Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lançohet projekti 1.5 mln euro në vit, Duka: Transformon futbollin shqiptar!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lançohet projekti 1.5 mln euro në vit, Duka: Transformon futbollin shqiptar!
AktualitetSport

Lançohet projekti 1.5 mln euro në vit, Duka: Transformon futbollin shqiptar!

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

Me anë të një eventi-show në ‘Air Albania, FSHF lançoi sot projektin “Uniforma Ime”. Të pranishëm ishin mbi 8 mijë të rinj e të reja. Merrte pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe ish-kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj, ndërsa i ftuar special ishte ambasadori i UEFA-s, Zvonimir Boban.

Në këtë aktivitet u shpërnda baza materiale për disa klube dhe akademi, pasi ky është edhe vetë qëllimi i projektit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij theksoi:

“Jemi rritur dhe zhvilluar duke pasur në qendër të projektit tonë fëmijët, ekipet kombëtare dhe infrastrukturën. E ardhmja e një Kombi janë fëmijët dhe në futboll është e njëjta logjikë. Prandaj fokusi jonë kryesor dhe buxhetet tona më të mëdha prej vitesh alokohen te futbolli i bazës.

- Publicitet -

Ja ku jemi sot, në finalizimin e një projekti transformues për futbollin e fëmijëve. ‘Uniforma Ime’ nga sot është një realitet i prekshëm për 15 mijë fëmijë”.

Duka u shpreh gjithashtu se FSHF është një partner i madh i çdo familjeje shqiptare, që përballej me kosto të mëdha për të dërguar fëmijën e tij në futboll: “Projekti, me një kosto vjetore 1.5 milionë euro, financuar 100% nga buxheti i FSHF-së, sot bëhet i prekshëm, pasi po merrni në duar materialet. Projekti do të përsëritet në të gjithë sezonet e ardhshme”.

Ministrja e Arsimit e Sportit, Evis Kushi, u shpreh se kjo nismë e FSHF-së ka disa funksione: “Kjo nismë është shumë e bukur dhe ka disa funksione. Së pari i motivon më shumë fëmijët të merren seriozisht me sport. Ky projekt ndihmon prindërit apo familjet e tyre, duke i çliruar nga barra financiare. Po ashtu, është një nismë që na ndërgjegjëson të gjithëve për vlerat që ka sporti”.

Boban: Mesazh altruizmi për shoqërinë egoiste, Zvonimir Boban, ish-lojtari i shquar kroat që përfaqësonte UEFA-n në këtë event, foli për mesazhet që përcjell projekti: “Një përshëndetje të përzemërt të gjithë fëmijëve të Shqipërisë edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Kjo që po ndodh është një mesazh i madh për të gjithë popullin shqiptar, nuk është çështje dhuratash për fëmijët, nuk është çështje e një veshjeje futbolli.

Mesazhi që përcjell FSHF është shumë më i madh, është të mendosh për të tjerët. Mesazhi është të mos izolohemi në futboll, mesazhi është që futbolli është sporti i popullit. Ky mesazh nuk ka çmim, sepse jetojmë të gjithë në një shoqëri gjithnjë e më të izoluar, gjithnjë e më egoiste, gjithnjë e më e orientuar nga vetja.

Ky është një mesazh altruizmi dhe përkatësie ndaj Shqipërisë si vend, përkatësie ndaj njerëzve të zakonshëm, që respektojnë dhe duan të tjerët dhe përmes futbollit mund të bëhen gjëra të mëdha”./ GazetaSi

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ok says:
    September 14, 2022 at 8:55 pm

    Lançiohet !!!!!!!!!!
    Flisni shqip o trushkulur

    Reply
  • demo says:
    September 14, 2022 at 9:50 pm

    Gjendja e sporteve ne Shqiperi dhe e futbollit eshte E TMERRSHME.
    Atletika eshte zhdukur nga Disiplinat.Nuk financohet,nuk ka baze materiale,Terrenet jane zhdukur,si Stadiumi Qemal Stafa,Klubi Partizane etj.Nuk ka me klasa sportive neoer shkolla,nuk ka me Institut te Fiskultures Vojo Kushi,Nuk ka me Akademi Futbolli Shkendija. Ekipet zinxhir te femijeve mbahen me parate e prinderve te femijeve qe paguajne per gjithcka,qe nga terrenet sportive e deri tek veshjet dhe paga stervitesit,se s`mund ta quaj trainer.Afrimi i sportisteve ne ekipet e futbollit eswhte selektiv,ne baze te parase qe paguajne,.Ekipi kombetar i futbolli mbahet me lojtare emigrante qe jane stervitur jashte dhe luajne ne Evrope
    Ato 1 miljon e gjysem euro,mos i hengshmte ngelcin ne gruke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?