Nga njeri i afërt i ish-ministrit të fuqishëm Arsen Avakov te deputet në Parlamentin ukrainas, Igor Kotvitsky rezulton të jetë “Igor” që shfaqet në përgjimin me Ron Yeffet. Emri i tij ka bërë bujë për skandalin e transferimit të 40 milionë dollarëve drejt një strukture offshore, ndërsa në vitin 2022 bashkëshortja e tij kaloi drejt Hungarisë me 28.8 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro cash.
Përgjimi i publikuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj merr përmasa edhe më të thella, teksa dalin në dritë identitetet e personazheve që shfaqen në bisedën me biznesmenin izraelit Ron Yeffet.
“Igor”, një prej tre personave rusisht dhe ukrainishtfolës që dëgjohen në material, është Ihor (Igor) Kotvitsky, ish-deputet dhe biznesmen ukrainas, i njohur për lidhjen e tij shumëvjeçare me ish-ministrin e fuqishëm të Brendshëm Arsen Avakov.
Një personazh që ka lëvizur në nivelet e larta të politikës, biznesit dhe aparatit të sigurisë ukrainase, ndërsa emri i tij është përfshirë ndër vite në skandale ku bëhet fjalë për dhjetëra milionë dollarë.
Profili i Kotvitsky-t është me interes të veçantë për shkak të kontekstit në të cilin Ahmetaj publikoi audiopërgjimin. Ish-zv/kryeministri e shoqëroi materialin me pretendime që lidhen me industrinë ushtarake, KAYO-n dhe një trafik të mundshëm armësh.
Kotvitsky vjen nga Kharkivi dhe për vite me radhë ka qenë pjesë e rrethit të Arsen Avakov. Marrëdhënia mes tyre nisi shumë përpara se të dy të ngjiteshin në nivelet e larta të politikës ukrainase. Kotvitsky ka qenë këshilltar i Avakov, ndërsa mediat ukrainase e kanë përshkruar si një prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt.
Pas ndryshimeve politike të vitit 2014, Avakov mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme, një nga institucionet më të fuqishme të shtetit ukrainas. Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 2021, duke drejtuar për shtatë vjet një aparat që përfshinte Policinë Kombëtare dhe Gardën Kombëtare.
Në të njëjtin vit, Kotvitsky hyri në Verkhovna Rada, Parlamentin ukrainas, si deputet i “People’s Front”, partia e ish-kryeministrit Arseniy Yatsenyuk.
Edhe pozicioni i tij parlamentar ishte domethënës: Kotvitsky ishte pjesë e komisionit që merrej me legjislacionin për organet e zbatimit të ligjit. Pra, politikisht ai ndodhej pikërisht në një fushë të lidhur me strukturat e sigurisë, ndërsa aleati i tij Avakov drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Në këtë histori shfaqen edhe armët.
Në vitin 2017, “Ukrainska Pravda” publikoi një investigim mbi armët që Ministria e Brendshme kishte shpërndarë si dekorata. Mes emrave që binin në sy ishte pikërisht Igor Kotvitsky.
Sipas të dhënave të publikuara, ai ishte dekoruar gjashtë herë me armë zjarri.
Bëhej fjalë për Fort 21.03, Fort 9, Glock 17, APS, Mauser dhe Smith & Wesson SW1911.
Tre prej tyre i ishin dhënë në vitin 2014, kur Kotvitsky ishte këshilltar i Avakov. Tre të tjera figuronin pasi ai ishte bërë deputet. Vetë Kotvitsky konfirmoi dekorimet, megjithëse deklaroi se dy prej armëve i kishte refuzuar.
Ky episod nuk dëshmon se Kotvitsky ka qenë i përfshirë në trafik armësh, por dokumenton një fakt tjetër të rëndësishëm për profilin e tij: afërsinë e tij me kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe aparatin ukrainas të sigurisë.
Sa i përket aktivitetit të tij aktual, të dhënat publike e lidhin Kotvitsky-n kryesisht me biznesin dhe investimet, përfshirë sektorin e hidrokarbureve. Nuk rezulton se ai mban aktualisht një funksion zyrtar në industrinë shtetërore ukrainase të armëve.
Por politika dhe siguria janë vetëm njëra anë e historisë së tij.
Ana tjetër janë paratë.
Në vitin 2015, Kotvitsky u gjend në qendër të një skandali që kaloi kufijtë e Ukrainës dhe u raportua edhe nga OCCRP.
Akuza lidhej me rreth 40 milionë dollarë që ishin transferuar drejt një kompanie offshore. Sipas raportimeve të kohës, paratë kaluan përmes bankës shtetërore Oshchadbank drejt një llogarie të lidhur me kompaninë panameze Kingston Group SA.
Çështja u bë veçanërisht e bujshme për shkak të deklarimit të pasurisë së Kotvitsky-t. Në raportimet e kohës u ngritën pikëpyetje se përse një shumë e tillë nuk ishte shfaqur fillimisht në deklaratën e tij.
Kotvitsky i hodhi poshtë akuzat. Edhe Avakov doli në mbrojtje të bashkëpunëtorit të tij, ndërsa banka deklaroi se kishte respektuar procedurat ligjore.
Por mbiemri Kotvitsky do të bëhej sërish protagonist i një historie me miliona dollarë në mars 2022, këtë herë në rrethana shumë më dramatike.
Rusia sapo kishte nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Ndërsa miliona ukrainas largoheshin nga lufta, bashkëshortja e ish-deputetit, Anastasia Kotvitska, kaloi kufirin drejt Hungarisë.
Valixhet me para

Ajo që u gjet në bagazhet e saj shkaktoi një skandal të jashtëzakonshëm.
Në anën hungareze u raportuan dhe u deklaruan 28.8 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro cash.
Fotografitë e tufave të dollarëve dhe eurove të futura në valixhe u përhapën me shpejtësi në mediat ukrainase dhe ndërkombëtare.
Por problemi nuk ishte vetëm shuma marramendëse.
Sipas raportimeve të kohës, milionat nuk rezultonin të deklaruara gjatë daljes nga Ukraina, ndërsa u deklaruan pasi automjeti kishte kaluar në territorin hungarez. Autoritetet ukrainase nisën procedura për të verifikuar rrethanat e kalimit të parave dhe veprimet e punonjësve në kufi.
Kotvitsky reagoi duke mohuar se paratë i përkisnin atij. Ai deklaroi se fondet e tij ndodheshin në bankat ukrainase dhe se nuk kishte tërhequr para.
Megjithatë, historia e 28.8 milionë dollarëve dhe 1.3 milionë eurove të transportuara cash mbetet një nga skandalet më të bujshme të lidhura me familjen Kotvitsky.
Dhe pikërisht ky personazh shfaqet tani në audiopërgjimin e publikuar nga Arben Ahmetaj.
Pas emrit të thjeshtë “Igor” në bisedën me Ron Yeffet qëndron, pra, një ish-deputet ukrainas me një të kaluar shumë më komplekse: bashkëpunëtor i afërt i Arsen Avakov, ish-anëtar i komisionit parlamentar për organet e zbatimit të ligjit, biznesmen, i dekoruar disa herë me armë nga Ministria e Brendshme dhe protagonist i polemikave financiare që kanë përfshirë dhjetëra milionë dollarë.
Identifikimi i tij i jep një peshë tjetër përgjimit të publikuar nga Ahmetaj. Tashmë çështja nuk është vetëm se çfarë thuhet në bisedë, por edhe kush janë njerëzit që ndodhen në të dhe çfarë interesash i kanë sjellë në të njëjtin komunikim me Ron Yeffet.

Cfare llumi ka sjelle ne Shqipri ky?Cfare Mafie,Kartele,,te rrezikshme boterore ka sjelle ne Qeveri ky?Gysti me Beqirin do na duken xhepista urbanesh ne krahasim me keta.
Valixhe?Ky i kalon me maune,,Mbushet avioni Boing dhe mezi nmgrihet cdo jave ne Rinas.
Nuk eshte kryeminister,eshte Kapo i nje Karteli nderkombetar kriminal te droges,kontrabandes,,vjedhjes,shitjes territoreve dhe pasurive tokesore,detare,,ujore,,nentoksore etj. Territori i Republikes Shqiperise eshte Republike Kriminelesh,si Republika Karaibeve te shek XVII,ku ligjin e ben Mjekerziu,,mjekerkuqi,Uncino,Kambaleci.Ne kete rast kryepirati eshte Edi Rama.Shteti drejtohet me Qarkore Ditore,sipas rastit,,Besa,,Pasqyra,Prania Besnike,si ta kete humorin kreu i grupit kriminal.
Ky Grup i strukturuar kriminal nuk eshte i rrezikshem vetem per Shqiprine,por edhe per NATON.Armet blihen ne Sudan,Paketohen ne Shqiperi dhe shperndahen ne vatrat e luftes ne gjithe boten.Ky Kartel kontrabandistesh blen raketa te Iranit nga Hutut e Jemenit,nga Hesbullahet e Libanit dhe i kontrabandon ne Ukraine.
NATO duhet te posedoje menjehere kasetat e transmetuara nga Arben Ahmetaj ne syri tv,.Ta marre si Burim informacioni dhe te hape Ceshtje Penale kunder Kreut te Organizates kriminale,Edi Rama.Perjashtimi nga NATO duhet te jete i menjehershem,.Rrezikohet Siguria Aleances..
E ka thene Arben Ahmetaj: kreu organizates.
Neswe duhet ti beje nje sherbim minimal ketij vendi Partia inexistente Demokratike,duhet te bllokoje menjehere cdo rend dite ne Parlament dhe te therrase kryeministrin Edi Rama ne seance te jashtzakonshme per kete SKANDAL TE PERMASAVE NDERKOMBETARE.
Shumë mut hëngre ti Demo sapo ta nisa një fuçi do të furnizoj rregullisht ti vetëm ha .
Po kë beson o demo gazetën Dita ?
VO:
-ÇFAR MËSUAM NË ARTIKULLI.? AS NUK ZIHET NË GOJË E.RAMA.? ÇPUNË KEMI NE ME SHTETARIN UKRAINAS.? -ÇLIDHJE KA EDI RAMA ME TË SIÇ SHPIF SPIUNI ANONIM DEMO.?
-NUK E DIM NE KUSH ËSHTË A.AHMETAJ,SPIUN I SALIUT 92.?
-NËSE DEKLARATAT E TIJ KAN BAZË,PSE NUK E ARRESTON SPAK(SALISKAP)POR E LË TË SHPIFI NGA BERNA PËR TË NXIRË VËNDIN,PASI E.RAMËS DO TI RRUJNË TRAPIN ?
-NE DIM SE,DEKLARATAT E AHMRTAJT PËRGATITEN NË SHQUP(BABALE),I JEPEN ATIJ PËR TA PËRDORUR SI KOBURE NDAJ E.RAMËS..
..DHE,KUR SHKON NË ZVICËR 7 HERË QIMI I TV SYRI-ZENI-SALIUT,SI NUK SHKON 1 HERË DUMANI DIBRAN NEPORIKË I SALIUT PËR TA ARRESTUARË.?
-NUK E DI POPULLI SE SPAK ËSHTË KOBURE E SALISËRBIT BISTURIA 79.?
-NËSE KA BLERJE ARMËSH PËR UKAINËN NUK E DI SHBA,NATO.?
-A PO BËHEN PALË SHPIFSE PD,SPAK,A.AHMETAJ.?
-NUK E DI POPULLI PSE U PARABURGOS ERIONI DHE MBAHET NË BURG PA PROVA PREJ OLSIT+DUMANIT,(SALISKAP),NDONSE GJK KA VENDOSUR PËR GJYKIM TË LIRË.?
-ME 54 PROTESTA TE BASHKIA PREJ DAIUT,A KËRKOHEJ MARRJA E BASHJISË NË ZGJEDHJE DHE,ME ARRESTIMIN E BELINDA BALLUKUT ME SHPIFJE KËRKOHEJ TË RRËZOHEJ QEVERIA RAMA 4.?..
..KU JANË 300 VILAT E B.BALLUKUT.? PASI UNË DI 60 TË SALISËRBIT FAMILJARISHT.!
-TANIMË,QARQET SLLAVO-GREKE ME BILBIL FRYERSIN SALI,KAN NXITUR PROTESTUESIT ANONIM PËR DESTABILIZIMIN E VËNDIT,ME QËLLIM PENGIMIN E SHQIPËRISË NË BE..
..PASI PPE(TË DJATHRA BELERISTE NUK E PRANOJNË SHQIPËRINË KURRË NË BE PARA SËRBISË.!
-DHE,SHBA,BE I MBAJNË SEHIËIR SËRBISË DHE 5 SHTETEVE TË TJERA QË NUK E PRANOJNË KOSOVËN SHTET.!
-BOTA PO SHKON NË KAOS NGA 2 SUPERFUQITË(E TRETA NUK PO NDIHET AKOMA),RREZIK L4B..
– NË KËTË KAOS KËRKON TË FITOI SALISËRBI BISTURIA NË SHQIPËRI DHE ALBINI (40 DITË NË BURG NË BEOGRSD)NË KOSOVË,TË 2 SIÇ E KËRKON A.VUÇIÇI,PUTINI,MIÇO..PËR BALLKANIN DHE SHQIPËRINË.
EL NEES ALBANIA
FLM DITA
Ethem
Kush sundon ne shqiperi?
Rama
E kemi votuar te dije gjithcka
Jo mos te dije gje
E pagojme te na mbroje interesat tona
Jo te tijat
Ty Etem te besoi Partia Repartin ushtarak te mbrosh Shqiprine socialiste nga NATO,Ti tradhtove atdheun dhe u dorzove tek NATO.
Akoma nuk e kane lidhur kete Ethem Lalajn, mo? Agjent i imperializmit kanadez qe punon kunder interesave te fanarit buze Adriatikut?
.PASI PPE(TË DJATHRA BELERISTE NUK E PRANOJNË SHQIPËRINË KURRË NË BE PARA SËRBISË.!
-DHE,SHBA,BE I MBAJNË SEHIËIR SËRBISË DHE 5 SHTETEVE TË TJERA QË NUK E PRANOJNË KOSOVËN SHTET.!
e ke shum gabim. keto jane thashetheme qe i perhapin antishqiptaret ne shoqerine shqiptare, me te vetmin qellim qe te krijojn nje paknaqesi dhe zemrin perkundrejt USA dhe EU. Partit e djathta konseravtive ja kan fut serbit kommet ne nje kepuce duke i thene qe pa njohur kosoven mos u lodh kot te vishe dhe te na takosh.