Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush janë 4 magjistratët në garë, për vendet e lira në Gjykatën e Posaçme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush janë 4 magjistratët në garë, për vendet e lira në Gjykatën e Posaçme
AktualitetKronike

Kush janë 4 magjistratët në garë, për vendet e lira në Gjykatën e Posaçme

Published: June 6, 2023
Shpërndaje

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të martën më 6 qershor të miratojë projekt-aktet për verifikimin e plotësimit të kritereve formale të kandidimit për katër gjyqtare që kanë aplikuar për tre vende vakante në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Po ashtu, u vendos vijimi i procedurës për kriteret e tjera ligjore të kandidatëve, gjyqtareve Alma Kodraliu, Alma Kolgjoka, Nurjeta Pogaçe dhe Oltjona Goxha. Kodraliu dhe Pogaçe kanë kandiduar për të tre pozicionet e lira të shpallura me vendim të datës 21 nëntor 2022 të KLGJ-së, ndërsa Kolgjoka dhe Goxha vetëm për nga një vakancë. Kjo e fundit ka aplikuar edhe për një pozicion të lirë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në fushën e të drejtës penale.

Pas një maratone të gjatë në veting, kryetarja e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka mbrojti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë, që u ankimua nga institucioni Komisionerëve Publikë. Kolegji e mori vendimin me shumicë votash. Gjyqtaret Nurjeta Pogaçe e Gjykatës së Durrësit dhe Oltjona Goxha e Gjykatës së Tiranës janë kofirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë, pasi nuk u ushtrua ankim për vendimarrjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për këto subjekte rivlerësimi. Ndërsa gjyqtarja tjetër e Tiranës, Alma Kodraliu nuk është përballur ende me vetingun.

Këshilli miratoi të martën edhe vendimet për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Tiranës për kandidatët, gjyqtarët Adelajda Gjuzi dhe Edvan Veçani, për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi për këtë pozicion.

- Publicitet -

Po ashtu, u vendos miratimi i vlerësimit etik profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të gradimit për gjyqtarët Aurel Arapi dhe Rexhep Bekteshi, të dy të konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë, pasi vendimarrjet KPK nuk u ankimuan. Arapi u vlerësua shumë mirë ndërsa Bekteshi mirë. Bekteshi e kundërshtoi si të pabazuar vlerësimin e kryer ndaj tij.

Në mbledhjen plenare të 30 majit, KLGJ vendosi të kualifikojë si kandidatë për tre pozicione të lira në fushën e të drejtës penale pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjyqtarët Niko Rapi, Paulin Çera dhe Artan Çupi. Po ashtu, u vendos verifikimi i kandidatit Laurent Fuçia lidhur me plotësimin e kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe për një pozicion të lirë në fushën penale në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?