Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lana “spiune” në 30 shtete, flet shoqja e ruses: Në Shqipëri ka qenë 3 herë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lana “spiune” në 30 shtete, flet shoqja e ruses: Në Shqipëri ka qenë 3 herë
KronikeKryesore

Lana “spiune” në 30 shtete, flet shoqja e ruses: Në Shqipëri ka qenë 3 herë

Published: August 26, 2022
Shpërndaje

Një mikeshë e Lana Sator, e cila akuzohet zyrtarisht nga prokuroria shqiptare si spiune e shërbimeve inteligjente të huaja ka folur për mediat në Shqipëri.

Maria Passer është shoqe udhëtimesh me rusen e burgosur.

Në intervistën e realizuar nga gazetari Xhensil Shkëmbi ajo rrëfen se në 2018 ka qenë në Shqipëri me ish të dashurin e saj dhe Lana Sator, të cilët kanë qenë ne vende të braktisura në Shqipëri, nëpër bunkerë, në Tiranë, në Shkodër, Berat por edhe në një zonë të braktisur ushtarake në jug të Shqipërisë.

- Publicitet -

“Kemi qenë në një zonë në jug të Shqipërisë, ishte komplet e braktisur, mund të hyje fare lehtë aty, gjetëm një vrimë të madhe tek hyrja dhe u futëm brenda. Ishte në jug të Shqipërisë (Porto Palermo). Ne nuk ishim të vetmit që kishim hyrë aty”, tregon ajo.

Mikesha e saj tregon se Lana është e pasionuar pas vendeve ish-komuniste, ndërkohë që tregon se rusja e arrestuar ka qenë në mbi 30 vende të botës.

Ajo tregoi gjithashtu për akuzat e mëparshme për Lanën si spiune, se kanë qenë vetëm deklarata dhe jo akuza zyrtare nga shteti rus.

Maria beson mikja e saj nuk është spiune por blogere, duke treguar se ajo ka mbi 2000 postime në instagram dhe ka shkruar dy libra për eksplorimin urban.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • dalta says:
    August 26, 2022 at 1:36 pm

    gazeta dita ..qenkeni ekstremisht gazete filo ruse. jeni transmentues te opinionit sllav per perpunimin e te vertetes.. hajini parate ju befshin helm.mëkat që disa njerëz te medhenj kane bashepunuar me ju…

    Reply
  • Cekici says:
    August 26, 2022 at 2:22 pm

    Shoku “dalta” do nje cekic pas koke, cdo bloger per ty eshte spiun, toc.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 26, 2022 at 2:58 pm

    O gazeta e nerume DITA:

    Kjo sovjetikja 30 kg e Putinit qe carmatosi dhe likuidoi tre ushtare trima shqyptare te Rilindjes vetem me nje spray per miza, kjo Mata Hary rakitike sovjetike me emerin Lana Sator na qenka me te vertete nje poliagjente me veprimtari ne 30 e kusur shtete njesoj si poliagjenti i Enverit, Mehmet Shehu dhe mbase prandaj shqetesoi edhe ambasadoren emocionale Kim ne Tirane saqe kerkoi ndihmen e NATO dhe CIA per te perballuar mesymjen e Armikut te uzinat sovjetiko-kineze te Gramshit si germadha-gerdalla te Kohes se Qepes te Enverit, tani te mbushura plot me mut qe kane mbetur bashke me bunkeret si relike-rezili per Shqypnine dhe ne kete kendveshtrim spiunazhi me agjente dhe poliagjente qe i dergon Armiku me tallaze kunder Shqypnise si Shkemb Graniti eshte harruar fare zonja Kim, apo Kimetja e ambasades amerikane sic ja kane vene nofken shqyptaret dhe kjo Kimetja e ka shume me kimet Edvinin, aq shume u mqallengjye dhe emocionua nga spiunazhi i Putinit ne Gramsh per te zbuluar uzinat sovjetike plot me mut ne Shqypni, saqe u ngut ta perfshinte edhe CIA famoze ne kete afere spiunazhi me “mysafire” dhe “fije qe priten” qe do te ngrinin nga vorri edhe Anagnostet e Kinostudios Shqypnia e Re per te luajtur dhe krijuar nje film te ri me spiune dhe agjente qe ja serviri Edi Rama popullit trim dhe vigjilent shqyptar ne vigjiljen e krizes me inceneratoret dhe aferat Bashkim Ulaj&Lukuni.

    Reply
  • Niko Pe-pambuku says:
    August 26, 2022 at 6:47 pm

    Si shqiptare ndjehemi shume keq qe dy ushtare te NATO-s u neutralizuar nga nje blogere me sprajt me spec djeges, nga ato sprajtet qe mbajne rendom kurvat ne semafore.

    Reply
  • !!? says:
    August 26, 2022 at 8:33 pm

    Xhandari i Ushtarit të mirë Shvejk nga Elbasani gjatë hetimit të ruses Lana i bëri një pyetje shpartalluese:

    “A di të fotografosh një objekt ushtarak ?

    Ajo u përgjigj:

    ” Nuk është fare e vështirë sepse nuk është nevoja ti thuash mos lëviz, as ti thuash buzëqesh dhe shiko tek aparati fotografik”,

    e njëjta përgjigje që e bëri Shvejkun spiun të rrezikshëm rus.

    Xhandari elbasanas shënoj në dosjen hetimore që ajo si spiune pranoj me qetsinë e admirushme që karakterizon spiunët rusë që mund të fotografoj objekte ushtarake me lehtësinë më të madhe dhe

    befasuse që provon që është spiune e rrezikëshme është që pohon që i raporton informatat direkt Putinit që e ka tërhequr personalisht në bashkpunim me pseudonimin Streptomicina dhe raporton në mënyrë shumë sekrete me istagram, fejs buk ose duke botuar libra ku fshihen të koduara informatat e saja. dhe ka kryer detyra spiunazhi në 300 vënde të botës.

    Xhandarmëria jonë shvejkiane ka kontrolluar në se turistët rusë kanë në makina instrumenta të sofistikuara që përdorin spiunët si kaçavida , çelsa englezë që u gjetën në makinën e treshes së arrestuar dhe jan sekuestruar si provë e veprimtarisë së tyre të rrezikëshme dhe

    dolli që të 20 000 turistët rusë që simbas gazetarit të specializuar në fushën e turizmit Edi Rama po frekuentojnë Shqipërin turistike kanë kaçavida dhe çelsa anglezë në makinat e tyre gjë që tregon që Putin ka dërrguar më tepër se dy divizione spiunësh në vëndin më strategjik të NATO ku parashikohet që kryeministri ynë të jetë sekretar i përgjithshëm i kësaj aleance sepse

    di të ngas aeroplanmbajtëset si shofer i mirfilltë dhe

    ka suprizuar aleancën me krijimin e Detashmentit elitar të sportistëve kampionëve që ai si kryetar i Akademisë së barinjëve i ka graduar kolonelë si Luiza Gegën dhe në qoftë se do të krijohen detashmente të kampionëve ama vetëm me gradën kolonelë në të gjithë vëndet e NATO, aleanca me sekretar strategun ushtarak të nivelit global, Skënderbeun e Spiropalit, Edi, do të bëhet e pathyeshme dhe

    në një luftë të mundëshme, kur në formacionin e sulmit do të vërsulen kolonelet e Edi Ramës, psh kolonelja Luiza Gega me vrullin e garës 3000 m me pengesa, ku do t’ më futen Wagnerët e Putinit? Jo 20 000 por edhe 40 000 spiunë të maskuar si turistë të dërgoj Putini në Shqipëri, të armatosur me kaçavida e çelsa englezë, ushtria jonë me detashmentin e kolonelëve kampionë të Luiza Gegave drejtuar nga strategu ushtarak i nivelit global Edi Rama do të dal fituese. Ja pse shokut Edi nuk i dridhet qerpiku nga spiunët rusë që kan pushtuar me sukses mediat dhe politikën tonë sepse kemi xhandarët tan shvejkianë që i kan arrestuar tre prej tyre, me përvojat e arrestimit të hajdutëve të pulave dhe po i shtrydhin me hetimet e tyre me një nivel profesional të admirushëm në fushën e kundërspiunazhit duke i hedhur dorashkën e duelit agjenturor me shërbimet inteligjente ruse.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?