Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kush do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë”, Rama në ‘Flasim’: Të mos na ndajnë më si delet e zeza kur hyjmë në kufi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Kush do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë”, Rama në ‘Flasim’: Të mos na ndajnë më si delet e zeza kur hyjmë në kufi
Lajmi i funditPolitike

“Kush do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë”, Rama në ‘Flasim’: Të mos na ndajnë më si delet e zeza kur hyjmë në kufi

Published: March 15, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë podcastit “Flasim” për rëndësinë e votës masive për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ky veprim do të çojë në mundësinë e marrjes së pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030.

Ai ka shpjeguar se ky hap do të ndihmojë në mbylljen e një historie të turpshme dhe do të mundësojë që shqiptarët të kenë më shumë mundësi për të punuar dhe studiuar në vendet e Bashkimit Europian.

Rama ka shtuar se për të arritur këtë qëllim, PS ka nevojë për një mandat më të fortë se ato të mëparshmet, duke nënvizuar se një votë e bashkuar mund të çojë në realizimin e këtij plani, duke eliminuar diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe përmirësuar mundësitë për lëvizjen e lirë në Europë.

- Publicitet -

Edi Rama: Ne mund të mbyllim historinë poshtëruese. Mos të na shohin më si dele të zeza. Mos t’i japim llogari një polici në aeroport se pse po hyj në një vend të BE dhe kur do iki. Ne do i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë. Në pasaportë do të shtohet edhe Bashkimi Europian. Na duhet një mandat më i fortë se 3 mandatet e mëparshme.

Me votën e bashkuar, mund të kemi mundësinë që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën europiane. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët të punojnë dhe të studiojnë në vende të BE-së. Shqipëria do të ketë njerëzit e saj në administratën e Brukselit.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • injoranti says:
    March 15, 2025 at 10:16 am

    O Rama , ti je ne kontradite edhe me veten tende ! Nga njera ane i ben thirrje shqiptareve te kthehen se pagat tek ne jane me te mira te Europes, nga ana tjeter kerkon votat qe ne te dalim per te punuar jashte ! Pastaj o Ram nuk je ti i vetmi qe mund te na fusesh ne Europe. Ishte Berisha ai qe hoqi vizat dhe na futi ne NATO .

    Reply
  • Fredis Bejleris Angonis i Nestit says:
    March 15, 2025 at 10:23 am

    Troç fare! Votoni mua që tju (a) fus në evropi.

    Reply
  • Asnjë votë Berishës! says:
    March 15, 2025 at 10:27 am

    Meqënëse Drejtësia nuk po bën drejtësi, keni rastin që me votë të largoni Berishën dhe Metën nga politika. Asnjë votë Berishës dhe Metës, të cilët e përdorin politikën për t’u mbrojtur nga krimet që kanë bërë.

    Reply
  • edi says:
    March 15, 2025 at 10:50 am

    Asnje vote Berishes, Ti si thua te votojme per Ramen ?

    Reply
  • mos e besoni po deshet says:
    March 15, 2025 at 11:01 am

    Kush do Pasaporte te BE ka vetem nje rruge – me premtimin e atij qe i mba premtimet
    eshte ai pra qe ka premtuar publikisht e solemnisht para 12 vitesh ate pra, SHENDETESINE FALAS !

    Reply
  • demo says:
    March 15, 2025 at 3:45 pm

    o Rameee!Deri ne pazar te Rroskovecit vete.Atje nuk me duhet pashaporte,me duhet xhepi plot.

    Reply
  • Rubineti says:
    March 16, 2025 at 7:29 am

    Po uje do kemi 24 ore deri ne 2030 ?

    Reply
  • !!? says:
    March 16, 2025 at 2:57 pm

    Përveç 800 000 pensionistëve që nuk duan pashaportën e BE se së shpejti do të “hyjnë” në botën e përtejme jo në BE dhe 200 000 patronzhistët e administratës zgjedhore dhe pothuaj 200 000 patronazhistët të biznesit, të mëdhenjë dhe të vegjël, që sytë i kanë jo në drejtim të perëndimit, në BE por drejt orientit tek bagladeshasit, filipinasit, indianët … dhe drejt Afrikës tek zezakët që do të jen shpëtimi për ta që po projektohet seriozisht të ripopullojnë Shqipërin si forcë aktive punëtore,

    gati 2 miljon shqipëtar kanë hyrë si emigrantë dhe punojnë e studjojnë në BE madje po marin edhe pashaportat e vëndeve të BE ku kan emigruar dhe nuk kan pritur fare pashaportën e BE që tund Edi Rama në pordhkastin e tij që ja kalon edhe Gebelsit nga mashtrimet dhe fallciteti duke u thën atë që shqipëtarët e kan realizuar tani, citoj “pordhkastin” e Ramës “shqipëtarët të punojnë dhe studjojn në vëndet e BE” mbasi “ti japin votën atij” që edhe 4 vjetë të tjera kusari horror kombçfarosës Edi Rama të vjeth deri në vdekje 800 000 pensionistët e shkretë që kanë ngelur pa emigruar dhe pa vdekur akoma, të grabis edhe ato pasuri të vëndit që nuk i kan grabitur akoma bashkë me kusarët e administratës dhe biznnesit dhe

    të mar për thesin e tij të kusaris edhe “parat tona ” sikurse deklaroj para Marta Kos e afërt nga gjaku me të dmth “parat e tij” të subvencioneve dhe investimeve të BE nga Martat Kos, Varhellët, Zorrekët …….McGonigalët dhe McGonigalet e tij të rekrutuar në qarqet drejtuese e diplomatike të BE sikurse vodhi, në bashkpunim me ta, ……tmerr ta mendosh se si funksionon kusarie ndërkombëtare ……….mbi 150 miljon euro subvencione për bujqësin të IPARD-1 dhe IPARD -2.

    Halli i Edi Ramës nuk është fare hyrja e Shqipëris në BE por të futet ai personalisht si dhëndër kollovar në gjirin e bëshëm të subvencioneve dhe investimeve të nuses BE dhe të mbush thesin e pangopur të kusaris edhe me parat e taksapagueseve të BE, për këtë ai do mandatin e katërt ……..luhen miljarrdat që do të shkojnë sikurse thuhet ……..për reformat për të cilat po punojn një ushtri prej 1000 vetash të cilët, nga 3 000 euro rrogë në muaj, në mos më tepër, duan 3 miljon në muaj, për një vit, 36 miljon euro,, deri në 2030, venë 180 miljon euro vetëm për rrogat e ushtris së reformës, nga 900 000 miljon euro “parat tona” që do të jepen për rritjen e Shqipëris për tu futur në BE, pa le reforma në polici, drejtësi……….dhe nga “parat tona” për shqipëtarët ngelet vetëm

    Noc Rroçku i kusaris së Ramës dhe Varhellit të BE.

    Reply
  • chp says:
    March 16, 2025 at 4:00 pm

    Zoti Rama
    Besoj se shumices shqiptareve nuk i plas Tranpi per Hyrjen ne BE per shume aresye….se na kujtove ne kohen e Qoftelargut Berishe
    kur e futem ne OSBE dhe shanim Enverin per KARten e HALE SINKUT qe doli bllof sot qe ne Europe kane filluar te bejne PANAIRE ME BOMBA DRONE DHE AVIONE…Ne te besuam zotrote qe te vendosje drejtesine per te denuar Krimberishen me Spakun po na doli qe Bossi Real I Spakut qenka KUJDESTARI SURRATPATATJA VIQIDOLIT…Me gjithate shqiptaret jane te denuar te te japin voten edhe nje here qe te marre pushtetin Karaduzi i Kaubojsit LaCipita..pra Qirje Sali Beleri sepse besoj se ne votimet e tjera ne 2029 do te ngordhur Bisha I Lugut te Zi te Tropojes..qe nuk ja heqin gjakun nga duart as LaQivita..as komentuesi “injoranti ” dhe as ky Skypioni i leshit qe nganjehere del me !!? qe te tregoje se SS-nazisalistet jane shume.
    Perseris: JEMI TE DENUAR TA JAPIM VOTEN EDHE NJE HERE….
    SE NE VOTIMET E TJERA NE 2029 DO KETE NGORDHUR BERISHALJA I Belerit dhe serbiberit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?