Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush janë dy viktimat e atentatit në Panaja? Të përfshirë në masakrën e Vlorës, vranë biznesmenin për një kalë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush janë dy viktimat e atentatit në Panaja? Të përfshirë në masakrën e Vlorës, vranë biznesmenin për një kalë
KronikeKryesore

Kush janë dy viktimat e atentatit në Panaja? Të përfshirë në masakrën e Vlorës, vranë biznesmenin për një kalë

Published: August 18, 2022
Shpërndaje

Viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Panajasë janë identifikuar si 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo, i cili në zonën e Vlorës njihej si “Bushi”.

Ata udhëtonin me një automjet tip “Benz”, që është bërë shoshë  nga breshëria e plumbave të tre armëve kallashnikov, të cilat u gjetën brenda makinës tip “BMW” me targa italiane që autorët e dogjën në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Teksa policia dyshon se hakmarrja është pista kryesore e atentatit, zbulohet se Shpati Lena dhe Haki Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër në vitin 2019, ku një biznesmen u vra për një kalë.

- Publicitet -

Më konkretisht, u ekzekutua Arben Beqiraj. Ngjarja ndodhi vetëm sepse një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë.

Asokohe, Beqiraj ka keqtrajtuar në grup rojën e kalit Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lekë të vjetra në muaj nga Ermal (allias) Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kafshës.

Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal më 4 gusht 2019 kanë goditur me grushte dhe shkelma duke e dëmtuar rëndë Alushin, i cili pasi i ka shpëtuar sulmit ka shkuar në banesën e tij dhe i ka rrëfyer ngjarjen Ermal Xhezos.

Gazmend Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë” dhe kjo ka bërë që Ermal Xhezo të mobilizojë një grup personash, ku përfshihen Shpati Lena dhe kunati i tij Ariel Kingji, të  armatosur me automatikë dhe pistoleta, për të shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj.

Teksa kanë shkuar për të sqaruar episodin me rojën e kalit, janë ulur për tre minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke shkaktuar vrasjen e Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe të afërmit të viktimës Nesim Hodaj.

Autor i vrasjes Eduart Xhezo ndodhet ende në burg ku vuan dënimin e tij, ndërsa Shpati Lena dhe kunati i tij u akuzuan si bashkëpunëtor në krim.

Shpati Lena prej 3 vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Beqiraj në nëntor të 2019, por pavarësisht kësaj lëvizte i lirë në Vlorë dhe është arrestuar vetëm në 23 mars 2022 në operacionin “Waves” të forcave “Shqiponja”, teksa mbante edhe armë me vete.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • VLONJATI says:
    August 18, 2022 at 12:58 pm

    KESHTU NDODH KUR FSHATARET INJORANT LOZEN DROGEN VUNE PARA DHE TANI I KEMI PRONARET E PLAZHEVE TE HOTELEVE ,,SIPERMARRES NDERTIMESH ETJERA
    NE KETE KONTIGJENT FUTEN DHE SPIUNET E SHIKUT
    ASGJE NUK NDRYSHOI NE SHQIPERI NE 31 VJET ,VEC PASHALLARET E KUQ U ZEVENDSUAN ME HAJDUTE DHE KRIMINELE.E VETMJA QE KA NDRYSHUAR SE NE ATE KOHE KISHTE SHTET DIKTATORIAL DHE TANI KA SHTET TE LIRE ME VRASJE 100 HERE ME SHUME ME PROSTITUCION ME DROGE ME VJEDHJE DHE PAKURREFARE SHTEI
    JU RROFSHIN TE GJITHA ,MJERE KUJT I BJE PER PJESE

    Reply
  • Aldrin says:
    August 18, 2022 at 1:11 pm

    o ti Vlonati, kontrabandistet e pare u bene ballistet, mos u anko si putane. Ju e prute vulgun dhe klasen e plerave antishqiptare ne pushtet, E keni kete merite, dhe dekoraten e sherbetorit te haleve e tradhetareve ta mbani me nder, se me nder muhabetit, ai eshte nderi juaj..

    Reply
  • loni says:
    August 18, 2022 at 5:38 pm

    Vetem Enver Hoxha e zhduku gjakmarjen. Ishte i vetmi qe beri shtet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur
  • Ditë e Natë i bashkohet Wolt në Shqipëri, duke sjellë mijëra produkte farmaceutike për klientët në gjashtë qytete
  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla

Komentet e Fundit

  1. demo on Zjarr në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, digjet tërësisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
  2. Precizim on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  3. demo on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  4. Humoristi on Seul dhe Kievi të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojë në frontin rus
  5. Abc on Tkurrja e Bujqësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?