Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: La Britaninë për Durrësin, arkeologia kërkon nënshtetësinë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > La Britaninë për Durrësin, arkeologia kërkon nënshtetësinë shqiptare
Lajmi i funditShoqëri

La Britaninë për Durrësin, arkeologia kërkon nënshtetësinë shqiptare

Published: December 29, 2023
Shpërndaje

Në një kohë që shqiptarët, kryesisht të rinjtë, rendin drejt vendeve të zhvilluara europiane, boshllëkun e krijuar prej largimit të tyre po e mbushin vetë të huajt. Carolyn Perry është një prej tyre.

Lindur dhe rritur në një nga qytetet më të zhvilluara të Europës, Carolyn më në fund ka gjetur në Durrës vendin që përmbush ëndrrat e saj.

“Unë kam ardhur në Shqipëri që nga viti 2008, kohë kur fillova të sillja grupe nga Britania e Madhe për të shikuar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, vizitonim Durrësin, sitet arkeologjike, por edhe qytetet e tjera historike interesante, si dhe bukurinë natyrore të vendit tuaj dhe sapo erdha këtu, u dashurova me këtë vend.

- Publicitet -

Jetoj në Durrës prej më shumë se 6 vitesh dhe e zgjodha këtë qytet, sepse kur jetoja në Britaninë e Madhe banoja në Londër, kështu që doja diçka ndryshe nga kryeqyteti. E dua shumë Durrësin, sepse ka padyshim detin e bukur, por jam gjithashtu me fat, që si një arkeologe jetoj në një qytet me një amfiteatër si i Durrësit dhe gjithë këto pjesë të mahnitshme arkeologjike dhe historike të qytetit”, tha Carolyn Perry, arkeologe dhe punonjëse për guidë turistike.

E do aq shumë vendin tonë, sa synon jo vetëm të jetojë këtu, por edhe të fitojë shtetësinë shqiptare.

“Dua të bëhem qytetare e Republikës së Shqipërisë, më pëlqen shumë dhe kam shumë miq këtu, si shqiptarë dhe po ashtu ekspertë të huaj, që gjithashtu kanë zgjedhur të lëvizin për të jetuar këtu”, tha më tej Perry.

Si një arkeologe dhe guidë turistike për të huajt, ajo na tregon, se “nami” i keq i shqiptarëve dhe Shqipërisë po pastrohet dalëngadalë dhe ndihmën më të madhe për këtë po e jep turizmi.

“Kur erdha për herë të parë në vitin 2008 shumë njerëz nuk dinin asgjë për Shqipërinë. Vitet e fundit ka qenë gjithnjë e më shumë pjesë e lajmeve dhe kam frikë se disa nga opinionet e krijuara tek të huajt mund të jenë mjaft negative, por kjo është vetëm për shkak të stereotipeve dhe siç them unë, kur njerëzit vijnë këtu shohin Shqipërinë e vërtetë dhe shohin sa miqësorë dhe të ngrohtë janë njerëzit këtu, ushqim fantastik, peizazhe të mrekullueshme, kështu që ka vërtet shumë gjëra pozitive dhe mendoj se turizmi po ndihmon për të përhapur fjalën për këtë”, tha Perry.

Të huaj që kanë gjetur shtëpinë në Durrës ka shumë, me qytetin bregdetar që shumë shpejt pritet të bëhet strehë për ta jo vetëm për pushime, por për të kaluar jetën.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Tymnaja e “patriotëve”
  2. Zgalem on Tymnaja e “patriotëve”
  3. TRENI on Tymnaja e “patriotëve”
  4. TIRONA on Tymnaja e “patriotëve”
  5. maksuti ta futi on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?