Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe një delegacion i ngushtë, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Përveç takimeve me udhëheqësit e Izraelit, pjesë e vizitës ishte dhe një fjalim që Edi Rama mbajti në Parlamentin e Izraelit, i njohur ndryshe si Knesset.
“Më duhet ta them që e kam të vështirë të besoj se e meritoj një vlerësim kaq të jashtëzakonshëm,” e hapi fjalën e tij kryeministri i Shqipërisë.
“E në qoftë se Mossad-i nuk ju ka informuar plotësisht, po ju informoj unë që po më dridhen gjunjët,” iu tha ai deputetëve izraelitë.
Në Shqipëri, njoftimet zyrtare të qeverisë, por edhe mediat pranë saj e përcollën fjalimin si historik. Por teksa qeveria propagandonte fuqishëm nderin e madh që iu bë Ramës, rrjeti investigative BIRN zbuloi se kryeministri shqiptar udhëtoi në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave, Sam Bankman Fried, një sipërmarrës i dënuar për mashtrim dhe pastrim parash.
BIRN e pyeti zyrtarisht kryeministrin se kush e pagoi avionin luksoz, me të cilin ai fluturoi në Jerusalem. Por më kot.
“Udhëtimi në Izrael ka pasur edhe elemente të mirëkuptueshme sigurie të veçantë dhe transporti ka qenë pjesë e këtyre elementëve,” tha ai, nëpërmjet një zëdhënëseje. “Shpenzimet nuk janë mbuluar nga qeveria shqiptare,” u përgjigj Rama, pa specifikuar se kush i kishte mbuluar ato.
Qeveria e Izraelit gjithashtu nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN nëse ishte ajo që e kishte paguar fluturimin e kryeministrit shqiptar për në Tel Aviv.
Por tashmë sekreti është zbuluar. Kapitali ka mësuar se avioni superlukzon Bombardier 500, me të cilin Edi Rama udhëtoi në Izrael dhe u kthye sërish në Shqipëri, u pagua nga Tzachi Nachmias, një biznesmen, pasuria e të cilit vlerësohet në 1.5 miliardë euro.
Mjafton vetëm fakti që kryeministri shqiptar pranon financime nga aktorë të huaj privatë për të qenë një skandal i madh, i cili duhet të vërë në lëvizje gjithë shtetin. Por në këtë rast ka edhe më shumë.
Lidhje biznesi
Tzachi Nachmias është një manjat me interesa në teknologjinë e informacionit, ndërtimin e Data Centerave dhe pasuritë e patundshme. Në disa prej kompanive të tij ai është ortak me Sani Sanilevich, një emër jo i panjohur në Shqipëri.
Zoti Sanilevitch është konsulli i nderit të Shqipërisë në Izrael. Kryeministri shqiptar ka qenë i ftuar në fermën e tij private në Izrael. Paralelisht Sanilevich është duke ndërtuar me shpejtësi një rrjet të madh interesash biznesi në Shqipëri. Ai është aksioner në bankën e parë dixhitale në Shqipëri. Po kështu, mediat në Izrael kanë bërë të ditur se Sanilevich është duke planifikuar ndërtimin e një spitali në Shqipëri, Data Centera si dhe resort bregdetar.
Nuk dihet nëse pjesë e investimeve të Sanilevich në Shqipëri është edhe ortaku i tij, që pagoi avionin e kryeministrit shqiptar. Por në Izrael, Sanilevich dhe Nachmias bëjnë biznes bashkë. Kompanitë Sanilevich Real Estate and Enterprises, të kontrolluara nga Sanilevich, dhe Effie Properties, të kontrolluara nga Nachmias, zotërojnë secila 50% të një projekti të madh pasurish të patundshme që gjeneron të ardhura në Neve Neeman Park në Hod Hasharon.
Lobimet okulte të kryeministrit janë duke dalë gradualisht në pah, teksa mediat në Izrael dhe ato në Shqipëri zbulojnë detaje hap pas hapi.
Kapital

SPAKu duhet te mbyllet dhe populli te bllokoje rruget deri sa te bjeri qeveria.
Jo se duhet te ruhemi nga irani, prandaj
Ramuti sionisti me damke!!
Na turperon ky farabut
Pervec fares se keqe qe ka mbjell e po mbjell si ANTISHQIPTAR I BETUAR ne Shqiperi.
Duhet te ta sqaroje saliu edhe njehere se mos iu nise drejt GERDECIT
Biznisi i jashtëm vepron në Shqipëri në bashkëpunim me shtetin kurse bizniset vendore – në meritojnë fjalën biznis- kan veprua dhe ende veprojnë kokë më vedi andaj kush është shkatrruesi dhe ndërtuesi ma i shëmtuar ai shqiptarë a i huaji karikaturat e ndërtuara kudo dhe si do andaj edhe ndërtimet bregdet janë njejtë me kontejnerë hedhurinash 90% është punë e shqiptarëve
Pse nuk pyesni njehere Nathan De Rothschild se kush e paguan dhe mbeshtet Brekushen e Kristaqit. Kur Kushner piketoi Sazanin dhe Zvernecin ne 2021-in, Nathan-i po u bente xhiro me jahtin e tij nga Kroacia ne Korfuz.
Gërmon BILD GJERMANE.SA TË GJËJË QËNIN E NGORDHUR,SIKURSE ME 184,233 NË 2017.E KA FAIN RAMA QË U TËËRHIQ NGA DENONCIMI PËR SHPUFJE.
O GJERMANOOO NUK KA ML L2B.
TASHMË EDI DO UDHËTOI ME GOMARIN E XHA TASIT.
KENI TË DREJTË,SHPIFJA U LUGJËRUA EDHE NGA BE KURVË.
Doli ky budallai
Pse s’ka të drejtë budalli të derdhë në rrjet gjithë përroin e tij psiqik?
Kapterri eshte totalisht i pjerdhur. Ca nga mosha ca nga dashuria pa kushte per partine dhe liderat supreme. Birn a Bild po i shane udhehqjen ne nje thes i fut.
Sikur edhe baben te te kishin stare o Ethem ziu nuk do merje flak si kashta!
Biznisi i jashtëm vepron në Shqipëri në bashkëpunim me shtetin kurse bizniset vendore – në meritojnë fjalën biznis- kan veprua dhe ende veprojnë kokë më vedi andaj kush është shkatrruesi dhe ndërtuesi ma i shëmtuar ai shqiptarë a i huaji karikaturat e ndërtuara kudo dhe si do andaj edhe ndërtimet bregdet janë njejtë me kontejnerë hedhurinash 90% është punë e shqiptarëve
Lat nam….
Si cun Blloku,ato kishte mesuar per Izraelin,Mosadin,Imperializmin sionist,.Izraeli ka Sigurimin me te rrezikshem ne Bote.Izraeli kobure e Imperializmit Amerikan..Per Kosovaret dinte qe ishin Jugosllave,Agjente te UDB.
Mithad Havari thote nje fjale te vertete:Edi Rama eshte vjedhes kontributesh.Ky vete shet pordhe ne Izrael,ju thote:Populli shqiptar ka shpetuar cifutet.Kjo merite eshte e Baballareve te Kombit,qeverrite Kuislinge,qe jo vetem nuk i kerkuan cifutet,por i paisen edhe me pasaporta shqiptare.
Vete ne cifutni,dhe per tu dukur familjar me cifutet,fjala e pare eshte Mosadi.
Kur vinte ndonje turist gjerman ne kohe te Parti Enverit,kalamajt,qe i ndiqnin per camcakyz,i pershendesnin:-Hail Hitler!
Demo – fytyra më e ndytë e komentuesve të Ditës .
Ja pra kush po grabit tokat e Shqiptareve. Rezortet dhe data centerat qe do shkaterrojne Shqiperine.
Ne Amerike po behet nami me Data centerat. NJerezit po i protestojne kudo sepse u marrin ujin dhe token.
Ka arritu puna qe njerezit paguajne faturat elektrike dhe ujore te tyre. Dhe, tani te thuash Data Center, eshte si te thuash zjarr.
Kete ndyresi Rama e gatuan ne Token Shqiptare, sikur eshte toke e tepert.
Per ndyresite dhe krimet e tij Rama duhet te pergjigjet, nuk ka falje per kete kriminel antishqiptar.
Poshte planet e kobshme te Ramutit
Lexoni edhe ketu:
https://www.haaretz.com/israel-news/2026-06-28/ty-article-magazine/.premium/flamingos-kushner-and-israeli-businessman-inside-albanias-political-firestorm/0000019f-0db0-d3fc-a3ff-4df9f5570000
Shume mire ka bere
Biznesmenet nuk jane armiq
Vogelushet marksiste te BIRN
As hajduti nuk thot jam hajdut
Na vjedhin per te miren tone..
Pergezime