Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është socialisti që mund të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i New York
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush është socialisti që mund të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i New York
AktualitetBote

Kush është socialisti që mund të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i New York

Published: November 4, 2025
Shpërndaje

Në prag të zgjedhjeve për kryebashkiakun e New York-ut, një emër po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën politike amerikane është Zohran Mamdani, politikani 34-vjeçar që mund të bëhet jo vetëm kryebashkiaku më i ri i qytetit, por edhe i pari mysliman në historinë e New York-ut.

Sipas La Repubblica, Mamdani, i cili e përshkruan veten si “një politikan me shpirt skandinav dhe lëkurë më të errët”, ka arritur të kthehet nga një figurë pak e njohur në një prej kandidatëve më të fuqishëm për drejtimin e qytetit që “nuk fle kurrë”.

Aktualisht ai udhëheq në sondazhe me 41% të votave, shtatë pikë përpara rivalit të tij kryesor, ish-guvernatorit Andrew Cuomo (34%), ndërsa republikani Curtis Sliwa renditet i treti me 24%.

- Publicitet -

Një histori migrimi, arti dhe aktivizmi

Zohran Keame Mamdani lindi në Ugandë në vitin 1991. Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një prej politologëve më të njohur afrikanë, ndërsa e ëma është regjisorja e famshme indiane Mira Nair, autore e filmit kult Monsoon Wedding. Familja u zhvendos në New York në vitin 1998, kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.

I rritur në lagjen Astoria të Queens-it, një mozaik kulturash dhe etnish, Mamdani u formua mes realiteteve të ndryshme që e çuan drejt një vizioni politik të ndërtuar mbi barazinë sociale dhe drejtësinë ekonomike. Fillimisht i apasionuar pas hip-hopit, ai më vonë zgjodhi të përfshihej në punë sociale, duke ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta të mos humbnin shtëpitë e tyre për shkak të kredive.

“Çdo ditë shihja pasojat konkrete të pabarazisë”, ka rrëfyer ai.

Nga aktivist në favorit për kryebashkiak

Mamdani u bë pjesë e “Socialistëve Demokratë të Amerikës” në vitin 2017, dhe vetëm tre vite më vonë fitoi një vend në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, duke përfaqësuar zonën e tij, Astoria.

Ai u rikonfirmua në zgjedhjet e 2022 dhe 2024, duke fituar terren falë një platforme që përfshin masa ambicioze si:

– transport publik falas,

– ndalim i rritjes së qirave për banesat me çmime të kontrolluara,

–  ndërtim i 200 mijë njësive të reja banimi të përballueshme,

–  çerdhe falas për të gjitha familjet,

– dhe rritje graduale të pagës minimale në 30 dollarë/orë deri në vitin 2030, e financuar përmes taksimit të korporatave të mëdha dhe milionerëve.

Këto propozime e kanë kthyer në një simbol të brezit të ri progresist, por edhe në një shënjestër të pasanikëve dhe konservatorëve.

Presidenti Donald Trump e ka quajtur “komunist” dhe ka paralajmëruar se do të ndërpresë fondet federale nëse ai zgjidhet.

Një figurë që ndan, por edhe frymëzon

Megjithëse Mamdani ka fituar mbështetjen e figurave të majta si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez, ai ka shkaktuar debate të forta brenda vetë forcës për qëndrimet e tij kritike ndaj politikave të Izraelit. Ai e ka dënuar hapur “gjenocidin ndaj palestinezëve në Gaza” dhe ka propozuar ndalimin e financimeve për organizata që mbështesin vendbanimet ilegale izraelite.

Përkundër kritikave, ai ka fituar simpatinë e brezit të ri hebre në qytet. Një sondazh i korrikut 2025 tregon se 67% e votuesve hebrenj nën moshën 44 vjeç do ta mbështesnin kandidaturën e tij.

Në mënyrë befasuese, ish-presidenti Barack Obama e ka kontaktuar personalisht, duke i ofruar mbështetje morale dhe këshilla për të ardhmen, çka mund të ketë forcuar pozicionin e tij në mesin e demokratëve të moderuar.

Një fushatë që ndryshon rregullat e lojës

Në fund të tetorit, Mamdani u pa kudo në qytet, nga paradat e komuniteteve etnike deri te takimet e fushatës me Sanders dhe Ocasio-Cortez.

Në lagjen Upper East Side, zakonisht e rezervuar për elitat e pasura, ai udhëtoi me metro si çdo qytetar i zakonshëm dhe u përshëndet nga turma entuziaste që kërkonte foto e përqafime.

La Repubblica shkruan se “figura e tij ka sjellë një frymë të re në politikën amerikane, duke përfaqësuar zërin e brezave që kërkojnë ndryshim real, jo thjesht retorikë”.

Nëse fiton, Mamdani do të hyjë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut dhe një prej më të rinjve që kanë drejtuar ndonjëherë këtë qytet me buxhet prej 116 miliardë dollarësh, duke u kthyer kështu një simbol i një Amerike më shumëngjyrëshe, më sociale dhe ndoshta, më të guximshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Zgjohuni says:
    November 4, 2025 at 10:20 am

    Ne bote jetojn njerez te mencur, normale,e andikap dhe njerez mashtues.
    Mashtruesit i kam rradhit ne fund, e kjo ne sherbim te nje bote t’paqshme dhe n’progres njerzor.
    Ku shtetin ta drejtojn te zgjuarit e normalet patriot, kurrsesi handikap e sidomos mashtrues, qe pushtetet i shikojn me nje mendje sunduese dhe syrin cvates me c’do me c’do forme e cmim ne dem te popullit, kurre me.
    Fatkeqsish nje ligj qe ndalon katapultimin e mashtruesit te sundojn ne te kater pushtetet deri me sot s’ka. Gje qe favorizon t’keqen qe udhqen konfliktet, grabitjet e dhunen dhe sundimin me dor te hekurt, pra diktaturen, apo diktaturen e veshur me vellon e demokracis.
    Dalja e nje ligji qe vendos ne bangen e drejtesis pushtetar qe s’mbajn premtimet e rreklamuara me pompozitet gjat fushates zgjedhore, do t’ndaloj c’do abuzim nga fuqia e pushteteve ne dem te popujve dhe vendin e boten do ta beje t’paqeshme e n’progres njerzor.
    Thirrja ne PROTESTA, jasht mashtruesit, keta cvates e vrases popujsh prej pushteteve, eshte domosdoshmeri.Bota ka nevoj per dashuri, mirqenje e progres njerzor dhe besim tek Zoti. Vetem at’her shtrojm rrugen e popujve per perjetesi e ardhjen e mbretris Perendis.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?