Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit, duke komentuar edhe përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani.
Lapaj theksoi në A2 CNN se përfshirja në zgjedhje ishte një “kontratë morale” me qytetarët dhe një përpjekje për të sjellë ndryshim përmes besimit dhe institucioneve, jo përmes përplasjes dhe presionit.
“Ne ishim duke bërë një kontratë morale me shoqërinë. Shkuam në këtë lloj besimi. Nëse do më gjykoni për besimin, jam i hapur t’i marr të gjitha kostot. Por e rëndësishme është të shikohet se çfarë ka ndodhur,” u shpreh Lapaj.
Ai theksoi se mosmarrëveshjet që dolën pas procesit zgjedhor janë pjesë e një ushtrimi demokratik, ku palët ndonjëherë nuk bien dakord, por sipas tij, rruga për zgjidhje nuk ishte asnjëherë përmes “institucioneve paraligjore”.
“Ne nuk shkuam në institucione paraligjore për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet përmes forcës. Shkuam në institucione ligjore, si KQZ dhe KAS”, tha ai.
Lapaj nuk i fshehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve nga miqtë e tij, kishte ruajtur një marrëdhënie shoqërore 12-vjeçare me të dhe nuk e kishte imagjinuar ndarjen në këtë formë.
“Nuk e mendoja kurrë që dikush mund t’i bënte një akt kamikaz rrugëtimit politik të ndryshimit në Shqipëri”, tha më tej Lapaj.
Sa i takon deklaratës së mëparshme se nuk do të hynte në Parlament nëse subjekti politik që ai drejtonte do të merrte vetëm një mandat, Lapaj theksoi se ishte bërë në funksion të motivimit të ekipit, para formimit të koalicionit dhe se nuk kishte synuar keqinterpretim të sistemit zgjedhor.
Ai zbuloi se pas zgjedhjeve ka propozuar një akt të fortë simbolik: dorëzimin e mandatit nga ai vetë, Shabani dhe Soko, për të ruajtur integritetin moral të lëvizjes.
“I kam kërkuar Shabanit, në prani të zotit Soko, që të linim mandatin. Mandatin do e merrte personi i dytë më i votuar i ‘Shqipëria Bëhet’”, tha Lapaj.
Në fund, Lapaj thekson se pavarësisht se sistemi elektoral i ka penalizuar me formulën e mandateve, lëvizja e tij mori një sasi votash që në kushte të tjera do të siguronte disa deputetë. Ai shton gjithashtu se ka qenë i gatshëm të japë një shembull ndryshe nga politika tradicionale.
j.l./ dita

Këta ishin alternativa për të mundur…Ramën….
Ç’janë këto monstra që e filluan karrierën politike me të tëra ligësitë e paraardhësve të tyre? Ikni o thyeni qafën, se nuk kemi nevojë për sherre e shamata. Mjaft, i thonë mjaft ..
Ky Llapaj, nje mashtrues provincial. Ka te drejte. Ne Shqiperi lloj lloj sharlatani e katunari behet protagonist…
Tepelenas, e kanë për zakon, nuk e heqin lugën nga brezi, dalin në mëngjes nga shtëpia, çfarë do zhvas sot thonë.
Kush shtiret me fanatik se papa eshte me djall se djalli,.Pse do e linje Mandatin ti,kur per Ate mandat punove ?Sajove lloj lloj skemash me halla,teze e krushqi.Kesaj i thone Te mbytesh me llastikun e brekeve.
Suksese ne Jete,se ne politike nuk puth me as Ti,as Shaba.
Llapaj , tregove se nuk ke integritetin dhe dinjitetin per drejtues levizjesh politike qe ndryshojne menyren e qeverisjes,thjesht je nje llafazan province asgje me shume.
Uroj edhe njehere Agron Shehajn,qe cau platformen mbytese te Politikes tradicionale,qe asgjeson cdo perfaqesim jasht Monopolit .Ishte i Drejtperdrejte.punoi me Ekip te ndershem dhe vuri Emrin e vet te parin ne listen fituese,pa u fshehur pas Anonymeve.Kapedani prin i pari ne sulm drejt fitores.Ai i merr edhe meritat edhe deshtimet. Ndershmeria i dha edhe nje perfaqesim tjeter,qe eshte i dyti ne Liste.
Zoti Pano Halko,me folklorin je ne rregull.Keta te dy duhet te piqen.Te bejne Ushtrine.Se ne politike nuk puqin me.
SHKRIM ME TABAN, ME LOGJIK, ME ARGUMENT, MADJE EDHE ARTISTIK, SHKRIMI I PANAJOT SOKOS!
ARTIKULLI: “Gjysma e magjes së bukës, për dajon…” JU FALEMINDERIT & MOS U DOREZO ZOTI SOKO!
AUTORI I SHKRIMIT ESHTE PANO HALLKO, NJE SHQIPTAR PATRIOT I LABERISE, NGA LUMI I VLORES, NGA VRANISHTI.