Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuvendi kërkon para shtesë për deputetët, shpenzuan 400 mijë euro në 8 muaj për udhëtime jashtë vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kuvendi kërkon para shtesë për deputetët, shpenzuan 400 mijë euro në 8 muaj për udhëtime jashtë vendit
Lajmi i funditPolitike

Kuvendi kërkon para shtesë për deputetët, shpenzuan 400 mijë euro në 8 muaj për udhëtime jashtë vendit

Published: December 5, 2024
Shpërndaje

Shpenzimet e deputetëve tejkalojnë parashikimet. Raporti Financiar i Kuvendit të Shqipërisë për 8 muajt e parë të këtij viti ka provuar se deputetët kanë shpenzuar 400 mijë euro për udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Raporti zbulon se këto 400 mijë euro deri në gusht rezultojnë të kenë shkuar për biletat e udhëtimit, ndjekur nga pagesa për akomodim në hotel dhe shpërblimet, përkthyesit. E meqë shpenzimet e ligjvënësve kanë tejkaluar parashikimet fillestare duke harxhuar në tetë muaj 70 për qind të buxhetit total për vitin 2024, do të duhet buxhet shtesë.

“Janë planifikuar 57 milionë lekë për të gjithë vitin 2024, ndërsa në 8-mujor rezultojnë të shpenzuara 40 milionë, ose 70% e planit vjetor në këtë zë. Me këtë ecuri do të duhen dhe 5-6 milionë shtesë nga buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 personave, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ. Për këto udhëtime janë shpenzuar 7 milionë lekë dieta, 17 milionë lekë bileta dhe 16 milionë lekë hotel e të tjera (si taksi, përkthim, marrje me qira auto veturë, fee pjesëmarrje).

- Publicitet -

Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milionë shtesë buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 personave, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ, thuhet në raportin e përgatitur nga administrata e Kuvendit. Ndërsa për konferencat nga 9.8 milionë lekë që ishin planifikuar në këtë zë janë shpenzuar në 8-mujor afro 7 milionë lekë, pra 71% e buxhetit. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm edhe në drejtim të pagave. Pas dakordësisë së arritur mes qeverisë dhe opozitës fundmajin e vitit të shkuar, shpenzimet për rrogat dhe sigurimet shoqërore të tyre janë mbi dyfishuar.”

Nga 227.4 milionë lekë në janargushtin e një vitit më parë, për po për njëjtën periudhë kohore këtë vit janë shpenzuar 736.4 milionë lekë për pagat e deputetëve. Madje, po të mos ishte për Sali Berishën pa të drejtë page për shumë muaj dhe disa deputetëve të tjerë me funksione në qeveri, kjo shumë do të ishte edhe më e lartë. “Argumentet mbi realizimin faktik më të ulët se plani të fondit të pagave, lidhen me mosplotësimin e numrit të punonjësve (përfshirë deputetët).

Nga 140 deputetë për të cilët planifikohet fond page, 9 deputetë nuk paguhen në Kuvend, për shkak të funksioneve në qeveri; stafi politik në proces plotësimi dhe stafi administrativ gjithashtu, në proces rekrutimi”, – thuhet në raport. Gjatë kësaj periudhe Kuvendi ka angazhuar një numër ekspertësh më të madh, duke rritur ndjeshëm shpenzimet nga ato që ishin parashikuar. “Me kërkesë të komisionit përkatës dhe me vendim të Byrosë së Kuvendit, për nevoja ekspertize, janë kontraktuar për ndihmë dhe ekspertizë ekspertë të fushës. Gjatë vitit 2024 janë planifikuar 3.5 milionë lekë për këto pagesa, pasi nuk ka pasur një kërkesë konkrete, të llogaritshme, ndërsa janë shpenzuar 13 milionë lekë në 8-mujor. Pra, 3.7 herë më shumë se planifikimi. Për vitin 2024 janë ngritur dy komisione hetimore dhe një grup pune nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Komisionet hetimore kanë miratuar për të mbështetur veprimtarinë e tyre nga 4 ekspertë secili, ndërsa grupi i punës pranë Komisionit të Ligjeve ka miratuar 6 ekspertë, për të cilët nuk ka pasur fonde të planifikuara”, – citohet raporti i Kuvendit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • erald says:
    December 5, 2024 at 8:49 am

    duhet vendos edhe nje here ajo gjiotina si ne france pergjate revolucion….
    Kta po marrin me shume se pensionistet, per te kenaq dashnoret jashte. Vetem me prerje kokash …..

    Reply
  • Detari says:
    December 5, 2024 at 9:16 am

    vetem nje armik i jashtem mund ta shpetoje ate vend.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 5, 2024 at 9:28 am

    Detari, armiqtë duhen shpikur edhe kur nuk janë. Kjo është motoja e diktatorëve.
    Detari,
    Detari, diktaturat e të gjitha llojeve e ngjyrave mbështeten mbi shumicën, pra popullin, dhe armiqtë më të mëdhenj i ka intelektualët e vërtetë. Por edhe këta po nuk i vrau e i burgosi, i ble me poste a me pare.
    Detari, edhe demokracitë e konsoliduara, kanë diktaturat e tyre. By the way, a nuk është i burgosur dhe i mjerë, një njeri pare e i varfër, që ka të drejtën e fjalës, dmth. pirdh pirdh se lirohesh.

    Reply
  • Tironci says:
    December 5, 2024 at 10:14 am

    O shtet jepini lek ktyre rrugaçve dhe buçeve te kuvendit se nuk i dalin leket hajdutve te kombit ton , ju qifsha rracen qe e hengret deri ne kock kte vend zorraxhinjt e politikes shqiptare .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  • ‘Neomalësorja’ për Euractiv: BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë
  • Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor
  • Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, Trump optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. realisti on LETËR E HAPUR
  2. edi rama - Fjale e Rrene on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  4. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?