Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil
AktualitetKronike

Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil

Published: April 30, 2026
Shpërndaje

Ervin Mata, një biznesmen kontravers ndërtimi i akuzuar nga SPAK për përfshirje në disa episode trafikimi droge nga Amerika Latine në Europë dhe Shqipëri, u arrestua katër ditë më parë në ishullin Ilhabela në Brazil.

Ai kërkohej prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit, pasi jetoi mes Amerikës Latine, Spanjës dhe Brazilit, ndërkohë që në Tiranë, SPAK po zbardhte episodet kriminale ku ai ishte përfshirë, nga trafikimi i drogës, te krijimi i organizatës kriminale.

“Manjati shqiptar Ervin Mata u arrestua në Ilhabela, në bregdetin e São Paulo, natën e së shtunës së kaluar (25), nga Policia Federale dhe Policia Ushtarake lokale”, raportoi CNN Brazil, deris alajmi mbërriti dhe në Shqipëri.

Biznesmeni i njohur në Tiranë deri pak vite më parë vetëm për përfshirjen në ndërtimin e kullave të banimit dhe biznesit në kryeqytet, derisa u përplas me Ervis Martinaj në atë që mori emrin “masakra e Bllokut”, kishte zgjedhur të jetonte në Ilhabela, përcjell newsbomb.al.

- Publicitet -

Ishulli në brigjet e Brazilit njihet si vendi ku ka lindur mafia vendase dhe ku në vitet 1970 shkoi të jetonte edhe Tommaso Buscheta, një nga udhëheqësit më të mëdhenj të mafies siciliane.

Në atë kohë, ishulli ishte një vend turistik paqësor dhe i qetë dhe Buscheta krijoi “linjën Ilha Bela”.

Ai sillte drogë (kokainë dhe heroinë) me shumicë nga porti i Marsejës, Francë, për t’i çuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Tommaso Buscheta jetoi pa u vënë re në ishull. Shumica e njerëzve që e njihnin nuk ishin në dijeni të së kaluarës së tij dhe rolit të tij në mafia, shkruan Newsbomb.

Tommaso, i cili përdorte emrin Tomas Roberto Felice, njihej si “Toninho” ose “Toni”, një italian që udhëtonte nëpër ishull me motoçikletë dhe përdorte një bar dhe restorant pranë detit si zyrën e tij të biznesit.

Ai drejtonte operacionet e kontrabandës së kokainës dhe heroinës drejt Shteteve të Bashkuara, duke përdorur anije që ankoroheshin në portin e São Sebastião dhe gjithashtu avionë që uleshin natën në aeroportin e vogël me pistë dheu që ekzistonte në ishull.

Atje, katër ditë më parë, u arrestua edhe biznesmeni kontravers shqiptar Ervin Mata.

Nuk dihet nëse ai kishte shkuar atje për të ecur në gjurmët e mafiozit italian që u bë i penduari i parë i mafias, apo e kishte zgjedhur ishullin turistik për jetën e qetë dhe luksoze.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?