Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa 40 firmëtarët ishin ata të cilët nënshkruan aktin e Pavarësisë.
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1844-1919)
Lindur në Vlorë. Shkollën fillore e vijoi në Selanik, meqë aty ishte e internuar familja e tij për shkak të veprimtarive patriotike. Më 1858 u regjistrua në gjimnazin e Janinës “Zosimea”, ku pati bashkënxënës të vet Sami Frashërin, Naim Frashërin, etj. Më 1860 filloi punë si përkthyes i frëngjishtes në ministrinë e Punëve të Jashtme, në Stamboll. Aty përfundoi shkollën e drejtësisë. Pak vite më vonë, u emërua shef kabineti në Tesali, i Ismail Rahimpashës, që ishte daja i tij. Më 1868 u emërua kryesekretar i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dy vjet më vonë, deri më 1875, guvernator në Varnë dhe guvernator i Danubit të Poshtëm. Por, dy vjet më vonë, duke qenë kundërshtar i Portës së Lartë, u internua në Qytahi, pranë Anadollit, vend ku qëndroi deri më 1882. Në fillim të shek. XX, Ismail Qemali filloi t’i përkushtohej çështjes shqiptare, duke ngritur zërin për autonominë e Shqipërisë. Lidhi kontakte me pothuaj të gjithë kolonitë patriotike të shqiptarëve jashtë e brenda vendit, sidomos në zonën e Vlorës. Në nëntor 1908 hyri në parlamentin osman si deputet i sanxhakut të Beratit. Një vit më vonë, u arratis nga Stambolli dhe vijoi të jetojë nëpër Evropë, duke nisur kështu rrugën e pakthyeshme të veprimtarisë politike në favor të Shqipërisë. Ndihmoi lëvizjen e armatosur të shqiptarëve në kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910-1912. Ishte organizatori kryesor i mbledhjes historike të 5 nëntorit 1912 në Bukuresht, ku u vendos e ardhmja e Shqipërisë. Më 28 nëntor, deklaroi në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë, duke e krijuar kështu shtet më vete. Firmoi i pari dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Ismail Kemal”. U zgjodh kryeministër i qeverisë shqiptare dhe ministër i Punëve të Jashtme. Më 22 janar 1914 jep dorëheqjen dhe pushtetin ja dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Largohet nga Shqipëria për në Itali ku edhe vdes në rrethana të dyshimta më 24 janar 1919.
DOM NIKOLL KAÇORRI (1862-1917)
Lindur në fshatin Kre i Bajrakut të Lurës. Më 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”: “për Kishë dhe Papë”. Emërohet Ipeshkv. Gjatë 1905-1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Pas rënies së kësaj qeverie, emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike, derisa vdiq në Vjenë në maj 1917.
VEHBI DIBRA AGOLLI (1867-1937)
Lindur në Dibër të Madhe. Biri i Myftiut të Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërua Myfti. Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës. U zgjodh kryetar i Kongresit; më 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, si përfaqësues i Dibrës firmoi vendimin e pavarësisë me siglën në turqisht “Vehbi Dibra”. Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipërisë. Ndërsa, më 1923, Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Shkroi, botoi dhe përktheu gjatë gjithë jetës, një pjesë e tyre u botuan në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”, që botohej në Tiranë. Vdiq në Tiranë.
JORGJI KARBUNARA – BABË DUDË KARBUNARA (1842-1917)
Lindur në Berat. Shërbeu si mësues i shqipes dhe bashkëpunoi me Kostandin Kristoforidhin. Filloi të meshonte në shqip, por kjo iu ndalua. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat. U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz. Studimet e larta i përfundoi në Itali, për italisht. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike, u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku si i tillë, firmosi aktin e shpalljes së pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Gjithashtu, u zgjodh anëtar i Pleqësisë. Pati përplasje me mercenarët e Esat Pashë Toptanit, të cilët i shkatërruan pasurinë në vitin 1915. Vdiq në Berat.
ELMAS BOCE (1852-1925)
Lindur në Gjirokastër. Bashkëkohës i Naim e Sami Frashërit, si ata, Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”. Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Elmas Boce”.
VELI HARÇI (1850-1914)
Lindur në Gjirokastër. Studimet i përfundoi në Stamboll, në degën e administrimit dhe ekonomisë. Pas studimeve punoi në Stamboll, ku u lidh me veprimtarë të çështjes shqiptare, që ndodheshin aty. Nga fillimi i shekullit që lamë pas, Harçi u kthye në Shqipëri, si i emëruar i Portës së Larë në nënprefekturën e Vlorës. Përfaqësoi Gjirokastrën në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Veli Harçi”. Vdiq nga një atak kardiak në Vlorë, ku kishte edhe familjen, të zhvendosur nga Gjirokastra që në kohën kur u emërua me detyrë zyrtare në Vlorë.
QAZIM KOKOSHI (1882-1945)
Lindur në qytetin e Vlorës. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, si delegat i Vlorës. Firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”. Konkurroi në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vjetësh, në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar që udhëhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi. Pas dështimit emigroi në Itali e më pas në Austri. Më 1928 u kthye në atdhe pas amnistisë së mbretit, por në vitin 1932 u arrestua me akuzë komploti kundër Zogut dhe u burgos, për të dalë sërish më 1936. Pas vrasjes së të dhëndrit të tij, dëshmorit Reshit Çollaku, Kokoshi u arrestua nga nazistët dhe u internua në Bergamo. Në prill 1946, komunistët arrestuan Qazim Kokoshin, i cili ishte kthyer në Shqipëri nga internimi nazist, në vitin 1945. I izoluar në hetuesinë e Vlorës, vdiq nga torturat.
JANI MINGA (1872-1947)
Lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit. Mësues e patriot, mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. Ishte nismëtar për hapjen e shkollës shqipe në Kaninë më 1909. Në nëntor 1912, u zgjodh delegat i Vlorës dhe si i tillë firmoi vendimin e pavarësisë me siglëm “J. Minga”. Atë kohë, me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj. Minga vdiq në Vlorë. “Mësues i Popullit”
REXHEP MITROVICA (1888-1960)
Lindur në Mitrovicë në një familje atdhetare. U shqua si aktivist i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe si i tillë mori pjesë në kuvendin e Vlorës. Kosova, duke qenë e pushtuar nga serbët, u përfaqësua në kuvend nga Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, delegatë të Gjakovës, Pejës e Gucisë. Firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Rexhep”. Pas emigrimit disa vjeçar jashtë, në fillim të viteve ’40 u kthye në Shqipëri. Në vitin 1941 e emëruan anëtar të Këshillit të Shtetit Shqiptar. U zgjodh kryetari i parë i Komitetit Qendror të Lidhjes II të Prizrenit. Pas rënies së qeverisë së tij dhe triumfit të komunistëve, u largua nga atdheu dhe vdiq në Ankara.
DHIMITËR TUTULANI (1875-1937)
Lindur në Berat. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Dh. Tout”. në dhjetor 1918 ishte delegat në Kongresin e Durrësit, ndërsa afërsisht dy vjet më vonë mori pjesë si delegat në Kongresin e Lushnjes. Në vitet ‘20 të shek. XX, përkrahu politikën e Fan Nolit dhe më 1925 u zgjodh kryetar bashkie i Beratit. Mori pjesë edhe në formimin e kishës autoqefale shqiptare, që doli nga Kongresi i Beratit, më 1922. Vdiq në Berat, duke lënë të shkruar në testament se një pjesë të pasurisë së tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, mirëqenie, etj.
ARISTIDH RUÇI (1875-1950)
Lindur në Sheper të Zagorisë. Si delegat i Vlorës merr pjesë në kuvendin që shpalli pavarësisë dhe firmoi aktin me siglën “A. Ruci”. Mori pjesë në Luftën e Vlorës në vitin 1920. Anëtar i federatës “Atdheu” me kryetar Avni Rustemin. U aktivizua në jetën administrative të qytetit të Vlorës; u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937; inspiroi krijimin e degës së Kryqit të Kuq në Vlorë. Pushtuesit fashistë e internuan në Itali. Vdiq në Vlorë.
ABDI TOPTANI (1864-1942)
Lindur në Tiranë. Në nëntor 1912 priti në Durrës Ismail Qemalin dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen e flamurit. U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare. Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri. Kushëri i parë me Esad pashë Toptanin, por i ndarë me të, për divergjenca politike. Kështu që, dera e madhe e Toptanasve u nda pothuaj në dy pjesë: një me Esad Pashën e tjetra me vëllezërit Abdi e Murad. Toptani vdiq në Tiranë. Në kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Tiranën e Krujën dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Abdi”.
ABAS DILAVER CELKUPA (1855-1926)
Lindur në Durrës. kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910, Celkupa u angazhua denjësisht dhe ndihmoi luftëtarët e zonës së veriut në veprimet e tyre luftarake. Priti në Durrës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mbërriti në Vlorë, në ditët e fundit të nëntorit 1912, ku mori pjesë në mbledhjen e parë kuvendit të Vlorës, kuvend i cili vendosi pavarësimin e Shqipërisë nga Turqia. Aktin e pavarësisë kombëtare e firmoi edhe Abas Cekluka, si delegat i Durrësit, me siglën “Abas Dilaver”. Celkupa vdiq në Durrës
MIT’HAT FRASHËRI (1880-1949)
Lindur më 1880 në Janinë. Biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në kongresin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve botore. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork vdes si pasojë e një ataku kardiak, në tetor 1949, në dhomën e një hoteli.
SHEFQET DAJIU (1882-1946)
Lindur në Elbasan. Përshëndeti organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Normales, ngjarje këto që mbartnin në vetvete edhe kontributin e madh të Shefqet Dajiut. Kryengritja e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkolla shqipe e duke shpërndarë tekstet ne shqipes. Në nëntor 1912, gjendet ne Vlorë, si delegat i Elbasanit dhe firmoi dokumentin e pavarësisë me siglën “Shefqet Daji”. Vite më vonë, iu përkushtua aktivitetit pedagogjik. Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi, me të njëjtin titull. I cilësuar si bashkëpunëtor me pushtuesit, Dajiu u arrestua nga fronti nacional-çlirimtar dhe u burgos, për të vdekur në burg në vitin 1946.
ZIHNI ABAS KANINA HAMZARAJ (1885-1957)
Lindur në Kaninë të Vlorës në një familje të vjetër feudalësh. U dallua si politikan e diplomat. U burgos prej autoriteteve turke, kur u kthye në Shqipëri dhe u aktivizua me grupet patriotike. Në kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmoi dokumentin e pavarësisë, me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Ishte nga themeluesit e shkollës tregtare të Vlorës, ku edhe dha mësim gjuhën frënge. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah mikut të tij të vjetër të idealit Mid’hat Frashërit. Kjo nuk u pëlqeu komunistëve të pasluftës, të cilët në vitin 1951 e arrestuan Zihni Kaninën dhe e burgosën në Tiranë. Vdiq duke u lënë në harresë nga regjimi i kohës dhe duke mos i vlerësuar punën e tij në shërbim të kombit ndër dekada.
XHELAL KOPRËNCKA
Lindur në Skrapar. Veprimtar i luftës për çlirim kombëtar, sidomos me një të afërm të tij, Ali Koprëncka. Të dy pjesë e komitetit të fshehtë “Për lirin’ e Shqipërisë”, ushtronin veprimtarinë e tyre patriotike në Korçë dhe Manastir, në klubin e shqiptarëve të atjeshëm. Si delegat i Skraparit, merr pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmon dokumentin e indipendencës me siglën “Xhelal Ko”. I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919 në zonën e Skraparit nga forcat greke.
HAJREDIN CAKRANI (1860-1942)
Lindur në Cakran të Fierit më 1860. Veprimtar i lëvizjeve patriotike në Fier dhe zonën përreth, kur filloi të shpërndajë programet kombëtare, që propagandonin emancipimin e vendit. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe në nëntor 1912 firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Hajredin Cakrani”, duke qenë nga të vetmit përfaqësues dhe firmëtarë të zonës së Mallakastrës. Cakrani ka lënë një dëshmi interesante në ditaret e tij mbi rrugëtimin e pavarësisë si dhe për zhvillimet e asaj kohe. Ai ishte shoqëruesi kryesor në rrugëtimin e Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë. Në qeverinë e parë shqiptare, u caktua si këshilltar në Ministrinë e Luftës, ministër i së cilës ishte Mehmet pashë Dëralla Kalkandeleni. Hajredin Cakrani dha ndihmesë të shquar në organizimin e ushtrisë së parë shqiptare, në pajisjen me armatime dhe stërvitje ushtarake. Si veprimtar i shquar, mori pjesë edhe ne Luftën e Vlorës, më 1920, duke komanduar dallueshëm disa njësi që vepruan ushtarakisht në zonën e Vlorës. Vdiq në vitin 1942, ndërsa teqeja ku kishte varrin u hodh ne erë gjatë regjimit totalitar.
QEMAL KARAOSMANI ELBASANI (1875-1949)
Lindur në Elbasan. Kishte popullaritet në zonën e Beratit dhe për këtë veprimtaria e tij patriotike nuk ra në sy të osmanëve. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe si i tillë, Karaosmani firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Qemal Elbasani”. Ishte pjesë e administratës civile në qeverinë e Vlorës. Pena e nënshkrimit të aktit të pavarësisë shume vite më vonë gjendej në shtëpinë në Karaosmanit dhe më 1962, ajo u dorëzua në Arkivin e Shtetit. Mbështeti qeverinë e Sulejman bej Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist. Ka qenë zgjedhur kryetar bashkie në Elbasan. Vitet e Luftës II Botërore i kaloi i tërhequr nga jeta politike. Rrethanat e krijuara pas Çlirimit, e vendosën në Kavajë, qytet ku vdiq.
ILJAZ VRIONI (1882-1932)
Lindur në Berat më 1882. Djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar, nën-kryetarit të Lidhjes së Prizrenit dhe babai i përkthyesit të shquar Jusuf Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”, si delegat i Beratit; shërbeu tri here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Dekoruar nga Republika Franceze në vitet ‘20 me urdhërin e lartë “Grand Officier de la Légion d’Honneur”. Vdiq në Paris dhe u varros në Berat. Në vitin 1946, komunistët zhvarrosën eshtrat e tij dhe i hodhën ato në lumin Osum.
SALI GJUKA (1876-1925)
Lindur në Pejë, në vitin 1876. Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910- 1912. Me nismën e tij, në prill 1912 u formua në Selanik, klubi “Bashkimi”, në favor të edukimit të ndjenjave atdhetare dhe përhapjen e gjuhës shqip. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljes e pavarësisë kombëtare dhe firmoi aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit). Në vitin 1920 përmendet si një nga përkrahësit e Kongresit të Lushnjes dhe katër vite më vonë mbështet Nolin, kur ky u bë kryeministër. Tuberkulozi e mposhti, në tetor 1925 në Berat. “Mësues i Popullit”
DHIMITËR BERATTI (1888-1970)
Lindur në Korçë në vitin 1888. Përfundoi në Rumani fakultetin e shkencave politike dhe atë juridik. Pas vitit 1905 kthehet në Korçë, ku punon si mësues në shkollën e parë shqipe të Korçës. Nga të parët pjesëmarrës në mbledhjen e hotel “Kontinental”-it në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmosur aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit. U emërua drejtor i përgjithshëm në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Më 1913 sekretar i delegacionit shqiptar që udhëton në Londër, Paris, Romë, etj. Më 1913 administratori i spitaleve të vendit. Në korrik 1914 emigron në Rumani, ku punoi për krijimin e kishës ortodokse shqiptare të Rumanisë. Beratti është delegat i shqiptarëve të Bukureshtit në Konferencën e Paqes më 1919. Më 1935 ministër i ekonomisë kombëtare. Një vit më vonë ministër në Romë. U emërua më 3 dhjetor 1941 ministër sekretar shteti i kulturës popullore në qeverinë e Mustafa Merlikës. Pas rënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës, u largua nga Shqipëria përgjithmonë, u vendos në Itali, ku u mor me veprimtari të shumta patriotike. Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar. Dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit të parë. Vdiq në Romë më 1970 nga një aksident automobilistik.
DHIMITËR MBORJA EMANOIL (1884-1945)
Lindur në Mborje. Anëtar i shoqërisë “Dituria” të Korçës më 1908. Kryetar i shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit. Boton e shpërndan programin e komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”. Më 28 nëntorit 1912, firmon aktin e pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. Ai i dha Ismail Qemalit një shumë prej 1000 frangave, të cilat u vunë në themel të krijimit të Ministrisë së Financave. Rreth vitit 1920, lëshoi falas godinën e shtëpisë së tij në Korçë si ambient mësimor për Liceun Kombëtar. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Largohet në Rumani për t’u rikthyer në atdhe vite më vonë. Vdiq në Bukuresht.
DHIMITËR ZOGRAFI (1878-1947)
Lindur në Korçë. Në fund të shekullit XIX së bashku me vëllezërit emigroi në Rumani. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i pleqësisë. Kundërshton vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. Vdiq në Bukuresht rreth vitit 1947.
MURAD TOPTANI (1867-1918)
Lindur në Aká (Turqi), ku ishte internuar i ati Seremedin pashë Toptani, nga turqit për arsye të aktivitetit të tij nacionalist. Ai u martua me vajzën e Naim Frashërit, Asijen. Pas vitit 1895, Toptani u vendos pothuajse përfundimisht në qytetin e Tiranës. Në atdhe, filloi organizimin me miqtë tij, veprimtarë patriotë në Tiranë dhe më gjerë se kaq. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912 dhe si delegat i Tiranës, firmosi aktin e pavarësisë, me siglën “Murad Toptani”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pasha i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj. I detyruar, Muradi emigron në Vjenë. Vdiq në Tiranë, një vit pasi u kthye ne atdhe. Murad Toptani ishte një artist i shquar, piktor e skulptor.
PANDELI CALE (1879-1923)
Lindur në Korçë. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mit’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregtisë. Vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Në shkurt 1921 zgjidhet deputet në të parin parlament shqiptar. Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut.
LUIGJ GURAKUQI (1879-1925)
Lindur në Shkodër. Nga vitet 1906 takoi për herë të parë Ismail Qemalin dhe një vit më vonë lidhi bashkëpunim dhe ndihmoi patriotin Bajo Topulli në organizimin e komitetit të fshehtë kombëtar. Viti 1908 e gjen në Manastir, në Kongresin e atij vendi, ku ishte përfaqësues i Shkodrës. Aty u zgjodh nënkryetar i Komisionit për caktimin e alfabetit të shqipes. Ndërsa, një vit më vonë e shohim në Elbasan, ku merr pjesë në punimet e Kongresit të Elbasanit, i cili mes të tjerash vendosi hapjen e shkollës Normale po në Elbasan. Gurakuqi u zgjodh drejtor i saj që ditën e hapjes, më 1 dhjetor 1909. Në fillim të kryengritjeve të përgjithshme, është me armë në dorë e më pas takon Ismail Qemalin për te lobuar rreth fatit të Shqipërisë nëpër kancelaritë e huaja. Kthehet në atdhe bashkë me delegatët e tjerë dhe si përfaqësues i vetëm i Shkodrës merr pjesë në kuvendin kombëtar të Vlorës. Ai firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Luz Gurakuqi”. Bashkëpunëtor gjatë viteve ’20 me Nolin e Rustemin. Ne qeverinë e Nolit u zgjodh ministër i Financave. Me triumfin e legalitetit, në dhjetor 1924, u largua përgjithmonë nga Shqipëria, në Itali, duke humbur jetën një vit më vonë, nga pistoleta e Balton Stamollës, kushëririt të tij të dytë, akt që siç e përcjellin gazetat italiane, ishte gjatë një zënke sporadike. Pretendimet se Gurakuqi është vrarë nga Zogu, kanë mbetur enigmë dhe të pasqaruara.
BEDRI PEJANI (1885-1946)
Lindur në Pejë. Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, mori pjesë në mbledhjen e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Mbështetës i kryengritjes së Fan Nolit dhe anëtar i KONARE-së. U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu. Mori pjesë në Komintern dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. Më 1945 u arrestua në Shkodër nga Sigurimi i Shtetit dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. Vdiq në spitalin-burg të Prizrenit.
SPIRIDON ILO (1876-1950)
Lindi në Korçë. Emigroi në Bukuresht ku u lidh me koloninë shqiptare të atjeshme. Thuhet se Spiridon Ilo solli flamurin shqiptar që u ngrit në Vlorë. Në mbledhjen e 28 nëntorit, si përfaqësues i Korçës, firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Spiro T. Ilo”. Në vitin 1913 u kthye në Rumani. Në vitin 1916 emigroi në New York ku vazhdoi veprimtarinë patriotike. Themeloi shoqërinë e parë diskografike “Albanian Phonograf Records” në vitin 1923. Regjistroi për herë të parë himnin tonë kombëtar. Kallëpet e pllakave i solli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv, por ato fatkeqësisht u shpërdoruan dhe meqë ishin prej bakri u futën në bazamentet e antenës së Radio Korçës. Veprimtarinë e tij patriotike e vazhdoi më pas në Rumani. Më 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Më 1938 anëtar i Dhimogjerondisë. Më 1 prill 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare. Në vitet ’20 botoi e shpëndau kartolina me temë patriotike. Ka botuar komedinë “Vërtet ëndërr” si dhe përmbledhjen me këngë patriotike “Dëshirat e zemrës”. Vdiq në Korçë.
THANAS FLOQI (1884-1945)
Lindur në Korçë. Përfundoi studimet universitare në Athinë, në fakultetin e drejtësisë. Në vitin 1905 vendoset në qytetin Xhejmstaun. Kthehet në atdhe në korrik 1908, qëndron në Vlorë. Themelon mandolinatën “Labëria” dhe qëndron dirigjent i saj. Në Kongresin historik të Vlorës, mori pjesë si delegat i Korçës dhe më 28 nëntor 1912 firmoi vendimin e pavarësisë me siglën “Thanas V. Floqi”. Caktohet gjyqtar në Elbasan. Ka përkthyer me mjeshtëri në gjuhën shqipe disa romane; ka botuar një fjalor italisht-shqip më 1939. Më 1910 botoi një gramatikë të gjuhës shqipe. Vdiq në Elbasan.
QEMAL MULLAJ (1881-1966)
Lindur në Berat. Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll, për gjeografi. Pas shpalljes së kushtetutës xhonturke dhe faljes së lirisë, u kthye në Shqipëri dhe u vendos në afërsi të Lushnjes. Si delegat i Lushnjes, ai në nëntor 1912 mori pjesë në kuvendin historik të Vlorës dhe firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Qem. Mullaj”. Deputet në parlamentin e parë shqiptar. Merr pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, më 1 maj 1924 dhe mbështet forcat e kryengritjes së një muaji më pas. Pas rrëzimit të kabinetit të Nolit, emigroi jashtë, ku thuhet se mund të ketë organizuar një atentat kundër Ahmet Zogut. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Tiranë, pothuaj i pashqetësuar nga regjimi i kohës, duke u nderuar me urdhërin “Për veprimtari patriotike të klasit I”. Vdiq në Tiranë.
LEF NOSI (1873-1946)
Lindur në Elbasan. Zotëronte një bagazh kulturor dhe ishte poliglot. Zotëronte pesë gjuhë të huaja. Më 1910 botoi në Elbasan gazetën “Tomorri”. Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Ai mbajti në ruajtje dokumentin origjinal të shpalljes së pavarësisë kombëtare dhe e botoi atë me rastin e 25 vjetorit të pavarëisë, më 28 nëntor 1937, me qëllim që të mos falsifikohej. Më datë 5 dhjetor 1912 mori detyrën e ministrit të postë-telegraf-telefonit, detyrë që e ushtroi deri më 24 janar 1914. Ishte pjesë e delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Pas vitit 1920 shërbeu në Elbasan si kryetar bashkie. Më 1924 botoi serinë e vyer “Dokumenta Historike – për t’i shërbye historis s’onë kombëtare”. Ushqente bindje demokratike dhe antimonarkist, refuzoi kërkesën e Zogut për t’u bërë ministër. Më 1940 pushtuesit fashistë e internuan në Itali dhe pas kapitullimit të tyre në shtator 1943, iu rikthye jetës politike në vend. U zgjodh kryetar i Asamblesë Kushtetuese. Pas luftës, Nosi u shpall në kërkim nga komunistët, të cilët pasi e lokalizuan vendndodhjen e tij, e arrestuan dhe e dënuan me pushkatim. Lef Nosi ishte një njohës i shkëlqyer i antikuareve dhe koleksionist i famshëm në Ballkan.
Dr. HAFIZ MYRTEZA ALI STRUGA
Lindur në Strugë, rreth dekadave të fundit të shek. XIX. Shumë pak të dhëna diskutohen nga biografia e tij. Përveç studimeve për mjekësi, ai përfundoi studimet edhe për teologji dhe ishte Hafiz. Në Kuvendin e Vlorës, në nëntor 1912, përfaqësoi Strugën dhe me këtë status firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Dr. H. Myrteza”. Shërbeu në Tiranë si mjek dhe farmacist, ku dhe vdiq vitin 1937.
NURI SOJLIU (1870-1940)
Lindur në Strugë. Veprimtar i lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në nëntor 1912, u zgjodh delegat i Strugës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Nuri”. Mbështeti lëvizjet politike me frymë demokratike të viteve ‘20. Vdiq në Strugë.
MUSTAFA MERLIKA KRUJA (1887-1958)
Lindur në Krujë. Fundi i dhjetëvjeçarit të parë të shek. XX e gjen në Stamboll, të regjistruar në institutin superior Fakulteti i Shkencave politike, prej nga do të dalë në vitin 1910 me diplomë në shkencat politike e sociale. Kthehet në atdhe dhe dy vjet më vonë gjendet në Vlorë, si delegat i Krujës dhe merr pjesë në kuvendin e Vlorës. Aty firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja”. Ishte kryeministër i vendit gjatë pushtimit italian, që nga dhjetori i vitit 1941 deri më 19 janar 1943. U nda nga jeta më 27 dhjetor 1958 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuar të Amerikës
FERIT VOKOPOLA (1887-1969)
Lindur në Vokopolë të Beratit. Në nëntor 1912 zgjidhet delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Aty firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “M. Ferit Vokopola”. Më 1920 mori pjesë në organizimin e Kongresit të Lushnjës. Ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. Gjatë kohës së monarkisë ishte deputet i Beratit dhe për një farë kohe ministër i Bujqësisë. Autor i veprës “Gjëmimi i Tomorrit” (fetare), përmbledhjes me vjersha “Symbyllazi dhe ëndërrime”. La në dorëshkrim Kalendarin osman dhe Kur’anin. Vdiq në Durrës.
YMER DELIALLISI (1873-1944)
Lindur në Shijak. Bashkë me miqtë e tij Abdi e Murad Toptani, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme, e cila çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Deliallisi mori pjesë në këtë ngjarje historike dhe firmoi certifikatën e lindjes së shtetit shqiptar, me siglën “Ymer”. Kundërshtar i politikës së Esat pashë Toptanit dhe përfaqësues i Shijakut në Kongresin e Lushnjes. Viti 1920 shënon ngarkimin e tij me detyrën e kryetarit të bashkisë së Shijakut. Mori pjesë me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dështimit të saj, u largua jashtë vendit. Pas disa vitesh, i kthyer në atdhe, u arrestua dhe u burgos. Më pas iu vu veprimtarisë tregtare dhe materializoi ndihmën ndaj luftës antifashiste. I internuar nga nazistët, vdes në burg, në Tiranë.
XHEMAL DELIALLISI (1880-1941)
Lindur në Shijak. Në nëntor 1912, si delegat i Shijakut, mori pjesë në shpalljen e pavarësisë. Firmoi dokumentin e pavarësisë me shënim në osmanisht “Xhemmalyyddin bej”. Përkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufit. Më 1924 mbështeti kryengritjen e Fan Nolit. Pas dështimit të saj, u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer pas disa vitesh. U vendos në Tiranë, ku ndiqte me interes zhvillimet politiko- shoqërore të vendit. Vdiq në Tiranë.
NEBI SEFA (1861-1942)
Lindur në Lushnje. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Sefa mori pjesë në mbledhjen e parë të këtij kuvendi historik dhe më 28 nëntor nënshkroi aktin e pavarësisë, me siglën “Nebi Sefa Lushja”. Me forcat e tij, i erdhi në ndihmë organizimit të njësive të para ushtarake të qeverisë së Vlorës, në zonën e Mallakastrës, së bashku me ministrinë e Luftës, kreu i së cilës ishte Mehmet pashë Kalkandeleni Tetova (Dërralla). Në vitet ‘20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane. Vdiq në Lushnje.
ZYHDI OHRI (1872-1938)
Lindur në Ohër. I zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Zuhdi Ohria”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpunoi me Aqif pashë Biçakçiun. Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes më 1920.
Bukur e mire qe publikohen… Po pse nuk shenohen, per disa individe, edhe sjelljet e tyre antikombetare, sjellje edhe me pasoje vrasjen, torturat, internimet…??!! Nese dikush i ri ne moshe, neser, u referohet sa eshte shenuar, me siper, per disa Kuislinge te kulluar, ai i riu do te bjere ne gabime perballe fakteve qe japin librat e historise te Shqiperise., etj. Pra, indirekt pohojme se ekziston institucioni i Censures. Nisim te veme vetullat, dhe i nxjerrim syte Historise, popullit, medias, kultures demokratike…
Te gjithe kemi te drejte per gjithcka dhe gjithkend, sepse e drejta eshte relative. Po qe te kesh te drejte, apo te fitosh te drejten tende, nuk do te thote se ajo e drejte mbeshtetet mbi te verteten. Prandaj populli thote: te drejten mund ta gjesh, kurse te verteten jo. Prandaj thuhet: liri, barazi, drejtesi. Dhe nuk thuhet: liri, barazi, vertetesi. Liri, barazi, vertetesi = komunizem. Utopi. Prandaj aktualisht po ndodh qe Tradhetaret, Kuslinget… edhe te vdekur ata po flasin!!! Ose. Vdekje popullit, lavdi kuislingeve dhe shokeve te tyre shqiptare e te huaj.
Kjo eshte filozofia e nismes THURRJE, ose, DRIDHE. Populli thote: ma THURR nje cigare duhan nga kutia tende, ose, DRIDHE nje cigare duhan, edhe per mu.
ane burrat qe bene Shqiperine me SHTET.
Llumi proletariatit,,rreckamanet pa tradite dhe pa themel nuk e donin Shqiperine me Kosove dhe Cameri,,prandaj shkaterruan gjithe punen e Rilindasve patriote,,formuan ushtrine partizane te Serbise per te roberuar Kosoven e Rexhep Mitrovices dhe Bedri Pejanit.
Rreckamanet pa atdhe ,bishat e Haxhi Qamilit sic ishin Memet Shehu i biri shehut Corrushit,baza e Haxhi Qamilit ne Mallakaster,,sic ishin hysni Kapo,kadri hasbiukoci teneqexhiu,enveri dobici i fajdexheshes Gjirokastres,,Te tere keta u bene kallauzet e Serbise per te pushtuar Kosoven e Lire me rreckamanet kriminele partizane.
28 Nentori dita e zez kur nisen masakrat kunder ARNAUTEVE dhe TROJEVE ARNAUTE.
Shqipëria Etnike nga Nishi në Athinë
Shqipëria Etnike përfshin të gjitha trojet shqiptare nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez me gjithsej 165 mijë km².
Shqipëria Etnike nga Nishi në Athinë është sa 55 % e Italisë.
Shtrirja gjeografike veri-jug e Shqipërisë Etnike nga veriu i Nishit deri në jug të Peloponezit është afërsisht 1.000 km.
Shqipëria Etnike përfshin trojet shqiptare nga Nishi në Artë edhe të gjitha trojet e arvanitëve si Thesalia, Etolia, Beotia, Athina, Peloponezi, Eubea, disa ishuj të Egjeut edhe të gjithë Ishujt Jonian.
Shqipëria Etnike nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez e ka shtrirjen gjeografike veri-jug sa nga Firenze deri në Siçili në Itali.
Madje shtrirja veri-jug e Shqipërisë Etnike është e barabartë me shtrirjen veri-jug të Spanjës.
Edhe me shtrirjen veri-jug të Francës është e barabartë.
Madje edhe me shtrirjen veri-jug të Britanisë së Madhe është e barabartë.
Në Europë vetëm Italia, Suedia, Norvegjia e Finlanda e kanë shtrirjen veri-jug më shumë se Shqipëria Etnike.
Kurse Spanja, Franca e Britania e Madhe e kanë shtrirjen veri-jug të barabartë me Shqipërinë Etnike edhe prandaj kur të shikoni në harta Spanjën, Francën e Britaninë e Madhe gjithëmonë mendoni që edhe Shqipëria Etnike e ka shtrirjen veri-jug sa këto vende.
Shqiptarët numerikisht superiorë ndaj serbëve, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2-fish se sa është në të vërtetë
Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 2,4 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serb edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 3,4 milionë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,8 milionë shtetas serbë.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë kurse Beogradi ka 600 mijë banorë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,8 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Të gjithë serbët e Serbisë, Kosovës, Vojvodinës, Kroacisë dhe Bosnjes bashkë janë vetëm 5,8 milionë. Kurse të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë më shumë se 2-fishi i serbëve. Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,8 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5,5 milionë.
I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 250 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë kurse 40 % e deklarojnë veten serbë.
Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.
Del Haleja here pas here
Psikopat i numrave
Jemi 200 milione
o Dita, po e gjetet menyren te hidhni helem mbi Diten e Pavaresise?
E bete si dite funeralesh dhe hidherimesh per Ballistet e Kuislinget
Copa plerash
Osmanllinj Elhamdullillah