Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuvendi miraton pas mesnate heqjen e tatimit për resortet e luksit dhe shtyrjen e ligjit për investimet strategjike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kuvendi miraton pas mesnate heqjen e tatimit për resortet e luksit dhe shtyrjen e ligjit për investimet strategjike
Lajmi i funditPolitike

Kuvendi miraton pas mesnate heqjen e tatimit për resortet e luksit dhe shtyrjen e ligjit për investimet strategjike

Published: January 31, 2025
Shpërndaje

Kuvendi miratoi pak pas mesnatës zgjatjen me 2 vite të afatit të përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze më 4 dhe 5 yje si dhe shtyrjen deri më 31 dhjetor 2016 të afatit për aplikimin për investime strategjike

Pas 9 orëve debatit, kuvendi hodhi në votim pr/ligjet dhe pr/vendimet e rendit të ditës pak pas mesnatës ku në sallë mungonin shumë deputetë.

Kryetares së kuvendit iu desh të priste disa minuta përpara se të hapte prezencën. Votimi nisi në orën 00:15 minuta të 31 janarit 2025, kur në seancë zunë vendin deputetët e maxhorancës ndërsa karriget e opozitës vijuan të ishin bosh, me përjashtim të deputetit të PD-së Bujar Leskaj, i cili për dy pr/ligje bashkoi votën me socialistët.

- Publicitet -

Kështu pr/ligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 73 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim. Vota kundër ishte e Bujar Leksajt të PD-së.

Ndërsa projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” që përjashton nga tatimi mbi të ardhurat e korporative për një periudhë 10 -vjeçare, për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026 u miratua me 68 vota pro, 1 kundër (Bujar Leksaj) dhe 3 abstenim.

Kundër votoi Bujar Leskaj i PD-së, ndërsa abstenuan Erjon Braçe, Pandeli Majko dhe Petro Koçi.

Sipas këtij pr/ligji të iniciuar nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi të gjitha subjektet e hotelerisë, që përfitojnë statusin special brenda datës 31 dhjetor 2026, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme.

Deputeti Klosi tha se nga ky pr/ligj do të përfitojnë edhe 11 operatorë që do të bashkëpunojnë me brende ndërkombëtarë për të ndërtuar hotele me 4 – 5 yje në zonën me përparësi të zhvillimit të turizmit, pra 22 operatorë në total.

Duke iu përgjigjur kritikëve nga socialistët, Braçe e Majko, të cilët e kundërshtuan pr/ligjin në komisionin e ligjeve, Klosi tha se përmes kësaj iniciative përjashtohen hotelet në qendrat e qyteteve dhe në Tiranë.

“Kjo lehtësi u jepet atyre operatorëve që zgjedhin të investojnë në zonën me përparësi të zhvillimit të turizmit. Në qendrat e qyteteve, përfshi Tiranën nuk jepet kjo lehtësi fiskale, pasi aty biznesi është i ngritur dhe konkurenca bën punën e vet. Vetëm në zonën për zhvillimin e turizmit përcaktuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit kjo lehtësi jepet për një numër të caktuar hotelesh.

Që nga fillimi i kësaj iniciative janë listuar 11 kompani të cilat kanë zgjedhur të operojnë së bashku me një brend ndërkombëtar. Nuk lehtësohet investitori, një investim i 4 – 5 yjeve është në nivele shumë të lartë. Nëse do të operojë me një brend ndërkombëtar i jepet kjo lehtësi.

Faktet tregojnë që ka shqiptarë e të huaj të kenë mundësi të operojnë me lehtësira fiskale’. Këtë projekt e quajtëm fuqia e 5 yjeve është e mundur që duke vendosur këto standardeve dhe të tjera kompani të menaxhojnë me këto nivele. Pra nga 11 kompani që operojnë në vazhdim me hotelet me 5 yje, 11 të tjera kanë zgjedhur të marrin një brend ndërkombëtar me 5 apo 4 yje. Kërkohet dy vjet për të kompensuar 2 vjetëshin që u dogj në periudhën e pandemisë” tha Blendi Klosi, sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Për deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me këtë pr/ligj favorizohen oligarkët

“Ky nuk është një shtet, ky është një klub i të privilegjuarve. Kjo nuk është një paketë për zhvillimin e Shqipërisë. Kjo është një paketë anti-Shqipëri; një paketë që favorizon oligarkët dhe e lë shumicën e shqiptarëve në varfëri; një paketë që forcon monopolin e një pakice, ndërsa shumica lufton për mbijetesë; një paketë që shkatërron konkurrencën dhe pengon shqiptarët e ndershëm të ecin përpara,” u shpreh Tabaku.

Sipas ligjit ekzistues, të gjitha subjektet e hotelerisë, që përfitonin statusin special brenda datës 31 dhjetor 2024, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme.

Por përmes projektligjit të miratuar në Kuvend ky afat të zgjatet deri në 31 dhjetor të vitit 2026. Kjo do të thotë se përjashtimin nga tatim fitimi në dhjetë vitet e ardhshme do ta përfitojnë edhe subjektet, të cilat marrin statusin special nga qeveria vitin e ardhshëm dhe vitin tjetër pas tij.

“Qëllimi i projektligjit është të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat e korporatës entitetet që operojnë në struktura akomoduese “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruara dhe njohur ndërkombtarisht “brand name”, përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat e korporative për një periudhë 10 -vjeçare, për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026.

Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit. Ky projektligji synon incentivimin e sektorit të turizmit duke ulur normën tatimore ne 0% për 10 vitet e para fiskale, për strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmi”

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • demo says:
    January 31, 2025 at 7:10 am

    Dmth.Oligarket nuk do paguajne taksa,tatime,hotelerira,restorantyra,.Te shtrihen ne truall te vjedhur sa te duan,.I mbrojne cetat me kokqerosa qe mbajne me vete,.Edhe po s`paten kokeqerorsa i mbron polici shtetit,Mos paguajne fare,fare,Te paguajme vetem ne,fakiret qe me nje oppe pension paguajme drita,uje,taxa ,mor bir kurve!.Varda !Vetem Pronarit te keputur me Toka e Prona me Tapi te Zogut mos i lini asnje rrenje ulli,,asnje meter toke per varr,mor kelyshet e morracakerve partizane..U be nipi kurves mbretit,,mbret.Fe;;iqsira e felliqsires kollovari shofer,.O burra ta kthejme permbys! Hajdutet maloke ti bejme oligarke te paprekshem,permbi bejlere,,Bejleret ti fundosim fare.bashkojne votat rrugacet e Malokut me kurvat e Spiro Kolekes,qe te hedhin valle mbi tokat dhe pronat Tona.
    Tapite e Zogut jane te shenjta or kurva Kolekave,qe futet ne burg Cim Bumcin,se ju si rrace kurvash dac nga gjyshja veneciane,ndac nga gjyshja Vunjotjane,nuk ju mbajne 500 zagare.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 31, 2025 at 8:42 am

    Unë jam e mendimit t’i vihen tatime lypësave në rrugë, hoteleve luksoze asnjë detyrim se boll kanë harxhuar për ndërtimin e tyre(pastrim parash).
    Poshtë Qeveria, rrnoftë Shqypnia!

    Reply
  • Detari says:
    January 31, 2025 at 9:18 am

    toke falas, energji falas, 0 tatime…tragjikomike.

    nje i vetepunesuar duhet te paguaj tatime, energji dhe hua-ne e shtepise….

    Reply
  • Zgjohuni, doni apo s’doni ju o mij kënetash, DREJTËSIA DO TË BËHET. says:
    January 31, 2025 at 9:33 am

    …..nga t’pa brekë që i la dita, milionerë i ngysi nata….

    Reply
  • Zgjohuni, doni apo s’doni ju o mij kënetash, DREJTËSIA DO TË BËHET. says:
    January 31, 2025 at 9:34 am

    …..nga t’pa brekë që i la dita, milionerë i ngrysi nata….

    Reply
  • Humoristi says:
    January 31, 2025 at 10:41 am

    Mire kane bere.Hotel me 5 yje ,me karrike plastike nuk ne asnje vend te botes!?

    Reply
  • Dashi says:
    January 31, 2025 at 11:47 am

    Lidheni demon se i iku mendja . Meqë është pensionist , nuk do që të paguajë drita , ujë , taksa . Po ato tapitë e Zogut që ti përmënd si të shenjta, ku e gjetën shenjtërinë , o gallof pa pendë ? E di ti demo mavria , se kur quhet e shenjtë një pronë ? Kur të paraqesësh aktin e blerjes , pra , kur ke derdhur paret , parja është e shenjtë , jo tapitë e turkut , që ja merrte tokën Vasilit dhe ja jepte Mazllëmit , që sapo ishte konvertuar në turk . Sa për sharjet e shpifjet , inatin e mllefin që derdh në çdo koment tëndin kundër Ramës , tashmë nuk i bën përshtypje askujt , ju shani , Rama fito vota ; në maj , sipas sondazheve të Këshillit të Evropës , parashikohet të fitohen më tepër se 80 deputetë nga Rama . Hani ju , hani , se ju bën mirë .

    Reply
  • Gas Gas says:
    January 31, 2025 at 12:01 pm

    Rama eshte bere si Robin Hoodi, vetem se Rama u vjedh te varferve per tu dhene te pasurve. Vazhdoni e votoni se ate meritoni

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    January 31, 2025 at 12:13 pm

    E kuptoj qe heqja e nje takse mbi fitimin tek hotelet me 4 e 5 yje bwhet per ti shpetuar ato nga falimentimi; dakort, por per kete mjafton nje vendim i keshillit te ministrave me afat te kufizuar. Per kete nuk ka nevoje per ligje nga parlamenti!
    Ndersa per sa i perket shtyrjes se afatit te ligjit te investimeve strategjike deri ne fund te vitit 2026 (dhe jo 2026), tregon se ky ligj privat i te gjatit ka per tu zbatuar nga ai edhe pas zgjedhjeve te majit sivjet, qe d.t.th. se ai e di qe zgjedhjet i ka te fituara! Nga e di ai kete? Ai e di sepse rezultati caktohet nga disa persona atje ‘lart’. Mileti kujton se vota e tij vendos rezultatin e zgjedhjeve!.. (Nuk jam me idete e phonix-it, por nuk besoj se ne Shq. dhe disa vende te tjera rezultati i zgjedhjeve vendoset nga votat e zgjedhesve!)

    Reply
  • Ermal says:
    January 31, 2025 at 12:46 pm

    Nuk kam hotel , por nuk mund ta pranoj nje sjellje te tille nga nje parti socialiste e majte te cilen kam votuar. Dhe qe kurr me sdo ta votoj ne qofte se vazhdon me linjen si parti e djathte ekstremiste. Jeni me fat qe ne krahun tjeter keni berish nok bardh voksh , dhe qe partite e reja shumica jan pjella juaj dhe ata qe kan nje ndjenje nuk i lini te konkurojne barabarte . Si mundet te merrni vendime te tilla te beni diferencime te tilla , te fundosni ato bisnese turizmi familjar qe me gjak kan krijuar dicka ? Ne qe thjesht jemi te majte na hapni syte dhe , na mbushni mendjen qe parti te majte ne Shqiperi nuk ka . Ju vertetoni ate qe ne degjojme ne net qe jqeverisni me oligarket dhe nenshtroni administraten si skllevet . O POPULL HAP SYTE, hidhini ne kosh keta plera qe 35 vjet na kan lituar nen e bab e na kan detyruar te marrim rruget e botes ne 2024

    Reply
  • Ermal says:
    January 31, 2025 at 12:48 pm

    Nga cfare falimentimi? A nuk ka turizmi shifra rekord ?

    Reply
  • Boss says:
    January 31, 2025 at 1:17 pm

    Cifutet do bejne resorte dhe te huajt qe kane bisnese nuk do paguajne. Ata dhe punetoret i marrin nga Filipinet dhe Bangladeshi nderkohe qe sjfrytezojne token tome. Kjo eshte dhjerokracia e sjelle nga Perendimi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?