Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është prokurori që do hetojë Ilir Metën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush është prokurori që do hetojë Ilir Metën
Kronike

Kush është prokurori që do hetojë Ilir Metën

Published: August 27, 2022
Shpërndaje

Edhe pse Ilir Meta kërcënoi dhe ofendoi kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, të cilin e ka pasur bashkëpuntor dhe vartës në 2001, prokurori që ka në dorë dosjen e lobimit me para të padeklaruara është Sotir Kllapi. Ndonëse Kraja firmos shkresa si titullar i SPAK-ut, do të jetë prokurori Sotir Kllapi, ai i cili do të vendosë për fatin e dosjen, nëse do të kërkojë ngritjen e akuzave ndaj Ilir Metës në bazë të provave të mbledhura, ndalimin e Metës apo pushimin e çështjes, ku në fund vendimarrja i takon gjykatës.

Prokurori i SPAK-ut Sotir Kllapi ka në duar një nga dosjet më të ‘nxehta’ dhe të bujshme në tre dekadat e fundit, dhe rrjedhimisht fatin politik dhe juridik të Ilir Metës, një nga katër politikanët që ka dominuar politikën gjatë pluralizmit në Shqipëri.

Provat që konfirmojnë elementët e veprës penale të korrupsionit pasiv, falsifikimit të formularëve dhe pastrimit të parave, janë flagrante dhe të pakontestueshme. Janë zbuluar kontrata lobimi në SHBA me vlerë qindra mijëra USD nga Ilir Meta dhe LSI-ja në 2017, para të cilat janë fshehur, duke mos u deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP. Si do që të jetë vendimarrja, Sotir Kllapi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga njerëzit që do të lakohen mê shumë gjatë kësaj vjeshte dhe ndoshta edhe gjatë vitit 2023.

- Publicitet -

Po kush është Sotir Kllapi, njeriu që ka në dorë mundësinë historike për t’i dhënë goditjen e parë serioze korrupsionit në nivelet e larta dhe kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri?!

Sotir Kllapi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit.

Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Progradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016.

Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon.

Procesi i vlerësimit të kandidaturave kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-BE.

Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga SHBA dhe BE.

Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e Vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Edhe pse është pjesë e organit të akuzës prej 13 vitesh, Sotir Kllapi nuk ka asnjë pasuri të palujtshme, të paktën deri në vitin 2018. Prokurori rezulton se ka jetuar me qira në Qytetin Studenti, duke lidhur një kontratë qiraje me Rezidencën Studentore Universitare Tiranë.

Mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhje do t’i japë dosjes së Ilir Metës, e cila mund të jetë edhe dosja që do të shënjojë karrierën e tij./shqiptarja.com

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • and justice for all says:
    August 28, 2022 at 6:29 am

    SPAK eshte para dy rrugeve – te nise denimet e vjedhesve te qindra milion Eurosh tek Inceneratoret apo te denoje denoncuesit e super-vjedhjes monstruoze tek Inceneratoret. Nese e nis me burgim te Ilir Metes, ka bere te dyten dhe Vjedhesat ne pushtet do gezojne frytet e vjedhjes kurse shqiptaret frytet e varferimit.

    Reply
  • Lyfi says:
    August 28, 2022 at 11:28 am

    Ku ka lindur ky sotiri se ngjan se ka zbrit nga qielli

    Reply
  • Hajduti says:
    August 28, 2022 at 12:30 pm

    Shumë “Justice for all ” dukesh me këtë koment….

    Reply
  • Bardhyli says:
    August 28, 2022 at 4:26 pm

    Shpresoin te bej dicka me kete megahajdut, e megapatriot, po ra ky super hajduti, do terheq nga mbrapa te ter politikanet e ketyre 30 viteve pasi jan te ter antikombetar e e kan nje emerues te perbashket .Hajdut Ordiner.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  2. E on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” dhe protesta
  5. E on Pesë kërkesat e protestës, edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?