Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Kush ka thënë që duam të jemi si Dubai?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > ​Kush ka thënë që duam të jemi si Dubai?!
Kryesoreopinion

​Kush ka thënë që duam të jemi si Dubai?!

Published: June 12, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Në fjalimin e tij të radhës, këtë herë nga sheshi “Italia” në 35-vjetorin e themelimit të PS-së, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të vizatonte të ardhmen e turizmit shqiptar me dy penelata që bien ndesh me njëra-tjetrën por edhe me vetë thelbin e asaj që Shqipëria është.

Nga njëra anë, ai deklaroi se “PS zhvillon por pa e shkatërruar natyrën”, dhe nga ana tjetër, premtoi me mburrje: “Ne do jemi si Dubai”.

- Publicitet -

​Pyetja e parë e thjeshtë, instinktive dhe legjitime që lind pas kësaj deklarate është: Kush i ka thënë këtij që shqiptarët duan që Shqipëria të bëhet si Dubai?!

Të thuash në të njëjtën fjali se po mbron natyrën dhe se synon Dubain, është një paradoks logjik dhe mjedisor. Dubai është modeli botëror i artificialitetit, një qytet i ngritur mbi rërë, i ndërtuar me mure betoni, rrokaqiej që fshijnë horizontin dhe ishuj artificialë që kanë shkatërruar ekosistemet detare.

Nëse ka një gjë që e bën Shqipërinë unike dhe të kërkuar në tregun botëror, është pikërisht natyra e saj e virgjër, autenticiteti, dhe identiteti Mesdhetar.

Turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri për të parë kopje të shëmtuara të Lindjes së Mesme apo kulla të ftohta betoni të ngritura mbi zonat e mbrojtura dhe vijën tonë bregdetare. Vijnë për egërsinë e bukur të maleve, për parqet kombëtare dhe për plazhet që ende mbajnë erë det dhe jo naftë ekskavatorësh.

Të kesh si model Dubain do të thotë të firmosësh zyrtarisht vdekjen e asaj pak natyre që na ka mbetur pa u betonizuar.

​E dyta, mënyra se si kreu i qeverisë zgjedh të ndajë vizitorët, duke i përbuzur ata që “vijnë me bukë me vete” dhe duke thirrur si shpëtimtarë “turistët elitarë që harxhojnë para” (!) tregon një qasje sa arrogante, aq edhe dritëshkurtër nga pikëpamja ekonomike.

Turizmi i qëndrueshëm nuk ndërtohet duke përjashtuar shtresën e mesme apo të rinjtë që udhëtojnë me çantë shpine (backpackers), të cilët po mbushin bujtinat e veriut dhe shpirtin e fshatrave të Jugut.

​”Turizmi elitar” i stilit Dubai izolohet në resorte të mbyllura (all-inclusive), ku paratë shkojnë në llogaritë e oligarkëve apo korporatave ndërkombëtare, duke e lënë komunitetin lokal thjesht si krah pune të keqpërdorur dhe pa asnjë përfitim real.

Nuk kishte si të mungonte në këtë ligjërim të Ramës, përdorimi i emrit të Donald Trump (të cilin ai vetë dikur e quante fatkeqësi botëror) edhe gjoja mbrojtja e shqiptarëve nga përdorimi si “mish për top”.

Një diversion i pastër retorik për të lidhur interesat e ngushta të projekteve të mëdha private në zonat më sensitive bregdetare (si Sazani apo Zvërneci) me “interesat e mëdha gjeopolitike”.

Shqiptarët nuk po i përdor askush si mish për top. Përkundrazi, janë pasuritë publike të Shqipërisë që po përdoren si monedhë shkëmbimi për interesa pushteti.

Por është për të ardhur keq të dëgjosh çfarë mendësie e çfarë vizioni alla-eskortash paska KM për Shqipërinë e vitit 2030.

Nuk mund të jetë Shqipëria as Dubai dhe as koloni resortesh të mbyllura që dëbon qytetarët e vet nga hapësirat publike, nëse duam vërtet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, (me standarde, jo me letra zyrash)

Nuk ka nevojë të shpikim rrotën se i kemi shumë afër modelet. Edhe modeli ynë duhet të jetë ai i vendeve që mbrojnë me ligje të hekurta çdo metër katror të natyrës, jo i atyre që e shndërrojnë bregdetin në një kantier të pafundëm telash me gjemba dhe biznesi privat.

Shqipëria është e bukur sepse është Shqipëri, o zoti Kryeministër. Kush do Dubain, le të marrë biletën e të shkojë atje.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
40 Comments
  • Gim says:
    June 12, 2026 at 7:53 pm

    Amin

    Reply
  • Jimi says:
    June 12, 2026 at 8:25 pm

    Po ty kush te tha moj kanakare qe shqiptaret nuk duan te behen si Dubai !?

    Reply
    • Vlora 97 says:
      June 12, 2026 at 8:34 pm

      Natyra shqiptare o kanakar
      E hengre sufllaqin per sot?

      Reply
      • Bureto says:
        June 13, 2026 at 7:48 am

        Varet si e kupton atë shprehje të Ramës. Unë psh, e kupotova atë nga këndvështrimi i një atraksioni turistik si ‘Dubai i Mesdheut’ (kështu e citoi ai) dhe jo si ngjajshmëri natyrore, arkitekturore apo natyrave të tjera si psh eskortave siç dikush përmend këtu. Nuk besoj se me atë shprehje nuk është patur parasysh vetëm resorti “Sazan-Zvërnec”, apo përkundrazi parë ai më gjerë, përfshirë Karaburunin deri në Darëzezë. Unë nuk e di nëse kjo do bëhet e mundur ashtu si nuk e mendoj se kjo mund të realizohet (nëse) në një periudhë sfatshkurtër, përkundrazi. Kjo në rradhë të parë mund të arrihet nëse ka intres kapitali i madh financiar ndërkombëtar dhe së dyti se sa do të jemi të aftë ta thithim ne atë. Fqinjët tanë e kanë bërë para nesh dhe po ia vjelin frytet. E vetmja frikë apo merrak i tyre është që ne të mos u futemi në pjesë dhe nuk është se nuk po i luajnë fijet. Ndaj, pavarësisht se për arsye moshe nuk do të arrij t’i shoh ato, për të ardhmen e brezave që lemë pas, uroj të bëhen. Ama, siç me të drejtë prof. M.Kasmi, analizonte dje në një shkrim referuar lëvizjes popullore të ditës, me “Panairin e pakënaqësive” nuk shkohet gjëkundi .

        Reply
        • Vlora Vlora says:
          June 13, 2026 at 1:12 pm

          Te dhjefsha atraksionin.
          Ik mor plere, se kane ngelur qytetet pa uje.
          Nuk duam beton dhe hale as ne Zvernec dhe as ne Sazan
          Le te shkojne Rama dhe atraksionistet ne Dubai
          E duam Shqiperine ashtu sic eshte me rere e det sic e ka bere Zoti
          Atraksioni i ketyre qelbesirave.
          Plerat dhe putanat e Rames. Spiune te ndyre.
          Tradhtaret qe kane shitur Detin dhe Varrezat
          PiSa qelbanike

          Reply
    • Shit Side says:
      June 13, 2026 at 4:46 am

      Jimi sumqimi, ajo kanakarja me bath te majra qe ke ke shpaja me sa duket e paska bo rruge dubain. Sheiku i ka qef eskortat. Mu ne goje ja leshon tullumat.

      Reply
  • prehistoriku says:
    June 12, 2026 at 8:34 pm

    Kryeminister katundar inferior me.mentalitet kurvash

    Reply
    • vlonjat says:
      June 12, 2026 at 10:19 pm

      Vlora 97 ,nuk te vjen turp nga vetja qe lëpin menderen e belerit a t..

      Reply
    • Qerratai says:
      June 12, 2026 at 10:22 pm

      Prehistoriket si puna jote ishin katundaret e klasit me te Piste te llumit ….

      Reply
    • Qerratai says:
      June 12, 2026 at 10:22 pm

      .. Prehistoriket si puna jote ishin katundaret e klasit me te Piste te llumit ….

      Reply
    • Oikoi says:
      June 12, 2026 at 11:26 pm

      Avash ti ore kopetent..paske mesuar ca fjale te reja po nuk ua di kuptimin. Na mbyten budallenjte

      Reply
  • Dudumi says:
    June 12, 2026 at 9:22 pm

    👍👍. Do vinte dita që Rama të vishej si Saliu. Të organizonte antimitingun e tij me numra njerezish prej njerëzve-numra. Që ndofta duhej ti bënin vetes foto e tja dërgonin dikujt për të konfirmuar prezencën. Njerëz-numra që duhej të suportonin retorikën e mbingarkuar te llafeve të gjata të njeriut të gjatë. Që menderisht po shkurtohet e po katandiset në një saliberishe mitingjesh e tribunash per karshillek ndaj protestave me dinjitoze që ka bërë shoqëria dhe rinia shqiptare në këto 36 vjet. Me te bukura biles nga ato të dhjetorit që i organizonin me shpesh hajdaret e Sigurimit. Të kesh turp o Rame që po kapesh pas katër këmbëve të karrikes kur nevojitet që minimalisht të dorezosh detyrën. Je vonë, por me mire vone se kurrë. Jep doreheqjen dhe ik andej nga erdhe. Nga garderoba e pardesyve të bardha.

    Reply
  • % says:
    June 12, 2026 at 10:08 pm

    Migena Aleksi = misheriM i Cinizmit te Dale Boje!!

    Reply
    • Aldrin says:
      June 13, 2026 at 1:13 pm

      ik moj dhiare e Ramutit. Meso ca eshte cinizmi, o putane rezortesh

      Reply
      • % says:
        June 14, 2026 at 5:00 am

        Aldrin je nje kelsyh bushtreje e bir Qeni !!
        Je nje cope injoranti e kafshe e Ndyre !
        Shko e bej byt..en !

        Reply
  • Antiçensura says:
    June 12, 2026 at 11:38 pm

    A mund t behet projelt ne tok te vjedhur????

    Reply
  • Esat says:
    June 13, 2026 at 1:25 am

    Jo nuk duam të bëhemi si Dubai, vend parazit. Jo nuk duam sulltan, nuk duam “investime strategjike” që vetëm varfërojnë njerëzit.

    Reply
    • Kiri says:
      June 13, 2026 at 5:28 pm

      Moj laraske ku duhet te shkojme sipas teje ne GAZA

      Reply
  • demo says:
    June 13, 2026 at 1:58 am

    E ke thene me vule moj Migena:Kryeministri ka trute e escortave.Mos e zgjat me shume.

    Reply
  • Gzimi says:
    June 13, 2026 at 4:05 am

    Ku fati të bëhemi si Dubaj o idiotë.Dubaj ndertohet në lartësi dhe ruan sipërfaqet ‘pjellore’
    Kur ndërtohet duhet ndërtimi të përmbush standarte që Dubait nuk i mungojnë.Në shqipëri ndërtohen shëmtira që kanë mbetë në fijokat e byrove të arqitektuës si të padëshirura

    Reply
  • Emigranti says:
    June 13, 2026 at 4:44 am

    Si Dubai thot loqja
    Qe te mblidhen gjith kurvat dhe gangsterat
    Pse mor Zot te mos e gezojn shqipraret Shqiperin?

    Reply
    • Vlora Vlora says:
      June 13, 2026 at 1:15 pm

      Po ketu eshte qellimi o Emigrant.
      Keta e kane lene popullin ne plera dhe ne Ujerat e Zeza. Duan ti marrin te gjitha per vete

      Reply
  • nastradini says:
    June 13, 2026 at 5:15 am

    EDI RAMA NJEHERE DEKLARON SE DO TA BEJE SHQYPNNE SI ZVICRA, PASTAJ THOTE SE E DO SI DUBAI, NE FUND I FUT NJE MASHTRIM PER TE GENJYER KATUNARET DRU ME PRE QE I BESOJNE LLOGJEVE TE TIJ SI KY BOLJA KETU ME SIPER DHE PERSERIT PERRALLEN SE DO TA FUSE NE BASHKIMIN EVROPIAN, PO AS ZVICRA DHE AS DUBAI NUK JANE NE BE DHE AS VELLEZERIT TERRORISTE TE ISIS NGA SIRIA QE DO TE HEDHIN BADIHAVA MILIARDAT PER BETONIZIMIN NE ZVERNEC, NJASHTU SIC NUK ESHTE NGA BE AS IVANKA DHE AS KUSHNERI,

    atehere:

    Perse genjen dhe mashtron me nje paturpesi cinike kryeministri LEGEN Edi Rama?

    sepse:

    Ka LEGENA te tjere qe qajne dhe vajtojne si tek Armet Kimike te Asadit: “BO-BO-BO! Pa na ikin miliardat e INVESTMIT dhe parate e ZHVILLIMIT!”

    dhe:

    Keta LEGENA te paguar nga krimi dhe droga nuk jane pak, per fat te keq.

    Reply
  • KTH S says:
    June 13, 2026 at 5:28 am

    Analize e sakte! Kryeministri nuk vepron per interes publik por vetem per trafik influencash per ti shpetuar Drejtesise. Njelloj si Saliu

    Reply
  • titi says:
    June 13, 2026 at 5:41 am

    INVESTIMET STRATEGJIKE DUHET TE MARRIN FUND ,,,INVESTITORET STRATEGJIKE E KANE VENDIN NE BURG,,,,,,,,,,,

    Reply
  • Simbioza krim-pushtet says:
    June 13, 2026 at 6:17 am

    Kush i ka thene Kryeministrit qe duam te jemi si Dubai? Ama pyetje moj Migena : Eksponentet e krimit organizuar moj, e kush tjeter! Ata qe jane shtylla kurrizore e kryeministrit e qe Dubain e njohin edhe si strehe te tyre kur i shpallin zyrtarisht pastaj “ne kerkim”.
    Me ndermjetesin nderlidhes Ergys Agasin qe Kryeministri ne pa mundesi ta dekoronte (ai ja ka mbathur si me se fundi i shpallur ne kerkim nga SPAK)…i dekoroi te atin Bardhin ne Durres “per merita te vecanta” sigurisht!

    Reply
  • Bureto says:
    June 13, 2026 at 7:53 am

    Varet si e kupton atë shprehje të Ramës. Unë psh, e kupotova atë nga këndvështrimi i një atraksioni turistik si ‘Dubai i Mesdheut’ (kështu e citoi ai) dhe jo si ngjajshmëri natyrore, arkitekturore apo natyrave të tjera si psh eskortave siç dikush përmend këtu. Nuk besoj se me atë shprehje nuk është patur parasysh vetëm resorti “Sazan-Zvërnec”, apo përkundrazi parë ai më gjerë, përfshirë Karaburunin deri në Darëzezë. Unë nuk e di nëse kjo do bëhet e mundur ashtu si nuk e mendoj se kjo mund të realizohet (nëse) në një periudhë sfatshkurtër, përkundrazi. Kjo në rradhë të parë mund të arrihet nëse ka intres kapitali i madh financiar ndërkombëtar dhe së dyti se sa do të jemi të aftë ta thithim ne atë. Fqinjët tanë e kanë bërë para nesh dhe po ia vjelin frytet. E vetmja frikë apo merrak i tyre është që ne të mos u futemi në pjesë dhe nuk është se nuk po i luajnë fijet. Ndaj, pavarësisht se për arsye moshe nuk do të arrij t’i shoh ato, për të ardhmen e brezave që lemë pas, uroj të bëhen. Ama, siç me të drejtë prof. M.Kasmi, analizonte dje në një shkrim referuar lëvizjes popullore të ditës, me “Panairin e pakënaqësive” nuk shkohet gjëkundi .

    Reply
  • Ela says:
    June 13, 2026 at 7:57 am

    Te rrish ne pushtet nje dekade te heq kontaktin me realitetin
    I duket vetja mbret, i plotefuqishem
    Mendjelli ka qene gjithmone
    Mbi toka te vjedhura nga mafia e Artur Shehut ai dhe pushtetare te tjere Mbas tij duan te perfitojne
    I kane bere keq llogarite
    Ai vend ka zot, ka njerezit e thjeshte qe nuk kane gje per te humbur prandaj nuk rrine me gojen mbyllur

    Reply
  • vlonjat says:
    June 13, 2026 at 8:17 am

    Kam kohe qe kam hequr dore nga leximi i DITA; sot e hapa dhe shoh kete M.Aleksin qe rruan pas deres dhe interpreton sic i do b…a apo sic deshiron A.Thano dhe klani Dabulla, se cfare thote Rama…jazek mos e pafytyre!

    Reply
  • nastradini says:
    June 13, 2026 at 10:23 am

    EDI RAMA ME KETE DEKLARATE KERKON TE BEHET SHEIKU I SHQYPNISE

    Klani Dabulla jane socialiste 24 karatsh te Partise se Punes, qe do te thote se jane nga “Dora Juaj” o @vlonjat BAJGA e Edvinit dhe KAKA e Enverit ne kete forum te nerum te gazetes DITA. Ju spiunet e Sigurimit dhe Patronazhistet e Rilindjes nuk shikoni ate qe shkruhet, nuk dini te komentoni ne menyre te pavarur mbi temen e debatit, ju o BAJGA te neveriteshme komunikoni me kode sigurimsash me kilshe te pergatitura, ju kafshe prehistórike lehni vetem si ZAGARE te paguar nga ai qe ju ndersen kunder Armikut te Kllases dhe puna e pare eshte te hapni biografíte me liber shpie, por kjo ka filluar te mos funksionoje, sepse shqyptaret nuk jane me BUDALLENJ dhe nuk e hane “sapunin per djathe”, te rinjte shqyptare e dine qe Dubai nuk mund te ndertohet me kanabis sativa dhe kokainen e Artur Shehut, as me Sinaloan e Edi Rames ulur kembekryq ne Kryeministri, as me hajduterine makaber antishqyptare te Belinda Ballukut dhe te Erion Veliajt, te Ilir Beqes dhe Lukuniste se Alabarit te Allahut, Bashkim Ulajt, Kastratit, Dulakut, Manes, te rinjte e protestave jane te lecitur, dine te lexojne ne gjuhe te huaja dhe nuk i genjen dot injoranti Edi Rama, qe nuk ka mbaruar asnje shkolle dhe nuk ka asnje dipllome si te gjithe pushtetaret e Rilindjes, shumica e te cileve jane ne burg per hajduteri, per kete arsye e dine se si eshte sajuar Dubai, ja cfare tregon interneti per kete teme:

    “Dubai është qytet i gjendur në pjesën jugore të Gjirit Persik në Gadishullin Arabik. Emrin Dubai e ka marrë nga emirati në të cilin ndodhet, pra Emirati i Dubait. Dubai ndan funksione legale, politike, ushtarake me 7 Emiratet e tjera të Federatës. Emirati i Dubait është Emirati i dytë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe pas atij te Abu Dabit. Ky qytet vizitohet nga miliona vizitorë në vit dhe ka popullsi rreth 2 milion. Gjithashtu Dubai njihet si qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Si çdo njëri Emirat edhe Dubai ka sundimtarin e tij, nga familja e njohur Al-Maktoum, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum. Gjithashtu Dubai njihet edhe si një ndër qytet me infrastukturë më të zhvilluar në botë. Gjithashtu ky qytet njihet edhe për “Qiellgërvishtësit” më të mëdhenj në botë. Ndërtesa Burj Khalifa, përveç se është ndërtesa më e madhe në EBA, është gjithashtu edhe ndërtesa më e gjatë në botë. Është e gjatë 828 m, dhe numëron gjithsej 163 kate. Ajo kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë për ndërtim. Për momentin, Dubain është duke e udhëhequr nga familja Al Maktoum, nga madhëria e tij SHEIKU Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është edhe zëvëndës-president i Emirateve të Bashkuara. Po si u be Dubai nga nje qytet fantazem me cadra ne shkretetire ne nje Mega-Qytet i turizmit boteror? Beni durim se kjo histori interesante qe hedh poshte deklaratat mashtruese te Edi Rames,

    vazhdon:

    Reply
  • nastradini says:
    June 13, 2026 at 10:40 am

    vazhdon:

    Dubai është themeluar si një fshat peshkimi në fillim të shekullit të 18-të dhe, deri në vitin 1822, ishte një qytet me rreth 700-800 anëtarë të fisit Bani Yas dhe i nënshtruar sundimit të Sheikh Tahnun bin Shakhbut të Abu Dhabit. Në vitin 1822, një detar britanik vuri në dukje se Dubai në atë kohë ishte i populluar nga një mijë njerëz që jetonin në një qytet në formë ovale të rrethuar nga një mur balte, i shpërndarë me dhi dhe deve. Shtegu kryesor për këmbësorë që dilte nga fshati të çonte në një përrua me kallamishte, ndërsa një tjetër zvarritej në shkretëtirë dhe bashkohej me rrugët e karvanëve. Dubai nënshkroi Traktatin e Përgjithshëm Detar të vitit 1820 me qeverinë britanike, pas fushatës britanike në vitin 1819 kundër Ras Al Khaimah. Kjo çoi në Armëpushimin e Përjetshëm Detar të vitit 1853. Dubai hyri në një marrëveshje ekskluziviteti në të cilën Mbretëria e Bashkuar mori përgjegjësinë për sigurinë e emiratit në vitin 1892. Në vitin 1841, një epidemi lije shpërtheu në Bur Dubai, duke i detyruar banorët të zhvendoseshin në lindje në Deira. Në vitin 1896, shpërtheu zjarr në Dubai, një ngjarje katastrofike në një qytet ku shumë shtëpi familjare ende ndërtoheshin nga barasti (gjethe palme). Zjarri dogji gjysmën e shtëpive të Bur Dubait dhe thuhet se distrikti Deira u shkatërrua. Vitin tjetër, shpërthyen zjarre të tjera. Një grua skllave u kap në flakë duke ndezur një zjarr të tillë dhe u vra. Në vitin 1901, Maktoum bin Hasher Al Maktoum e themeloi Dubain si një port të lirë pa taksa mbi importet ose eksportet e mallrave (mendoni portin e Durresit), dhe gjithashtu u dha tregtarëve parcela toke dhe garanci mbrojtjeje per tregeti te lire. Këto politika i shtynë tregtarët jo vetëm të lëviznin lirshem në Dubai. (mendoni taksat dhe tatimet qe ka Shqypnia me Kosoven). Frekuenca e anijeve tregetare (mendoni portin e Durresit) përshpejtoi rolin e Dubait si një port në zhvillim dhe qendër tregtare preferenciale.

    He mo BAJGA patronazhiste te Edvinit si do ta beje si DUBAI Shqypnine Edi Rama, kur edhe Portin mijravjecar te Durresit e shiti per dy aspra te Alabari i Allahut Akbar? Prandaj ngrini veshet e gjate dhe hapni syte mire, se historia e Dubait,

    vazhdon:

    Reply
  • !!? says:
    June 13, 2026 at 12:48 pm

    Në Santorini që është ishulli ku problem është mospërballimi i dyndjes së turistave të shumtë, jo ata elitarë (oligarkët kusarë të popujve të botës që mezi presin të ndodh një konflikt dhe të rrisin çmimet në nivelin e kusaris që, me mpljonat e grabitura të zhyten në orgjitë perverse të resorteve të ishujve të llojit Epsh tejn) por

    turistat që përbuz turistollogu bastard Edi Rama, njerzit e thjeshtë që nuk venë të joshur nga resortet luksoze të bër nga “investitorët strategjik” në këtë ishull, por në shtëpitë bujtina të thjeshta mikpritse, lyer me gëlqere, në baret e restorante ngjitur ose pjesë të shtëpive, ku nuk ofrohen bërxolla të Nusretit veshur me fletë floriri që i kanë çakërdisur mëndjen “më shumë se mbretit” ton të dinastis Rama i parë Edi por gatime tradicionale bijo të popullit grek.

    I jap të drejtë kusarit ton kombçfarosës kur thot që nuk e ka shitur Sazanin, megjithëse ai ka ftuar publikisht pa pikë turpi të huajët që, citoj. “të vijn dhe të blejnë qoftë edhe një gur në Shqipëri sa më shpejt se…..do të pendohen më vonë”, deklarat që mund ta bëj vetëm një armik i tërbuar i shqipëtarë dhe Shqipëris. Poooooo……, ai nuk e ka shitur por e ka “falur” Sazanin, duke pregatitur me dinakri kusari një ngrackë për zotin Trap që të vihet , si agjenti i FBI, McGonigal, në shërbim të projekteve të tij, që, mbasi duke i rjepur shqipëtarët me taksat dhe çmimet e kusaris, ti përzer edhe ata që kanë ngelur pa emigruar dhe të emigrojnë edhe 800 000 pensionistët në botën tjetër që të mos i ketë nëpër këmbë, dhe

    me një miljon Raxhkapurë nga India, me prostituat e seksit turistik nga Filipinet, Kina, Kolumbia……. dhe me Jovat nga Madgaskari e gjetkë nga Afrika, të krijoj Dubain turistik prrallor të Europës që do t’ja kalonte edhe ishullit të Epshtejnit nga kënaqsit që do të konsumonin turistët elitar, dmth presidentët Trapa dhe kusarët oligarkë që janë vetëm 1% të popullsisë së globit por kanë në thesin e tyre aq sa kanë gjysma e popullsis së botës, Projektet e këtij antishqiptari janë ambicioze dhe ja kalojnë të gjithë armiqëve që kanë kaluar si pushtues në këto troje dhe

    do tja arrij qëllimit kobzi në qoftë se protestuesit vazhdojn. jo me një ton të rrept por me një ton të ëmbël si një ninull për të vën në gjumë parrullën “Edi Rama jep dorheqjen” dhe ai jo vetëm nuk jep dorheqjen por po mobilizon ushtrin e zyrtarëve të administratës, agjenturën e spiunëve elektoral që gabimisht quhen patronazhist , policin e shtetit dhe ushtrin që në momentin e përshtatshëm edhe me zjarr e hekur të mbys protestën e shqipëtarëve., në bashkëpunim me hajdutët në “opozitë” të antishqiptarit tjetër, Sali Berisha.

    Protestues , jini vigjilentë, ju kan shpallur një luftë për jetë a vdekje pushtuesit më barbarë, më të sofistikuar, më antishqipëtar që kan zaptuar Shqipërin gjer më sot, bandat e kusarokratëve kombçfarosës Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama.

    Prokuror të SPAK, në qoftë se jeni me Shqipërin dhe shqipëtarët, ndalojini sa nuk është vonë edhe Sali Berishën dhe Edi Ramën, përndryshe ata nuk do të ndalen për të mbytur, pse jo edhe me zjarr dhe hekur protestën, ata do të mbrojnë me çdo kusht vehten dhe pasuritë e grabitura nga uragani i urrejtjes popullore të shqipëtarëve të vjedhur në mënyrë të pashpirt prej tyre.

    Është momenti që jo vetëm prokurorët por edhe zyrtarët, intelektualët, policët, ushtrakët, demolratë dhe socialistë…….të gjithë të ndajnë mëmdjen, do të jenë me shqipëtarët dhe Shqipërin apo me antishqipëtarët e përbetuar Sali Berisha dhe Edi Rama dhe bandat e tyre.

    Protestuesit, të gjithë shqipëtarët e ndershëm që nuk kanë ngrën çorbën e prishur të kryekusarëve Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama të evidentojnë se cilët janë ushtar besnikë, madje të rrezikshëm të këtyre antishqipëtarëve dhe të mos gjënden në befasi kur këta të aktivizohen me përvojën kriminale të ndyrsirës antishqipëtare Sali Berisha që dërgoj repartet e bashibozukëve për të nënshtruar me zjarr dhe hekur jugun e revoltuar në vitin e mbrapsht 97.

    Reply
  • demo says:
    June 13, 2026 at 12:55 pm

    Nje kryeminister trularaske
    Nje kryeminister Enca Haxhia.
    I ka mbire ne tru Dubai
    Tundu ne varr o Kristaq mavria!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • sfilitje.com says:
    June 13, 2026 at 12:58 pm

    Iku edhe ajo DITA qe na dukej si nje DITE(gazete) per se mbari.
    Paraja shokeni Paraja
    Nuk me qofte ke daja
    I dhjeu edhe te burgosurit
    Disidentet e te perndjekurit
    Kjo PARAJA.

    Reply
  • Vlora Vlora says:
    June 13, 2026 at 1:23 pm

    Kokepalare. Keshtu i tha Popullit Ilir Meta njehere e nje kohe, kur i sherbente Berishes.
    Ndersa Rama dhe kriminelet bandes se tij te Grabitjes, i thone Popullit qe Shqiperia eshte per ELITEN
    Hapur fare sfidojne njeriun popull, dhe e bejne fakt qe ky vend i takon Elitave
    Nuk ka Shqiperi per Shqiptaret.
    Ka Atraksion per Elitaret
    Keta e thone Haaaapuuur… Shqiperia nuk eshte e juaja por e tyrja.
    Prandaj o popull kete Vizion “Atraksionist” te Bureto-Ramutit duhet ta kesh Frike si Vdekjen.
    Dmth ta Merr dhe Ta Grabit Shqiperine, dhe te thote : Kjo eshte Atraksion.
    Mos te kesh te drejte o Popull te rrosh ne Token Tende, se i Duhet Atraksionit Elitar.
    Popull Kokepalar, a do luftosh per Veten, apo do ja lesh Token dhe Jeten tende Elitave te Eskortave.
    Keshtu e duan Boten keta, te jene Pronare dhe me kurva nga pas..
    Nuk ka vend me per ty o Njeri i Mire ne Token tende/
    Shikoni mire cfare flet Kerministri dhe sherbetoret e tij te eskortave dhe Resorteve.
    Turizem Elitar si Dubai!!!
    Populli nuk ekziston en mendjen e Rames si Sovran
    Nuk ka dinjitetin te jete ZOT i ketij vendi. por sherbetor, pastrues, eskorte e Hoteliereve te Ramutit. Skllav i Elites
    Nuk ka te drejten Shqiptaret te jene Zot te Zvernecit dhe Sazanit, Vlores dhe Palases, por sherbetoret dhe sklleverit e ganstereve Elitare te Rames.
    Ky, pikerisht ky eshte Koncepti i tij Kriminal per Shqiperine..
    Me kaq, ky duhet te shkoje ne Ferr. Ne ate Ferr qe i ka krijuar Shqiperise tere keto vite.
    Maskarenj te poshter
    Tradhetare te shitur

    Reply
  • '' says:
    June 13, 2026 at 1:54 pm

    EMIGRANTI I HERËSHËM: Kjo e ashtuquajturë ”LËVL}IZJE POPULLORE ” Na kujton se si Musolioni në vitet 20 të shekullit të kaluar mori pushtetin fashizmi në Itali. Kështu e nisi lëvizjen e tij…demokratike Musolini që e drejtonte i padukur madje me parrulla….slocialiste popullore. Demostruesit injorantë i besuan fjalët ee tij të bukura, ”lëvizja e tij mori përmasa kombëtare dhe mbreti mëndjelehtë besoi se Musolini do të …shpëtonte Italinë dhe i dha pushtetin në pjatë! Kësisoj Musolini nga socialist u bë ai që ishte…fashist i çmëndur (Në njëfarë mënyrë edhe Hitleri ndoqi shëmbullin e tij!) Kam frikë se edhe nga kjo ”lëvizje demokratike” në Shqipëri do të shfaqet një ditë një Musolin i vogël…( Madje disa kanë shfaqur ambicjet e tyre ( Llapa, Qorri-këta janë tepër naivë e të vegjël por nga prapa janë dhe pseudosocialistët Tarifa (ky teoricent nuk pranon as kritika-tipike fashiste!) Thano me penën e tij gebelsiane dhe disa femra aktive pranë këtyre që duan të na bindin se vetëm këta e duan Shqipërinë… Thua se Shqipëria presin një shpëtimtar tl ri…mjaft e kanë shpëtuar deri sot… Të gjitha këto më bëjnë të frikësohem se mos Shqipërisë po i kanoset një rrezik i ri fashist dhe pastaj nuk do të ketë kthim prapa dhe do të kërkojnë edhe njëherë…ta shpëtojnë fqinjët dashamirës si në vitin 97 dhe tani nuk ekziston më një Çiler…RREZIKU FASHIST ËSHTË NË PRAG TË DERËS! SHQIPTARË KUJDES:::ZGJOHUNI DHE NJËHERË! ZGJOHUNI NGA OPIUMI QË PO JU USHQEJNE PSEUDOPATRIOTËT…

    Reply
  • nastradini says:
    June 13, 2026 at 2:05 pm

    vazhdon:

    “Pas vitesh eksplorimi pas gjetjeve të mëdha në Abu Dhabin fqinj, nafta u zbulua përfundimisht në ujërat territoriale shume pranë Dubait në vitin 1966. Fusha e parë u quajt “Fateh” ose “fat i mirë”. Kjo përshpejtoi planet e zhvillimit të infrastrukturës së Sheikh Rashid dhe shkaktoi një bum ndërtimesh, duke rezultuar në një fluks masiv të punëtorëve të huaj, kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme. Midis viteve 1968 dhe 1975, popullsia e qytetit Dubai u rrit me mbi 300%. Si pjesë e infrastrukturës për pompimin dhe transportimin e naftës nga fusha Fateh, e vendosur në det të hapur të zonës Jebel Ali të Dubait, u ndërtuan dy rezervuarë magazinimi prej 500,000 galonësh, të njohur në vend si “Kazzans”, duke i salduar ato së bashku në plazh dhe më pas duke i gërmuar dhe duke i lundruar për t’u hedhur në shtratin e detit në fushën Fateh. Këto u ndërtuan nga Chicago Bridge & Iron Company, e cila i dha plazhit emrin e saj lokal (Chicago Beach), i cili u transferua në Chicago Beach Hotel, i cili me pas u shemb dhe u zëvendësua nga Jumeirah Beach Hotel në fund të viteve 1990. Kazzans ishin një zgjidhje inovative për ruajtjen e naftës që do të thoshte se supertankerët mund të ankoroheshin në det të hapur edhe në mot të keq dhe shmangnin nevojën për të transportuar naftë në tokë nga Fateh, i cili është rreth 60 milje në det të hapur. Dubai me naften e zbuluar ne Fateh kishte hyrë tashmë në një periudhë zhvillimi dhe zgjerimi të infrastrukturës. Të ardhurat nga nafta, që filluan te rrjedhinn si lume nga viti 1969 e tutje, mbështetën një periudhë rritjeje, me Sheikh Rashid që ndërmori një politikë të zhvillimit të infrastrukturës dhe diversifikimit ekonomik përpara se rezervat e kufizuara të emiratit të shteroheshin. Nafta përbënte 34% të PBB-së në vitin 1990, por kishte rënë në 7% të PBB-së deri në vitin 2004. Një nga projektet e para të mëdha që Sheikh Rashid ndërmori kur filluan të rrjedhin si LUME të ardhurat nga nafta ishte ndërtimi i Port Rashid te mallrave per kontenjere, një port pa ujëra të thella i ndërtuar nga kompania britanike Halcrow. Fillimisht i menduar të ishte një port me katër KALATA ankorime, ai u zgjerua në gjashtëmbëdhjetë KALATA ankorime gjatë ndërtimit. Projekti pati një sukses të jashtëzakonshëm, me anijet që prisnin në radhë për të hyrë në objektet e reja per te ngarkuar-shkarkuar mallrat nga te gjitha vendet e Botes. Porti u përurua më 5 tetor 1972, megjithëse ankorimet e tij ne KALATAT perkatese u vunë në përdorim sapo u ndërtuan. Porti Rashid do të zgjerohej në vitin 1975 me 35 KALATA ankorime përpara se të ndërtohej porti më i madh Jebel Ali. Port Rashid ishte i pari i një sërë projektesh të hartuara për të krijuar një infrastrukturë moderne tregtare te transportit modern te mallrave me kontenjere pa pranine e njeriut, qe ndihmoi me pas ndertimin e shume objekteve publike, duke përfshirë rrugë, ura, shkolla dhe spitale.

    He mo BAJGA te Edvinit ku e keni naften e Dubait, qe ja keni falur hajduteve Bankersa Komuniste te Kines dhe Deripaskes se Putinit, ju o edepseza dhe genjeshtare genjyet dhe mashtruat shqyptaret me naften e Shpiragut dhe tani del gangsteri Edi Rama dhe deklaron se do ta beje Shqypnine si Dubai? Ku e keni Portin e Durresit qe e shitet per dy aspra te Alabar Hajduti, por ku i keni portet inexistente shqyptare, ku e keni Korridorin 8 te transportit te mallrave Lindje-Perendim, te cilin e reklamoni vetem per mashtrim dhe propagande?

    Reply
  • nastradini says:
    June 13, 2026 at 2:24 pm

    vazhdon:

    “Gjatë viteve 1970, Dubai përjetoi rritje të vazhdueshme të nxitur nga të ardhurat nga kryesisht nafta, por edhe tregtia e mallrave (ku eshte turizmi i Edi Rames ketu?). Në vitin 1979, krijimi i portit Jebel Ali, një port me ujë të thellë që akomodonte anije më të mëdha, shënoi një zhvillim të rëndësishëm krejt te ri qe i dha shtyse suplementare ekonomise. Fillimisht duke u përballur me sfida, Sheikh Mohammed krijoi JAFZA-n (Zona e Lirë Jebel Ali) rreth portit në vitin 1985, duke lehtësuar importin e pakufizuar të punës dhe eksportin e kapitalit për kompanitë e huaja (ku eshte turizmi i Edi Rames ketu?). Njëkohësisht, aeroporti i Dubait dhe industria e aviacionit vazhduan zgjerimin e tyre duke filluar me prodhimin ne vend te shume pjese te aeropllaneve nderkombetare. Lufta e Gjirit në fillim të vitit 1991 pati një ndikim negativ financiar në qytet, pasi depozituesit dhe tregtarët tërhoqën fondet dhe ndaluan tregtinë. Por Dubai u rimëkëmb shpejt në një klimë politike në ndryshim dhe lulëzoi. Në fund të viteve 1990, kompani dhe komunitete të ndryshme tregtare të huaja – fillimisht nga Kuvajti gjatë Luftës së Gjirit dhe më vonë nga Bahreini mes trazirave shiite – u zhvendosën në Dubai. Le te mos harrojme, se Dubai shërbeu si një bazë furnizimi me karburant për forcat aleate në Zonën e Lirë Jebel Ali gjatë Luftës së Gjirit dhe përsëri gjatë Pushtimit të Irakut në vitin 2003. Në fillim të viteve 2000, nga akumulimi i madh i financave filloi ndërtimi i ishujve artificialë pranë bregdetit të Dubait, të njohur si Ishujt Palm dhe Ishujt Botërorë. Burj Khalifa u inagurua në Dubai në vitin 2010, duke tejkaluar Taipei 101 për t’u bërë rrokaqielli më i lartë në botë. Iniciativat digitale te qytetit inteligjent të Dubait, përfshirë turizmin inteligjent, luajnë një rol kyç në avancimin e ambicieve të rritjes së qytetit, kryesisht përmes projektit Smart Dubai. Në vitin 2016, ndërtesa e parë funksionale e zyrave e printuar në 3D u hap në Dubai, pasi u deshën 17 ditë për t’u ndërtuar. Arkitekti i saj, Killa Design, ishte i njëjti arkitekt që projektoi Muzeun e së Ardhmes. Ndërtimi i Dubai Frame, një mrekulli 150 metra, filloi në vitin 2014 dhe përfundoi në vitin 2017. Gjatë tensioneve të larta në Lindjen e Mesme në vitet 2020, afërsia e Dubait me zonat rajonale të konfliktit çoi në anulime të shpeshta fluturimesh dhe shqetësime të shtuara për sigurinë. Në hakmarrje për një seri sulmesh të përbashkëta izraelito-amerikane ndaj Iranit më 28 shkurt 2026, pjesë të qytetit u bombarduan nga sulmet iraniane, me shume deme ne infrastrukture.

    Ku je o genjeshtari enverist Edi Rama qe te lexosh se Shqypnia nuk eshte si Dubai dhe as nuk mund te behet kurre si ai, sepse kjo histori e nje qyteti qe ka perjetuar nje zhvillim te papare kryesisht nga drejtimi inteligjent dhe burimet e naftes, ku popullsia autoktone qe eshte pronare e tokave ne Dubai nuk ka nevoje te punoje, sepse te gjitha brezat jane te siguruara perjete, prandaj per te demaskuar mashtrimin me shqyptaret, kjo histori

    vazhdon:

    Reply
  • MH says:
    June 13, 2026 at 3:13 pm

    Ate se kush i ka thene Rames etj, etj… duhet ta dije vetem Kapterr Ethe Lalaj por ai ka pre goje se ka hyre ne greve urie ne Corrushin e tij e te Memos me kerkesen e pa negociueshme – te ndalin menjehere protestat anti-Rama.

    Reply
  • toi per se dyti says:
    June 13, 2026 at 5:52 pm

    di shqip kjo zonje gazetare? ai thote ” si Dubai ne kuptimin e atraksioni turistik”, dmth qe te terheqim turista kjo e lexon si Dubai, ku piqet buka ne diell. Pyetja eshte : nuk di apo nuk do? Jemi parimore thote Thanua…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 korrik 2026
  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?