Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush e gënjeu Hashim Thaçin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kush e gënjeu Hashim Thaçin
AnalizaLajmi i fundit

Kush e gënjeu Hashim Thaçin

Published: January 1, 2024
Shpërndaje

Në një intervistë për agjencinë “Tanjug”, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka treguar edhe një histori bisede me homologen gjermane, Anallena Berbok.

“Ajo më pyeti se si e kemi mashtruar Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse siç tha ajo, asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje” – citohet Daçiç.

Sigurisht që është një manovër e vockël për të ushtruar idenë se pala shqiptare mbetet edhe sot e kësaj dite e zotuar të mos i përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare. Mirëpo zoti Daçiç harron që është pala serbe ajo që nuk po do të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit të vitit që po lëmë dhe aneksin e zbatimit të saj, pasi ato nënkuptojnë njohjen e Kosovës.

- Publicitet -

Për ta plotësuar këtë lloj politike neurotike ne mund të sjellim këtu si shembull shtesë qëndrimin e zyrtarit serb për Dialogun me Prishtinën, Petar Petkoviç, i cili lidhur me çështjen e targave kosovare për makinat e shetasve serbë me në nënshtetësi kosovare, deklaroi se “Serbia po zbaton një marrëveshje të vjetër”, pra atë të vitit 2013 në Bruksel.

Çfarë kuptimi ka kjo? Ka kuptimin manipulues të idesë se nëse Serbia akuzohet se nuk zbaton marrëveshjet e fundit detyruese, ajo po zbaton pika të një marrëveshjeje më të vjetër. Pra Serbia nuk është ai problemi që thuhet e trajtohet kaq shumë. Në ndihmë vjen këtu edhe Miroslav Lajçak që deklaron në një intervistë të fundit për “Politika” se “zgjedhjet në Veri duhen shpallur sa më shpejt që të shtensionohet situata”.

Nga ana tjetër ne mund të pyesim: po Hashim Thaçin e kanë gënjyer realisht, apo zotëria e tij ka blerë sigurinë e vet me lëshime në politikën e jashtme? Fati i mirë këtu është se Kosova ka ende një farë Gjykate Kushtetuese, që si të thuash vendos një kontroll mbi marifetçinjtë e politikës. Ndërkohë që lodra si këto të Daçiç, bashkë me ato të Manastirit të Deçanit se po i tjetërsohen prona, nuk mund të shuajnë asgjë: as Banjskën dhe terrorizmin shtetëror serb, as problemet me zgjedhjet që ka aktualisht një vend si Serbia.

Nga ana tjetër, sa për Lajçak, këtë brejtës origjinal të diplomacisë europiane, është e udhës të thuhet se nëse Serbisë iu deshën 10 vjet për të zbatuar detyrimin për targat, edhe kjo pas një druri të mirë që mori me gabimet e veta më 2023, le të presin ca edhe për zgjedhjet në Veri, sidomos tani që Serbia ka nisur të veprojë sa në Preshevë më pasivizimin e adresarit të shqiptarëve, aq edhe po ka probleme me funksionimin e demokracisë siç preferon ta artikulojë situatën e tanishme opozita serbe.

s.zaimi – respublica

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?