Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është “Nesti Angoni” sipas Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kush është “Nesti Angoni” sipas Berishës
Lajmi i funditPolitike

Kush është “Nesti Angoni” sipas Berishës

Published: October 27, 2025
Shpërndaje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi 15 minuta pushim me qëllim për të diskutuar me kolegët e tij sa i përket mënyrës se si do të vijojnë me seancën plenare ku dhe pritet të raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Lidhur me këtë kërkesë të Ballës, i cili i dha opozitës dy mundësi, ose të pranojë faktin që pyetjet Altin Dumanit dhe krerëve të tjerë të institucioneve të drejtësisë t’i paraqiten me shkrim, ose në të kundërt do të vijojnë me procesin e votimit, Berisha u shpreh se kjo është e papranueshme dhe se socialistëve “nuk iu leverdis” raportimi i tyre.

Berisha theksoi se vitet e kaluara është vendosur në zbatim praktika pyetje përgjigje me gojë.

- Publicitet -

“Taulant Begojaris hoqi maskën në fund dhe u tha shqiptarëve se do bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë ose të pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose do votohen pa lexim të raporteve dhe pyetjeve të kryetarëve të institucioneve të drejtësisë. Në këtë propozim ka skenarin e kyçjes së parlamentit. Nuk ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një Pazar të tillë.

Nëse ti do t’i vësh kyçin vendosja që nesër, opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese për pyetje e cila është absolutisht në çdo sallë parlamentare të botës edhe me gojë edhe me shkrim.

Në vitin 2023-24-25 pyetjet kanë qenë me gojë të gjitha. Para nuk ka pasur institucione drejtësie siç ka sot. Këta kërkojnë të bëjnë një interprentim si u leverdis se janë në raport krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë.

Nuk kanë interes këta që të raportojnë. Besoj se është e qartë, por opozitës nuk mund ti imponosh”, tha Berisha, teksa më tej “sulmoi” edhe ministrin Toni Gogu i cili sipas ish-kryeministrit është edhe “Nesti Angoni”, personi i cili kallëzoi në SPAK Erion Veliajn.

“I thashë unë dil betohu në Kushtetutë. Se thonë që Gogo është Nesti Angoni. E bënë lugat këtë Nesti Angonin këta.  Lexo nje pë yetje po një pyetje jo, lexo gjysmë pyetje, nuk jemi në pozita miqësore aty”, tha Berisha më tej.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Bankderri says:
    October 27, 2025 at 12:12 pm

    Jam nje komentues i vjeter ketu te Dita, por Z. Thano ne betejen e tij te pamposhtur dhe demokratike per mbrojtjen e lirise se shprehjes, na ka bllokuar Nikun komentues nepermjet moderatorit syshqiponje te Dites. Shume lexues mund ta imgjinojne se kush jam, por jam i detyruar te komentoj me nje nik tjeter. Censura demton vete censuruesin, dhe po e bllokuan dhe kete nik, eshte koha tu them lamtumire komenteve ketu te Dita.. Mosperballja ne nje debat pa fyerje dhe ofendime, por thjesht me bllokim arbitrar per tu shprehur lirshem, tregon nje dobesi shume te madhe te z.Thano. Ata qe perdhunojne fjalen e lire, per mua jane pjesa me negative e shoqerise ku jetojme. Nje debat quhet debat, ku gjithsecili mund te shprehet lirshem. Neqoftese duan monolog, atehere le ta mbyllin fare seksionin e komenteve e te flene mendjen

    Reply
  • Skypion says:
    October 27, 2025 at 12:20 pm

    Se Nesti Angoni eshte socialist, nga ata te thekurit kete nuk ka shqiptar qe nuk e di. Se kush eshte me emer te pervecem, nuk ka pike rendesie. Berisha thjeshte permend emer pas emri, per t’u thene se secili prej jush eshte nje Nesti Angon. E me te vertete, secili prej tyre i tille eshte; keshtu i kane pasur baballaret, keshtu jane edhe vete.
    Ky Gogu eshte nje nder deputetet me qesharake dhe patetike qe ka njohur historia e parlamentarizmit shqiptar; eshte i fundit, so far, qe duke share Sali Berishen, arriti te behej deputet dhe sot minister; sepse dihet ajo qe thone ne PS: “ne dac te behesh deputet a minister, shaj Sali Berishen”… aq e vertete dhe efektive rezultoi te jere kjo rrugaceri politike, sa edhe nga vete kampi demokrat, ka pasur dhe ka ndoca oportuniste te ndyre, qe per te fituar kredite politike, per t’i hyre ne qejf regjimit, shajne Sali Berishen cdo mbremje ne studiot televizive.
    Nese ka nje gje qe qe e paraqet ashtu sic eshte ne te vertete Partine Socialiste, dmth ne gjithe shemtine e saj morale, eshte kjo e Nesti Angonit.

    Reply
  • SPAK says:
    October 27, 2025 at 2:09 pm

    Si perdite dhe gjithmone i pamunguari Skypion! Tani na qenka zemeruar edhe nje komentues nik qe ne e njohim te gjithe qe akuzon Diten per bllokim! Bejuni civile te dashur shqiptare! Urrejtja ju ka bllokuar gjithcka! Nuk e di ne se i kini grate apo ju kane lene!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 27, 2025 at 4:15 pm

    BOTA KA PASUR DHE KA NË KRYE TË ÇDO SHTETI:BURRA SHTETI,GRA-ZONJA TË NDERUARA QË KAN MBETUR NË HISTORI PËR MIRË.PO ASHTU EDHE QË KAN DËMTUAE PLANRTIN ME LUFTRA BOTRORE.
    Edhe në Shqipëri në 113 vite SHTET,Kan drejtuar vëndin në Luftë për çlirim dhe në ndërtimin e vëndit shumë BURRA SHTETI.
    Por,në 35 vite BURRI që ka dëmtuar vëndin më shumë se TURKU NË 500 VITE DHE NAZIFASHIZMI NË L2B ËSHTË SALI R.BERISHA.!
    Ndonse ky personazh ka bër mbi 101 krime në korrupsion e vrasje,përsëri SHPIF KUDO..NË SHQIPËRI E KUDO VETËM MBI KUNDËRSHTARIN,DUKE MOS NJOHUR ASNJË HUMBJE ZGJEDHJE NGA 99.99 % NGA 1992,NË QEVERISJE E OPOZITË.
    DËSHIRA E TIJ ËSHTË TË DALI PDO DITË NË SHQUP,TË SHPIFI PA DOGANË,PA U SHQETSUAR NGA ASKUSH NË 35 VITE.
    DUKE QËNDRUAR 34 VITE NË KRYE TË PD, E KA KYHYER NË P/FAMILJARE PËR TA PËRDORUR SI KOBURE,BANDË THERRORISTE KUNDËR KUNDËRSHTARVE POLITIKË EDHE BRËNDA PD,OPOZITËS,KU NGA 1991 KJO PARTI ËSHTË COPZUAR,SHUMË JAN ELEMINUAR E TË TJRË KAN MIGRUAR NËPËR BOTË PA KTHIM.
    BOTA PO ÇUDITET SESI KY PERSONSZH I SHPALLUR NON GRATA NGA DASH,NUK PO GJYKOHET E NDËSHKOHET PËR KORRUPSION DHE VRASJE MASIVE SI NË 1991,96,97,98,GËRDEC,21 JANAR,etj.

    Reply
    • ¿? says:
      October 27, 2025 at 4:28 pm

      O Ethem, Shqiperia as nje here nuk ka pasur BURRA SHTETI. BURRA LESHI, po, sa te duash….

      Reply
  • Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret says:
    October 27, 2025 at 4:23 pm

    Nesti Angoni eshte varianti “Diella” i Ballukut i perdorur prej saj kunder Lali Erit, por qe se fundmi i eshte c’akorduar memoria e eshte kthyer kunder te zonjes…

    Reply
  • Ay says:
    October 27, 2025 at 5:34 pm

    Kapterr Temja! Berishen nuk e denojme dot se pastaj as Rama ska me cfare tju trembi ty dhe shoket e tu, dhe as ju nuk keni si ta justifikoni voten per rilindiotet hajdute!

    Reply
  • FOL says:
    October 27, 2025 at 5:59 pm

    E shoh me vend reagimin e bank… atje lart. Nuk duhej të arrinte puna deri aty sa të fshihej komenti. Personalisht i hodha një sy të shpejtë asaj që ai shkroi, dhe aty nuk konstatova absolutisht asnjë shkelje etike. Z. Thano e tha dhe më pas, që do ishte mirë që të rishfaqej, në mënyrë që të mos i humbte filli vazhdës së replikës. Moderatori ndoshta ka të tjera udhëzime apo preferenca, por sido që të jetë censura selektive është një minus i patolerueshëm nëse puna e tij hyn ke ajo e gazetarit.

    Reply
  • Dijniteti says:
    October 28, 2025 at 2:50 am

    T’i thuash kolegut, deputetit të nderuar, Toni Gogu, që “ti je Nesti Angoni. Nëse s’je, betohu në Kushtetutë!” – e gjitha kjo ligjëratë përbën një ofendim, që shpifësi Sali faqezi Berisha nuk e ka aspak për gjë. Vetëm kjo mjafton, që Toni Gogu të bëjë një ankesë dhe çështja të shkojë në Gjykatë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  • E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?