Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Asnjëherë kryeministri i Shqipërisë, që për më tepër ka edhe shumicën parlamentare, nuk ka qenë më i kërcënuar në jetën e tij sesa ndodh sot me Edi Ramën.
Është diçka jashtë së zakonshmes në një botë pluraliste, në një vend normal me jetë normale, anëtar i aleancave të fuqishme ndërkombëtare; në fund të fundit është diçka që mendja e zakonshme e njeriut nuk e përtyp dot.
Edi Rama, vetëm në ditët e fundit është kërcënuar publikisht disa herë rradhazi nga shefi faktik i opozitës, Berisha, nga ndihmësit e tij më të afërt, Paloka dhe Noka, deri me varje në litar, kokëposhtë, pas pushkatimit, si ka ndodhur me liderin fashist Duçe. Është kërcënuar se do të përfundojë në ujrat e lumit Lana. Nga ish-shefi i qeverisë dhe kryetari ‘de fakto’ i opozitës, Berisha është kërcënuar se do të tërhiqet zvarrë deri në fundin e tij.
Nga gazetarë-analistë, shumë afër dhe të mirëpaguar nga opozita, është kërcënuar se askush nuk do e dijë fundin e tij. Nga ish-presidenti Metaj, që tani akuzohet edhe si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kërcënohet se do të thyhet më dysh.
Në fund, edhe nga media të ndryshme, u kërcënua se nëse nuk e lëshon drejtimin e qeverisë, do të rrijë jo vetëm pa dhëmbë, por edhe pa b..thë.
Trupa e pedagogëve të universitetit kërcënon me grevë urie, ç’ka do të ndodhte për herë të parë që nga dita e krijimit të universitetit, së shpejti kërcënimet do të jenë edhe nga struktura të tjera, që të gjitha së bashku, përbëjnë atë që quhet korpusi opozitar.
Në çdo vend të botës, pa asnjë dyshim, kërcënime të tilla kaq makabre, do të ishin thelbësisht të dënueshme dhe ashpërsisht të ballafaquara me ligjet e shtetit.
Në të vërtetë ky, Rama, është ndër ato shefa qeveritarë që është rrahur shtazërisht kur ishte gazetar, pikërisht nga këto që e kërcënojnë sot brutalisht; është kërcënuar me vdekje dhe me fjalimin më të bukur mortor kur ishte lideri i opozitës, pikërisht nga Berisha; janë nxitur turma njerëzish për të bërë linçimin e tij, jo thjeshtë politik, por edhe fizik.
Këto të gjitha dihen. Berisha ka kërkuar dikur një pushkë snajper për të qëlluar nga frëngjia e kryeministrisë, mbi armikun e shpallur të tij.
Edhe pse këto kërcënime vijnë nga një njeri që e njeh frikën më shumë se kushdo tjetër në politikën shqiptare, – (zakonisht frikacaku të vret pas shpinës, si ndodhi më 21 janar) – ato nxitin pikërisht atë që kërkojnë “shqupasit patriotë”: krijimin e ndjenjës së ankthit, të frikës dhe të tërheqjes së shefit të qeverisë.
A është vërtetë keq-qeverisja arsyeja e vërtetë e këtyre kërcënimeve rrugaçe dhe delirante?
Jam i bindur se asnjëherë më parë dhe asnjëherë më pas nuk ka ndodhur e as nuk do të ndodhë një krisje e tillë delirante në radhët e një partie politike, si kjo në PD, një parti e cila synonte të ishte thellësisht europiane dhe moderne, por që gjithë ish-kryetarët e saj i ka shpallur armiq, që nga Meksi, Hajdari, Selami, Shehu e Basha.
Në vend të opozitës mentare, si do të duhej të ishte, qëndron një turmë linçuesish politikë e jo vetëm politikë, që paskan ngritur një kauzë pikërisht në vendin ku desh u vranë me njëri-tjetrin. Do shkojnë më 12 nëntor, dhunshëm përballë zyrave, nga të cilat kanë kërcënuar mizorisht se janë të gatshëm të vrasin edhe 30 apo 300 të tjerë. Një parti mitingashësh, ku arsyeja është zevendësuar me dhunën, ku mendimi i ka lënë vendin harbutërisë, dhe mjerisht, përmes së cilës përçohen sot thirrjet kobzeza për shkatërrimin e vendit.
Ultimatumi politik për largimin e dhunshëm të qeverisë, i shoqëruar me kërcënimin për varje në litar e tërheqje zvarrë, si dy alternativat e vetme për zgjidhjen e çështjes së ngritur mjeshtërisht me artificin politik të frikës, nuk lënë shteg dialogu. Dhe sado të ketë përpjekje nga larg të forcave të tjera politike për të qenë të arsyeshme, ata janë ende nën hijen e kësaj.
Klima e krijuar ka një drejtim: largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike, rrëzimin e të drejtës për të qeverisur, largimin e Vettingut nga jeta dhe ndëshkimi i drejtë, krijimin e një mjedisi të lëvizjeve amorfe, largimin e kryetarëve të bashkive dhe të drejtuesve në institucione të tjera, lëvizje në Policinë e Shtetit, të cilën ata që e bënë armë politike, tani e quajnë tejet të politizuar; rigjallërimin e lëvizjeve militante, deri të armatosura si në vitin 1991, dhe më pas, kur të jenë dhënë garancitë për të gjitha këto, të hidhen zaret e lojës politike.
A duhet të largohet Edi Rama dhe të hapë rrugën e një qeverie teknike, gjithëpërfshirëse, me të mundur, veçanërisht të ndëshkuar, me asnjanës, me ato që qëndrojnë në dy karrike njëherësh, me teknicienë, e ndoshta edhe me ndonjë përfaqësues të zgjedhur nga shumica qeverisëse? A do të mund të qetësohet vendi pas kësaj lëvizjeje, nëse Edi Rama bie dakord për këtë rrokadë politike?
Shqipëria e ka një shembull domethënës me krijimin e qeverive të tilla hibride dhe ndodhitë e pas rënies së saj: Pas kërcënimeve të këtij lloji, por jo të këtyre përmasave, qeveria e pas marsit të vitit 1991, e një shumice të majtë, lejoi krijimin e një qeverie të përbashkët, e quajtur Qeveria e Stabilitetit. Me një mandat të caktuar deri në zgjedhjet e vitit 1992.
Kërcënimet dhe bubullimat për krijimin e saj erdhën pikërisht nga ata që kërcënojnë sot me vdekje shefin e qeverisë, Edi Rama. Mbi të gjitha, nga ulërimat politike dhe keqndjellëse të Berishës.
Pak muaj më pas, pikërisht kjo qeveri, përsëri nën kërcënimin e Berishës, u shkatërrua. Ishte një natë tragjike, në të cilën, një ministër i devotshëm, i deleguar nga demokratikasit, profetizoi se pas prishjes së qeverisë, ai sheh gjak. Qeveria u prish, Shqipëria hyri në rrugën e mjerimit paspluralist, i vetmi njeri që qeshi, fërkoi duart dhe “fitoi”, ishte Berisha. Dhe ustallarët e tij në Serbi.
Pra, shembulli është. Një qeveri e hedhur në erë, kur nuk ka asnjë shkak për prishjen e saj, sjell kob.
Edi Rama edhe mund të ketë idenë e një qeverie teknike, pavarësisht nga ajo që deklaroi. Në fund të fundit trysnia që do të rritet mbi të mund të ketë ndikim, megjithëse personalisht nuk e besoj se do të ndodhë.
Trysnia për ndryshime të rëndësishme në qeverisje nuk po bëhet vetëm nga nje pjesë e opozitës, por edhe nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, sidomos ndryshime në fushën e ekonomisë dhe kundër autokracisë politike, të krijuar në shumicën qeverisëse.
Nuk ka asnjë shkak që Edi Rama të tërhiqet dhe të lërë që rruga të vendosë mbi mendjen. Çdo gjë e ngritur nga opozita, duke pasur një fillesë të vërtetë, është hiperbolizuar; e vërteta me shtrembërimet në fushën e ekonomisë është hiperbolizuar; të dhënat jo të sakta të largimeve nga vendi janë shumëfishuar; shpenzimet qeveritare janë rritur nga media dhe pjesë të opozitës, për të shkuar drejt synimit të shkatërrimit të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm, ku opozita ende nuk e di se si do të garojë, me cilët aleatë dhe pa bërë bashkë spektrin e saj politik.
Mishmashi i krijuar me dhunues të lirisë që mbiquhen mbrojtës të saj, bashibozukë të afruar në kërkim të pushtetit, që kanë humbur prej dhjetë viteve, është i bindur se në këtë gjendje nuk mund të fitojë dhe duhet alibia e rrëzimit të qeverisë, përmes kokës së Edi Ramës.
Sipas një anketimi nga institucione jashtë Shqipërisë, që prej vitesh monitorojnë këtë vend, rreth 46 për qind e banorëve kanë ruajtur besimin ndaj qeverisjes së tanishme; besimi ndaj Edi Ramës është rreth 42 për qind, kundrejt 27 për qind të Berishës dhe 6 për qind ndaj Ilir Metaj; shumica e majtë në qeverisje mendohet se do të fitojë në 65 për qind të bashkive, duke ruajtur Tiranën; ata do të ruajnë vazhdimin e qeverisjes në Durrës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Berat, Fier.
Rama, si shef i qeverisë, është mandatuar nga PS dhe kjo e fundit është votuar në shumicë dërmuese nga ai që quhet sovrani, por që përmes emrit të tij tallen të gjithë, si po ndodh në dyshen e sapokrijuar Metaj-Berisha.
Si shef i qeverisë ai mund të tërhiqet, por nuk mund të tërheqë pas vetes të majtën sepse nuk është as e drejta e tij dhe as forca e tij për ta bërë këtë.
Nëse ai lë vendin e tij si shefi i qeverisë, atëherë duhet të lërë edhe vendin si lider i socialistëve, të cilët mbijetojnë edhe pa të, por ai nuk bën dot pa to. Në bilancin e qeverisjes së tij të deritashme, Edi Rama, veç asaj që ka bërë mirë, ka lënë edhe shenja që nuk duheshin lënë, sidomos ndaj premtimit të tij kryesor: ndëshkimin e krimit dhe të zullumeve berishiane.
Më shumë se për gropat e krijuara financiare, sidomos me PPP-të e frikshme dhe borxhin e rritur publik, njerëzit e zakonshëm do e ndëshkojnë politikën e tanishme pikërisht për mosndëshkimin e së keqes, ku tashmë janë bërë pjesë edhe vetë ato.
Opozita, përmes kërcënimeve të pazakonta për nga intensiteti, kërkon me çdo kusht rënien e qeverisë dhe e shikon këtë vetëm përmes rrugës dhe jo përmes votës. Përmes dhunës dhe jo mendimit. E zënë me përleshjet brenda vetes, nëse nuk gjen rrugën e saj, humbja do të jetë më e ndjeshme sesa parashikimet e deritanishme, gjë që e di edhe vetë dyshja Berisha-Metaj, ndaj që tani, mendojnë dhe kërcënojnë me bllokimin e godinave të pushtetit, si një akt i dhunshëm mekanik, por që nuk sjell zgjidhje politike.
Kërcënimi ndaj shefit të qeverisë është fillesa e djallit që kërkon të dalë jashtë shishes. Largimi i Ramës do të ishte hapja e kësaj shisheje dhe fajtore nuk do të jetë vetëm opozita, por edhe ai.

Faleminderit, zoti Bedri Islami!
Respekte z.Bedri Islami! Si gjithmone racional.
Rama duhet te iki e PS duhet te zgjedhe nje kryeminister tjeter .Kjo eshte zgjidhja.
Tentativa më e vogel per te eleminuar Ramen do mbante si autori Sali Berishen dhe gjithe grupin e tij terrorist.
I nderuar Bedri!
Edhe sa kohe do vazhdoni t’i qani hallin te gjithe atyre qe kur SUNDUAN SHQIPERINE SI DIKTATORE shkaterruan demokracine dhe shtetin ligjor duke lene ne mjerim shumicen e shqiptareve?
Rama jo duhet te ike,por te SHPORRET dhe bashke me Berishen,Meten e ca te tjere te shkojne ne Rec,meqenese nuk ka denim me te rende!
Eshte Rama sot ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE E JO BERISHA,QE DUHET TE ISHTE FUTUR NE BURG QE NE 1997!
Si nuk arrini te kuptoni se ne Shqiperi ka marre fund cdo gje?
Si nuk arrini te kuptoni se shqiptaret nuk kane asnje te drejte dhe trajtohen nga pushteti qendror dhe vendor njelloj si zezaket dikur ne kohen e KU KLUS KLANIT?
Si mund te qendrohe ne detyre nje njeri si Rama qe kurre nuk u kujdes qe rinia te punoje ketu,por i nxit ata qe te punojne per boten sic beri paturpesisht me ca kalamaj ne Korce ,qe u kishin mesuar cfare te genjenin?
Kush ka qene ne SHBA dhe ka pare atje se si pushteti eshte ne sherbim te qytetareve,pa u ZGERDHIRE SE CDO GJE PASKA RADHE,sic ben mjekrroshi yne,kur vjen ketu dhe ndeshesh me kete realitet te vjen per te vjelle!
Rama sot eshte fatkeqesia e shqiptareve!
Mihallaq Qilleri-mirw e ke falendrimin po-shkaktarwv tw kwsaj gjwndie- duhet dhwnw PWRGJIGJE..URGJNTE…Nuk duhet LWNW kjo LIVADHISIE…Kjo sw pari me *PENA e Protesta* kundwr-kwsaj TURME-anti Atdhtare-MASA GJERW POPULLORE deri DREJTWSIA-nw egziston ajo!.
Me dhimbie shperhin kwto mendime- mbarw migrantw nw Toronto tw kanadasw,sa masa qw i shoqwron. Vellezwr Motra- BIJ dhe BIJA-ATDHEU nw RWZIK- thuaj fjalwn Tuaj-
Pa tjetwr me RRUGW P A Q W S O R E- Mos ti LWMW tw LIVADHISIN-Berisho-Metjanwt!
…VOTA i LIRW e POPULLIT tw VENDOSE!
Bashkwatdhetarw: Thuajni fjalwn TUAJ!
Me Emigrantw ATDHTARW dhe *Pasusit VETRANW*tw TORONTOS;
Krytari- Arnold G. Salillari dhe Dh.M. Xhoga- Atar i Komitetit Komebtar-Veterani 86 vjecar!
Tani fole sic duhet…..respekt
Ok,B.Islami:
-Shkrimin kritikë që bëra për berishizmin & Metizmin në 32 vite që bëra nuk e botuar.
-Ju uroi suksese ANONIMËVE që mbrojnë Sb & Im fatkeqsi Kombëtare.
Ok,B.Islami:
-Shkrimin kritikë që bëra për berishizmin & Metizmin si fatkeqsi kombëtare në 32 vite nuk e botuat.
-Ju uroi suksese ANONIMËVE që mbrojnë Sb & Im fatkeqsi Kombëtare..!
Aman o Dita, me budallaqet e Bedriut dhe deklaratat e inskenimet e mashtruesve profesioniste ne Politike, merreni ju? Po Edi Rama e Sali Berisha jane nje, vetem Bedriu nuk e ka kuptuar kete, ose ben sikur nuk e kupton.
Përse vallë policia ,prokuroria ,dhe institucionet e ligjit e drejtësisë në RSH-së nuk bëjnë asnjë përpjekje për të shpëtuar popullin shqiptar nga djegëja , gremina që kërkon ta shtyjë Sali Berisha shqiprinë përsëri ,si në v.1997-98 ,që ndau shqipërinë në dy gjysma VERI -JUG !…DHE FERRË në KËMBË NUK I HYRI ,sepse frikacakët Fatos Nano,Pandeli Majko i liroi pushtetin me qeveri STABIËLITETI ,në vend që Sali Berishës ti viheshin hekurat,sepse popullit i zbrazi xhepat ,e vodhi me firmat piramidale ,shkatrroi ushtrinë ,e vodhi armatimet ,krimi dhe analfabetizmi shtru krahët në gjithë shqiprinë .KISHIM NJË SHTET PA PROKURORI !..ku bridhnin hajdutët e kriminelët …një arsim .me diploma false ,me shëndetësi e ilaçe të skaduara ,popullit i shkuli dhëmbët duke sha e kërcënuar ,me prokuror e gjykatsit 6 mujor të plepave ,ngjalli hakmarrjen dhe gjaqet ,zbrazi qytetet drejt arratisjes nga vendi ,.Shkollat i ktheu hangare ,në haure bagtishë pa nxënës ,Analfabetizmi e injorance shtriu tentakulat mafioze në kthetrat e mafjes Berishiane të Berishës..Nga qeverisja e keqe e Berishës nxënsit e studentët merreshin më shumë me dreogë ,se sa me mësime.NgjaRJET E Gerdecit dhe 21 janarit nuk e tronditën aspak berishën ,ai vetëm e shtoi pasurinë oreksim dhe mafjen duke sulmuar e shantazhuar me shkall Lulëzim Bashën ,cilindo që e pengon në rrugën e pushtetit ,dhe mbështetur në krahë grupesh rrugaqësh dhe armatos me thika e leva dhe dinamite në brez , sulmon selinë e vet PD ,krjesë bastarde që duhet nxjerr jashtë ligjit me kohë si parti terroriste e NONGRATA .PD-ja dhe LSI -ja jan te çorjentuar sepse fabrika e drogës Lazaratit u shkatrrua ,aty ishin milardat me killeat që mbushnin xhepat kësaj bandë me e shëmtuara e historisë ,që shpërftyruan edhe demokracinë në vendin tonë.,Kurr nuk jam dakort me propozimin e z. Bedri Islami ,që e falenderoi për shkrimin ,por jo dorzimit pushtetit në bashkëqeverisje me të mafiozve të kësaj opozite që kërkon të varrosë shqipërinë ,njashtu si në v, 1997 që u shua si shtet SHQIPRIA ,fal ndërkombëtarve jetuam .Presidenti duhet të jetë vigjilent të distancohet nga kërcënimet me vdekje të kryeministrit ,dhe SHIK të mos flej gjumë ,,dhe të mobilizoi prokurorinë të mos bëjë sehir të tallet me dosjet e krimit por të godasë Sali Berishën Ilir METËN kriminel ,HAJDUT që kërkojnë ti thithin edhe gjakun e kalbur kufomës Shqipëri ,S, BERISHAky ,sy gjarpërit të Milosheviçit i vertetuar ky ,zemër vrarë e gjak kalbur ,vrau me snajper popullin e vet me 21 janar,por urrejtja vazhdon , duan ta rrukullisin popullin shqiptar përfundimisht në greminë ,sepse ky njeri i verbuar ja ngriu buzëqeshjen në buzë popullit 31 vjet ,me KËRCËNIMET E Berishës dhe Ilir Metës me këtë opozitë tërsisht të çoroditur ,të shpartalluar dhe me grupe të mafjes vrastare drejt shpërbërjes totale . Kërkohet një prokurori dhe një gjyqësor të denjtë për të bë drejtësi ÇDO VONESË ËSHTË ME PASOJA !
Or tej shoku I qenit..
Na bashkon fakti qe jemi fuqishem kunder Rames por ndahemi te arsyetimi qe Rama levizet me Dron nga Xhorxhsorristet e Marikes pra nuk eshte faji I tij..
.
Pasi qenke “amerikan” Rama nuk mund te vinte kurre ne pushtet nese ti o trim I trampojes do ti dergoje Dashit Washit per 14 shtatorin 1998 nje peticjon me titull ; ZOTERINJ AMERIKANE QE MERRENI ME SHQIPERINE MOS U BENE PALE ME SALI TERRORISTIN.
.
E DYTA..kur Saliu tha per here te pare ne 6 mars 2018 se une kam dhene urdher per vrasjen e 21 janarit dhe do vrisja Edi Ramen me doren time duhet JU TI DREJTOHESHIT PRESIDENTIT TE KOHES NE USA
Zoteri pse toleroni terroristin Berishe…
.
Ti paske semundjen mentale te Gery Kokalarit qe para nje muaji denonte fuqishem ne nje artikull krimet e berishen ne 1997 1998 por harroi se ai ishte ne hordhine e usa-llareve qe hoqen Nanon se ishte “pijanec I majte” dhe prune kriminelin e “djathte…
.
Me vogla sot ti nga Marika eshte ti drejtohesh Kimes Dashit….Pse u bete leter higjenike te pastrosh sekrecionet e berishes sepse nuk po denoni publikisht thirrjet e tij naziskine-trampiste
.
Dakort qe Rama sot eshte fatkeqesia e shqiptareve! por 1000 here me e madhe eshte tolerimi qe po i bejne euroatllantiket Korbit Viqidolit
Ramen me shume o Bedri e kercenon ti me ekuipazhin e gazetes Dita duke i bere qejfin ne dy menyra_, e para duke luftuar opoziten e ngritur ne qiell punen e mire te Rames dhe e dyta duke na e bere Ramen te panderrueshem dhe hero kombetar.
Ngaqë nuk ka si ta mbrojë më Kryeministrin e qindra skandaleve që duhet ishte në burg me koh,më në fund e gjeti Bedriu çelsin e shpëtimit,viktimizimin e tij!
Pse me dekada në Shqipëri nuk fuksionojnë gjërat mirë se ashtu vendosi falanga e PD me qëllimin primarë që pas partisë të Punës ata të sundojnë por këta krijuan Mafijën ku shifnin pasurim të shpejtë duke gjetur edhe vehten e tyre brenda mafijozëve çfarë solli kaos e tragjedi të brendëshme si te asnjë popull në Europë që nga firmat Piramidë lufta qytetare shembja e shtetit vrasjet te policëve të civilëve protestusve emigrimet masive
Sa keq jemi katandisur o Bedri, …i degjon te pjellet e Berrishes? Jane gati ta djegin per hir te tij
Ramen e kercenon arroganca, pangopesia, alabaklleku i vet.
Ramen e kecrenon shteti i droges e te pastrimit te parave te Ndreangetas e Sinaloas
Ramen e kercenon antishteti i vet qe ka ngritur
Ramen e kercenon injoranca e tij dhe shperdorimi der ne Guiness i parase publike
Ramen e kercenon mosllogaria e skandalevve pa fund qe ka bere.
Ramen e kercenon ikja e planifikuar e shqiptareve
Ramen e kercenon pafundesia e keqiave te tij
Edhe nje mize dheu do te kishte material kunder tij jo me opozita qe ka perballe.
Ohoho, Bedriu tani.. Ngriti me Ramutin teorine e kokes se Rames.
Po asnje nuk e do koken e Rames, o plere mediatike. Ramuti u duhet atyre se i mban gjalle dhe ata e mbajne ne pushtet. Ca beri me Bashen kaq vite, haleance me Ilirin. Kujtoni ju se BErisha nuk ishte ne dijeni?
Po e mbajti gojen mbyllur se ashtu ishin pazaret. Tani qe Basha i cau k.rin me gjithe ato non grata i ngriti dhe njehere pendet dhe i thote Rames me ha kokerdhokun e atij mikut. Kjo eshte historia. Kjo eshte dhe histeria. Vetem Shqiperia heq e vuan, jo nga histerite e Berishes, po nga PPPte dhe tenderat e Rames qe nuk kane fund. Nga gremina ekonomike ku e ka rrezuar Shqiperine. Nga grabitjet e pronave publike, dhe me tej private, sic po ndodh me ligjin e ri te taksimit. Nga shpenzimet me miliarda te buxhetit, me ligj per investitoret strategjike, qe ne vend te investojne perdorin parate e buxhetit te shtetit per te vjedhur.
KOncesionet o Bedri plera, koncesionet..Sterilizimi, Unaza, Rruga E Kastratit, Rruga e Arbrit,. qe i ka bere magji Sala..copa kermash, dhe gjera te tilla arrini ti thoni
Pergjigjen e kesaj liste idiote e ke te artikulli i Bedriut, po ti zorr se e kupton se je qorruar………ky eshte thjesht destabilizim sebo-rus , por kembanat bien per ata qe kane veshe , i thone fjales…
Mos moj, kane kembanat veshe, apo kembanaret qe i bien kembanes?
Shqiperia ne prag te luftes civile !!!? Do kthehemi te viti 45 apo ne 91 ?
O Bedri, po mire te tjerat mor ti se ashtu ta do puna ashtu thua, po si ka mundesi qe paske harruar nje fakt historik shume te rendesishem: NUK ESHTE HERA E PARE QE UNIVERSITETI I TIRANES KERKON TE HYJE NE GREVE URIE. O ke harruar me dashje, o te ka filluar demenca. a te kujtohet perse iu hoq emri “Enver Hoxha” Universitetit te Tiranes? Sikur shkaku u be nje greve e madhe urie e studenteve, te cileve iu bashkuan edhe shume pedagoge. Shume mund ta kene harruar, apo nuk e dine se ne ate kohe nuk kishin lindur, po akoma jane gjalle edhe shume te tjere qe nuk i genjen dot me pallavrat e tua.
Edhe ky shkrim i Bedri Islamit , eshte nje skaner i politikes shqiptare , qe po e bastardojne Berisha- Meta , ne krye te nje grupi sharlatanesh , qe duan te vjedhin me te dy duart , sepse me nje kane vjedhur dhe vijojne te vjedhin . Nuk eshte hera e pare , qe Bedriu shkruan shkrime te tilla , ku nuk mund te heqesh asnje presje . Sado te meta te kete qeverria Rama , eshte me emira , qe ka njohur Shqiperia ne shekullin e ekzistences . Ne fund te fundit , Opozita sharlatane , duhet te matet me PS . Le te mundi Ps , pastaj te krijoi mish-mashin , qe ka krijuar per 32 vjet . Te falnderoj Bedri , Zgalem
Si fillim oligarkia qe premtoi se do ta luftonte diten qe do te merrte pushtetin. Sot eshte perfaqesuesi me i denje i tyre (per te mos permendur fjalen sherbyes). Se dyti mediat qe pretendonte ti clironte.( sot me keq se ne kohen e Berishes beteja me mediat nuk eshte per ceshtje parimi por per ceshtje pazaresh). Se treti, patronazhistet, shumica pa asnje lidhje me te majten, njerez te varur prej bukes se gojes me rroga mediokre por te vetdijshem per paaftesine e tyre. Se katerti nostalgjiket idealise (race ne zhdukje per shkak te moshes). Se pesti militantet pa tru ( si socialistja nga Kucova apo modeli Ethem Lalaj i gazetes Dita) qe bar han po parimet nuk i shkelin. Se pesti opozitaret model Alibeaj ( qe kategorite e lartepermendura i shajne dhe i lavderojne sipas direktivave te Partise). Se gjashti diplomatet e tipit (kur vjen ne Shqiperi qan dy here, diten qe vjen dhe diten qe iken). Se shtati e ashtuquajtura shoqeri civile e sterblere me projekte dhe promovime qe duhen dite te tera per tu treguar. Se fundmi opozitaret e blere me ofiqe, para, favore, etj. Modeli Alibeaj, bashkejetues me M. Xhaferrin . Etj etj.
Mendoj se per sa kohe ne Shqiperi do te kete idiote,maskarenj,rufjane,hajdute ,kriminele te cilet kapen pas Salehut dhe bandes se tij me shprese se do te vije dhe nje here dita e tyre per te vjedhur,grabitur,vrare hapur ne driten e diellit(21 janari,Gerdeci etj)ky vend nuk do te shohe nje jete normale.Salehu & Metaj&Banda e tyre i kane vene litarin ne gryke Shqiperise duke mos e lene te marre fryme,baltosin,shajne nxijne çdo gje qe behet e mire ne kete vend (shembull deklaratat kunder fjalimit te Rames ne KE per heqjen e rezolutes qe na ka trajtuar si tregetare organesh)shiten per hiçmosgje hidrocentralet dhe tani bertasin kunder per çmimet e energjise ,hedhin ne greve urie “te ashtuquajturit profesore pa asnje grade shkencore”.Fuqia dhe guximi i Salehut vjen pikerisht nga keta shqipfoles qe i perdor si mish per top duke shfrytezuar idiotesine dhe injorancen e tyre te cilet te verbuar nuk shohin dhe kur miku yne USA e deklaron hajdut,kriminel se bashku me familjen e tij.Sa me shpejt te hapin syte keta te verber aq me mire dhe me shpejt do te behet Shqiperia…
Dita ! Kisha deshire te benja nje koment por komentuesit (nuk e ve ne dyshim qe te gjithe e duan shqiperine ,por jo si sot sepse kane njerez jashte dhe i dine gjerat shume me mire),jane thene te gjitha.Po bej nje permbledhje ,ne se me lejohet per pyetjen e z.Bedri:e para -Z.Rama u votua ne fillim nga mbare populli (socialist +pd te zhgenjyer nga Saliu)me te vetmin qellim :TE FUTE SALI KRIMINELIN (ekonomik dhe asgjesim te kundershtareve fizikisht) ne burg.Rama e zhgenjeu kete turme(humbet koncepi popull per te cilen beri zgjidhjen ne votime).E dyta z.Bedri je duke i sherbyer Saliut sepse me Ramen ne pushtet(te cilen ata po luftojne ta lene ne pushtet)jane te pa prekshem dhe vazhdojne te shtojne pasurite familjare nga viti ne vit.E treta z.Bedri je ne unison me Berishen si antiamerikan,pra del qe je pro serb sepse ambasadorja amerikane e tha hapur pa doreza:Rama ke para me bollek.Largohu tani t’i hapet rruga drejtesise te beje qe ate nuk e bere ti-Te izolohet Sali Berisha sepse kjo do ta shpetoje shqiperine dhe shqiptaret qe po marrin rruget si te lebetitur ne bote.Prandaj z.Bedri mjaft po iu sherben kufomave.Z. Bedri pese leka qe mer nga Rama,Saliu dhe “dita”atje ku je nuk te zgjidhin pune,sepse jeta eshte gjate?Jam i sigurte qe jo.Nuk mund te mbetet shqiperia peng i tre personave.Eshte turp per ty ne se e quan vehten intelektual(jo komentatori)te mos japesh alternativa e daljes se shqiperise nga ky ngerc politik antipopullor dhe antishqiptar shtrire me gjere me idene nje komb ,nje gjuhe.Shkur z.Bedri je nje sherbetor i Saliut.
Shkrim I drejte. Ne komente lexoj per ca krime e vjedhjes te Rames. Meqe ju I Dini, denoncojini ne prokuroria. ASPAK-un è keni gati per Edin ne cdo moment. Problem eshte we krimet è vertetuar a, te publikuara me fakte te Saliut dhe Ilir it, te pranuara publikisht nga saliu mbeten te pahetuara dhe te pandeshkuara. ASPAK hetim per Sali un edhe pse deklaron per krime te bera me ndergjegje, me urdher te tij dhe we mund te bene dhe me shume. Keto Jane prova te reja per 21 janarin. Dhe deri tani, sipas shtypit, prokuroria eshte ne niveli ASPAK. Cdo takim njejavor I guvernatores Kimete mbetet deklarate per denimin e korrupsionin ashper, por mbrojtjen e Saliut dhe Ilir it me konsekuence.
Flitet per qe eri teknike apo stabiliteti. Duhet te kete nje arsye te forte qe te behet. POR jo kapricot dhe kercenimet è opozites. Mund te pranohej, por jo me nje opozites te tille te inkriminuar, qe synon te vije ne pushtet per te shpetuar koken. Asgje nuk è lidh situate e 1991 qe coi ne qeveri stabiliteti, me situate e sotme. Ate here ishte ne kuadrin e dorzimit te detyruar te pushtet it ne Dore te armiqve te shqiperise, Duke shfrytezuar edhe krimin, ate te brendeshmin, qe ishte I do bet, sporadik, si dhe krimin e importuar, te financuar nga UDB DHE asfalia, me ata qe qendronin pas Tyre. Sot kerkohet instalimi I krimit te organizuar ne pushtet. Po’ te le oni edhe artikuj te tjere te shkruara ne shtyp, perfshi edhe Frrok Cupin, pasqyra e sot e eshte e qarte. Asnje qeveri stabiliteti. PS ka teknike per qeveri sa te duash. Edhe me edhe te depolitizuar. PASTAJ, ne kohen e duhur sipas kushtetutes, te vendos e popull i me vote. POR demokracia nuk eshte vote VETEM. Ajo eshte ligj, ndaj dhe ka institucione hetimi è ndeshkimi. Cdo kercenimi me jete eshte I denueshem. Ndaj duhet te veprohet. Prokuroret dhe ASPAK nuk Jane VETEM per te fryre xhepat
Boll vodhe o hajdut,
Amerika po ta fut
pasurite e ketij vendi
Do ti vjellesh qen bir qeni.
Shperthyen te gjithe kellirat antishtet te bajraktarit serb te Vicidolit ! Nuk duan shtet me ligje , nuk duan shtet demokratik dhe drejtesi te pa varur , duan anarki , rremuje , shtet rrumpalle si ai i mesjetarit serb qe e shkaterroi me themel gjithecka te mire qe ishte bere ne kete vend ! Jane plotesisht te bindur qe populli nuk i do dhe nuk ka per ti votuar kurre , ndaj kane braktisur parlamentin , kane braktisur zgjedhjet dhe me mentalitetin e shpellarit nuk kane njohur asnje here humbjen , DUAN PA DERMAN PUSHTET ME DHUNE , PUSHTET NE TAVOLINE , POR KURRSESI ME VOTE !
Asnje tolerim , asnje leshim banditeve e krimineleve , llumit qe ka mbledhur rreth vetes plehra e Vicidolit dhe beu i Skraparit ! Faleminderit z. Bedri per kurajon , ndershmerine dhe te vertetat qe nxjerr serisht ne shesh para shqiptareve . Eshte koha qe kushdo qe e ndjen veten se eshte shqiptar t`i vere gishtin kokes .
rama dhe saliu jan bashkë.
fato nano me salën e kishin lën me pakt që 8 vjet do ta kishte njëri 8 vjet tjetri.
sala sdonte ta humbte pushtetin në 96 dhe 97 se ashtu ia kërkonte padroni i tij.
ndodhi dhe shembja e firmave piramidale ndaj sala u zbyth
ndaj dhe ndodhi lufta civile në 97.
pushtetin e mori prap fatos nano.pra ps se ai ishte në burg.
8 vjet e mbajti fatosi.bëri prap marrëveshje me salën dhe vun pakt që 8 vjet ta kishte sala pastaj të vinte nai tjetër nga ps.
erdhi rama.
rama e mbajti 8 vjet.
në 2021 sipas paktit pushtetin duhet ta merrte prap sala por duke shfrytëzuar faktin që amerika ishte lohur me saliun(ai e dinte kët gjë) tha pse mos ta mbaj un pushtetin që të vjedh çik më shum.
thelbi ësht që rama sala fatosi likja jan krahë të njëri tjetrit dhe jan qehajallarët e amerikës
Komenteve te z. Korcari dhe te Hasan Soahiut nuk kam cfar t`iu heq apo t`iu shtoj tjeter se i kane thene sakte e permbledhur te gjitha .
Nuk ka as edhe nje kercenim per Edi Ramen nga politika shqiptare.Ai do vazhdoje te lundroje ne ujerat e politikes shqiptare edhe per shume vite I pashqetesuar
Kjo “lloj loje”, apo ky “lloj bixhosi”
eshte vete shkaterruse:
1.
Revolucioni, reformimi me force, nga posht-larte,
gjeneron kaos dhe anarki suplementare “nga ajo
qe kemi sot”, me pasoja kolosale per kombin.
2.
“Arkitektet e Kaosit te Organizuar” per shembjen e
“Piramides se Pushtetit te Korruptuar”
gjate 30 viteve te fundit, shpresojne se do marin pushtetin,
por probabiliteti qe te perfundojne keq e me keq
eshte i madh, shum i madh, i pa imagjinushem.
3.
Rezultati final mund te jete vendosja e nje “Diktature Demokratike”
Bedri Islamët , Viktor Malajt e plot të tjerë , sa majtas edhe djathtas , kanë paturpësinë të tallen me ne. Po si s’u lodhën xhanëm , duke na shpjeguar ne injorantëve ato që i vuajmë për ditë .
Mirë na e bëjnë , i meritojmë ato që kemi hequr dhe ato që na presin , s’duket dritë në fund të tunelit .
Ç’do bëjmë me Shqipërinë , more mëndje ndritur , si do i vejë halli Shqiperisë !?
Shkoi e vate 1/3 e shekullit .
As e majta , as e djathta nuk e don më gjithë shpirt Shqiperinë . Nuk e don fare . Pazaret e fëlliqura midis tyre , i ka paguar i mjeri popull .
Ato që ka hequr shqipetari , s’i ka hequr asnjë popull – hidhet në erë shteti dhe sikur s’ka ndodhur asgjë . Në politikë të gjithë , është fusha ku vjedh e bën ç’të duash , është fusha ka janë mbledhur të gjithë maskarenjtë .
Edvin Kristaq Rama midis k/ministrave maskarenj është më maskarai , më mashtruesi .
Duhet nje listë e gjatë përtë numuruar pabesitë e tij .
Ky shqipëtar qelbësirë , shkel mbi gjakun e dëshmorëve të Bulevardit , gëlltit plo gëlbaza rrugës, vetëm të hyjë në zyrën ëndërr ….
Shqiperia do ishte ndryshe , po të kishte kaluar në plumb nja 15- 20 zagarë politikanë !
Po ne s’jemi nga ai brum , nuk jemi as qibarë , as krenarë . Po , llafazanë jemi !
Z. Bedri dihet që je rritur nën ndikimin komunist. Po ashtu, sipas asaj qe ka treguar nëna juaj, babai yt nuk është vetevrare, por e vranë shoket e tij. Eshte e pa moralshme te mbrosh pasardhesit e vrasesve te babait duke shtremberuar faktet dhe keq interpretuar ngjarjet. E bën nga mosnjohja e realitetit apo nga nostalgji e së shkuares? Në se në regjimin e kaluar ta falen mekatin e vidhjes se bursen te shokut të dhomës se ishe bir komunisti , sot muk te lejohet të deformosh realitetin . Dhimbje kur u botua në gazeten studenti artikulli Mysafiri I nates, Artikull shprehte realitetin. Po artikulli juaj shpreh realitetin ?
Rames ti ruani ate mikun dhe ti hani mune Ju qe kercenon i dhe Ju qe mbillni i panik o gazetare llafazan e leshi o opinioniste mendje e dikut te cfryesh. Zagareve qe beni gam gam per pasurite tuaja te vena me grabitesve dhe korupsion me ze dhe me figure. Kete kater vjecar nenen do jauleroje ai Rama Ju orozga pa din dhe pa iman.
https://odysee.com/@TheBabylonBee:7/imagine%E2%80%A6-communism-%28john-lennon:9?r=4D7PdWUXYK4jcup9BgfAqnxn6FWNEitu
Skenderbeu, te paska raf Donika keq se qeke xef kot, apo te futi Mamica noi shpulle dhe tashti nuk di ku te nxjeresh inatin. Ik or idiot me gjithe Brekushet e Edvinit. Po i vjen dita te dhjese gjak me keq se ate dite kur mori vrapin pa kepuce neper bulevardin e Tiranes.
Analizë perfekte e një shqiptari me emer dhe taban kombëtar. Faleminderit, z Bedri Islami!
Krahas shumë komenteve me vlerë, knostatimi im qëndron në faktin se opozita e shpartalluar nuk ka asnjë mundësi për të ardhur në pushtet në rrugë normale përmes votës dë lirë.
Kërcënimet e kësaj opozite primitive janë terror! Kjo mënyrë u jep kënaqësi sali banditit dhe lilir superbanditit. Vazhdimi i kësaj rruge i shërben destabilizimit të vendit dhe rajonit.
Nëse jemi një shtet me kushtetutë dhe me ligje, ku janë ligjzbatuesit? Ku është presidenti? Ku janë strukturat e posaçme të luftës ndaj këtij krimi kronik, kur autorët me prejardhje dhe funksione komuniste dikur dhe sot, në pushtet dhe në opozitë na shfaqen agresorët më të mëdhenj të vendit?
Aleati ynë strategjik, ShBA, e ka diagnostikuar autorin e destabilizimit, e ka seleksionuar, i ka vënë një vulë krimi, ndërsa krimineli do të fitonte një gjyq në Francë dhe do t’ia hidhte poshtë akuzat DASh.
Vendi po kërcënohet nga destabilizimi dhe autorët e njohur botërisht shpallin të lirë planet e tyre terroriste me “vrima miu” dhe me “këputje në mes”, ose me “futjen aty ku atij i pëlqen”!…
Në situata të tilla nuk ka qetësi, nuk ka siguri, nuk ka perspektivë për kombin, përveç mafiozëve të krimit, që të lënë të lirë, janë gati të bëjnë malin e kufomave me njerëz të pafajshëm dhe me “mjeshtrinë” e tyre si gjithnjë pasojat ia ngarkojnë kundërshtarit politik…
Zgjedhjet e lira, vota e lirë, qetësia dhe siguria janë baza, për të ndërtuar të ardhmen e kombit tonë.
Qeveritë teknike, ulja në tavolinë për të ndarë pushtetin me banditët, mosndëshkimi i shkelësve të ligjit janë tortura për çdo popull.
Tortura dje! Tortura përsëri për tri dekada!
Kur do të bëhemi një vend normal, ku secili të shikojë punën e vet dhe shteti arbitër me ligje t’i japë të drejtën secilit?
Ka mbi 30 vjet që drejtësia shqiptare nuk është drejtësi! Këtu kërkojeni arësyen e largimit të të rinjve nga vendi.
Bazuar ne shkrimin e Bedri Islamit, telen te kuptosh se kur kercenonte ngjashem PS-ja me gojen e ish-Kryetarit te parlamentit pluralist Kastriot Islami (cuditerisht nje mbiemer me Bedriun) se do t’i terheqim zvarre te gjallae ata qe terhoqen zvarre monumentin e Enverit, Bedriu duhet te kete qene ne mos kryeredaktor i Zerit te Popullit, gazetar i saj ka qene. E paska kujtesen te dobet ky gazetar. Dhe , duke qene se vjen nga Zeri i Popullit, i vjen keq qe te hiqet zvarre Edi rama pasi e ka lulezuar Shqiperine, duke e boshatisur me me shume se gjysmen e popullit. Vazhdo i nderur Bedri dhe mbroji jo vetem Ramen por edhe Ilirin dhe Berishen, se nuk ben ta perjashtosh Edi Ramen nga vellezerit e tij Meta e Berisha, apo nuk e di qe ka qene Rama vella me ata? Bedri, bini kavallit, bini, se mire e keni.
Me sa duket, edhe Bedriu qenka prekur nga spiropalizmi. Zakonisht kjo semundje prek mjaftistet e tokxanistet, te cilet nuk e dine se c’eshte puna, atdheu, kombi. Eshte tregues i gjendjes uleritese ku eshte zhytur vendi, kur njerez te rrahur nga jeta si Z. Bedri Islami flene me mullixhine per inat te vjehrres.
ky fendiksi qenka një bole kari dhedërgon ca muzik budalliqe pa lidhje imagjinoni komunizmin sdo ket më tako ose patate të skuqura.
kshu ësht kur përpiqesh aq shum që karin ta futësh në byth tvet.
ndërsa për shkrimin e servilit të ditës servile të ramutit mund të them që ësht komplet shkrim servil dhe pa vlera
rama jeton për qejf dhe kërcënimin më të madh e ka nga overdoza.
Vetem nji “hundlesh” si puna e edi rames mund t’i bej balle yryshit haxhiqamils te saleh berishes.
ti salplehu ke plotesisht te drejt, vetem nje lesh si Edvin Bytha mund te matet me Salpleh Malokun. Jane te dy nje lloj kur vjen puna per te shkerdhyer popllin inteligjent shqiptar.
Great
Great- sakt si gjithmone Bedri Islami –