Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ky djalë ju mundi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ky djalë ju mundi
KryesoreLajmi i funditopinion

Ky djalë ju mundi

Published: October 16, 2026
Shpërndaje

Nga Aurel Plasari

Ky djalë ju mundi. Atë që nuk e bëri dot një opozitë e tërë zyrtare, jua bëri ky djalë: ju mundi, madje ju poshtëroi, ju përdhosi.

E bëri duke protestuar, duke reaguar, duke mos qenë në një mendje me ju, duke mos u pajtuar me politikën tuaj, duke e vënë në dyshim autoritetin tuaj, domethënë: me armën më të fortë të mundshme që është të menduarit ndryshe.

- Publicitet -

Kujtoni se do të harrohet se ku e kishit mbërthyer në hekura si martirët në Mesjetë? Në vendin më të përshtatshëm për turpin tuaj: në portat e Ministrisë që etiketohet si e “Arsimit”. Pak rëndësi ka tani se kur do të ikni, si do të ikni, pse do të ikni. Nga historia e qeverisjes suaj këtë njollë nuk do ta shlyeni dot kurrë.

Ja ai në shtratin e spitalit, i plagosur prej jush, i ruajtur nga policë që më nuk janë tanët, dhe po lexon. Është pra nga ata studentë që, edhe në kushtet më të pavolitshme, lexojnë libra. Dhe më kujtohet Heine-ja, kur policët prusianë i kontrollonin bagazhet, – siç u kontrolloni ju sot çantat adoleshentëve, – kurse poeti i tall duke thënë me vete: Ç’rrëmoni kot ndër brekë e këmisha, o budallenj, kur unë kam në kokë një bibliotekë më të rrezikshme se gjithë autorët e ndaluar prej jush në Prusi?!

Bibliotekave në kokë të një brezi tjetër, që mendon ndryshe prej jush, si do t’ia bëni?

Sa e kam zili!

fb a.p.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
33 Comments
  • Arbër says:
    October 16, 2026 at 9:28 pm

    Kur nje mender “parti politike” afron Zegjinetë ne vend të rinisë që përfaqëson ky djalë askush të mos habitet më pse Tirana digjst

    Reply
  • ANA says:
    October 16, 2026 at 9:35 pm

    Ne thelb,e verteta e te rinjve,perfshire te verteten dhe dinjitetin e gjithe qytetareve qe kane qendruar per kater muaj ne bulevard e ka mundur sistemin politik,i cili duket kaq i vogel ne krahasim me ta.Kjo eshte arsyeja pse atyre nuk u duhet dhuna,kane dijen,kembenguljen dhe te verteten e tyre.

    Reply
    • Mortjet e kombit says:
      October 17, 2026 at 5:30 am

      Hapini rrugen rinis o sali ram brekushja

      Reply
      • Anonymous says:
        October 18, 2026 at 6:56 am

        Jo ka me te mire se ky more pse nuk din ti se eshte FATOS SEVO TARIFA njeri i shkolluar me nje baba luftetare te nderuar qe e deshi atdheun si shqiponja folene qe do mbetet nje mit si figure , edhe i biri shume me dinjitet por pas vdekjes ss Sevos ndryshoj shume nuk dihet arsyeja i din vete ay pse ju badhkua Sali Berishes ne fund te udhetimit dhe ne prag te vdekjes politike dhe fizike , Fatosi emrin e tije e beri vete jo ne kurris te babajt duhet te i ishte bashkuar Saliut qe ne fillim , asgje te keqe nuk ka se sot vdes njeriu se per dinjitet nuk pyet kush me mjafton nje qoshe e ngrohet . Ja pra qe me i miri Eshte Fatos Tarifa w

        vone ne fjurme

        Reply
  • Vlora 97 says:
    October 16, 2026 at 9:46 pm

    Djem si ky duhet te vihen ne krye te levizjes
    Une i votoj me gjith zemer e shpirt
    Vdekshin hajdutet vilaxhinjt e ripjelljes
    RROFTË RINIA E LIBRIT DHE KULTURËS
    RROFTË QËNDRESA

    Reply
  • Phoenix says:
    October 16, 2026 at 9:54 pm

    Jetojme kohe te veshtira
    Kam menduar shpesh qe Shqiperia po vdes nen oeshen e maskarenjve qe kan mbledhur njeri tjetrin ne pordhitik.
    Zemra mal kur shoh qe ne Shqiperi ka mberur ende djem e vajza te tille
    Shpresa vdes e fundit

    Reply
  • Labova says:
    October 16, 2026 at 10:01 pm

    Jepini o djem bëni një parti mos kini frikë. Do tju mbështes pjesa qytetare e popullit
    Pse duhet te vazhdojm te zgjedhim mes mutit dhe kakës

    Reply
  • 31 says:
    October 16, 2026 at 11:06 pm

    Ai Rama, tha se eshte dora e mbrapesht qe e ka ndjekur Shqiperine si mallkim qe nga 1912! Sipas Rames Shqiperija paska qene me mire para 1912 ndaj na ka cuar me zhvillimin e tij, me keq se 1912-ta ! Te pakten 1912-ta, na e la vatanin, jeshil me bageti e bujqesi, me male me pyje e fusha te gjelberuara, kurse ne 1990-en, Ramizi, bagetine, mbasi e tufezoi, i’a fali BE-se, porti i Durresit e di se c’ka hequr! Ne1990-en, Saliu, pasi rrafshoi pyjet e ja fali BE-se, rrafshoi cdo gje te ngritur mbi toke e te strehuar nen toke, bile edhe kafshe e shpend te egra, deri tek gjinkalla dhe mushkonja, i hodhi vendit qefin te zi dhe i’a dorezoi srafeten Rames, ta conte perpara! Rama sa e mori, qefini i zi i hedhur, nga Saliu qefini izi i’u duk akoma me i kuq dhe filloj te c’indetifikoje, dhe tjetersoje, jo vetem dokumentacinin e iventarizimit te te gjthe pasurise natyrore dhe materjalo- njerzore te ketij kombi, por edhe shqipetaret do ti beje qytetar te botes dhe vatanin do t’ia lere BE-se si nje ciflik, me baron e argate te botes moderrne! Dokumentaconin arshivore, deri edhe ne prejardhjen e etnive, se shqpetaret nuk kane ekzistuar, per Shqiperine e keni te hiptekuar ne SHBA, kujt do ti duhet, do te paguaj, pa te marr informacionin! Edhe dicka te vogel, Rama per doreheqjen, nuk po pret po-ne, e BE-se, po fitoren e Trampit!

    Reply
  • Vrojtuesi says:
    October 17, 2026 at 12:13 am

    Ky trim i dalur nga gjiri i popullit, qe mundi nje batare policesh gjate protestes studentore, tregoi qarte zemrimin popullor ndaj ketij regjimi te krijuar ne keto 3-4 dekadat e fundit nga Berisha-Rama, por edhe ate se sa i dobet eshte mbrojtja e tij. Skenen e tmerreshme te kesaj batareje policesh qe ky djalosh i vuri para dhe i poshteroi publikisht, kur e sulmuan me pa te drejte, por tani qe ai ndodhet ne spital dhe lexon libra, sa police e ruajn?? Turp per policine e shtetit qe nuk vepron sipas ligjit por sulmon studentet qe jane e ardhmja e kombit ton!

    Reply
  • Keqkuptim i demokracise.... says:
    October 17, 2026 at 2:48 am

    Po pse more Aurel, boks eshte demokracia? Apo cantat e adoloshenteve (qe ju duket loje) me molotov dhe sqepar apo gure, jane demostrim te monduari ndryshe??? Te qellosh me gure ministrine e arsimit, fakultete, shkolla me nxenes brenda, ministri te tjera, trotuare, prone private dhe publike, ti vesh zjarrin qytetit, te duket te menduar ndryshe??? Apo kuptim i gabuar i demokracise??? Degjova nje vajze studente ne darke, te emisioni i Grida Dumes, qe tha: ne nuk sulmojme me bizneset private (sikur ka ne dore ajo apo ata jeten e bizneseve, Zot na ruaj ), por do sulmojme gjithe institucionet shteterore….. Te duket normale nje deklarate e tille skandaloze???? Ne cdo vend te botes ajo vajze nuk do kishte dale nga studio televizive, vetem ne pranga… Ta leme nivelin e gazetarise se Grides, por niveli i pjekurise se ketyre studenteve, te perfaqesuar nga ajo vajze, le shume per te desheruar,. Une nuk mund ti njoh te gjithe dhe ska dyshim qe kemi nivele te shkelqyera te rinjsh, por jo keta qe se kane idene duket, te kultures demokratike dhe te respektimit te mendimit ndryshe apo detyrimet dhe respekti i shoqerise dhe bashkesise ku jetojme.. . Nuk e njoh dhe nuk e gjykoj djalin qe u be viral ne social, deri diku normale per “betejat ” studentore ne cdo shtet demokratik, por nuk mund te mbeshtes vandalizmin dhe deshiren per destabilizim te shtetit, te nje pjese te te”rinjve ” misterioze”, me kapuce ne koke…. Apo ajo vajza e re qe ankohej pse ne moshen 22 vjecare nuk blinte dot shtepi 300 mije eurosh??????… Te spjegosh qe shume studente ne te gjithe boten, studimet e tyre i paguajne vete, dhe as qe e enderrojne te blejne shtepi perpara 40 vjeteve,dhe qe do mbarojne se paguari ate pas 20-30 vjetesh, eshte e kote,.. Jo zoteri, nuk funksionon keshtu demokracia dhe jeta, ne boten ku jetojme. .. Ne se duan te shpikin ndonje rend tjeter, jepini nje dore dhe ju, adoleshente te vonuar, me patetizmat tuaja…..

    Reply
    • Hajde mendje hajde says:
      October 17, 2026 at 5:14 am

      O shoku roje i vilave të hajdutve
      Kur kanalet demokratike të dialogut mbyllen, kur zëri i studentëve dhe qytetarëve shpërfillet për muaj me radh, kur ky zotnia me poture ushtron forcë joproporcionale ndaj reagimit shoqëror, përplasja bëhet thuajse e pashmangshme.

      Të dënosh vetëm gurin ose reagimin e rrugës, por të kalosh me heshtje “hekurat” dhe dhunën shtetërore mbi të rinjtë, do të thotë të përdorësh standarde të dyfishta.

      Plasari po të thot Dija si rrezik, jo dhuna si mjet

      Ti e redukton shkrimin e Plasarit te “boks” apo “mbështetje e molotovëve”. Në fakt, Plasari nuk glorifikon asnjë akt vandal. Flet per simbolikën e përplasjes mes idesë/dijes (“bibliotekës në kokë”) dhe reagimit represiv të pushtetit.

      Pra mesazhi nuk është mbështetja e veprimeve ekstreme, por reflektimi mbi faktin se si një pushtet arrin të frikësohet nga mendimi ndryshe
      ​
      Sa i përket “kulturës demokratike” dhe krahasimit me Botën, or taj demokracia e vërtetë nuk mbrohet duke kërkuar që një studente 22-vjeçare të nxirret “me pranga nga studioja televizive” thjesht për shkak të deklaratave të saj radicale apo revoltës emocionale.

      Në shumë vende të Perëndimit — që sot merren si shembull — protestat studentore (që nga Franca, Italia e deri në SHBA) shpesh kanë pasur momente mjaft tensionuese e radikale. Ndryshimi është se shtetet me demokraci të pjekur i trajtojnë arsyet pse të rinjtë rebelohen, nuk mjaftohen vetëm me hekura, gaz lotësjellës dhe stigmatizim publik

      Po si tha ai te skeci Portokallis. Une po pres po ti copa e kurvës mbetesh

      Reply
      • Keqkuptim i demokracise.... says:
        October 17, 2026 at 7:23 am

        Je komplet out, nuk ke kuptuar thelbin e asaj qe kam shkruar, duke nisur qe nga nickname I’m,… si shume te egzaltuar ketu te Dita…. Humbje kohe

        Reply
  • Fatmir says:
    October 17, 2026 at 2:50 am

    “Larg qofti “ kërkon të vrasi student ma tha shtetas i huaj që merrte pjesë gati tre muaj që nga dje nuk vete më se dëgjohet që do vritet student .

    Reply
    • Ti fatmir kelysh bushtre says:
      October 17, 2026 at 8:00 am

      Ti ushtar i Belindes, plehre. Ti ben shume mire te mos dalesh, kelysh bushtre, qe kerkon te friksosh njerzit te mos dalin.

      Reply
  • demo says:
    October 17, 2026 at 2:59 am

    O Rini!
    Drite e Diturise tek Ti
    Diell i Librit qe te ndriii
    Dif Dragua Trimeri
    Lum nena qe te dha gji
    Lum rrenjet ne Laberi,
    Qe lindin Trima si Ti.

    Vemjen ne kryeministri
    bolla e zeze,gjarper i Zi
    Nuk e marrin dot persiper
    As garda me polici
    Sa te linde toka shqiptare
    Djem sokola,trimeri.

    Mos e zgjat shume Edviin,
    Terkuze e bere ATE VENDIM
    Nuk eshte Monika me Lulzim
    As Ilir Meta me Saline
    Dil e kqyre si shkrepetin
    Rini e zjarrte e Vendit tim!

    Reply
  • replike me keqkuptimin e demokracise says:
    October 17, 2026 at 6:22 am

    mire ben qe na sqaron se si funksionon demokracia,,,,,, nderkohe qe ska familje shqiptare qe ska njerezit e vet jashte vendit,,,,,dhe se sa duhet te punosh per te blere nje shtepi,,,,me kredi qe duhet ta lash per nje pjese te mire te jetes,,,,,por si e shjegon ti faktin qe keta politikane hiena,,, kane sot dhjetera apartamente,,, duqane,,,biznese,,,llogari bankare qe ti si ke pare as ne enderr??? prandaj behet protesta,,,,,prandaj eshte ngritur populli,,,,,,se e vodhen,,,se e ropen,,,,,,se ja moren tokat e te pareve,,,,,pronat,,legjitime,,,,,,duke e lene popullin me te varfer ne europe,,,,,,keta hiena te panginjura,,,,,nen petkun e pushtetit,,,,qe ben cte doje,,,,kete quan demokraci ti??? KETA E KANE VENDIN NE BURG,,,,,,,dhe ti sekuestrohet cdo gje ,,,,sic bejne te gjitha vendet demokratike,,,,,,por e para fare jane ZGJEDHJET E PARAKOHSHME,,,,,qe mos ja shohim me surratin as ne TV,,,,,,,DEMAGOGEVE TE NDYRE DHE FALS ,,,,,

    Reply
    • Anonymous says:
      October 17, 2026 at 8:02 am

      Degjo ti qe me replikon,po te pergjigjem sepse ti e pranon debatin me argumente, jo si dikush me lart qe flet me sllogane “te modes fundit”. Jam dakort dhe e njoh mire ate liste korrupsioni ne shqiperi qe ti permend me te drejte sepse korrupsioni aty preket me dore ne cdo zyre qe te shikosh e qe te gjithe te shikojne nga duart….. Shume dakort dhe me nje pike tjeter, qe zgjedhjet nuk jane tabù dhe per mendimin tim duhen zhvilluar sa me pare… Nga ana tjeter, djegia dhe destabilizimi i vendit nuk na con perpara dhe as na ben nje demokraci me te mire. Ate simpati qe flamingot fituan ditet e para kam frike qe po e humbasin ne keto skena pa kuptim dhe me kete lartesim qe po i behet dhunes nga shumica e moderatoreve e komentuesve, pa kuptuar demin qe shkaktojne ne zhvillimin e vete mentalitetit demokratik tek te rinjte ne rradhe te pare,qe pretendoje “mendim ndryshe”, por nuk pranojne “mendim ndryshe “…. Dhe kjo eshte per tu shqetesuar,, sic gjej skandaloze vendosjen e parullave apo letrave te ngjitura tek bizneset nga frika :”jemi me ju, mos na digjni”…. Kete e konsideroj alarm per nje demokraci Te brishte si jona. Pikerisht per kete e quaj pa vend artikullin e Plasarit per kete djale sepse policet nuk jane armiqte tane, por jane ata qe ne cdo qeveri, duhet te mbrojne rendin publik, me gjithe difektet apo pa sftesite qe mund te kene ….

      Reply
  • titi says:
    October 17, 2026 at 7:13 am

    AUREL PLASARI ,,nje perkthyes i shkelqyer ,,,,nje burre i mencur,,,si shume te tjere ne kete vend qe EDI RAMA i la ne hije,,, AURELIN e hoqi nga drejtor biblioteke,,, sepse atij nuk i pelqejne njerezit e ditur,,,te aftet,,njerezit e lire,,,AI dhe vetem AI i di te gjitha,,,,ska nevoje ta mesoje dikush,,,,i ben vete ,,,me mire se te gjithe,,burrat e mencur te ketij vendi,,,,dhe e beri ,,,,,e ndriti,,,,,,E MORI VESH GJITHE BOTA,,,,,,si FUNKSIONON ,,, DEMOKRACIA NE SHQIPERI,,,as njeriu me i varfer i ketij vendi,, nuk do te donte te ishte ne vendin e ti ne kete moment historik,,,i rrofte shkelqimi fals dhe perpjekjet per te hyre ne histori,,,,

    Reply
  • ATSH says:
    October 17, 2026 at 7:26 am

    “Në shumë vende të Perëndimit — që sot merren si shembull — protestat studentore (që nga Franca, Italia e deri në SHBA) shpesh kanë pasur momente mjaft tensionuese e radikale. Ndryshimi është se shtetet me demokraci të pjekur i trajtojnë arsyet pse të rinjtë rebelohen, nuk mjaftohen vetëm me hekura, gaz lotësjellës dhe stigmatizim publik”

    Ti mos vlla se ke idenë çfarë është perendimi e kapitalizmi . Të thyejnë brinjët , të mbytin me gaz e të fusin edhe plumbin e gomës në kokë . Të heqin bukën e gojën për të te mar centizim e fundit .Ca lesh trajtojnë , ke protesta të dhunshme çdo 6 muaj kudo e as nuk jep njeri dorheqje e vetem mashtrime prandaj dalin përsëri në shesh . Ke shkolla në Francë e Angli apo Itali që janë në kushtet e kohës së Enverit . Këta baballarët e kombit të hapin barkun kurse ky brezi i ri ka mbetur tek koha e Rames ne 1990 kur ai e shokët e tij ulur në bythë në trotuar të tregonin se si nga rubinetat e ujit dilte coca cola në perëndim. Asnjë cm përpara nuk është bërë , në botën e internetit kemi mbetur po shpellaret që tregojnë histori ulur në bythë . Protesta është mjet presioni e ndërgjegjësimi, jo mjet force. Se per forcë nuk pyet kapitalizmi , të vetmit që i treguan vendin për ca kohë ishin komunistët ..me ju të tjerët fshin me nderen ! Dil e bej gam gam sa të duash, protesto lufto por i ndërgjegjësuar për botën ku jeton e jo pallavra bordurash trotuaresh ( i provuam në 90 e akoma nuk po e heqim qafe anarkinë që sollën) . Nuk jemi gjë tjetër veçse mall për konsum . Ul kokën ha pi e dhit. Pas 36 vjetësh akoma nuk kemi kuptuar ku jetojmë e cfare sistemi ligjor e moral kemi zgjedhur ( për të vënë duart në kokë ). Ahhhh se harrova futi një poshtë kamunizmi!

    Reply
    • Keqkuptim i demokracise.... says:
      October 17, 2026 at 10:19 am

      Sakte o ATSH, por ketu problemi shpesh nuk jane te rinjte, qe po ju hoqe internetin c’orientohen komplet me jeten reale… po ben shume deme ne tru. Problemi shpesh jane mbi 40-50 vjecaret qe duan te duken si “revolucionare”, dhe nxjerrin frustracionet e tyre kundrejt dikujt ne pushtet, apo egoizem dhe miopi patologjike per te kuptuar kush eshte e rendesishme e kush jo ne momente delikate si dhe, ne fund, te nje pjese eshte dhe injoranca…. qe e perseris, po “shkollohen” ne internet… Absurde

      Reply
  • Jashte shtetit says:
    October 17, 2026 at 8:09 am

    Po keta te rinj e provuan veten, per per gjithe veren, te qete , plot civilizim, te bukur e te sjellshem qe kishin ne Dore vetem oratorin, qe qe Benin te ditur hallet e tyre problemet qe kishin mberthu jeten e shqipetareve.Vajza ime I tha djalit te saj 12 vjec. Me vjen keq qe po shikon nje gje se cpo ndodh ne vendin tim, ate qe e kam pare une ne moshen tende, po ne kushte te tjera , i lindur jasht dhe te jetuar jashte nga prinder shqipetar. Djali i vogel pergjigjet, po kane te drejtat e tyre ato student, ndoshta nuk kane uje si te shpia e gjyshes.E lidhi femija me logjiken e tij nje aresye. E kam mbeshtet protesten, i mbeshtes prap me Sh dhemshuri, durimi ka kufi dhe ato te rinj duruan per shume kohe dhe nuk i degjoi njeri, ju vu epitete Edush droga.Tani eshte menyre urretje shprehje, shkaterrimi dhe Luditet shkateruan makinerit nuk vran shfrytezuesit. Nje vajze e tha Sh .bukur,” shkaterrimi i prones, nuk shkon me shume, se 5% i pasurise se Belindes “, une po shtoj Ed,plak Sali ( qe kam qen per te ne rruge Edhe ne 98,e pastaj u largova , duhej te shpetoja femijet),panda Librazhdi,Ilir Metà me laviren e tij dhe liliputi pa dinjitet socialist, lista nuk mbaron tju konfiskojne pasurin dhe me parat e vjedhura behet Shqiperia , bile me e bukur dhe me uje plot.
    Por fatekeqesi, kush ta bej???
    Ajo drejtesi, e korruptuar gjitheashtu????
    Fatkeqesi…….
    ,

    Reply
  • Një shoke i kryeqimistrit thyb...riq says:
    October 17, 2026 at 8:18 am

    Shqiptaret e mi…ky qelbesire kryeminister… është më i ndyri ne histori! Mafioz,hajdut ,sharlatan,i korruptuar,i pa bese, genjeshtare,imorale ,femije i papjekure! Kurre nuk Ka qënë shteti shqiptare kaq i dobet pa institucione!

    Reply
  • Gjergj says:
    October 17, 2026 at 8:21 am

    Si prind, ndjej dhimbje dhe i uroj djalit shérim té shpejté. I uroj po ashtu, qé ai gjykatés qé do marré né doré dosjen e tij, té mos mbulohet me turp, dhe té lirojé djalin njé sekondé e mé pare. Ai, éshté simbol i asaj qé kjo shoqéria joné e degjeneruar, e tredhur dhe pa asnjé vleré morale dhe dinjitet, nuk e posedon ne masé.
    Ai djalé, éshté shpresa e mbijetesés shqiptare, jo si dallkauk apo supaxhi qé shohén vetém té vjedhén diçka, pa çi q. témén flamurit, kombit, dinjitetit. Éshté njé shoqéri e kémbéve pérpjeté, qé nuk njeh liriné dhe domosdoshmériné e detyrimin qytetar pér tu flijuar pér té.
    Djali, éshté antiteza e Edvin Ramés dhe hajdutéve Tao Tao, debilitetit té njé Zegjineje,,,,,vrasésve si Sali Berisha apo Ilir Meta, me Mulét dhe çingijet burra e gra qé lehin pér ta, éshté arsyeja pse shpresa shqiptare nuk do vdesé.
    Ndjej NEVERI pér çdo klloun si Braçe apo çdo „deputet“ i PS, qé i kané béré Shqipérisé até gjémé qé nuk mundi ta bénte asnjé pushtues i huaj.
    Té rrojé Shqipéria dhe shqiptarét. Rrofsh dhe u trashégofsh o djalé. Respekt

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    October 17, 2026 at 8:50 am

    Hipokrizia me studentet ne Perendim nuk shkon Sot.Sot shqiptaret jetojne ne Perendim,,Nje pakice jeton ne Shqiperi.
    Nje Bande hajdutesh pasi e vodhen,e rropen kete vend deri ne centezin e fundit,,e kane nxjerre copa copa ne Ankandet e Botes seMafias.Asnje qeverri ne Perendim nuk ja ka bere kete vendit te vet.
    Po nuk u shporr me gure dhe molotove,,Kryengritja do te eskaloje me arme.
    O do mbese populli shqiptar,,o do mbreteroje Edvini.
    Eshte ceshtje existence.

    Reply
  • Klodian Hoxha says:
    October 17, 2026 at 9:33 am

    Ky eshte nje pseudohero qe ky shtyp i neveriteshem Kush eshte heroizmi ti se goditi me grusht hekuri policine .? Kjo është një shoqëri primitive që akoma vlerëson majmunin me te forte Na paska dalë me liber gjoja turp për studentët të përfaqësohen nga keta tipa diabolikë.

    Reply
  • Shqiptar says:
    October 17, 2026 at 11:06 am

    Edhe Arian Çani me dinakërinë e tij prej greku nxit për vrasje.

    Reply
  • S ka më dele !!! says:
    October 17, 2026 at 12:43 pm

    Hallall qumshti nënës
    Digjni vilat e hajdutve nga Lalzi ne Dhermi

    Reply
  • https://cnvideos.cc says:
    October 17, 2026 at 11:29 pm

    You can definitely see your skills in the work you write.
    The arena hopes for more passionate writers such as
    you who aren’t afraid to say how they believe.

    Always follow your heart. xnxx

    Reply
  • Tos mollosi says:
    October 18, 2026 at 12:19 am

    Ky djali ne foton e gazetes qe na mundi na hengri mutin e do na e haje ne vazhdim. I kane vene ne dore nje liber per ta bere alias student dhe eshte aq i mencur e student sa qe nga surrati duket sikur thote: si e ka emrin kjo gjeja qe me kane vene ne dore. O cu ke bere o Enver Hoxha ketyre njerezve sa dhe 40 e ca vjet qe ke vdekur ecin ne gjurmet e mesimet e tua.

    Reply
  • Pal says:
    October 18, 2026 at 2:59 am

    Pse flisni në emër të studentëve Tirana ka20000 studentë veç 200a 1000 janë në bulevard.I mllefosuri Plasari po kerkon heronj siç benin komunistet e vjetër dhe herojtë e Plasarit janë 200 petrita molotovistat e protestes.aq shumë e ka mbyt mllefi e dashakeqsia sa i duket hero një keqbërës me molotov në dorë që djeg e shkrumbon kapitalizmin në emër të rotacionit majtisto -islamik antihebre e antishqiptar

    Reply
  • Leksion says:
    October 18, 2026 at 3:13 am

    Nuk rrihet ne pushtet 13 vjet ! vetem diktatoret, po !
    Prandaj pasardhesit e Rames duhet ta kuptojne kete . Te marrin leksione ! Fund I pashmangshem !

    Reply
  • E says:
    October 18, 2026 at 7:37 am

    Shkrim leshi. Ky djali nuk mundi njeri, hoqi dufin qe kishte. Ata policet te huaj ishin?? Edhe ata detyren po benin. Sipas llogjikes se Aurelit sa here jemi te pakenaqur te shkojme te rrihemi me policine e te djegim Tiranen. Shtet duam??? Kjo llogjike sjell vetem anarki.Ky çuni te vazhdoje te lexoje , ti çojme ca libra te tjere . Edhe i forte edhe intelektual. Fotografi si ne kohen e xhaxhit ne njeren dore pushken ne tjetren librin, keni harruar kazmen.

    Reply
  • Tani says:
    October 18, 2026 at 8:06 am

    plasar nuk me plas kari as per mendimin tend dhe as per kete rop qirin student gjasme,makina ime qe keta rop qira ma dogjen kush ma paguan dhe cfar fai kam une se kta nuk kan buke me hangur,e kam bler duke punuar makinen,pse e degjon,do ma paguaj ky rop qiri apo ti o aurel moter qiri,siguracioni thote ne nuk ta paguajme,se eshte ligj ne demostrata nuk mban pergjegjesi siguracioni,ose gjin personin qe ta dogji dhe hidhe ne gjygj,ose paguaje vete demin,motren jua shkerdhefsha te gjithve nga ty aurel deri te ky rop qiri qe mban liber tani te duket si engjell,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës
  • Dy dokumenta arkivore që tregojnë se babai i Pavarësisë nuk ishte një aktor naiv

Komentet e Fundit

  1. Kiri on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  3. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  5. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?