Nga Dr. GJERGJI VELO*
Ndërsa mësuam se projektligjin për dekomunistizimin e paraqiste në Kuvendin e Shqipërisë një grup deputetësh të Partisë Demokratike me në krye Enkelejd Alibeaj, pinjoll i kriminelit Isa Toska, mendimi më i parë na çoi te dëshmori i LANÇ Mihal Davidhi nga fshati Lumth i ish rrethit të Lushnjes.
Gojë më gojë, lajmi i kobshëm i pat shkuar familjes së Mihal Davidhit: “Hajdeni me qerre për të marrë kufomën e Mihalit tuaj në fshatin Luar”. (Luari, fshat i ish rrethit të Fierit”. I hipën qerres familjarë të Mihalit dhe shkuan në Luar. “Ja ku e keni kufomën, – u tha dikush atyreve që kishin ardhur, – e vranë ballistët e Isa Toskës!” “Po këmbët, ku i ka?!” – pyeti dikush nga ata që sapo kishin ardhur. “Ïa sharruan së gjalli dhe ia hodhën tutje. Mbase i kanë ngrënë qentë e fshatit!” – kishte qenë përgjigja.
Emrin e këtij dëshmori tani e mban shkolla e mesme e Gorresë në bashkinë e Lushnjes.
Me të ardhur në pushtet mbas vitit 1992, Partia Demokratike nisi dhe e
vazhdoi me “dekomunistizimin” e vendit. Shkatërroi tërë ekonominë! U vuri kazmën veprave më madhore industriale të vendit! Fshiu nga harta uzinat e plehrave kimike të Fierit e të Laçit. Shkatërroi Kombinatin e Tekstilit në Tiranë e atë në Berat. Nxori jashtë përdorimit Fabrikën e Telave në Shkodër dhe atë të Instrumenteve në Korçë. Bëri gërmadhë Kombinatin e Autotraktorëve në Tiranë dhe atë Metalurgjik në Elbasan… Nxori jashtë përdorimit të gjitha hekurudhat! La pa dëmtuar vetëm hidrocentralet.
Me pretekstin se ishin “vepra komuniste” shkatërroi brezaret e Shqipërisë, prishi plantacione të mëdha pemësh frutore, shkatërroi objektet e shumta që ishin në shërbim të blegtorisë.
Iu lëshua rëndshëm edhe arsimit, duke shndërruar në karikatina godina shkollash, shumë syresh duke i kthyer në banesa për njerëzit që e votonin! Ndërkaq, hapi njëra mbas tjetrës universitetet kioska! Shqipëria u mbush me “intelektualë” të diplomuar në Universitetin e Kristalit dhe me “universitete” false!!!
Me frymë vandaliste, se ishte duke i dhënë shkelmin komunizmit (!), u shkatërruan shumë nga objektet e kulturës. Pushuan së funksionuari Kinostudioja “Shqipëria e re”, Teatri i Operas e Baletit”’, Teatri Kombëtar e me radhë!
Kështu qe kuptuar lufta kudër komunizmit nga ana e partisë së parë opozitare, që shumë shpejt do të hipte në pushtet. Por lufta kundër “komunizmit” nuk na paskish mbaruar vetëm me këto vandalizma kundër djersës së ndershme të mbarë një populli.
Do të kalonin vite dhe, në vend që kjo forcë politike të shpaloste alternativa zhvillimi, merrej me ethet e hakmarrjes dhe të përçarjes! Dhe nuk pranon të heqë dorë. Ja, së fundi, edhe me një paloprojektligj!
2.
Mbas tri dekadash, çuditërisht radha i paska ardhur historisë së lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare – vepra më madhore e popullit tonë! Projektligji në fjalë bën fjalë për ndërhyrje brutale në të vërtetat e kësaj lufte legjendare.
Në fakt, veprimet antihistorike kanë kohë që kanë filluar, konkretisht – që kur ish qeveria e parë demokratike ndryshoi me vendim datën e çlirimit të Atdheut! Veprimet “dekomunistizuese” vazhduan me disa pseudohistorianë që përgatitën e botuan libra për të njollosur historinë e vërtetë të Luftës së popullit shqiptar, duke e quajtur këtë luftë civile!
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit janë kryer veprime vërtet sa antihistorike, aq edhe antikombëtare. Kudo në Shqipëri u vu dorë mbi simbolet e LANÇ! Asgjësohet simboli që përjetësonte Heroinat e pavdekshme të Mirditës! Dhe pse? Sepse ato malësore të thjeshta u ngritën kundër zakoneve prapanike të kohës, ndërsa “demokratët” e ardhur në pushtet i konsideruan Komuniste!
U zhvendos Monumenti që përjetësonte Pesë Heronjtë e Vigut! Dhe për ç’shkak? Sepse, sipas disa “demokratëve” këta na paskeshin qenë komunistë!
Në fshatin Rrapzë të Pukës rrëzohet lapidari që përkujtonte Heroin e Popullit, Met Hasa nga Peza, që binte këtu teksa i hidhej në grykë një mitralozi nazist.
Ka edhe shumë e shumë simbole të tjera të LANÇ të dëmtuara, mjaft prej të cilave përjetësonin Heronj të Popullit apo Dëshmorë të LANÇ apo të Atdheut!
Ja, për të mëjanuar këto vandalizma mbase dilte i nevojshëm ndonjë projektligj. Që t’i mbronte këto simbole.
Edhe pse mjaft nga këto vandalizma janë kryer me urdhër liderësh demokratë, apo kanë ndodhur në sytë e figurave më të shquara të Partisë Demokratike, prapëseprapë na dalka nevoja prej tyre që t’i shkohet kësaj “nisme” edhe shumë më thellë! Të shkatërrohet çdo gjë e arritur me gjakun e kulluar të bijve më të lavdishmet e Atdheut. U dashka të fshihet nga realiteti konkret dhe nga kujtesa kombëtare çdo gjë e arritur me mund, por e dhe me talent nga intelektualët më të shquar të çdo fushe.
3.
Para pak vjetësh, me ligj të Kuvendit të Shqipërisë, u krijua Instituti i Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Mirëpo çfarë bëri ky farë Instituti?! Në vend që ta shtrinte veprimtarinë e vet në përputhje me ligjin, domethënë të studionte veprimtarinë e mbas 29 Nëntorit të vitit 1944 e në vazhdim, e shtriu “studimin” e tij edhe për periudhën epopesë së lavdishme të LANÇ!
Dhe çfarë konkludoi? Doli me përfundimin, dhe këtë e botoi në libra, se disa nga Heronjtë e Popullit paskan qenë kriminelë të Luftës së Dytë Botërore!!! Doli edhe me përfundimin tjetër, se mjaft drejtues kryesorë të formacioneve të mëdha partizane nuk paskan qenë komandantë e komisarë të tyre, por thjeshtë kriminelë lufte!!!
Natyrisht, nuk kishte se si mund të ndodhte ndryshe, kur drejtuesve kryesorë të këtij Instituti iu la dorë e lirë për të vepruar.
Dhe mësojmë, se ky institut tani na u caktoka Autoritet Qendror, me detyrë të vlerësojë shkeljet e mundshme të këtij projektligji, shkelje që parashikohen të dënohen me gjobë e, në rast përsëritjeje, edhe me procedim penal!
Instituti, sipas projektligjit, do të kaloka në sitë të gjitha veprat e periudhës së mbas vitit 1944, dhe,kudo që do të shikoka “shkelje” do të ndërhyka në zbatim të kompetencës që i qenka dhënë. Largqoftë, në një rast të tillë, të mundshëm, mbase do të ketë guximin të ndërhyjë edhe te disa nga veprat letrare të gjeniut tonë të letërsisë, Ismail Kadare!
4.
Për të gjithë ata që ende nuk e kanë lexuar këtë projektligj shënojmë, se nisma ligjore e deputetëve të djathtë parashikon deri edhe heqjen nga qarkullimi të filmave që përmendin PKSH, apo figura të njohura të kësaj ish partie apo çështje që lidhen me objekte të propagandës së asaj force politike. (Interesant, çështje të propagandës së Ballit Kombëtar, të këtij Balli që u lidhë ngushtë me pushtuesit e huaj nazifashistë, nuk përfshihen në këtë projektligj)
Ndërsa mëson këto, në vështrim të parë të krijohet bindja, se është kopjuar ndonjë program i gatshëm partie fashiste, sepse ato nuk përfillin asnjë të drejtë që ka lidhje me respektin e bindjeve të kujtdo apo me lirinë e shprehjes. Dhe, sipas projektligjit në fjalë, bëhet fjalë për përcaktimin e mënyrave për ndërgjegjësimin, për kujtesën kolektive, për ekspozimin dhe ndëshkimin publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist! Sipas kësaj pikëpamjeje, u dashka detyruar me ligj që të ndryshohet bindja e çdo njeriu, u dashka rregulluar po me ligj (ndryshe ndëshkohesh) kujtesa kolektive, u dashka kryer me ligj edhe ndëshkimi publik i veprimeve të kryera gjatë periudhës së para vitit 1990. Mirëpo kjo ka mundësi të krijojë precedentë të rrezikshëm, sepse gjatë këtyre tridhjetë vjetve janë bërë shkelje tepër të rënda, deri te ai neni famëkeq 24. 2, që nuk të lejonte as të ankoheshe gjëkundi për një veprim arbitrar që të mund të ishte bërë! Ca më tej, sikur një shumice të mundshme në Kuvend t’i shkrepi, që, me po këtë frymë revanshi, të miratojë një ligj kufizues për pakicën?
5.
Projektligji që i paraqitet për shqyrtim e miratim Kuvendit të Shqipërisë bën fjalë edhe për çështje tepër konkrete, që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit, me ndjesinë e një shtrese të caktuar shoqërore, deri edhe me vetëdijen kombëtare. Sipas këtij projektligi nuk u lejokan as simbolet e trupëzuara me sende te paluajtshrne, domethënë lapidaret, bustet, monumentet etj., kur këto përçojnë një mesazh të epopesë së lavdishme të LANÇ, por me simbolikkën e asaj kohe. Nuk u lejokan, me ligj imazhe të flamurit të regjimit komunist shqiptar me yllin komunist, ylli i kuq shqiptar me pesë cepa, shalli i kuq me tri cepa, stema “pushkë, kazmë e libër”, stema “drapër e çekan” etj. Qenkan tepër të rrezikshme (!) për shqiptarët, edhe pse mbas tridhjetë vjetësh nuk ka mbetur asgjë që të tregojë të djeshmen.
Është interesant të thuhet, se në rastin kur simboli është i trupëzuar me vepra që paraqesin rëndësi të trashegimisë kulturore apo të kujtesës kombëtare, atëherë ministria përgjegjëse, sipas po këtij projektligji, brenda 6 muajve nga konstatimi duhet të marrë masat për transferimin e veprës në muze!
Çudira të kohës!
6.
Kryesia e Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, ashtu sikurse thuhet edhe në një deklaratë të përbashkët me Kryesinë e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar” Nderi i Kombit”, e hedh poshtë me përbuzje këtë projektligj, që fyen gjakun e derdhur nga 28 mijë dëshmorë. Të rënët, që na bëhet sikur flasin nga varret ku prehen, nuk do t’u shkonte mëndja se do të mund të vinte një ditë, kur do të përçmoheshin nga ata, që sot kanë respekt për bashkëpunëtorët e pushtuesve të huaj.
Ky projektligj fshin kujtesën historike për një gjeneratë të tërë shqiptarësh që luftuan me shumë sakrifica kundër dy pushtuesve të egër; fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë.Të ndalosh me ligj ato çka shërbyen për frymëzimin dhe mobilizimin e mbarë një populli për të luftuar kundër pushtuesve të huaj do të thotë të fyesh mbarë shqiptarët.
Nga mënyra se si është formuluar dhe nga ajo çka do të arrijë ai, projektligji bie ndesh edhe me nderin që i jepet Shqipërisë si ish aleat i Koalicionit të madh Antifashist Botëror. Shqipëria që gjatë Luftës pat marrë krahun e duhur të historisë. Që gjatë epopesë së lavdishme të çlirimit ajo iu bë pjesë e pandarë e Europës Antifashiste. Ja pse sot ndihemi krenarë teksa kërkojmë të futemi në gjirin e familjes europiane.
* * *
Kryesia e Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut ka besim të plotë, se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do ta hedhin poshtë këtë nismë ligjore, sepse ajo njollos rëndë lavdinë e mbarë një populli në periudhën më të lavdishme të tij: gjatë viteve të Luftës heroike Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Kush drejtpërdrejtë e shumë të tjerë tërthorazi, janë të lidhur me historinë pesëvjeçare të Luftës kundër pushtuesve të huaj dhe shërbëtorëve të tyre, prandaj askujt nuk do t’i vinte mirë t’i hidhej baltë një vlere të tillë të jashtëzakonshme, me të cilën ndihemi të vlerësuar dhe shumë krenarë para Europës dhe botës së qytetëruar.
* Kryetar i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut
Iu kane munguar ne mbledhje ambasadoret serbë, rusë, sllavë.
Ore,po keta ballistet pse nuk thone qe Isa Toska ishte komunist?
Se Isa Toska u prish per pazare kriminelesh me kriminelin e Corrushit Memet Shehun,,si Dumani me Talo Celen,si ervis Martini me klanin Duka.
Dy luftra me Isa Tosken i kane bere Kadri Cakrani me luftetaret nacionaliste te Mallakastres dhe Ballistet e Beratit,qe i zune prite ,por u shpetoi derisa e vrane xhandaret e Ballistet ne Pazar te Fierit.Ka ndonje nga ju te Fotografise te thote se e vrane komunistet,partizanet,shoket jugosllave te Idealit?
Nuk e di nga bie Enkelejd Alibeaj,pinjoll i Isa Toskes(kete duhet ta sqaroje vete politikani i PD),por di qe Armiku n-1 i Ballisteve ne Mallakaster dhe Myzeqe nuk ishte Memet Shehu,por Isa Toska,gjer sa e vrane.
Po THONI NJEHERE TE VERTETEN O PARTIA KOMUNISTE,O AGJITPROPI,se vajtet nga 100 vjec
Demo
Shko ne Fier se ta thone ata se si eshte vrare ai. Di qe ai patrullonte ose leviste me nje autoblinde dhe eshte qelluar ne emer te popullit kur ka dale nga autoblinda dhe te dy kane qelluar njeri tjetrin dhe kane vdekur. Atentatori eshte terhequr zvarr neper rruget e Fierit. Kjo eshte historia qe une kam degjuar atje, por sa e vertete eshte nuk mund ta them. Lereni nipin e tij rehat dhe mos e perfshini ne kete histori.
Shoku Reston!Nuk ka nevoje qe une te shkoj ne Fier,se une shkoj edhe ne Amerike me nje cope kompjuter.
Vrasja e Isa Toskes eshte e dokumentuar ne Dokumentat e Prefektures Fier te 13 shtatorit 1943 kur ndodhi ngjarja. Dokumenti i vrasjes se Isa Toskes me 20 bashkepunetore te tij dhe 13 qytetare te rastit eshte ne Arkive.Eshte publikuar nga historiani fierak Ilirjan Gjika.Eshte publikuar nga Drejtori i Muzeut te Fierit Nuri Plaku.Eshte publikuar edhe nga Komiteti Veteraneve te luftes,qe nuk kane cfaqur deri tani variant tjeter nga ai i postes se Xhandar,erise se Fierit ne 1943 dhe Komandes Gjermane ne Fier,qe ishte vendosur ne ish fushen e sportit atje ku sot eshte gjimnazi Janaq Kilica. Isa Toska me 50 bashkepunetore te tij ishte perzier me ushtaret italiane te batalionit Brennero,qe pregatiteshin te shkonin ne Itali dhe jo me autoblinde si thua ti.
Fillimisht kunder Isa Toskes ka qelluar Aspiranti i xhandarmerise Abaz Sevrani,pastaj pasi Isai u largua me shpejtesi ne drejtim te kazermave italiane,,aty e sharruan me bresheri xhandaret e postes se Fierit.
Qe nje xhandar ti kete thene Isa Toskes:-Ne emer te popullit,,ka aq mundesi sa Mujo Ulqinaku te kete thirrurL-Rrofte Parta Komuniste!
or demo= enver memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997, le nam duke thën që Isa Toska ishte komunist.
jo po Bideni është marksist.
jo po ramuti ësht enverist.
Isa Toska ishte naziballist dhe e ka vrar ndonjë militant i PKSH.
ça xhandarmëria dhe kazerma italiane dërdëllit.
Isa toska ësht vrar në 44, kur fashistët ishin zbythur me kohë
Te keshilloj te klikosh -Dokumenta per vrasjen e Isa Toskes.
Isa Toska u vra ne 13 shtator 1943 nne Qender Te Fierit nga xhandaret e Prefektures Fier.
Demon keni botuar tri here!!!