Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuvendi voton Endri Shabanin për postin e Avokatit të Popullit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kuvendi voton Endri Shabanin për postin e Avokatit të Popullit
Aktualitet

Kuvendi voton Endri Shabanin për postin e Avokatit të Popullit

Published: December 12, 2025
Shpërndaje

Endrit Shabani do të jetë Avokati i ri i Popullit dhe do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila 3 vitet e fundit ishte me mandat të mbaruar. Shabani u zgjedh me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike, edhe pse 35 prej tyre i dhanë firmat që të ishte kandidat, e braktisën votimin që në fillim.

Demokratët që kishin mbështetur me firma 6 kandidatë, por më pas deklaruan tërheqjen nga nënshkrimet, që në fillim të seancës në mëngjes kërkuan heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të të Popullit.

3 orët e debatit për Avokatin e Popullit u vërtitën vetëm në një pikë: Akuza mazhorancës se ka bërë pazar me Endri Shabanin, njërin nga kandidatët që vetë mbështetën nga më shumë se gjysma e deputetëve të opozitës.

- Publicitet -

Madje opozita paralajmëroi dërgimin në Kushtetuese zgjedhjen e Shabanit si Ombudsman i ri i vendit.

“Avokati i popullit po do jetë një cen kushtetues i zgjedhur pa një propozim nga deputetët. Nuk do tju njihet si përputhje me kërkesat e BE. Të gjejmë rrugën të mbledhim firmat mbi kandidatët pastaj të votojmë”,- tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Opozita argumentoi se firmat mbështetëse që kishte dhënë nuk tregojnë se rrjedhimisht kandidatët janë propozim i tyre, ndaj kërkuan votë për Adriana Kalanë ose Besim Ndregjonin.

“Më vjen keq që talleni me një të persekutuar politik si Besim Ndregjoni, e dini të gjithë që nuk zgjidhet dot, se është 70 vjec nuk e lë ligji. Ju talleni me Adriana Kalanë”,-tha Taulant Balla.

Ofendimi i Flamur Nokës, krahut të djathtë të Sali Berishës dhe Ballës çoi në ndërprerjen e seancës, dhe në rikthim, një tërheqje vëmendje.

Në rikthimin disi më të qetë, sqarimin procedural e bëri Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të ligjeve, duke mbyllur sipas tij çdo hapësirë për intereprtim

“Firmat i keni tërhequr përtej afatit 2 dhjetor të vendosur nga komisioni. Është e vërtetë vendimi që një deputet mbështet vetëm 1 kandidat. Nëse do kishit zbatuar atë që u thashë unë, iu do të kishit sjellë në kuvend 1 kandidat e gjysmë. Pse i dhatë 316 firma? U detyroi kush me zor”,- tha Ulsi Manja.

Endri Shabani sipas ligjit do të betohet para Kuvendit në seancën e radhës, për të marrë zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    December 12, 2025 at 5:15 am

    Po ti o Besim Ndergjoni nuk zure mend nga Kurt Kola qe organizoi Greven heroike te Urise ne 1994 dhe i shkuli Sali bishes me rrugacet e vet,monopolin e Antikomunizmit.Demo ka qene pjesemarres ne ate greve,per te demtuar sadopak bishen me falangat kriminale,qe ishin bere te padurueshem ne ate kohe,Ja shqyem masken me Ate greve,prandaj populli i Vlores ne 97 ju versul si hajdut dhe kriminel,jo si Kampion i Antikomunizmit.

    Reply
  • demo says:
    December 12, 2025 at 5:33 am

    Ti qeke Strateg re Shabano!!! po ti Adriatik llapen e ke buke me djathe.Ti do hash edhe Edi Ramen.
    Si e qysh e tek,,Ti do jesh zevendsusi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë
  • Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj pjesë e listës, çmimet nuk ndryshojnë për 3 muaj
  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Komentet e Fundit

  1. na ishte nje here...Johannes Hahn on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. demo on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  3. Laert on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. demo on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ethemi jo Lalaj on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?