Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush e vrau Bledar Muçën? Autoritetet belge vijnë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush e vrau Bledar Muçën? Autoritetet belge vijnë në Shqipëri
AktualitetKronike

Kush e vrau Bledar Muçën? Autoritetet belge vijnë në Shqipëri

Published: February 3, 2023
Shpërndaje

Vrasja e Bledar Muçës, i konsideruar si njeriu i besuar i Florenc Çapjas i shumëkërkuari për urdhërimin e vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, sjell sërish në Shqipëri prokurorë dhe oficerë nga Belgjika. Hetuesit janë në kërkim të provave për të hedhur dritë mbi ekzekutimin e 43-vjeçarit në Antverp.

Burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë për Newes 24 se është ekzekutuar një letërporosi e autoriteteve belge të cilët, në kuadër të hetimeve, kërkonin autorizim për kontrollin e 3 banesave në Elbasan dhe pyetjen e disa personave, dëshmia e të cilëve konsiderohej e rëndësishme për çështjen.

Burimet janë të rezervuara për të konfirmuar nëse gjatë kontrollit të banesave janë gjetur prova që mund të ndihmojnë hetuesit belgë në zbardhjen e krimit që tronditi Belgjikën.

- Publicitet -

Sa i përket marrjes së dëshmive, mësohet se është pyetur ndër të tjerë edhe Shkëlzen Hasanpapa, i dënuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.

Hasanpapa u arrestua në Holandë dhe ekstradua në Shqipëri, në 2017 dhe prej asaj kohë ndodhet në burg, ku dhe u pyet nga autoritetet belge, por rrëfimi i tij mbahet top sekret.

Bledar Muça, miku i ngushtë i Florenc dhe Ardian Çapja, nipit të Ardian Çapjas, ky i fundit i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që urdhëron vrasje me pagesë, u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e 22 janarit të dy viteve më pare ne qytetin Antwerp. Mediat belge raportuan se në momentin që 43-vjeçari mbërriti para pallatit ku banonte, dy persona që e prisnin e qëlluan për vdekje brenda makinës së tij.

Autoritetet belge dyshojnë se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë dhe shkaku është larja e hesapeve për përplasjet ne trafikun e drogërave të forta, por edhe përfshirja e tij në krime të rënda në Shqipëri. Identifikimi i Bledar Muçës ishte i vështirë, pasi ai përdorte pasaportë britanike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?