Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuvendi nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kuvendi nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike
Lajmi i funditPolitike

Kuvendi nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike

Published: March 27, 2024
Shpërndaje

Në seancën plenare të 7 marsit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj injoroi protestën me pankarta dhe bilbilë të deputetëve të opozitës dhe hodhi për votim pesë projektligje, mes të cilave edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.

Deputetët socialistë ngritën kartonët jeshilë dhe brenda pak minutash, ligjet u konsideruan të miratuara. Procesi i votimit vazhdoi edhe pasi deputetët e opozitës i kujtuan drejtueses së seancës, Felaj, se nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procesin e votimit.

Por videot e trasmetimit të seancës tregojnë Felajn teksa këmbëngul se ishte kuorumi i nevojshëm si në nisje të seancës, ashtu edhe gjatë procesit të votimit.

- Publicitet -

“Në kushtet që ju krijoni, unë nuk kam detyrim që t’u jap përgjigje juve, që vini këtu për të prishur seancën”, dëgjohet Felaj t’u thotë deputetëve demokratë.

Që një proces votimi të quhet i vlefshëm duhet të marrin pjesë 70+1 deputetë, ndërkohë që në seancën e 7 marsit votuan për prezencën e tyre në procesin e votimit 68 deputetë, shifër që konfirmohet dhe në procesverbalin e zbardhur dhe të publikuar në faqen e Kuvendit.

Njëzet ditë më vonë, situata në Kuvend ka ndryshuar dhe deputetët e opozitës kanë zënë vendet e tyre pas një pakti të arritur me mazhorancën për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Megjithatë, legjitimiteti i votimeve të 7 marsit është rikthyer për diskutim në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kërkuar anulimin e votimit dhe përsëritjen e tij procesi ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

“Për të pesë projektligjet e votuara, numri i deputetëve që kanë marrë pjesë në votim ka qenë më i ulët se kuorumi minimal i kërkuar nga neni 78, pika 1, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 55, pika 2, e Rregullores së Kuvendit”- argumenton Bardhi në kërkesën e tij.

Bardhi pretendon në letrën e tij drejtuar Kuvendit se “shkelja është kryer me dashje të plotë”, duke kujtuar se ata e kishin paralajmëruar nënkryetaren Felaj për mungesën e kuorumit.

Gjatë ringritjes së këtij pretendimi në seancën e fundit të së enjtes nga Bardhi, Nikolla u përgjigj se po priste qëndrimin e sekretariatit.

Një burim zyrtar në administratën e Kuvendit i tha BIRN-it se çështja po adresohej nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Sipas burimit, Sekretariati pritet të mblidhet brenda javës për të marrë një vendim nëse duhet anuluar seanca dhe të rihidhen për votim projektligjet e miratuara në seancën e 7 marsit.

Kuvendi gjendet përballë një precedenti të pandodhur më parë, ndërsa mënyra se si verifikohet pjesëmarrja në procesin e votimit është e sanksionuar në Kushtetutë, në rregulloren e Kuvendit dhe në të paktën dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilët citohen në kërkesën e dorëzuar nga Bardhi.

“Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, sipas parashikimit të pikës 3 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar”, thuhet në pikën 4 të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit.

Me anë këtij procesi të kontestuar Kuvendi miratoi 5 projektligje, ndër to dhe propozimin për zgjatjen e efekteve të ligjit “Për investimet strategjike” deri më 31 dhjetor 2024, edhe pse ligji është kritikuar nga ekspertët se ka shërbyer për favorizuar një grup oligarkësh pranë qeverisë.

Projektligjet e tjera që u votuan në seancën e 7 marsit janë projektligji “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?