënë nga qielli ndaj dhe të protestosh në bulevard me ultimatume “ik ti të vijë ai… burri i “mirë”, pa asnjë lloj garancie përzgjedhjeje e kontrolli nga ana e sistemit por thjesht akoma me avazin e mirëbesimit e varjes së “mëlçive” në qafë deputetit e pushtetarit të rradhës, i bie ose të jesh UFO, ose t’a marrësh tjetrin për budalla! Se dhe e keqja nuk zuri fill në Zvërnec!
Qytetarit nuk i lipset arka me “peshkun” e rradhës (deputetēt e rinj) nga listat e partive që shiten si të kulluar por që qelbin dynjanë nga koka. Qytetarit i lipset “kallëmi” i peshkimit që të fusë e shporrë nga Kuvëndi kë të dojë e kur të dojë, deputet a pushtetar, që e bën baltë besimin e tij. E ky “kallëm” është sistemi zgjedhor MAZHORITAR.
Stërkëmbësh vetes!
Protesta duhet të dalë nga kurthi i lidhjes së fatit të saj me dorëheqjen e Ramës. E jep nuk e jep, ajo është në dorën e tij dhe nëse ai është ai që protesta thotë, nuk do e japë atë. E nëse kështu, koha më shumë punon për të sesa protestën sepse nuk po teston vetëm “burrështetësinë” e kryeministrit por durimin e qëndresën qytetare që meriton më shumë se retorikë e monotoni të përditshme në bulevard. Revolucioni nuk mund të katandiset në “punë” të dytë, e papaguar, me orar “zyrtar” e “turne” mbasditeje, mbase edhe me “leje” vjetore e rikthim në vjeshtë! Vetëm revolucion nuk është dhe në demokraci, vetëm për një të tillë nuk kemi nevojë.
Dorëheqja nuk kërkohet por jepet si përballë skandalit që merr dhenë ashtu dhe kur ka presion brënda partisë apo drejtësia të troket në derë. E para varet nga individi, e dyta nga sistemi zgjedhor dhe e treta nga drejtësia e pavarur.
Përjashto drejtësinë, Rama, njëlloj si Berisha dikur, nuk është burrë shteti të bëjë një gjë të tillë kur del syri e nami bashkë dhe vetë sistemi zgjedhor u vjen për hosh. Mund të ndodhë në perëndim ku politikani ka aq cipë e faqe apo kur është vetë sistemi zgjedhor ai që e mundëson atë apo kur drejtësia bën të saj nëse pushtetari nuk ha pykë vetë.
Starmer dha dorëheqjen në MB jo se e ndjeu por u detyrua nga kundërshtitë në rritje brënda rradhëve të deputetëve laburistë sepse çdo deputet atje nuk varet nga partia por votuesi që e zgjedh drejtëpërsëdrejti në zonë me sistem mazhoritar. Dhe kur qytetari nuk e honeps më drejtuesin e partisë, deputeti rreshtohet kundër tij. Ndaj dhe rasti Starmer nuk ka lidhje me atë Rama sepse ndryshe nga deputetët laburistë, deputetët e partisë “social-ishte” nuk janë aty nga qytetari por Rama vetë dhe karriera e tyre politike nuk rrezikohet sa kohë zënë vënd në listat e tij çdo katër vjet.
Dorëheqja është burrështetësi dhe mosdhënia, kur mbushet kupa, dëshmon dobësi që është në dorën e votuesit të mbahet mënd kur votohet sërisht. Sa kohë do të vazhdohet me këtë sistem zgjedhor, apo edhe me “përmirësime” që përmënden edhe në protestë si ai proporcional kombëtar me lista të hapura, me shumë gjasa sërisht Rama e Berisha do të na mbeten në derë.
Një sistem që bazohet tek listat jo vetëm nuk respekton votuesin sepse deputetët “përfaqësojnë” të gjithë e askënd në Kuvënd por edhe denigron integritetin e deputetit dhe çimenton autoritetin e drejtuesit që ka listat në dorë duke e zbehur edhe presionin për dorëheqje brënda rradhëve të partisë.
Lista partiake zgjedhore, qoftë edhe e hapur, krijon konfuzion mesazhi tek votuesi sepse vijnë prej së njëjtës parti duke cënuar kësisoj edhe vetë kohezionin partiak sikurse në finale ajo krijon katrahurë llogjistike si gjatë votimit me votuesin që shfleton një “enciklopedi” emrash apo numërimi më pas. Me BeRamën, me shumë gjasa, sërisht të mbetur në derë!
Ndaj, nëse protesta dëshiron që dorëheqja të mos mbetet “mit”, duhet të kërkojë rikthimin e mazhoritarit që i vë “kapistall” politikës që merr kot dhe e vë pushtetarin mes dy zjarresh – partisë e qytetarit njëkohësisht. Të vazhdosh me avazin e listave, i bie të synosh vetëm pushtet.
Evolucioni si mbijetesë
Gjithsesi thirrja për dorëheqje ka krijuar një çast fatlum për ndryshim në politikë. Që të mbijetojë ajo dhe fryma e saj, protesta nuk duhet të ketë më objektiv largimin e Ramës por krijimin e një partie apo aleance që merr përsipër ndryshimin tepër të vonuar në vënd. Nuk do të ishte dështim, përkundrazi lindja e një formacioni politik do të ishte kurorëzimi i frytshëm i saj sepse nuk është revolucioni por evolucioni ai që zë vënd dhe lë pas të keqen pakthim.
Nuk kemi nevojë për preçedentin e revolucionit por atë të evolucionit në demokraci. Nuk na lipset rrotacioni i rrugës por rrotacioni i votës që nuk lë vënd për komente më tej. Nuk na duhet tensioni por qetësia se boll trazira tranzicioni kemi vuajtur deri tani.
Sfida e protestës, sesa largimi i Ramës, është gjetja e vetvetes. Të mirët e të urtët nuk para kapin mikrofona e flasin kamerave por ndërkohë nuk i pengon kush të gjejnë njëri-tjetrin e të ftojnë popullin t’u bashkohet për një fillim të ri. Boll të jenë të besueshëm e t’u ngjisë fjala tek qytetari jo duke u përbetuar se janë burra të mirë por se flasin pa doreza për një reformim të sistemit zgjedhor duke rikthyer mazhoritarin si i vetmi që ndan shapin nga sheqeri në politikë dhe e bën zot të votës qytetarin shqiptar.
Shtet apo pushtet!
Në parim klasa politike është në konflikt interesi me sistemin zgjedhor ndaj edhe miratimi përfundimtar i tij duhet të bëhet në referendum. Kur flasim për reformë zgjedhore, mazhoritari mbetet test jo vetëm për qytetarinë në shesh që është pajtuar kaq gjatë me shpërfytyrimin e votës pas 2008 por edhe për politikanin që pretendon se kërkon të bëjë shtet. Çdo sistem tjetër zgjedhor në kushtet tona është luftë për pushtet; vetëm mazhoritari është përkushtim për shtet.
Mazhoritari nuk krijon mbretërime e plane “Files” dekadash që nuk i di as Kuvëndi por një rreth i ngushtë në karshillëk të qytetarit e favor të klientelizmit. Mazhoritari dhe vetëm ai elektrizon elektoratin e shndërron politikën në hobi e “sport” qytetar. Ai dhe vetëm ai shmang alibira si të “mandatuar” nga populli kur përfliten për zullum gjë që nxorri kokën dhe u pranua së fundi nga vetë politika kur deputetja e malësisë la PS e doli pavarur – nëse ajo nuk ka mandat të vërtetë se ishte nga lista e sigurtë, atëhere askush nuk ka mandat nga kjo listë në Kuvënd. E nëse kështu, ajo nuk ka mandat dhe duhet të dorëhiqet por duhet të ndiqet edhe nga shumica e deputetëve nga listat e sigurta atje. Por, ja që pushteti e privilegjet të ëmbëlsojnë – rrogat, pensionet, nami etj dhe ata që pranuan të ishin në lista pa garë nuk janë nga ai “brum” që të bëjnë pucarakun tani.
Nëse e kanë seriozisht!
Sot nuk është vetëm momenti i së vërtetës rreth qeverisë por edhe i protestës vetë. Që të ngjallë shpresë e besim e shtojë rradhët e saj me qytetari ajo duhet të zotohet publikisht për ato që qytetari meriton.
Së pari, protesta duhet të synojë si objektiv parësor të saj reformimin e sistemit zgjedhor me mazhoritarin si i vetmi në kushtet aktuale që vë politikën nën kontroll.
Së dyti, protesta duhet të evoluojë në grupim politik duke bashkuar të gjithë faktorët që synojnë pushtet për të bërë shtet dhe jo garantuar privilegje, në mos abuzojë me të.
Së treti, ky grupim politik duhet të theksojë respektimin e parimeve bazë të qeverisjes së mirë – vota, prona historike, ekuilibret ekonomike, mbrojtja sociale, shërbimet publike, ruajta e natyrës etj.
Së kartërti, protesta duhet të heqë dorë nga ultimatumet që njëlloj si grevat e urisë mbeten arkaizëm në politikë. Mirë, keq, vota sikurse edhe prona, është e shënjtë dhe duhet të respektohet dhe kryeministri ikën nëse e ndjen, kur drejtësia e ndjek apo qytetari e heq me votë. Shënjtëria e pronës dhe e votës, të dyja janë cënuar rëndë në tranzicion dhe politika e re duhet të zotohet se do të respektojë njëlloj ato.
Së pesti, kauza kombëtare duhet të jetë parësore për politikën e re. Integrimi në BE duhet të jetë dinjitoz dhe atë e garanton e vërteta historike për zanafillën e kombit e gjuhës sonë nga rrënjët pellazgjike e deri më sot. Ia vlen edhe ndonjë vonesë dhe nëse Greqia vë veto, është rasti më i mirë që të hapet “kutia e Pandorës” e gjithë bota të marrë vesh lëmshin që është bërë djallëzisht për të shtrëmbëruar e mohuar historinë e gjuhën nëpër libra, zyrave të botës e deri në Hollivud, në rajonin iperiko-ilir ku dhe vetë Europa ka gisht. Nuk jemi vënd dosido por “muzeu” i kontinentit, europiani origjinal, ndaj dhe turisti, më shumë se mikpritja e bukuria e natyrës, duhet të surprizohet me “shtëpinë” e të parëve të tij.
Këto pika të politikës së re do e pastrojnë automatikisht atë edhe prej shkopinjve nën rrota të BeRamës që kërkon t’a diskretitojë këtë protestë. I kanë alergji këto pika e do të sprapsen vetvetiu prej së resë në politikë me qytetarin pastaj që di kë mbështet. Nuk është vonë por nuk ka pse të humbet më kohë.
T’a nisin me zotimin “kallëmin” qytetarit që të “peshkojë” vetë ata që fut në Kuvënd se “arkat” me peshk të listave partiake vetëm qelbin dynjanë!
DITA

Personalisht nuk me pelqen ti jap mendje protestes se cfare pese a gjashte pikash duhet te bejne ata – thjesht shume prej nesh, qytetare private, gazetare apo opnioniste nuk kane autoritetin e mjaftueshem moral per tu dhene atyre leksione.
Protesta, si qenie amorfe po ben nje gje shume mire me thirrjet e saj anarkiste per burg e per denim. Kjo proteste po u kujton njerezve qe mire a keq, shpejt a vone, te mos mendoje njeri se pandeshkueshmeria eshte nje ligj i natyres dhe historise, por qe shpesh populli i zemeruar shkruan historine dhe jep verdiktin e tij.
O ESAT TRADHTARI SHQIPRIS MALOK I SALI BIRISHES TRADHTOARIT KOMBIT SHQIPTAR POPULLI E DON EDIN SE KA BE SHUM PER SHQIPRIN KA RRIT RROGAT PENSIONET TIRANA QYTET EUROPIAN ME KULLA TE BUKURA ME TURIZMIN 14 MILJON NE VIT . PO TI JE ESAT TRADHARI I SALI BERISHES MALOKUT VIQIDOLIT QE VETEM HEDH BALT BMI EDIN
ETHEM LALAJ, FIER 11 KORRIK 2026.
E ç’ja bëre mirë o xha Ethem Esat tradhtarit.
Kulla të bukura ka Tirana
Me beton edhe me hekur
Po thërrasin në kupë të qiellit
Berishista me zë të mekur.
Një flamingo qafëgjatë
Majë një kulle ka qëndruar
Xha Ethemi nxjerr llastiqet
Flamingon për ta qëlluar.
⁰⁰fjal me vend po ty te kapi llastiku i xha Etemit ? Ne kok ishallase mbase te vine trut ne vend
O trap
-Ku ishim?
-Asgjëkundi.
-Po ku shkojmë?
-Nuk e dimë.
Cilin quan popull ti Esat, ato 4-5 mijë peotestues, në ditët e fillimit, se sot janë katandisur 200-300 ? Po neve qindra mijë që kemi votuar Ramën dhe do t’a votojmë përsëri, nuk jemi popull ? Popull quhet si maxhoranca, ashtu edhe minoranza, por se kush është maxhorancë e kush minorancë, e vendos kutia e votimit në 2029 . Megjithatë protestat le të vazhdojnë edhe deri në ditët e votimit , pranverë 2029, askush nuk indalon, janë shija e demokracisë .
= Ku ishim ? – Asgjëkundi ( në protestë) .
= Çfarë fituam ? – Hiç asgjë ( urrejtjen e shumicës së shqiptarëve) .
= Ku do shkojmë ? Në zgjedhjet e 2029 ( një deputet e kemi të sigurt , si Qori , Llapaj , Gone ballisti , në zgjedhjet e fundit) .
⁰⁰fjal me vend po ty te kapi llastiku i xha Etemit ? Ne kok ishallase mbase te vine trut ne vend
O trap
Paske pi icik o keci dajes
NATO nuk e ben dot sekretar.Armatimi me i fuqishem qe i ofron Aleances jane Atletet.OKB nuk e puneson dot,se kete e dergon per konflikte,ky vete shet callma dhe brekushe..BE nuk i beson dot ndonje inspektoriat,se ky te rruun.Vodhi ndihmat e bujqesise,jo mos vjedhi fondet e BEse..Prandaj ketu do ta kemi,po nuk i ra damllaja.
Kohet e fundit ka filluar ti perdridhet Kines.Po kercenon Perendimin,se Kina ka treguar interesim te madh per Edi Ramen.
Te na e marri Kina,ta beje sekretar te Pare,ku ta gjesh?Por ky zhambaz ne vend qe te marri Taivanin,shet Kinen!
Kur Presidenti Biden e vuri Ramen ne krye te Keshillit te Sigurimit te OKB,nuk e mendoi se po gatuante vdekjen e vet.Qekur shkeli atletja Rames ne Parlamentin Izraelit,mori fund ai vernd.Nuk ka me lavdi ushtarake,ekonomike,diplomatike..Poshte e me poshte po shkon Izraeli.Israelitet po hikin nga Izraeli.Erdogani e perzuri ,i dha nje rrovole me plumba luftarake te vrasi veten,se Erdogan eshte besimtar.Falet n`xhami.Duke u falur i shkuan Meleqt e Allahut me porosi:-Allahu gjylesham selam,Xhebrahil Emini ,kur do ta shkatrroje nje vend,dergon laqrgqoftin Edi Rama,prandaj perzure shpejt,se na mori ne qafe!
Demo, na rrufsh k.qet, more islamik i qelbur
Qe te ngjalle shprese dhe besim Protesta duhet:
– Se pari te synoje zgjedhje te lira dhe te ndershme
– Se dyti te kete qellimin kryesor zhvilimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme
– Se treti te kete si parakusht te te gjitha kushteve, zgjedhjet e lira dhe te ndershme
– Se katerti te jete e qarte se me Ramen kryeminister NUK mund te behen sa me spier
– Se pesti cdo kerkese tjeter vetem sa i rendon dhe zhvlereson kerkesat me lart.
7
“Kallami i peshkimit” sikur i thonë o Tani, jo “Kallëmi i peshkimit”. Kurse kalldrëmi është tjetër, rrugë e shtruar me gurë, sokak. Sokaku i të marrëve.😅
Ndërroje këtë foton ilustruese, se është shumë depresive, një dëshpërim i madh. Duket sikur zihesh me gruan ditë-natë. Ver një foto të qeshur, optimiste.
Nen trysnine e. protestes politikanet tane hileqar do mundohen ti bejne kushtetutes ndonje makijazh po pa prekur esencen qe percakton jetegjatesine e tyre ne politike.Shikoni sintonine e BERAMES.Njeri thote te shkurtojme numrin e deputeteve ,jo se e ha meraku per leket e popullit,por u ben presion te tijve,tjetri thot te bejme dhomen e senatit,qe te behen senator te perjetshem ,me imunitet te perjetshem.Gjithsesi te dy gjelat do hapin shtegun per vehten e tyre, per ti mbajtur privilegjet.Shpresoj qe protesta mos te ndalet ,pavaresisht karameleve qe do hedhin politikanet per ti joshur se ilene e kane ne ADN .Te shpresojme
‘Me pelqen segnate gjithe KOHES te flas per ASGJE,eshte i vetmi argumente qe i di te GJITHA…!’
Te flasesh per ‘.AXHORITAR’ ne nje vend 35. Vjet pa’ shtet,imagjino shtet i se drejtes…do te thote qe ne thjesht nje ‘MAXHORDOM’i AntiShtetit DY krereve te Xhihadit EDvin e SALI!
Protesta e meriton pjesmarrjen mbarepopullore vetem me njeren nga kerkesat e saj – ligj per mos lejim kandidimi pertej 2 mandateve kryeministrore!
Ndryshe vame serish tek Enver Hoxha me modelin e tij te shtremberuar nga urrejtes i perendimit ne bythlepires servil i tij.
https://pamfleti.net/dosja/edhe-pse-shqiperia-eshte-perfshire-nga-protestat-anti-korrupsion-masterpla-i344497
Protesta mund te mos shkoje deri aq larg sa te formuloje Kushtetuten e Re.
Duhet te jemi me realiste
Akoma nuk eshte kristalizuar nje udheheqje e sakte qe te perballi Ramen ne zgjedhje.
Protesta duhet te fokusohet tek rrezimi planeve te Rames
Vetem keshtu fillon efekti pozitiv, para se te shuhet ne pazare dhe te ngaterrohet ne seanca fjalimesh pa vlere.
Duhet te kristalizohet me nje drejtim qe te kerkoje Urgjentisht Rrezimin e Planeve te Rames per gjithe Zonat e Ndjeshme Publike dhe Kombetare, qe nga Zverneci, Vlora e gjitha, Sazani, Veriu, Zonat e qe prekin Lumenjte, Paketa e Maleve,.
Keto te gjitha duhet te vihen ne Plan te Pare te Protestes si Ultimatum per ndalimin e cdo projekti ogurzi kunder Shqiperise.
Nese nuk realizohet kjo, protesta deshton. Mos te themi qe ka deshtuar.
Duhet te formulohet nje Ultimatum urgjent. Me Referndum.
Ky duhet te jete plani i pare dhe i domosdoshem i menjehershem i protestes.
Referendumin ta beje Protesta, dhe hapi i Dyte duhet te jete Rezultati i Referendumit
Ky REzultat te shkoje ne Strasburg.
Jo kurvat e Rames qe shkojne per te pire Birra e per te lozur Murlan me parate e shqitpareve te cileve po u bejne dhe varrin me parate e tyre.
Puno o popull shqiptar dhe paguaj Ramen dhe bastardet qe e ndjekin te te bejne varrin.
Varrin po i ben Rama popullit shqiptar
Vlora Fle
O Vlora me cifute
U bere sherbetore e Rames me 5 hajdute
Mese e drejte duhet ndryshuar sistemi zgjedhor me patjeter,te permbahen ne ata 5 pikat qe shtruan ne ditet e para,te shkrihet komplet sistemi politik 36 vjecar, te ndiqet sistemi politik i Athina antike me short se ndryshe korrupsioni nuk shkulet dhe cdo vendim marrje e rendesishme te behet vetem me referendum,qe t, zbatohet t, gjitha keto duhet zabtuar shembulli i Nepalit se ata mafia politike ndryshe nuk dorzohet…
Le ta marre Kina ta beje sekretar rinie. Atje nuk ka c’te shese e te bleje.