Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një kurth i thjeshtë nxjerr zbuluar dy deputetët Malaj dhe Sina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një kurth i thjeshtë nxjerr zbuluar dy deputetët Malaj dhe Sina
AnalizaInvestigimLajmi i fundit

Një kurth i thjeshtë nxjerr zbuluar dy deputetët Malaj dhe Sina

Published: February 23, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Kur deputeti nuk njeh as “fëmijën” e vet ligjor. Ky është një skandal që ulëret, jo vetëm për faktin se ligjet na i “qepin” njerëz që nuk dinë as ku i kanë gjilpërat, por sepse tregon se Parlamenti është kthyer në një sfilatë kukullash që lexojnë ligje që i shkruajnë të tjerë. Kush?
​

Dy deputetë, Malaj dhe Sina, na u prezantuan së fundmi si “mendjet” pas dy nismave ligjore. Por një emision investigativ ka zbuluar shumë thjesht që këta dy deputetë të listave janë po aq autorë të atyre projektligjeve, sa ç’është një kalimtar në rrugën para Parlamentit.

- Publicitet -

Mjeti i përdorur nga gazetarët ka qenë i thjeshtë: dy pyetje rreth ligjeve me shifra imagjinare. Ishin kurthe të ngritura për të parë nëse këta deputetë janë autorë vërtetë të ligjeve që kanë paraqitur në Parlament.  Rezultati? Një komedi e zezë. As nuk e kanë lexuar atë që kanë firmosur.

Ata i pranuan shifrat e rreme si të vërteta absolute, duke argumentuar me zell “fakte” që nuk ekzistojnë në asnjë rresht të projektligjit “të tyre”.

Çfarë ka ndodhur konkretisht

Pak ditë më parë deputetja Zamira Sinaj, “ka menduar” për një shtesë në ligjin aktual për portet turistike në Shqipëri. Thelbi? Investitorët strategjikë mund të ndërtojnë edhe porte turistike vetëm me një vendim të KM, pa konkurencë dhe pa garë të hapur.

Për më tepër me ndryshimin ligjor që znj.Sinaj propozon, porti turistik do i mbetet si pronë, përjetësisht privatit. Nuk është fort e vështirë të kuptohet se përse po bëhet dhe kush përfiton.

Megjithatë, a është vërtet Sinaj autore dhe dëshirore e këtij projektligji? Shikoni si e ka provokuar gazetari dhe çfarë përgjigje jep deputetja:

Gazetari: Ju keni parashtruar që për sa i përket porteve turistike sipërfaqja e mjaftueshme që mund të shfrytëzohet një investitor strategjik është 15.000m2, mjaftojnë apo…?

“Unë mendoj se janë të mjaftueshme”, u përgjigj znj.Sinaj.

Në fakt, në projektligj nuk ekziston fare shifra 15.000m2, diçka që fare thjeshtë do të ishte e dallueshme për dikë që e ka konceptuar vetë projektligjin.

Rasti tjetër, me deputetin Malaj

Deputeti Erion Malaj, i zgjedhur nga lista e hapur e PS në zgjedhjet e 11 majit për qarkun Vlorë, propozoi këto ditë një projektligj për disa ndryshime e shtesa në ligjin aktual “Për qeverisjen elektronike”. Një nga objektivat është “forcimi i rolit të AKSHI-t si autoritet publik”.

Ky projektligj u propozua në një moment kur AKSHI është nën hetim dhe dyshime për korrupsion në shifra të jashtëzakonshme. A është vërtetl Erion Malaj autor dhe propozues?

Gazetari: Keni garantuar që në projektligj do jetë edhe trajnimi deri në 10.000 punonjës të administratës për sa i përket fushës së Teknologjisë së Informacionit. Do arrihet kjo?

“Unë uroj që po, dua patjetër që të arrihet”, tha ai.

Në fakt, të gjithë do të donim shumë që të arrihej kjo gjë, gjithmonë nëse do ishte e parashikuar në projektligj. Por ja që… nuk është!

Është e qartë që janë dy shkresëmbajtës që u është dhënë ligji në dorë dhe u është thënë: “Dil e thuaj, se këtë e ke shkruar ti!”. Këto projektligje janë hartuar në prapaskenë dhe janë paraqitur formalisht prej këtyre dy bedelëve që i thonë vetes deputetë.

Është e dhimbshme që njerëz që paguhen me taksat tona për të hartuar politika kanë këtë nivel. Por ajo që shqetëson më shumë: Shërbyes të kujt janë? Kush i ka shkruar këto ligje dhe pse?

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Ay says:
    February 23, 2026 at 9:09 pm

    Po ckeni me ta? Ata buke me kos hane. Nuk do jene te gjithe intelektuale me indinjitet si Zeqineja.

    Reply
  • Remo says:
    February 23, 2026 at 10:25 pm

    Bedele, debile, por te rrezikshem ama, me firmen qe hedhin dhe “nismat” qe ndermarrin me urdher nga larte!

    Reply
    • Muçua nga Dukati says:
      February 24, 2026 at 6:44 pm

      karrrrvani ecen me ritem te dirigjuar nga ” tope madhi i nenes”

      Reply
  • chp says:
    February 24, 2026 at 2:47 am

    Nuk dua te ofendoj zotin O.Peci por keto gazetare investigative tip Nesti Angoni jane kthyer si dedektive dhe autori del trumfues duke pyetur ne menyre foshnjarake…Shërbyes të kujt janë? Kush i ka shkruar këto ligje dhe pse?
    Per ate projektligjin qe nje investitor strategjik te marre perjetesisht token ku zhvillon biznesin eshte tradheti kombetare qofte dhe 1 meter katror..por kjo nuk arrihet duke sulmuar Ramen poshte rripit te mesit, si ato “whoret” e Saliut qe filmuan Shukri Xhelilin apo Safet Gjicin dhe perseri Rama fitoi dhe Peshkopine dhe Kuksin..
    Qelloni Ramen ne balle dhe jo poshte rripit pantallonave ..Keqardhje !

    Reply
    • Remo says:
      February 25, 2026 at 10:04 am

      Keqardhje per mbushesa topi si puna jote o @chp. Te qellojne Ramen ne balle e jo poshte rripit te ushkureve? Po balli i tij, eshte bere si bitha e Ballukes. Ku t’ia gjejne ballin mo?? Te mbash nje funksion te tille, kerkohet te mbash edhe pergjegjesi ne radhe te pare, te njohesh edhe deshtimet qe do te thote, te besh nje hap mbrapa dhe te hapesh krahun. Po kur je nje njeri i pa’ cipe, nuk kane ku te ta gjejne me ballin s’e te eshte bere njesh me sumen. Kupton mo shahisto?!

      Reply
    • Koçi says:
      February 25, 2026 at 2:02 pm

      Çfare do me thene whore mor ja fucksha robt se ne qe flasim akoma shqip kemi ngel katundare apo si e thoni ju old fashion sepse trendy I ri eshte kush e kush me u duk oksidental

      Reply
  • demo says:
    February 24, 2026 at 3:59 am

    Do ti kthehem edhe njehere koridorit 8 dhe rrezimit te masivit te kodres ne brigjet e Shkumbinit.Koridorin po e nderton Salillari mos gaboj.Nga pamjet me dron duken germimet e thella ortometrike ne shtratin e lumit,ngjitur me trasene e hekurudhes.Pas ketyre germimeve distanca e bregut te lumit nga traseja nga 34m ne vitin 2020 u reduktua ne 17 m ne vitin 2024 dhe sot eshte 0..Grabitja e shtratit te lumit Shkumbin per ndertimin e trasese se rruges se Re(koridori8) e ka firmosur me VKM vete kryeministri Rama.ky kreu i ri i ARRSH,qe per mua nuk ka faj,se tani u emerua,nuk ka pse mohon gerrmimet e firmes ne shtratin e lumit,sepse duken .Jane te dukshme format e rregullta gjeometrike te germimeve,qe nuk i krijon as lumi as rreshqitjet natyrore.Nqs nuk ka germuar Salillari,le ta gjejne kush ka xhvatur zhavor nga lumi,se nuk eshte veshtire.Vete drejtuesi Fevziu deklaron se ka pare rreshta kamiona te tonazheve te rende qe ngarkoheshin ne Zallishte .
    Sabotatoret kryesore te koridorit 8 per mua jane 2 persona.I pari eshte Edi Rama qe i mbylli PORTEN koridorit te natyrshem Perendim Lindje(quaje 8,quaje 18),Porti Historik,Tregtar,Ekonomik i Durrsit. E dyta eshte kjo hajdutja Balluku,qe nuk eshte vetem hajdute,por eshte pjelle e denje e rraces se budallenjve,qe nuk e di se po te rremosh ne shtratin e lumit,lumi tenton te mbushe boshllekun DUKE GRRYER BRIGJET. Rruget ,tunelet,urat e ketyre du ortakeve nuk po bien aq nga babezia,se sa nga idjotesia.Qe jane hajdute e jane te djallezuar dihet,por JANE TE DY SHEJTAN BUDALLENJ.

    Reply
    • Muçua nga Dukati says:
      February 24, 2026 at 6:45 pm

      karrrrvani ecen me ritem te dirigjuar nga ” tope madhi i nenes”

      Reply
  • Aldrin says:
    February 24, 2026 at 6:54 am

    Bedele jane shqiptaret qe pranojne te luhet nje loje kaq e ndyre, dhe e ulet ne kurriz te tyre.
    Nuk kapercehen keto me asgje.
    Copat e buceve qe ka mbledhur Ramuti, meshkuj e femra, ngrihen si pa te keq e thone gjera qe i bejne gjemen ketij populli
    Gjema qe i ka nder mend Ramut ndyresira, Armiku i Shqiperise dhe Shqiptareve

    Reply
  • soza says:
    February 24, 2026 at 7:29 am

    Idiote te dobishem.

    Reply
  • Toni says:
    February 24, 2026 at 8:01 am

    Nuk lane pellembe te Shqiperise pa shitur, dhe shqiptaret perfitojne,flene ose arratisen! Mallkim i madh per kete vend.

    Reply
  • Detari says:
    February 24, 2026 at 10:37 am

    Skiptaret popull parazite jetojne ne nje toke ku jane masakruar popullata te tera Arberore nga turku.

    Reply
  • Ku eshte Shqiperia ime? says:
    February 24, 2026 at 10:47 am

    Harta e Shqiperise ka ndryshuar.Po te heqesh pronat e grabitura,te vjedhura,te shitura e perzhitura pak ose asgje nuk mbetet per ne komentatoret …

    Reply
  • Buda says:
    February 24, 2026 at 1:42 pm

    Shqiperia ka nevoje per zgjedhje te parakohshme parlamentare me ligje te rinj: 100 deputete te zgjedhur me lista te hapura; 70% me dokumente te Shkolles Juridike te Magjistratures, te tjeret minimumi me mastera ne profesionet e tyre dhe integritet te larte moral e familjar; asnje deputet nuk duhet te marre poste ne Pushtetin Ekzekutiv. Figura kryesore e Shtetit te jete Presidenti i zgjedhur nga populli dhe Presidenca te jete institucioni madhor i Republikes, ku te japin llogari tre pushtetet: Legjislativi, Ekzekutivi dhe Gjyqesori.

    Reply
  • Depulesh says:
    February 24, 2026 at 5:36 pm

    Niveli më i ulët më ordiner, njerëz padinjitet e integritet. Kjo PDistja e Vlorës dhe ky djali i babit.
    Mallkuar qofshë Edi Rama e paç fundin më tragjik e dramatik për çfarë i bëre Shqipërisë.

    Reply
  • chp says:
    February 25, 2026 at 2:02 am

    Lereni milingonen Rama aq me shume kur paska pare Fejzi Qerosi ca makina….kishte celular ta fotografonte ?..duhet te besojme akoma monstren QEROS kur tha qe protestuesit u vrane nga agjente te Rames nga mbrapa..
    Pse them milingona Rama ?
    Ky koridori TETE I Shqiperise u trumbetua se ishte rruga Egnatia…por miqte e sotem te Belerit ne BE ne prill 1994 filluan rrugen EGNATIA ne Greqine e Veriut qe fillon ne kufirin greko-turk (Kipoi) dhe perfundon ne Igumenitca (perballe Korfuzit)
    E gjate 670 kilometra ky mega projekt mbaroi ne 2009 pra 15 vite dhe kushtoi rreth 9 bilion dollare..
    .
    Kjo Egnatia Greke eshte turp jo vetem per Greqine por dhe Bashkimin Horropian qe devijuan rrugen nga Selaniku ne Durres per ne Igumenitsen mikroskopike..Ishte koha kur Sala me komentuesin demo & more… merreshin me ngrenien e kockave te Enverit me cvarrim varrimet dhe cuditerisht kur Beleri kreu vrasjet ne Peshkepise ne prill 1994 ..Europa kreu per turpin e saj te devijimit te rruges EGNATIA nga Durresi Historik ne katundin Igumenitse…Kujtoni dhe firmen greke SARANDAPOROS ne vitet 1992-1994 qe kreu vjedhje te pashembullta (ne tavoline) ku fuste situacjone miljona dollare pune te kryer ne vitet e fundit te Ramizit dhe Adilit…Sulmoni kufomen Rama sic hengret kockat e Enverit nen zgerdhimjet e Usaliut Marikes qe ja kaluar dhe sheikeve te Arabise nga pasuria dhe merreni me zhavorrin e Rrogozhines qe paska thene Saliu Qeros=Fejziu..
    _
    per kortezi:
    The Egnatia Odos (Greek: Εγνατία Οδός), is a highway in northern Greece that runs from the western port of Igoumenitsa to the eastern Greek–Turkish border at Kipoi……… a total of 670 km
    The megaproject began in 1994 and was completed in 2009 at a cost of ($8.87 billion)

    Reply
  • chp says:
    February 25, 2026 at 2:03 am

    Lereni milingonen Rama aq me shume kur paska pare Fejzi Qerosi ca makina….kishte celular ta fotografonte ?..duhet te besojme akoma monstren QEROS kur tha qe protestuesit u vrane nga agjente te Rames nga mbrapa..
    Pse them milingona Rama ?
    Ky koridori TETE I Shqiperise u trumbetua se ishte rruga Egnatia…por miqte e sotem te Belerit ne BE ne prill 1994 filluan rrugen EGNATIA ne Greqine e Veriut qe fillon ne kufirin greko-turk (Kipoi) dhe perfundon ne Igumenitca (perballe Korfuzit)
    E gjate 670 kilometra ky mega projekt mbaroi ne 2009 pra 15 vite dhe kushtoi rreth 9 bilion dollare..
    .
    Kjo Egnatia Greke eshte turp jo vetem per Greqine por dhe Bashkimin Horropian qe devijuan rrugen nga Selaniku ne Durres per ne Igumenitsen mikroskopike..Ishte koha kur Sala me komentuesin demo & more… merreshin me ngrenien e kockave te Enverit me cvarrim varrimet dhe cuditerisht kur Beleri kreu vrasjet ne Peshkepise ne prill 1994 ..Europa kreu per turpin e saj te devijimit te rruges EGNATIA nga Durresi Historik ne katundin Igumenitse…Kujtoni dhe firmen greke SARANDAPOROS ne vitet 1992-1994 qe kreu vjedhje te pashembullta (ne tavoline) ku fuste situacjone miljona dollare pune te kryer ne vitet e fundit te Ramizit dhe Adilit…Sulmoni kufomen Rama sic hengret kockat e Enverit nen zgerdhimjet e Usaliut Marikes qe ja kaluar dhe sheikeve te Arabise nga pasuria dhe merreni me zhavorrin e Rrogozhines qe paska thene Saliu Qeros=Fejziu..
    _
    per kortezi:
    The Egnatia Odos (Greek: Εγνατία Οδός), is a highway in northern Greece that runs from the western port of Igoumenitsa to the eastern Greek–Turkish border at Kipoi……… a total of 670 km
    The megaproject began in 1994 and was completed in 2009 at a cost of ($8.87 billion)

    Reply
  • xhemal lulaj says:
    February 25, 2026 at 7:48 am

    Eshte e vertete qe gazetari pa’ emer Ka bere keto pyetje??? E dyta gazetari eshte sjelle si nje provokator,(nqs e Ka bere intervisten) nuk Ka vajtur per qellime te mira per te nxjerre te verteten,e trenta gazetari Ka nivel me te l’arte se deputet,te na i tregoni me shembuj konkrete cfare Ka bere per njerezit,e fundit mund te jete edhe nje gjobaxhi

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    February 25, 2026 at 8:16 am

    TI CHP JE RAMISTI ME I THEKUR DHE ME TINZAR . TI NUK SHKRUAN ASNJE FJALE TE VETME PER GABIMET E RAMES POR SI NJE NJERI TINZAR E MBRON RAMEN DUKE SULMUAR GJITHMONE KUNDERSHTARET = OPOZITEN ! TI OPOZITEN SULMOJE DHE KE SHUME TE DREJTE POR TE PAKTEN FOL NJE FJALE PER QEVERISJEN E RAMES ! TI THUA GJITHMONE KUR VJEN PUNA TEK RAMA ( PRIT GOMAR TE MBIJE BAR, PERGJIGJEN E DI ) QE TE DENOHEN ME PARE BERISHA ME SHOKE DHE LERENI RAMEN REHAT TE VJEDHE DERI NE ATE KOHE ! BESOJ SE PAGUHESH MIRE .

    Reply
  • chp says:
    February 25, 2026 at 4:48 pm

    I nderuar komentuesi i fundit …alibaba me 40 hajdutet
    Nese do kishte nje kandar te peshonte anti-ediramizmin tim besoj se do kisha nje peshe te rende,te garantoj me shume se ju
    por ju nuk duhet te pranoni qe nje Rame te shkoje ne burg kur Vampiri Viqidolit te zgerdhihet i lene jashte burgut edhe pse krimet e SERBERISHES jane 1000 here me te rende se Ramortja
    ..Kam kritikuar fort Ramen duke thene se Saliu vrau njerez dhe shtetin ndersa Rama vrau shpresen per drejtesi dhe kjo e fundit eshte me e rende…..a dini te lexoni shqip
    Nga dhjetra kritika te forta per Ramen kam zgjedhur nje tre prej tyre
    ——-
    E para,
    ky antisocjalist dhe fans i pushtimit Italian te 7 prillit 1939 mori votat ne 2013 per te vene drejtesine ne vend ku nenkuptohet arrestimi i mega kriminelit me ner me thone Berishi…Me vogla duhet te ishte nje kallzim penal nga K/M ne organet e drejtesise…dhe Ramortja ne vend te hapte muzeun e krimeve te Usaliut Marikes…hapi Bunkarin e Enverit
    E dyta,
    Kthimi i Spakut nga nje shprese per shqiptaret ne Gestapo qe per te mbuluar vargmalet e krimeve berishiane po masakron qeverine e Rames ku ky i fundit ose eshte i pa afte si drejtues shteti ose ka gelltitur ne corbe gjelle te prishur..
    E treta,
    Ka te dhena te mjaftueshme te botura ne Greqi dhe Shqiperi ( ne media dhe gjykata) qe Fredi Beleri eshte nje terrorist i dokumentuar disa nga te cilat i kam permendur ne komentet e mia…Kam dyshime qe falja e Belerit per krimet e tij si PALIKARI I MAVIT dhe loja e arrestimit te tij per kinkalerina votimesh eshte bere te faktorizohet duke kaluar nga terrorist me kallashnikov ne eurodeputet qe po perdhos kombin tone nga miopi apo frikacaku Rama
    e katerta
    vazhdon por nuk eshte me e nevojeshme
    —-
    Ne menyre figurative jam me ofensiven kunder Ramortjes me kodin “Myte,myte Ramen” por vetem me nje kusht
    qe ky standart te vazhdoje per Vampirin e Viqidolit qe do te thote ,prape ne menyre figurative
    “Rama ne Litar,pasi Saliu te shkoi ne Hanxharin” e Spakut..
    Faleminderit qe na lexon !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n
  • Çfarë janë “waivers”? Berishës nuk iu hoq “non grata”, DASH: Përjashtim, jo anulim
  • “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  • Historia nuk jep waiver
  • Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”

Komentet e Fundit

  1. Vl on Trafik droge dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi i Shkëlzen Berishës
  2. Vl on “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  3. Sinapi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?