Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush do ta trashëgojë koleksionin e jashtëzakonshëm të bizhuterive të mbretëreshës?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush do ta trashëgojë koleksionin e jashtëzakonshëm të bizhuterive të mbretëreshës?
AktualitetBoteLifestyle

Kush do ta trashëgojë koleksionin e jashtëzakonshëm të bizhuterive të mbretëreshës?

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë ka lënë pas një pasuri të madhe. Por kush do ta trashëgojë koleksionin e jashtëzakonshëm të bizhuterive të mbretëreshës, duke përfshirë diademat e saj?

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë ka lënë pas një pasuri të madhe. Publiku britanik tashmë ka filluar të bëjë pyetjen se kush do të trashëgojë koleksionin e jashtëzakonshëm të bizhuterive të mbretëreshës, duke përfshirë diademat e saj?

Koleksioni tashmë është i ndarë në pronësi: janë bizhuteritë e kurorës, të përbëra nga mbi 100 thesare dhe më shumë se 23,000 gurë të çmuar, të cilët janë pjesë e Koleksionit Mbretëror që është vendosur në Kullën e Londrës që nga vitet 1600.

- Publicitet -

Këto bizhuteritë i përkasin Kurorës, në vend të ndonjë personi të vetëm dhe si të tilla ato do të mbeten në Koleksionin Mbretëror, për t’u përdorur nga monarku pasardhës.

Mbretëresha Elizabeth II kishte gjithashtu një koleksion privat të bizhuterive, që përfshinin pjesë që ajo trashëgoi, të marra si dhuratë nga anëtarët e familjes ose të blera për vete.

Për sa i përket bizhuterive që ajo trashëgoi, ne e dimë se kur Mbretëresha Mari vdiq në vitin 1953, pjesa më e madhe e bizhuterive i ishte lënë mbesës së saj, më vonë Mbretëreshës Elizabeth II. Mendohet se në koleksionin privat të Mbretëreshës ka deri në 50 diadema, të cilat tani mund t’u kalojnë grave më të reja në familjen e saj të ngushtë.

Me kalimin e viteve, Mbretëresha ishte e prirur t’u huazonte diademat e saj anëtarëve të familjes për ngjarje zyrtare. Princesha e re e Uellsit, veshi diademën Cartier Halo, me rreth 1000 diamante, për martesën e saj me Princin William. Mbretëresha gjithashtu i huazoi Meghan Markle një diademë me diamante art-deco, për martesën e saj me Princin Harry në 2018.

Meqenëse testamenti i Mbretëreshës është privat, nuk dihet se cila mbesë ose stërmbesë do t’i trashëgojë këto diadema, por me Dukeshën e Kembrixhit në linjë për t’u bërë bashkëshorte Mbretëreshë sapo Princi William të marrë fronin, gjasat janë që ajo të marrë një përzgjedhje bujare të gurëve të çmuar.

Në fakt, mbretëresha e kishte zakon që t’u dhuronte bizhuteri anëtarëve të familjes përpara vdekjes së saj, duke përfshirë princeshën e ndjerë Diana.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
  • Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)
  • I gjakosur dhe në pranga, ky është i riu që u përball i vetëm me grushte me 6 policë të FNSH
  • VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  • Balla nxjerr foton e dhëndrit të Berishës nga protesta: Po ky student është?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  2. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. demo on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  5. Gjergj on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?