Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta
Analiza

Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta

Published: October 8, 2026
Shpërndaje

Më shumë se një dekadë pas rikonfigurimit të kufijve vendorë, harta e Shqipërisë është sërish mbi tryezë.

Në vitin 2014, premtimi ishte se bashkitë më të mëdha do të bëheshin më të forta, më eficiente dhe më pranë qytetarëve. Më shumë se një dekadë më vonë, të njëjtat argumente po përdoren për të justifikuar një tjetër ndryshim territorial. Edhe tendenca mbetet e njëjtë: shkrirje.

Qytetarët kanë protestuar, kryebashkiakët kanë kundërshtuar publikisht, ndërsa anëtarë të këshillave bashkiakë kanë kërkuar ruajtjen e bashkive të tyre. Për të paktën 225 mijë qytetarë që preken drejtpërdrejt, ndryshimi nuk është vetëm një vijë e re në hartë. Territoret ku ata jetojnë humbasin statusin e njësisë së pavarur të vetëqeverisjes vendore. Ata nuk do të zgjedhin më një kryetar dhe një këshill bashkiak vetëm për komunitetin e tyre, ndërsa vendimmarrja, administrimi i buxhetit, planifikimi i investimeve dhe drejtimi i administratës kalojnë te bashkia më e madhe ku do të përfshihen.

- Publicitet -

Frika është se bashkimi me një qendër më të madhe do ta largojë vendimmarrjen, do t’u japë territoreve të vogla më pak peshë në ndarjen e parave dhe investimeve, ndërsa një pjesë e shërbimeve do të zhvendoset më larg qytetarëve.

Dhjetë vjet më parë, reforma e vitit 2015 i bashkoi njësitë e vogla me argumentin se copëzimi prodhonte administrata të dobëta dhe me pak mundësi financiare. Por problemet për të cilat u ndryshuan kufijtë nuk u zhdukën bashkë me ta. Varësia nga transfertat, diferencat mes të ardhurave që bashkitë mbledhin vetë dhe financimit nga qeveria qendrore përdoren sot si argumente për një tjetër valë bashkimesh.

Ndërkohë, qytetet e vogla, janë goditur prej vitesh nga emigrimi dhe tkurrja e popullsisë.

“Frika e braktisjes” nga pushteti vendor

Të premten e 2 tetorit, protestat e qytetarëve mbërritën në Tiranë, përpara godinës së Parlamentit. Me pankarta në duar, disa prej banorëve të Memaliajt kishin udhëtuar rreth 180 kilometra për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Tepelenën.

Protesta, e zhvilluar ndërsa Komisioni i Ligjeve shqyrtonte projektligjin, u shoqërua me tensione dhe përplasje me deputetin socialist Erion Braçe.

Por kjo ishte vetëm pika më e dukshme e një kundërshtimi që në Memaliaj kishte nisur prej javësh. Që prej publikimit të draftit më 31 korrik, banorët kanë protestuar kundër bashkimit me Tepelenën, duke e lidhur kundërshtimin me frikën se një bashki më e madhe do ta largonte administratën dhe shërbimet nga komuniteti.

Banorët e Memaliajt nuk janë të vetmit. Në Divjakë, protesta ka vijuar për 51 ditë radhazi kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Lushnjën. Në Poliçan, më 30 korrik, dhjetëra qytetarë protestuan kundër bashkimit me Beratin.

Në atë protestë, kryetari lokal i Partisë Socialiste, Erjon Zylyftari, dha dorëheqjen publikisht, ndërsa disa qytetarë dogjën teserat e anëtarësisë së PS-së dhe firmosën një peticion kundër ndryshimit të statusit të bashkisë.

E përbashkëta e këtyre protestave është kërkesa që një hartë, e cila ndryshon jo vetëm kufijtë, por edhe mënyrën se si komunitetet përfaqësohen dhe marrin shërbime, të mos vendoset pa dëgjuar ata që preken prej saj.

Imeldi Sokoli, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, e sheh pikërisht mungesën e këtij procesi si një nga problemet kryesore të reformës.

“Do të duhej të ishte një proces gradual dhe i hapur, që të çonte në përfundimin se duhet të ishte një proces i gjatë dhe me disa nivele diskutimi me publikun. Në raport me këtë gamë institucionesh është bërë shumë pak në lidhje me këto dëgjesa. Po ashtu, procesi i vendimmarrjes do të duhej të shoqërohej me një raund tjetër dëgjesash. Në këtë kontekst themi që kemi një proces të cunguar dhe hermetik, jo të hapur në raport me mendimet e aktorëve të tjerë”, thotë Sokoli.

Pas hartës dhe debateve institucionale, çështja kryesore lidhet me jetën e njerëzve që jetojnë në këto zona. Në Përrenjas, Ardit Facja është një nga zërat që prej 30 korrikut ka kundërshtuar shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Librazhdin. Ai është këshilltar i Partisë Socialiste në Bashkinë Përrenjas, por në bisedën me Shteg.org flet si banor i zonës.

“Shkrirja do t’i largojë shërbimet nga qytetari. Reforma duhet ta afrojë pushtetin vendor me qytetarin, jo ta largojë. Mendoni një banor të Stravajt, Qukësit, Rrajcës apo të fshatrave më të largët që, për një problem apo shërbim, duhet t’i drejtohet një qendre administrative në Librazhd. Kjo do të thotë më shumë kilometra, më shumë kohë dhe më shumë kosto.”

Mes shqetësimeve që ai rendit, një prej të parëve është emigrimi.

“Në një kohë kur problemi më i madh i zonave tona është largimi i njerëzve, ne duhet të sjellim institucione, investime, vende pune dhe mundësi zhvillimi. Nëse një territori i heq edhe statusin e bashkisë, i dobëson përfaqësimin dhe i largon shërbimet, çfarë mesazhi i jep një të riu: të qëndrojë këtu apo të largohet?”, thotë ai.

Dekada e fundit ka hapur një plagë të thellë të ikjes së popullsisë. Sipas Censusit të vitit 2023, Shqipëria kishte rreth 2.4 milionë banorë rezidentë, rreth 420 mijë më pak se në Censusin e vitit 2011. Në zonat periferike, kjo tkurrje nuk shfaqet vetëm në statistika. Rrugët me më pak njerëz, banesat e mbyllura dhe kafenetë ku dominojnë moshat e treta janë pamja e përditshme e një shpopullimi që ka ndryshuar komunitetet.

Për banorët e bashkive që pritet të shkrihen, frika është se humbja e statusit vendor mund ta thellojë këtë proces. Jo sepse një vijë e re në hartë i detyron njerëzit të largohen, por sepse një qendër vendimmarrjeje më larg mund ta bëjë më të vështirë mbajtjen e shërbimeve dhe investimeve.

Agron Haxhimali, drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, arsyeton se, ndonëse shkrirja e një bashkie nuk shkakton vetvetiu shpopullim, ajo ndikon në marrëdhënien që qytetari krijon me pushtetin.

“Ky rrezik ekziston nëse bashkimi shoqërohet me largimin e administratës, investimeve dhe shërbimeve nga zonat periferike. Nuk mund të themi se shkrirja shkakton vetë shpopullimin, por mund ta thellojë ndjesinë se vendimmarrja dhe shërbimet janë larg”, thotë Haxhimali.

E-Albania dhe dixhitalizimi janë përdorur gjithashtu si argument për zvogëlimin e nevojës për sportele fizike pranë qytetarëve. Por, për një pjesë të banorëve, veçanërisht të moshuarit në zonat periferike, kalimi i shërbimeve në internet nuk ka nënkuptuar domosdoshmërisht një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me administratën.

Një investigim i mëparshëm i “shteg.org” mbi funksionimin e e-Albania-s tregoi se, për shumë prej të moshuarve të intervistuar, zhvendosja e shërbimeve online nuk e kishte eliminuar nevojën për një sportel fizik, por vetëm kishte ndryshuar vendin ku ata kërkonin ndihmë: nga administrata publike te pikat private të internetit.

Për Haxhimalin, dixhitalizimi mund të lehtësojë procedurat, por nuk mund të zëvendësojë praninë fizike të pushtetit vendor.

“Digjitalizimi mund të lehtësojë aplikimet, dokumentet dhe disa procedura administrative, por nuk zëvendëson praninë e shtetit në terren. Nuk zëvendëson mirëmbajtjen e rrugëve, mbledhjen e mbetjeve, ndërhyrjen në rast zjarri, shërbimet sociale, inspektimet apo dëgjimin e qytetarëve”, thotë ai.

Pushtet vs territor, një raport i zhdrejtë

Plot 13 vite më parë, me ardhjen në pushtet të koalicionit të majtë PS-LSI, në vjeshtën e vitit 2013, Reforma Territoriale do të ndizte një nga debatet më të forta politike në Shqipëri.

Qeveria e re paraqiti programin e saj për “Rajonalizimin dhe Reformën e Qarqeve” dhe shpalli objektivin e shkrirjes së qindra komunave. Procesi u kthye në një nga betejat më të ashpra politike mes mazhorancës dhe opozitës.

13 vite më pas, situata duket se po përsëritet.

Sot, raporti i Institutit për Qeverisjen Vendore e përshkruan decentralizimin në Shqipëri si një proces të papërfunduar dhe vëren prirje centralizuese. Por këtë herë Shqipëria nuk hyn në një reformë të re me një hartë të fragmentuar në qindra bashki të vogla.

“Reforma Administrative Territoriale 2.0” e cilëson nevojën për bashki më të mëdha si konsolidim të njësive të qeverisjes vendore, me synimin për krijimin e zonave funksionale dhe rritjen e eficiencës ekonomiko-financiare.

Por madhësia, arsyeton Agron Haxhimali, nuk është e barabartë me autonominë.

“Një bashki më e madhe nuk është domosdoshmërisht një bashki më autonome”, thotë ai.

Argumenti se bashkitë duhet të bashkohen për të krijuar njësi më të mëdha ndeshet edhe me një realitet të krijuar pikërisht nga reforma e parë. Shqipëria ka tashmë bashki me një popullsi mesatare më të madhe se mesatarja e Bashkimit Europian dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Për Imeldi Sokolin, problemi qëndron edhe te mënyra se si po zbatohet reforma. Sipas tij, projektligji përdor nevojën për ushtrimin më të mirë të funksioneve të bashkive si argument për ndryshimin e kufijve, por pa ndryshuar mënyrën se si këto funksione dhe kompetenca ushtrohen në praktikë.

“Në fakt, ky është kurthi i ngritur në këtë vazhdë. Në etapën ku jemi, nuk flasim për funksionet e pushtetit vendor dhe mënyrën se si zbatohen ato. Nuk po ndryshohen në këtë projektligj. Me këtë projektligj të Reformës Territoriale po ndryshohen vetëm kufijtë e bashkive”, thotë ai.

Sipas Sokolit, për të mbrojtur reformën e re thuhet se bashkitë duhet të ndryshojnë sepse duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë më mirë funksionet e tyre, por vetë funksionet dhe kompetencat nuk po rishikohen. Ndryshon harta, por jo mënyra se si pushteti vendor do t’i kryejë detyrat e tij.

Ekspertët argumentojnë se, ndërsa reforma zgjeron territorin që bashkitë do të administrojnë, dekada e fundit nuk ka sjellë të njëjtën tendencë edhe për pushtetin që ato ushtrojnë brenda tij.

Haxhimali sjell si shembull sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku një proces rajonalizimi e zhvendosi administrimin nga ndërmarrjet e veçanta vendore në 14 shoqëri rajonale, ku shumicën e aksioneve e zotëron ministria përgjegjëse.

“Autonomia varet nga kompetencat reale dhe burimet financiare. Në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, për shembull, 14 shoqëri rajonale kanë shumicën e aksioneve në pronësi të ministrisë përgjegjëse. Nëse bashkitë marrin më shumë territor, por humbasin funksione dhe hapësirë vendimmarrjeje, rritet madhësia e tyre, jo domosdoshmërisht vetëqeverisja”, thotë ai.

Mes Brukselit dhe kalkulimeve elektorale

“Në emër të Bashkimit Europian” është një tjetër argument me të cilin Shqipëria po vizaton edhe një herë hartën e pushtetit vendor.

Por Brukseli, në vend të më pak bashkive, ka kërkuar decentralizim real, bashki me më shumë autonomi dhe një ndarje të qartë të pushtetit mes qendrës dhe vendorit.

“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen”, deklaroi Edi Rama në korrikun e vitit 2025, ndërsa mblodhi kryebashkiakët në Durrës.

Thirrja e kryeministrit u pasua nga dorëheqje dhe shkarkime në administratat vendore, duke përjashtuar disa kryebashkiakë të opozitës që refuzuan t’i bindeshin.

Por ajo që në Tiranë u paraqit si nevojë për ndryshim të administrimit, disa muaj më vonë do të shënohej në Bruksel si shqetësim për autonominë.

Komisioni Europian evidentoi valën e dorëheqjeve dhe shkarkimeve që pasoi kërkesën publike të qeverisë qendrore për ndryshime menaxheriale në bashki dhe ngriti shqetësime në raport me Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Karta kërkon bashki autonome, ndërsa e njëjta po përdoret sot për të argumentuar ndryshimet territoriale. Por takimi i korrikut 2025 tregoi edhe një tjetër vijë të hollë në marrëdhënien mes partisë që qeveris dhe pushtetit vendor.

Përballë kryebashkiakëve, në një takim për performancën e qeverisjes lokale, Rama e nisi diskutimin nga rezultati i Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare: 83 mandatet që, sipas tij, përbënin një “kredi besimi” dhe një përgjegjësi më të madhe.

Vetëm pak më vonë pasoi një valë dorëheqjesh dhe shkarkimesh, në ndjekje të direktivave të kryeministrit.

Kësisoj, harta territoriale nuk ka se si të kalojë pa mbartur edhe elementin politik, sidomos kur ndryshimet vijnë vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Për Valmir Vishën, pedagog i shkencave politike, koha nuk është vetëm një detaj dhe harta nuk është politikisht naive. Pas saj fshihen interesa politike, ku çdo ndryshim mund të përkthehet në kalkulim elektoral.

“Nuk e shohin reformën se çfarë përfitojnë ose çfarë humbasin qytetarët, por bëjnë kalkulime elektorale. Fakti që po bëhet vetëm disa muaj para zgjedhjeve lokale lidhet me dy faktorë: kërkesën e Bashkimit Europian dhe kalkulimet elektorale që po bëjnë të dy forcat kryesore politike.”

Poliçani është një prej bashkive që pritet të humbasë statusin dhe t’i bashkohet Beratit. Në hartën e re, Poliçani dhe Berati, pavarësisht diferencës së ndjeshme në numrin e banorëve, do të përfaqësohen nga i njëjti kryetar bashkie dhe i njëjti këshill, ndërsa investimet për të dy territoret do të ndahen nga një buxhet i përbashkët.

Pikërisht pesha që do të ketë qyteti më i vogël në ndarjen e këtij buxheti është një prej shqetësimeve që ngre Visha.

“Për shembull, nëse Berati ka 40 mijë banorë dhe Poliçani 8 mijë, kryetarët e bashkive ecin me logjikën ku ka më shumë popullsi, sepse aty do të vendoset fituesi në zgjedhjet e ardhshme. Por kjo logjikë investimi kam frikë se do të shpopullojë gjithnjë e më shumë qytetet e vogla.”

Drafti ka hasur kundërshti edhe brenda mazhorancës, ku dy deputetë socialistë janë shprehur kundër tij vetëm pak ditë përpara votimit në Parlament, duke vënë në pikëpyetje sigurimin e 84 votave të nevojshme për miratimin e reformës.

Në rast miratimi, në fund të këtij procesi, në hartën e Shqipërisë pritet të ketë 46 bashki në vend të 61. Memaliaj do të jetë ende aty. Edhe Poliçani, Përrenjasi, Këlcyra apo Divjaka. Nuk zhduken qytetet. Zhduket statusi që deri më sot u jepte atyre një bashki, një kryetar dhe një këshill të tyrin.

Më shumë se një dekadë pas reformës së fundit, Shqipëria po ndryshon sërish kufijtë e pushtetit vendor. Por prova e reformës nuk do të jetë numri i bashkive që mbeten në hartë. Prova do të jetë ajo që ndodh pasi harta të ndryshojë.

Sa larg do të udhëtojë një qytetar për të marrë një shërbim? Sa shpejt do të marrë përgjigje nga administrata? A do të hyjë rruga e tij në listën e investimeve? Dhe, mbi të gjitha, a do të vazhdojë qyteti i vogël ku jeton të ketë zë përballë qendrës më të madhe ku do të merret vendimi?

Shënim: ky artikull u publikua tek Tirana Times. Xhesika Tollia është gazetare në “Rrjetin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    October 9, 2026 at 1:23 am

    Prof Apolon Bace,kur po fliste per muzeun cifut ne Vlore tha:O do mbetet Shqiperia dhe te zhduket Edi Rama,o do mbetet Edi Rama dhe do zhduket Shqiperia.

    Reply
  • Nuk says:
    October 9, 2026 at 12:03 pm

    Apollon Baçe eshte aq Shqiptar i madh sa çdo gja antike ne Shqipri e quan Greke

    Reply
    • xxx says:
      October 10, 2026 at 12:53 pm

      Ndersa ti, duket je i izraelit
      shpif shpif se dicka mbetet

      Reply
  • !!? says:
    October 9, 2026 at 3:03 pm

    “Më shumë se mbreti” i Shqipëris, hajdutokrati i llahtarshëm kombçfarosës, armiku më i rrezikshëm dhe më i sofistikuar, më dinak i kombit shqipëtar që i ka bër e po i bën shqipëtarëve poshtërsit që asnjë pushtues nuk ka arritur kurr ti bëj, deformimi kobzi i specjes njerzore Edi Rama i dha një grusht tjetër vdekjeprurës institucineve përfaqsuse të popullit të zgjedhur direkt prej tij në qeverisjen e vëndit.

    Njerëz, heqja e komunave me drejtues dhe këshilltarë të zgjedhur nga populli në 2014 pati si synim zëvëndësimin e tyre nga individ, shërbëtor të bindur të kryekusarit Edi Rama dhe të Subashëve të tij që të mos kishin penges në axhendën e tyre të kusaris kombçfarosëse nga përfaqsuesit zgjedhur nga populli në komuna dhe kthimin e njësive administrative në strehën e spiunëve të agjenturës jashtëligjshme elektorale të Edi Ramës, të ashtuquajtërve patronazhist që paguhen vetëm për tërmetet zgjedhore të llojit dibran për të vjedhur zgjedhjet e radhës për të vjedhur më pas pa mëshir shqipëtarët she pasurit e vëndit dhe

    t’ më besoni aty ku më parë në zyrë ishte një nëpunës kur ishte komun tani kam gjetur deri tre tre nëpunsa, numri i punonjësve të njësive është ndoshta trefishuar po të shtojmë spiunët shëtitës elektoral të llojit të survejimit sekret në terren të maskuar si punonjës të pastrim gjelbërimit.

    Mender reforma e re teritoriale e heq fare kontrollin e popullit në qeverisjen e vëndit nëpërmjet përfaqsuesve të zgjedhur në 15 bashkitë që do të zhduken me qëllimin final forcimin e sundimit kriminal hajdutokratik të kusarit horror Edi Rama dhe Subashëve të tij kusarër kryebashkiak në teritorin dhe popullsin e vëndit.

    Psh, me zhdukjen e bashkis së Divjakës ka synim që të mos ketë penges ai, më shum se mbreti i Shqipëris Rama i parë Edi në kthimin e pasurive të Divjakës, pylli i Pishës, laguna e Karavastas, bregdetin që kombinon ujin e detit, rërën e pafundme me hijen dhe ajrin e shëndetshëm të pyllit ….në pronë private të familjes mbretërore me menaxher Kastratët strategjikë që administrojn aktualisht për llogari të familjes kusarokrate pronat e saj , aeroportin e Rinasit, rrugën re kombit, “minierën e arit” të kusarit ton, veprimtarin e importit dhe tregëtimit të karburanteve që vetëm në vitin e parë të luftës në Ukrain, me ngritjen e çmimeve që edhe më parë ishin në nivelin e kusaris në një nivel tjetër të grabitjes së llahtarshme të popullit skllav dhe sikurse duket me të vërtet edhe çyryk shqipëtar solli në thesin e kusaris të “më shumë se mbretit” një shtes prej mbi 500 miljon eurosh në krahasim me kusarin me çmimin e lartë të karburanteve vitin parardhës. Joooo…….

    ai nuk do nëpër këmb në axhendën e tij të privatizimit të gjithë teritorit të Shqipëris kryebashkiak dhe këshilltar bashkiak të zgjedhur nga populli që mund të dalin nga jasht hyqmit të tij , atij i mjaftojn nja 30 Subashër dhe 15 zëvëndës Subashër të përzgjedhur nga vet mbreti në bashkitë që do të shkrihen dhe

    pasurit e Divjakës, laguna, bregdetit, pisha do të bashkohen në fondin e pronave mbretërore të Zvërnecit dhe Nartës dhe ai mund të bëj çfarë të doj me to, pse jo edhe t’ja shes ose dhe t’ ja fal me leverdi ndonjë Osmanlliu pushtues modern ose ndonjë dhëndrri të presidentëve të fuqishëm Trapa të botës.

    Njerëz, në korrik të 2024 Sali Berisha i kishte mundësit që të ndryshonte sistemin zgjedhor duke shpëtuar zgjedhjet nga krimi i listave të mbyllura, ai bëri të kundërt, çimentoj marrveshen kriminale të tij me Ramën në vitin 2008 i joshur nga karremi prej 340 000 L të rinj rrogë mujore për kok në tregun zgjedhor të deputetëve bagëti. Nëqoftë se me presionin e votave Sali Berisha do të kishte imponuar sistemin e listave të hapura, Edi Rama nuk do të kishte hypur në fronin më shum se mbretëror të 83 deputetëve skllevër pa dinjitet në kuvënd prandaj

    kandidati që pretendon të bëhet më shumë se mbreti i Shqipëris pas rënjes nga froni të Ramës së parë Edi, subjekti i pa ndëshkuar i dhjetra krimeve të rënda Sali Berisha ti ler lotët e krokodilit kombçfarosës për shkrirjen kriminale të 15 bashkive dhe qindra komunave, ai është njëlloj si Edi Rama , kusarokrat kombçfarosës që duhej, po të mos ishin Brahot e Kondilët prokuror, të ishin në burg me kohë për krimet e panumërta popullit dhe vëndit.

    Protestues, këshilltarë bashkiak, kryetar bashkish, banor të Divjakës, Poliçanit ………, kusarokrati përbindësh kombçfarosës Edi Rama nuk pjerth fare për ju qofshi edhe socialistë, ai do tu shtyp me podharet e tij sikur të jeni larva, do t’ju fus më thell Noc Rrokun e kusaris me ligj të Kuvëndit dhe ju prap, sikurse keni bër edhe më parë do ti thoni, “shoku Rama në qoftë se ke më na e fut më thell Noc Rrokun tënd të kusaris se po na vjen si lezet”, sikurse bën blegtorët e fshatit tim që

    kur grumbulluesi i qumshtit dhe njkohësisht spiun elektoral i Edi Ramës u a bëri nga 60,0 L të rinj për litër çmimin e qumshtit në 48,0 , jo vetëm nuk protestuan por …….më besoni …..festuan në një lokal në Këmishtaj bashkë me patronazhistin duke u pregatitur për të vajtur mbas një jave në takim tek lokali i Llazos me kusaren e harbuar Belinda Pallukun të Palloshit ku i dhanë fjalën se do të votonin dhe votuan me kënaqsi vetëm për Noc Rrokun e kusaris së Edi Ramës.

    Protestues, mos qani më lutjen melodioze si një ninull “Rama jep dorheqjen”, ai nuk është budalla të dëgjoj e të preket nga qarjet tuaja por është një individ që kusarin e ka kthyer në një shkencë të mirfillt, është një kusarokrat që sikurse thot zoti Shalsi, di si tu vjeth duke ja kaluar edhe kusarokratit Sali Berisha, Bëni ç’bëni, protestues të nderuar, merni trastën e mërgimtarit dhe ikni se nuk e rrëzoni më shum se mbreti Rama i par nga froni, se nuk e meritoni të jetoni në vëndin tuaj që do të bëhet simbas antishqiptarit horror Edi Rama atdheu i mbi 2 miljon indianëve , filipinasve…… dhe afrikanëve skllevër të bindur të rreth 300 000 militantëve të PS pse jo edhe të PD, ish zyrtar partiak dhe shtetëror të epokës së socializmit që me orientim të antikomunistit dhe antishqiptarit Ramiz Alia u shëndrruan në kusarër të pamëshirshëm kapitalist që po kthehen në skllavopronar moderrn të suksesshëm mbasi të përzen edhe shqiptarin e fundit që nuk i bindet hajdutokracis së tyre dhe guxon të protestoj.

    Nuk ka më burra të dheut që Shqipëris i thoshin nënë, Nëna e mjerë Shqipëri është kthyer në një lavire që e pallojn me radhë me Noc Rrokun e kusaris non stop horrat si Sali Berisha dhe Edi Rama dhe të huajët që i mbështesin ata.

    Reply
    • xxx says:
      October 10, 2026 at 1:08 pm

      Shume e vertet gjithe ca thua

      Ua paska mbledhur bujqerve te myzeqese Bela Kurvmadhja.
      Kete gazeta nuk e nxjerr fare si lajm.
      Ne vend te kesaj postojne pordhet provokuese te Ramutit, per me shume klikime.

      Reply
  • xxx says:
    October 10, 2026 at 1:29 pm

    Sic thote komenuesi me lart, Periferite e vendit, fshati, jane mbuluar nga skamja, black out arsimor, shfarosja e shendetsise, dhe gelojne nga agjentura elektorale personale e Ramutit.
    Kuptohet, biznesi eshte i pari agjent elektoral privat i Ramutit, pasi eshte shperblyer me leje biznesi,tendera e koncesione nga ky i fundit.

    Me banda private sundojne deputete e qeveritare, me banda private partiake, sundojne voten.
    Qe Kryebanditet Ramut &Balluku te bejne ligje per veten, per agjenturen e tyre personale, per nderkombetaret nga marrin okay-n e kolltukut.
    Putana intrigante Balluku u puq me perversin huligan te trotuareve Ramut. Sistemi i kurverise morale sundon organizaten dhe blen e shet individe ne shtet, ekonomi e ne Qeveri cdo gje.
    Habitem qe ka ende blegtore te bagetise se trashe,. Ne qytete nuk shitet me pike qumeshti nga fshatari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?