Migena Aleksi – DITA
Lexova një shkrim mbi planet urbanistike te “Rruga e Kavajës” dhe shembjen e lagjeve të vjetra për t’u zëvendësuar me… kulla 23-katëshe.
Shkatërrimi i lagjeve tradicionale me shtëpi të ulëta dhe oborre ku unë jam rritur është një tjetër gjymtim i kujtesës urbane përballë interesit të betonit. Sa herë Tirana humbet një shtresë historie që nuk mund të rikuperohet, aq më tepër i afrohet një qyteti pa shpirt, ku çdo gjë i ngjan një qendre tregtare gjigande alla-mane.
A ka Tirana plane të detajuara vendore (PDV)? Po, ka. Por me sa shihet ato shërbejnë më shumë si “leje të paracaktuara” për ndërtuesit. Dmth në vend që plani të përshtatet me nevojat e komunitetit për hapësira të gjelbra, rrugë më të gjera, shkolla, ai përshtatet me projektin e ndërtuesit.
Pra, institucioni publik, Bashkia vepron si “noter” i dëshirave të një grushti privatësh. Artikulli që citova sjell fakte konkrete, dokumente dhe plane që shpesh kalojnë në heshtje në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Rezultati është që Tirana po kthehet në një koleksion kullash ku lartësia e ndërtesave rritet në përpjesëtim të zhdrejtë me cilësinë e jetës.
Një kullë 23-katëshe në një zonë që historikisht ka pasur shtëpi 1 ose 2-katëshe krijon edhe mbingarkesë të rrjetit. Uji, dritat dhe kanalizimet nuk janë projektuar për atë dendësi. Pastaj rrugët e ngushta të lagjeve të vjetra kthehen në kurthe trafiku për banorët e rinj dhe ata ekzistues.
Për të mos folur për zjarret e mundshme si ai i ditëve të fundit. Vetë drejtuesi i Përgjithshëm i MSZH-së, Arben Cara, është shprehur mbrëmë në TV se shumë pallate nuk janë të aksesueshme nga të dyja anët nga mjetet zjarrfikëse për raste emergjencash. Ligji thotë që minimalisht një objekt duhet të aksesohet nga të dyja anët nga zjarrfikësit që të marrë lejen. Cara pranoi se ka shumë objekte që mirë hapësirë publike nuk bëhet fjalë por kanë prekur edhe standardet e rrugës, që nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Ky është një problem i madh urbanistik.
Kullat e larta “vrasin” edhe ndriçimin natyral për ndërtesat përreth etj etj. Nuk e di nëse keni lexuar edhe për procesin e gentrifikimit, dmth nxjerrjen e banorëve origjinalë nga qendra drejt periferisë, sepse kostoja e jetesës dhe taksat rriten, ndërsa prona e tyre bëhet “pre” e zhvilluesve të mëdhenj. Kjo po bëhet normë për fat të keq.
Është e qartë që fitimi afatshkurtër i një grushti ndërtuesish po triumfon mbi mirëqenien afatgjatë të qytetarëve. Atëherë, kush po e vizaton vërtet hartën e Tiranës? Urbanistët apo llogaritë bankare të ndërtuesve?
m.a. / dita

Ore xhepin ta ket partia plot po kush pjerdh per Tiranen
Mbaj mend ne një novele të lezetshme të Arto Paasilina, me duket “Te burgosur në Parajsë” shkruan që plehrat e Nju Jorkut kaluan për nga lartësia gratacelat dhe kështu u vendos që Nju Jorku të bëhet i ri ndonja 100km me tutje dhe ky i vjetri të kthehet në kasaphanë plehrash. Me gjuhën moderne të bashkive kasaphanat quhen landfills. 😀😀 Tirana, ajo që mbajmë mend nga koha e, shkollës do mbetet poshtë këtyre landfilleve moderne me shume kate dhd ndofta pas 50 apo 100 vjetëve kokrrat e servileve we do lërë pas fisi i Ramajve apo Berishajve do vendosin në emrin e shtetit që të zhvendoset kryeqyteti andej nga Baldushku apo Krraba. Me siguri njerezit do shkojnë të banojnë andej duke shpenzuar paratë e tre brezave për të qenë në rregull me kohën dhe pjesëmarrës e spektatorë të festivalit të mondanitetit. Kjo puna e ndërtesave të reja është si mobiljet IKEA. Njehere Te montuara nuk cmontohen më, se prishen vendet e vidhave dhe paneleve u del tallashi. Kurse mobiljet e vjetra në dru mund ti kalosh në piale dhe u heq 1mm e dalin të reja. Sikur i ke bërë sot. Unë për hobby kam ca mjete dhe bëj punime druri kur kam kohë të lirë dhe di se çfarë flas. Njerëzia po prish mure me gurë që rezistonin me shekuj dhe po futen në qymeze me gips apo polistirol dhe e quajnë modernitet. I njejti polistirol që mbështjellin qoftet we shiten në supermarket. Po çfarë to bësh moj vajzë ; pluhur ishim e ne pluhur do kthehemi. Thotë ai plaku tek filmi Gladiatori.
Shum dakord me shum nga ato qe shkruan, por ama per shkak te nostalgjise, Tirana moderne nuk mund te mbahet peng nga shtepite e qerpicit. Nese shum njerez nuk preferojne qe te prishen shtepite e qerpicit, atehere hajde ta konservoime Tiranen e “kuqe” dhe hajte te ndertojme diku me tutje Tranen metropol.
Shum dakord me shum nga ato qe shkruan, por ama per shkak te nostalgjise, Tirana moderne nuk mund te mbahet peng nga shtepite e qerpicit. Nese shum njerez nuk preferojne qe te prishen shtepite e qerpicit, atehere hajde ta konservoime Tiranen e “kuqe” dhe hajte te ndertojme diku me tutje Tranen metropol.
E frikshme, një pamje e rrezitur që shpreh zhdukjen e rrënjëve të një qyteti krye e fund.
Ja kush po e vizaton harten e re te Tiranes:
INJORANCA ENVERISTE NE DREJTIMIN E SHTETIT
njashtu:
Sic u vizatuan dhe u realizuan Piramidat Financiare,
njashtu:
Sic u vizatua dhe u realizua me BUMJE Gerdeci,
njashtu:
Sic po realizohen kullat e droges si KULCEDRA prej betoni me fasada qe digjen si PISHTARE te injorances qe ka kapluar Shtetin,
njashtu:
Si shqyptaret per 50 euro te dhuruara nga Treni Bullgar vizatojne te ARDHMEN e tyre duke votuar injorantin pa shkolle Edi Rama ne 4 mandate pushteti te tij absolut,
njashtu:
Si shqyptaret votuan per afro 50 vjet me radhe injorantin pa shkolle Enver Hoxha qe jo vetem falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere, por i transformoi shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu e dinte vetem te gulciste dhe therriste: “Parti, Enver jemi gadi kurdohere!”