Nga Rezarta Reso
Botuar në DITA
Nuk jam gazetare, as opinioniste, as politikane dhe për të filluar një karrierë në këto fusha s’ma ka ënda fare. Ama, më pëlqen shumë të gërrmoj të vërtetat dhe gënjeshtrat dhe kjo është arsyeja që po vazhdoj me një shkrim të dytë për ata gazetarë dhe gazetare të cilët pretendojnë se po “ndërtojnë” shtypin e lirë demokratik dhe që po u thyen brinjët nga rrahja e gjoksit se ata janë zëri i së vërtetës dhe kurrkush tjetër.
Problemi im është ngecur fort te ky zëri i së vërtetës.
Cila është e vërteta e vërtetë?!?
Ja të marrim, për shembull, dosjet e ish-sigurimsave, dhe le ta nisim nga fillimi i demokracisë, kur këto gazetaret ishin bebe.
Po tregoj me pak fjalë historinë e shoqes së ngushtë të cilës ia arrestuan të jatin, ushtarak, Petro Cela, kur ishte në fakultet dhe që doli kur ra komunizmi. Doli pa thonjtë e këmbëve, i torturuar që të pranonte gjëra të paqëna.
U lumturua familja që ai arriti të dilte i gjallë. Pastaj me shpresën tek demokracia, pritën të marrin pafajësinë. Jo atë shpërblimin me lekë, por atë pafajësinë e vërtetë që ishte të dënoheshin xhelatët e tyre e jo duke i nxjerrë emrin “te listat e Tufave” por duke i kalbur në burg! Pritën e pritën, Petro i mirë pësoi infarkt dhe vdiq shpejt. Zemra e tij e torturuar dhe e lodhur nuk arriti ta gëzonte lirinë.
Të tjerët vazhduan të presin. Në krye të demokracisë kalëroi Sali Komunist Berisha!!! Epo, ka ndryshuar, thoshim, nga ai që ecte nëpër korridoret e fakultetetit të mjekësisë me gërshërë në xhep t’u priste flokët e gjata studentave, u bë “pishtari” prej kartoni i demokracisë.
Po, e shumëpritura mbërriti. Filluan gjygjet!
Hej, milet Nexhmije Hoxhës i filloi gjygji i genocidit komunist të ushtruar mbi popullin e vet.
Prit e prit, e prit, u ngulëm si pinca para televizorëve….U fry e u fry mali sa gjithë vargmalet e Shqipërisë dhe polli tasa kafeje dhe biskotash. Shoqja Nexhmije kishte shpërdoruar paratë e popullit për të qerasur në ditëlindjet e Enverit. Nuk ka prova të mjaftueshme për krime ndaj njerësimit! Aha, po mbase do dënohen inkuizitorët e sigurimit ca me mbiemra si Kolaneci, Koleka, Bajraktari, Haznedari…
Edhe për këtë Sala e kompani e gjeti zgjidhjen, nuk do fillojmë luftë klasash, jemi më fisnikë se komunistët!
Seç m’u kujtuan vargjet e një poezie të Adelina Mamaqit që e recitoja kur isha e vogël:
“…Pa na vjen Gjinkalla, gjithë kockë e kokalla,
Cinxër cinxëro,
Po s’ka gjë në duar, se nuk ka punuar,
Cinxër, cinxëro..”
Kështu u shfaq edhe Gjinkalla e shtëpisë të dosjeve. Gjinkalla, s’kishte punuar se vetëm vidhte punën e të tjerëve dhe këndonte. Këndonte bukur ama, dhe na e bënë drejtor, Agron Tufa.
Këtu “zëri i së vërtetës”, mori lumin. Dosjet u çanë e u ndanë e u masakruan sipas vetëm një të vërtete, si të bëjmë para me to! Njërëzve filluan t’i tundeshin pseudonimet e sigurimit në vesh, në prag të shtëpisë, nëpër telefona. Dosje po zhdukeshin dhe janë zhdukur, ose redaktuar për Saliun, Gramozin, Ismailin, Fiqiriun, Sazanin…etj etj. POR për të treguar se ata po u nxjerrin dhëmbët ish sigurimsave, u sulmuan ata dragonj me një këmbë në varr, tashmë të dyja, që s’i kishin bërë kurrë keq njeriu.
Lexova një artikull, mbase “të rremë” do thonë ata që besojnë Gjinkallën, që ky Tufa i cili u zhduk nga Shqipëria, se “e kërcënonin”,(kush? ) paskej qënë rekrutuar nga rusët, kundrra interesave të Shqipërisë dhe Kosovës. Gjinkalla u bë Rasputin. (Ka vërtet disa cilësi të ngjashme). Ky Rasputini ngriti një grup marionetash, nga ato që u vinte dhjeta në fakultet, dhe i edukoi me zërin e të vërtetës së vet.
“Godisni ata që godas unë, mbroni ata që mbroj unë, sepse unë di gjithçka”.
Ja dhe një shembull tjetër.
Luela Myftari boton një artikull për Grida Dumën. Bukur fort, grua e bukur Grida dhe e zgjuar, (se e kanë merak këtë binomin) gojëshpatë, politikane demokrate, (pak si Laja e atij filmit komunist më duket ) etj. etj. Po kjo gazetarja që po i numëron dosjet atyre që do Rasputini, i pa njëherë dosjet e familjes se politikanes në fjalë ??? Si nuk ia përmendi gjyshin në degë të brendshme që terrorizonte Durrësin? Apo Grida, si Saliu, është në udhëheqjen e demokracisë dhe s’ka lidhje me të kaluarën e gjyshit dhe të babit?
Pastaj kush ua jep të drejtën këtyre, marionetave që marrin frymë nën sqetullat e Rasputinit, të kenë kaq hyrje dalje në dosjet e miletit dhe t’i kërcënojnë e të tallen publikisht? Po njerëz kërkojnë dosje të familjarëve viktima dhe s’po i marrin dot? Po kjo qeveri si bën sehir me këto marioneta që “paskan marrë” fuqinë e vrullin revolucionar të tipit Lej Fen, e të bëjnë si të bëjnë gallatë me jetën e njerëzve? Po na e jepni edhe ne të tjerëve të drejën të shohim dosjet e familjeve të tyre, nëse s’ia ka fshirë Rasputini.
Një tjetër shëmbull e konkluzionet nxirrini vetë.
Në një nga postet ku emri im është bërë Tag dhe lakuar, lexova një dedikim të mrekullueshëm të dikujt që e falenderonte një nga këto marionetat për punën e palodhur që po bën të pastrojë demokracinë nga spiunët.
Ehhhh, që kur ishim të reja, e dinim që prindi e këtij personi, ishte një nga dëshmitaret që i doli në gjyq mamasë së një shoqes sonë, të cilën e futën në burg. Dhe e dini, unë gjithmonë kam menduar se kushedi se çfarë presionesh të tmerrshme i ka bërë Sigurimi kësaj gruaje të gjorë që e detyroi të dilte dëshmitare dhe të merrte damkën spiune. Por ja që marionetat e Rasputinit disa ish-spiunë i kuptojnë drejt dhe u qajnë hallin e u pastrojnë dosjet, disa të tjerë që kanë vetëm firmën në një copë letër pa asnjë dëshmi, nuk i lenë pa u hedhur gurë edhe në varr, sepse ashtu i hipnotizon Rasputini.
Nëse e keni gjetur të vërtetën e të vërtetës apo të mosvërtetës, ma postoni.
E nise mire me palacon antikomunist Sali Berisha,qe mbrojti qindra dhe mijra kriminele,torturues,gjykates,operative sigurimi,cpifes dhe akuzatore te rreme,sekretare partie dhe bllokmene qe arrestuan,torturuan,pushkatuan,internuan rreth 60 mije shqiptare te pafajshem,,midis tyre qindra gra e femije. Sikur vetem piramiden e xhelateve vrases,torturues te poeteve te Berzeshtes ,qe fillon me ish sekretarin e Partise Librazhdit,Sotir Kocollari deri tek torturuesit (kryetar i Deges Brendshme) Merdar Hasa e Selim Caka,gjyqtaret Sybi Sulce,Qani Lavdari.Keta futen ne dhe dy djem 30 vjecare te pafaj.ne kundershtim me ligjet e Diktatures,,pa ju provuar as sabotimi ekonomik,qe i dergoi ne pushkatim. Te vetmet prova ishin poezite alegorike,te pabotuara,personale.Sali Berisha Vrasesin Sotir Kocollari e gradoi nga President i Baskimeve Prfesuinale ne Kryetar i Sindikatave.
Saliu eshte legjende!
Bukur e permend gjyqin e nexhmijes!
Mijera te vrare, qindra pa varr, mijera ne kampe perqendrimi, qindra mijera viktima te Luftes se Klasave,
nexhmija denohet per kafe.
Baca Sali zbaton ligjin bolshevik 7501 dhe shpall veten perfaqesues te ish pronareve dhe i “ djathte”!!!!! Padyshim…
Babai i kombit , i lejon makinerise terroriste serbe te furnizohet me karburante, kokecepat e shpallin patriot!
Pse kot, shqiptaret e quajne bacen Sali:
Prostituta Kombetare Sali
Ose
Doktor Mortja?!
Epo nje arsye e kane shqiptaret!
Problemi megjithate nuk eshte Baca, problemi jane kokecepat qe mbajne shpresat te Doktori.
Se Edhe dita e fundit do vije per Prostituten Kombetare, po katercepat qe shtohen, si i behet?!
Nuk e kuptoj zonj. Reso, përse nuk i kërkoni llogari babait tuaj z. Bardhyl Reso për sa shkruani! Ai ka qenë deputet i PD-së, në Parlamentin e parë pluralist në Shqipëri, atëhere kur u shkatërua gjithçka e mirë që u bë për 45 vjet. U shkatëruan uzinat, fabrikat, shkollat, deri edhe pllakat e trotuareve. Shqiptarët filluan të marrin arratinë dhe kush të shpëtonte nga ky Ferr, duke u kacavjerrur nëpër anije, apo duke lënë kockat në kufi të shteteve të tjera. Nuk e di në se babain tënd e vret ndërgjegja për atë kohë të zezë, që kulmoi me vitin 1997, ku u vranë me mijëra vetë, sa nuk ishin vrarë gjatë 45 vjetëve. Besoj se në atë kohë jeni larguar edhe ju si familje, mbasi mbollët terrorin dhe tokën e djegur. Ndryshim sistemi bëri edhe Polonia, Çekosllavakia, apo Hungaria, por atje nuk pati këto shkatërime si në Shqipëri. Babai i juaj vetëm po të kishte ngritur zërin kundra këtyre gjërave, do të kishte bërë një shërbim të vlefshëm Shqipërisë. Por jo, vrerri që keni mbledhur nuk jua lejonte këtë veprim. Kanë kaluar 32 vjet që atëhere dhe vazhdoni të villni vrer për periudhën para vitit 1990. Për më shumë, ju nuk keni qenë të persekutuar. Babai i juaj ka qenë Pedagog në Universitetin e Tiranës, që nuk mund të bëhej kushdo. Pra shkurt, të privilegjuar në Diktaturën Komuniste. Kur e patë që u shëmb gjithçka, ndruat veshjen në “demokratë”, që të mos humbisnit privilegjet që kishit. Kështu si vepruat ju, vepruan edhe shumë të tjerë, si Berisha, Pashko, etj.
Rezarta, edhe une si ti nuk jam as gazetar, as opinionist, as politikan, por meqe paske marre ti penen e ke bere nje permbledhje sipas oreksit, po te kujtoj nja dy gjera – Meqe po citon ato qe paske me te degjuar se dhe Gon Tufa paska qene rekrutuar nga Ruset (!) c’i duhet valle Ruseve ai Goni, kur ky vend ka nje kryeminister qe e quajne Edi Rama qe rri si kone aty poshte tavolines se Vucicit me emer Open Ballkan per te cilen vete Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov e tha cope se eshte projekt i tyre?
Ka nje fare nervi shkrimi por ne thelb meret me nje problem qe nuk ka me vlere. Disa u masakruan, disa bashkepunuan me masakruesit e disa te qajne e perfitojne per vete, koha ka bere te veten dhe historike me spiuna e bashkepuntor nuk kane rezultat, nuk te çojne gjekundi. Sot kemi nje klase poilitike e ekonomike qe drejton shqiperine e origjinen e kane nga partia e Punes e Enver Hoxhes. Ne qofte se prisni qe keta tju leshojne pushtetin politik e ekonomik nuk di se çfare emeri tju vej pa ju ofenduar. Lereni arkivat e spiunet historianeve, doni ndryshim ne moralin politik, aktivizohuni politikisht dhe perhapni e mbroni idete tuaj, fitoni admirues e fitoeni zgjedhjet per pushtet e atehere beni diferencen me kete klase politikanesh te padobishem per popullin.
Cdo gje e beri per strehim Politik ky Tufa kjo nuk ka dyshim…e perdori Spartakun….e tani ushqehen nga tatimpaguesit Zviceran….ilanjos ne kulm
Mesa mbaj mend, Agron Tufa nuk ka qenë ndonjëherë në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, as kryetar dhe as anëtar i tij, por ka qenë drejtor i Institutit të Historisë së Krimeve të Komunizmit, deri ditën që dha dorëheqjen dhe u largua për në Zvicër, ku kërkoi strehim politik. Rezarta, sa i përket atij që ajo e quan “Rasputin” gabon më duket.
Agron Tufa dhe gruja e tij nga Skrapari jane plehra.
Zonja Rezarta as gazetare, as pushtetare, as mish dhe as peshk, ja ta thote intelektuali te verteten e te vertetes qe s’e ke kuptuar 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit:
E VERTETA E HIDHUR SI HELMI BOLSHEVIK ESHTE SE ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE SHQYPNI QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT
por:
Me ben pershtypje se i je sulur te shqyesh copa copa Gon Tufen qe me fut ne dyshime per sinqeritetin e shkrimit tend as mish dhe as peshk dhe nga ana tjeter e ke harruar fare cunin e Kristaqit, Killerit te Enverit qe vari ne litar Havzi Nelen per te trembur dhe friguar miletin kur Gorbacovi ne Rusi (Rahmet paste!) shpalli ngordhjen e Komunizmit kudo te Bote si nje sistem i falimentuar totalisht ekonomikisht dhe i korruptuar koke e kembe politikisht, ke harruar Edi Ramen qe eshte nipi i Spiro Kolekes, Pipi i Enverit qe jo vetem spiunonte komunistet e tjere te Diktatori dhe Nexhmija, por edhe qe e shpalli Armik te Popullit dhe rasi ne burg Bumcin e ngrate, Kryeinxhinierin e Kombinatit Celiku i Partise ne Elbasan, sepse i kapi gocen duke bere sex me kembet perpjete ne krevatin bashkeshortor me shoferin e vet dhe Enveri i tha: “Mire ja bere qenit qe na diskretitoi Partine me nje palo gje!” Keto dhe shume te tjera i ka shkruajtur dhe i ka bere publike Gon Tufa, ndryshe nga Edi Rama nuk do te kishin pare driten e diellit,
PO VRASESEN KILLER DIANA CULI QE EKZEKUTOI ME DESHMINE E SAJ GENCI LEKEN DHE VILSON BLLOSHMIN KUSH E ZBULOI O REZARTA E REZILIT AS MISH AS PESHK?
Sepse po te mos ishte Gon Tufa Diana Culi, sot do te perdridhte bythen e saj te madhe ne podiumet e nderit te Rilindjes Enveriste te Edvinit si nje shkrimtare perparimtare pa e ditur kush se nen pamjen e jashtme fshihej nje vrastare makaber, nje kulceder gjakatare, nje killer makiavellisto-karrieriste njesoj si Kristaq Rama megjithe ushtrine dhe lukunine e vrastareve te Sigurimit nga pas qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe qe deri me sot askush nuk eshte gjetur fajtor, njashtu sic thua ti per Kulcedren Sadiste Nexhmije Hoxha qe eshte bashkepuntore e Enverit ne te gjitha krimet e tij kunder njerezimit, por qe deri pak kohe mbushte faqet e medias kombetare me mashtrimet e saj te propagandes se shemtuar komuniste duke yshtur vemjet dhe fanatiket e Enverit per te masakruar dhe terrorizuar te perndjekurit politike perfshire ketu per te kercenuar edhe Agron Tufen derisa ta detyronin te arratisej nga Shqypnia per te shpetuar koken dhe familjen, njashtu sic bene edhe Dritan Zagani qe Edi Rama e masakroi me liber shpie vetem sepse tregoi me gisht ministrin Saje Qorri qi Kapobande e droges qe shpetoi edhe Ermal Hoxhen ne Xibrake kur gjermanet e kishin zbuluar si administrator te fabrikes se kokaines te Taulant Balles,
prandaj:
MOS U TALL DHE MOS IRONIZO AGRON TUFEN DHE TE PERNDJEKURIT POLITIKE O REZARTA AS MISH DHE AS PESHK, POR QAJ DHE VAJTO PER GROPEN SEPTIKE ENVERISTE KU GJENDET SHQYPNIA ME PLOT SIGURIMSA NE MAJAT ME TE LARTA TE SHTETIT DUKE FILLUAR NGA EDI RAMA DHE FAMILJA E TIJ KRIMINALE
Si ne asnje vend tjeter ish komuniste te Evropes Lindore dhe si nje rezil dhe turp i Shqypnise qe po kerkon te antarsohet ne BE plot e perplot me spiunet e Enverit.
Filluan langot tashi po e nxjerrin te dipllomuarin ne Moske te Suhadolit si i perndjekur qe psi u ferkua nga saliu ju ngjit edvinit dhe mori nje post duke mjelur arkivat e shikut me histori spiunesh sipas qefit te vet. Kuptohet nga i vjen mbeshtetja dhe forca per te nxjerre ato qe i interesojne atij dhe sipas nje plani te mireorganizuar, njehere tha te zhduken tere filmat shqiptare, pastaj jugu shqiperise jane grek (se vete eshte praktikant feje islame me tere sorollopin e mire ben por se thote), pastaj goditi disa politikan te majte, pastaj ju sul pd qe te mbronte markun por si heci, pastaj tentoi te rishihte tere historine e letersise shqiptare si strateg leshi qe eshte, pastaj shpiku kercenimin e familjes qe te rregullonte familjen zvicer dhe pritet qe shume shpejt vete te kthehet ne nje desident absurdi me taboret e vete ketej,,,financimet varet ku i gjen ,,,Rusia vend i madh
MARIONETA E EDVINIT REZARTA RESO SI SPIUNET E SIGURIMIT NE BURGUN E INTELEKTUALIT
Ne burgun e intelektualit ne Kohen e Qepes te Partise se Punes here pas here dergoheshin spiune te Sigurimit te kamufluar si te perndjekur politike dhe sapo hynin ne kontakt me viktimen e piketuar fillonin te shanin regjimin komunist dhe Enverin per t”u hapur gojen personave te piketuar me qellim rritjen e denimit deri ne ekzekutime publike per te perhapur frike, shume antikomuniste dhe komuniste-antienveriste e pesuan nga kjo metode e rafinuar qe shpiku Gestapo e Hitlerit ne territoret sovjetike te pushtuara kur piketonte komunistet fanatike dhe u hidhte materiale diskretituesen ne banesat e tyre nje metode qe likuidoi komunistet nga vete Stalini dhe e la Ushtrine e Kuqe pa gjenerale ne fillim te Luftes. Pse i tregoj keto histori spiunazhi?
SEPSE RAZARTA RESO PERDOR NE KETE SHKRIM REZILI TE NJEJTEN METODE TE GESTAPOS TE HITLERIT DHE TE SIGURIMIT TE ENVERIT PER AGRON TUFEN
E fillon shkrimin si me shaka kunder Sali Berishes dhe gjithe artilerine e rende enveriste e perdor kunder disidentit antikomunist Agron Tufa qe pushteti e masakroi me liber shpie, njesoj si Edi Rama Dritan Zaganin para tij, ndersa vemjet e Enverit e kercenuan me jete dhe ai nuk pati rruge tjeter vecse te arratisej per te shpetuar koken dhe familjen si shume te tjere para tij,
PSE REZILJA REZARTA RESO I ESHTE SULUR AGRON TUFES KUR AI ESHTE ASKUSHI NE SHQYPNI?
Une per vete them se kjo grifshe rezili eshte bedele e paguar nga Edi Rama per te spostuar vemendjen e miletit nga hajnia e tij antikombetare, metoda te njohura te spiuneve te infiltruar te Sigurimit ne burgjet komuniste, qe ishin huazuar nga Gestapo e Hitlerit ne territoret e pushtuara.
prandaj:
intelektuali te thote o marioneta e Edvinit, Rezarta Reso:
Lepije kocken qe te ka hedhur Edi Rama dhe spiunet e Sigurimit pas tij, por meso se Metodat e tua amorale mund te mashtrojne katunaret dru me pre dhe te yshtin fanatiket e Enverit kunder Agron Tufes, por nuk mund te genjejne intelektualin qe i ka provuar ne kurriz metodat e rafinuara te Sigurimit te Enverit dhe te Gestapos te Hitlerit
@intelektual! Nuk po hy ne diskutim me ti, per te tjerat qe ke shkruar ne komentin tend, ca te verteta dhe ca gjysem te tilla. Ama me ate historine e kryeinxhinierit te kantjerit te ndertimit te Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, ia ke futur kot, por shume kot ama. Mos merr persiper te shkruash per gjera qe nuk i di. Sepse per ato qe shkruan, jo vetem qe nuk jane te verteta, por as nuk jane qofte dhe pergojuar ndonjehere si te tilla, siç zakonisht behet per ngjarje qe bejne deri diku buje si ajo. Fol e shkruaj per ato qe di, kur s’di me mire hesht se behesh qesharak?!
E di pse t’i them keto sepse zotrote harron qe per ngjarje te caktuara, ka njerez ne kete bote qe kane qene e jane deshmitare okulare. Per me teper eshte gjalle ende dhe ing. Bumçi, per te cilin ti shkruan pa pergjegjesi. Degjo mire: gruaja e ndjere e ing. Bumçit, vajza e Kolekes kur u divorcua me te shoqin (hallet e tyre s’ka çna duhen), per t’u hakmarre, si vajze Blloku qe ishte, i beri nje leter Enverit, ku midis te tjerave i shkruan dhe se çfare ai kish folur ne ndonje rast me te shoqin ne shtepi per Diktatorin, Shprehjen e njohur se: “Në shtepi shahet dhe mbreti”, e di zotrote. Letra e nxjerre nga arkivi, me retushime, eshte publikuar nga gazetari Ferdinand Dervishi, para disa vitesh, në nje emision te posaçem, në ABC News. Te shaje diktatorin, qofte dhe me pak te aludoje diçka per keq per te, dihej qe te ikte koka. Vajza e Kolekes, mbase nuk e kish llogaritur kete, por ja qe e merrnin seriozisht jeniçeret e qoftelargut, hetuesit dhe prokuroret e tij kasape, mbase dhe me porosi. Meqe gjykata e Elbasanit nuk provoi dot asgje nga akuza per sabotim, por meqe ai duhej denuar, e denoi me 5 vjet, qe i la te pakenaqur si diktatorin, si vajzen e kolekes ashtu dhe jeniçeret. Në gjyqin special qe u zhvillua ne Tirane me dyer te mbyllura, prokurori kerkoi per inxhinierin, denim me pushkatim, por gjykata si duket, edhe pse ai ishte babai i niperve te Kolekes, me porosi, e denoi perfundimisht me 23 vjet burg!!!!
E pra nuk eshte pune morali “flagrancash” e “kemebesh perpjete” kjo zoteri! Spiunlleku i vajzes se Kolekes ishte fatal, qe në te tilla raste buron nga nje urrejtje e madhe e cila, siç dihet, sidomos nga femrat, eshte e verber.
Kaq intelektual dhe mos e perdhos kaq keq me broçkulla, nofken e “intelektualit”!
“Bureto” eshte pseudonim i Ferdinand Dervishit, miu i arkivave Shqiptare dhe rivrasesi me pagese i kujtimit te Heroit Avni Rustemi!
Bureto anti-intelektuali:
Rregullo gjuhen e halabakut dru me pre dhe mos rreshqit nga thelbi i debatit qe eshte Agron Tufa dhe nuk eshte sexi kembeperpjete i Najada Kolekes me shoferin e Shkelqim Bumcit qe i a ka bere te ditur intelektualit Bimi (Ibrahimi) vellai i tij perpara se te vriste veten, njashtu sic e vrau veten vellai i legjendes se voleibolit, Asllan Rusi i cili kishte rene ne dashni me Prandvera Hoxhen, por qe Nexhmija nuk e pranoi si dhender dhe futi ne levizje Sillon me banden e vrastareve te tij gjakatare, mund te them se vetem Adil Carcani nuk mori hak per gocen e tij histerike qe pokeshtu si Bumci i ngrate e kapi gocen e Adilit duke bere sex kembeperpjete dhe e ndau ne cast megjithate mbeti si pedagog arkitekture ne Universitet megjithese e kishte nenen serbe, qe te dalim tek halla e sekretarit te Ilir Metes, pinjoll i familjes spiune te Enverit Angoni, Almir Rrapo qe e kapi i shoqi duke bere sex diten e dasmes se saj me nje shofer sigurims bukurosh qe e kish hallatin sa Blendi Fevziu shtatin, lista e historive kembperpjete eshte e gjate, te gjitha keto histerike te Bllokut kane mesuar nga Eleni Pashko, Mata Hari e Enverit qe nuk la djale te ri pa futur ne krevat per te zbuluar Armikun e Kllases,
prandaj:
Mere shtruar dhe mos fyej te tjeret pa asnje arsye, monopolin e te vertetes nuk mund ta mbaje askush ne kete forum te nerum, aq me teper qe e verteta ne Shqypni mbehet mbyllur me shtate dryne dhe nxirret nga kasaforta kur i intereson pushtetit mafioz dhe politikes enveriste sic ishte rasti i Ilir Metes dhe ne kete kendveshtrim laje gojen me kolinoz perpara se te fyesh intelektualin, se te gjitha ato qe tregon ai jane te verteta qe i fliste gjithe Tirana ne Kohen e Qepes te Enverit
Bukur shume Rezi. Teshi disa do te levdojne, disa do te kritikojne shkrimin sikur nje shkrim do zgjidhe gjitha problemet. Pres te lexoj perseri shkrime te tjera.
Pa dosje, me dosje!
Me skema spiunësh këto kohë kam dalë si marionetë e një profesori që më ka fol veçse për letërsinë, autorët, të bukurën poezi. Unë atë kapitull studimesh e kam të papërlyer me komunistë sepse realisht mendoja ato kohë që kam qenë në fakultet se ato, komunistët janë të vdekur që sillen rrotull si zombie. Por, pas 5 vitesh punë si gazetare, kur takova një nga heronjtë e këtyre torturave komuniste nisa të interesohem për të shkuarën.
Dhe nëse do isha blerë me paratë e Gridës apo Tufës siç akuzon mediatikisht një njeri që ka mbyll edhe komentet e Facebook-ut nga frika e përballjes me argumente, as atë biçikletën që kam në pronësi, edhe atë pa letra, s’do e kisha blerë. Së paku, do isha pedagoge me ato nota që kam artitur. Po asgjë nuk e kam arrit me “mik shpie” Rezarta.
Unë jam e varfër, pa prona, pa makinë, pa dosje sigurimi. Po kjo sepse unë kam lindur jashtë këtij regjimi që ti ende e mbart në shpirt dhe e trumbeton mirë. Ama, e kam shpirtin plot Rezarta Reso. Me pastërtinë e një njeriu që është rrit me dashuri dhe jo me makinacione.
Nëse do isha shitur, do kisha bashkëpunuar me gjermanët se më pëlqejnë përgjigjet e tyre për komunistët dhe gjithë krimet monstruoze që vijnë nga pushtete të tilla. Po më parë do të përshkruaj si ka qenë jeta ime dhe kur u bëra antikomuniste.
Nëse do isha shitur apo do më kishin shitur ende që fëmijë do isha vajza e ndonjë zotërie që nga sistemi komunist u kthye në demokrat i flaktë dhe u bë deputet. Nga ato deputetët që pastaj shkatërruan fabrikat, punëtoritë dhe solli 1997-ën, për t’i marr edhe ato pak para tim eti. Zemër, babi im s’ka qenë deputet i asaj kohe. Dhe unë nuk e sigurova dot shkollën dhe punën si ti. Po në klasë të parë isha një fëmijë që mësoja poshtë tavolinës, nga frika e asaj çfarë shkaktuan gjithë klasa politike e asaj kohe. Po ti ku ishe atë kohë Rezarta Reso?
Babi im ishte aty me mua në 1997. Kishte humbur punën me shkatërrimin e punëtorisë dhe gjithë paratë. Bashkë me to edhe ëndrra për të shkuar jashtë shtetit për shkollimin e fëmijëve u shua. Se një klasë politike e ashtuquajtur demokratë që vinin nga biseda të gjata me familje komunistësh të devotshëm të sigurimit e shkatërruan këtë ëndërr. Dhe këtu vetë e pranon në shkrimet e tua që jetoje pafund biseda me persona të tillë. Vetë ti Rezarta dhe familja jote.
Nëse do isha shitur im atë s’do e kishte pensionin 9 mijë lekë sot. Im atë ka qenë punëtor i thjeshtë, një artist në dizenjimin e këpucëve. Dhe ashtu ngeli gjithë jetën ndonëse i bënte këpucët edhe artistëve edhe politikanëve të asaj kohe. Me siguri i ka bërë këpucë edhe Nashos, babait tënd dhe ty. Dhe ndonëse me siguri është provokuar nga më të lartët e këtij vendi shpresoj dhe besoj shumë se nuk u shit. Ndryshe do i dinte këto makinacione e nga komunist do ishte bërë demokrat, pastaj deputet për t’i siguruar vajzës shkollimin dhe punën. Po babai im nuk është kështu e dashur. Dhe unë nuk jam e nuk bëhem dot si ti.
Im atë pagoi vetëm tre vite shkollim se aq kishte mundësi, masterin e pagova vetë duke punuar që 16 vjeç. Po ti Rezarta ç’biseda bëje 16 vjeç? Si i siguroje librat në fakultet? Se unë punoja pasdite t’i fotokopjoja ato e dashur.
Ama në temën e diplomës u ndjeva krenare që dedikimin e bëra për të, për tim atë. Se ai vazhdon më mbush me një dashuri për të cilën çdo gjë në botë ka bukurinë e vet. Edhe për shkrimet e tua e di ç’më tha? Më tha që “ta përlyej sa më pak shpirtin me helm, e të largohem edhe nëse atë e hedh ti, sepse pavarësisht guximit, nuk duhet që ata që të rrinë pranë të thithin helmin e asaj që e ka me ty. Sepse ajo do merrret edhe me ta. Ndaj mos e ngarko ndërgjegjen me makinacionet e tyre. Vlerësoje mllefin e saj. Fal. Diku do përgjigjemi të gjithë një ditë”.
Dhe ka të drejtë. Im atë sa komunist ndonjëherë për punën dhe rregullin, po aq sa edhe shpirt i lirë e i pakompromis, veç FAL thotë. Po kë të fal? Ata që nuk kërkojnë falje? Ata që mbyllin dyert? Ato që fëmijërinë time e shënjuan me 1997-ën? Apo Rezartën që më duket tani RREZJA që përpiqet ta çajë renë e zezë ku ndoshta nuk është futur vetë po e kanë futur paraardhësit e saj? Pastaj kujtohem se as RREZE s’smund të jetë se i mungon R-ja e parë.
Unë jam Luela Myftari, emri im është gjysma e emrit të tim eti dhe gjysma e emrit të mamit. Dhe teksa flisja me ta për këtë çështje u mbusha sërish me krenarinë e asaj çka shpirti i tyre dhe asaj çka më kanë dhënë që në lindje. Dhe përmes pasurisë së shpirtit të tyre bëj kujdes mos ofendoj dikë. Dhe jo vetëm se do përgjigjemi një ditë diku Rezartë për çdo të keqe apo lëndim që i japim një vajze të re e të vogël siç më konsdieron ti. Por sepse nesër do kem fëmijë dhe dua që ata të jenë krenarë për mua Rezartë, siç jam unë sot me prindërit e mi. Që ndonëse nuk kishin para të më paguanin masterin, kishin forcën të më thonin se duhet ta ruaj shpirtin dhe gjuhën pa përlyer në të tilla skema spiunazhesh apo fiksione komunistësh që raporton ti lart e poshtë.
Unë do vazhdoj të shkruaj bukur për çdo shpirt të bukur sepse kështu jam mësuar, në ndryshim nga ti që frymëzohesh vetëm të vjellësh vrer. U përpoqa të gjeja në rrjet, një shkrim me nota optimiste, shpirtplotë, por asgjë e bukur nuk lidhet me emrin tënd. Çdo shkrim ishte një sharje e mllef për dikë. Unë do vazhdoj të shkruaj për ata që i mbijetuan diktaturës dhe shërbimeve monstruoze të spiunazhit që merrte lekët e dasmës për një punë të kryer mirë. Unë do vazhdoj të ndjej e të kërkoj ato vajza që u përdhunuan, ngacmuan dhe që në dosje komunistësh shënjohen si të përdala. Unë do vazhdoj të tregoj për heronj. Paçka se në dritë dalin edhe antiheronjtë. Po në fund të fundit, edhe unë pa ty dhe shkrimet e tua që kanë ngel në stilin e raportimeve të komunistëve s’do isha kjo që jam.
Kush është heroi dhe antiheroi në këtë histori do ta tregojë koha. Biografia deri më tani tregon se dosjet e kominzmit unë i lexoj, kurse ti i shkruan, ndoshta edhe i ke shkruar se diku ke mësuar. Unë pa ty nuk do isha kjo që jam tani. Më hape shpirtin sërish dhe më rijetëzove Rezartë, krenarinë që ndjej për prindërit e mi dhe disa mësues e pedagogë që t’i sot m’i sulmon. Rez, unë s’u mora fare me ty, por ti bëre shumë mirë që ma rijetëzove pastërtinë e një shpirti që ka lindur jashtë diktaturës dhe kërkon heronjtë e vet, heronj që nuk ngjajnë fare si ti.
Ky është një shkrim për prindërit e mi. Mos e lexo gabim Rezarta, se mbushesh me mllef! Dhe aq e ke mjaftueshëm.
Si përfundim. Po, unë jam kukulla e mamit babit, ndoshta edhe marioneta e profesorëve të mi. Profesor që s’i ngjajnë aspak atij tëndit. Ama jam kukull në fund të historisë, e pas ca kohësh jam një kujtim i bukur, jo si ti që më ngjan me një hije e zezë që sillet rrotull për të penguar diellin. Zemër, unë e di që dielli është aty dhe ti je veçse një hije e së shkuarës që ngjan me renë e zezë që ikën pasi ka hedhur shiun. Dhe e di mirë se shiu na duhet për të kuptuar sa i bukur është dielli.
Të përshëndes mynxyrë me diellin që kam në shpirt, me diellin që më lanë prindërit dhe profesorët e mi përmes artit dhe letërsisë ku nuk shahet Lasgushi.
Me shkrue shkruen bukur, si stil e kam fjalen se permbajtja asht “qaje me lot”. Me shpifje per ato qe ti i piketon. Po ku i more vesh ti ato punet e “spiun i ruseve”? Me shkrive gazit. Edhe stili mbaroi, shkoi ne qenef me ato brockulla qe na i servir si fakte. Ban ndonji pershkrim per ndonji teme pa fakte se aty e menderose, dhe e gjitha nga inati. Merr fryme zemra, se oksigjeni te ban mire per stresin. Dhe mos harro t’i derdhesh dy pika lot per Nasho sigurimsin. He, se te kam xhan.
Ketij Rasputinit ne foto i skuq surrati nga rakia!
E ka thene Ajnshtajni qe cdo gje eshte relative, vetem budallalleku eshte absolut!
Miku i ndjere i Rezes se Arte, Nasho Jorgaqi nuk ka asnje faj qe firmosi dokumentin e qelbur per t’u bere spiun I zellshemm gjithe jeten e tij, fajin e ka Agron Tufa qe e botoi dokumentin! Hahhaaa. Po s’ke faj se trembesh se mos nje dite dalin edhe ato letrat e tua derguar ShIK-it plot me shpifje, kur na erdhe si letrare te punoje ne Banke (artiste per letra), ose dokumente te families tende!
Te pakten te kishe mbajtur ca dite zi per mikun tend spiun pastaj te ulurije, po frika dhe deshira e zjarrte per te mbuluar fajet kriminale te con deri ne histerizem. Sado te ulerish ti dhe ca si ty, poshtersite nuk mbulohen dot. Njeriu Iken nga kjo bote, po turpi mbetet, s’e tret as dheu, si do ta mbuloje shkrimi yt pa logjike.
po ku ja paskeni gjetur fix ketij pjanecit Lej Fen hahaha e bukur
ska nevoje per me lexue shkrimin se merret vesh historia, duke qene se nuk ka ndonje bagash ka zgjedhur te merret me emra per te terhequr vemendjen
eshte gjithmone keshtu
kush ka lexuar nje faqe te nje libri te lej fenit aman se u bene shkrimetare tere fshataret
Lexoni poezine e Arben Dukes per ‘mutin e arixhiut” dhe nuk ka nevoje per asnje koment. Kete mut e krijoi komunisti antikomunist, palacua i demonkracise sali serbi, dhe i jep oksigjen dhe para, pushteti i psikopatit te rilindjes. Te dy qe perfaqesojne nje klase politike te dhjere 30 e ca vjecare, i perdorin keta letyra te “persekutuar” per te infektuar akoma me shume shoqerine shqiptare. Vetem ne nje shoqeri te qelbur rumpalle , ata gjallojne si shushunja te kenetes.
Filomena
Ne vijim te komentit te “Fatja”
Artikullshkruesja ka te drejte kur permend gjyqin e Nexhmijes e cfare erdhi pas tij. Pike. Por qellimi i ketij shkrimi nuk me duket se eshte kjo e vertete. Qellimi i ketij shkrimi eshte shoqja e ngushte e artikull shkrueses, qe per fatin e saj dikur “te mire” dhe sot “te keq “, rezulton t’i kete pasur te dy prinderit te rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Ndaj, cfaredo lloj komenti qe ben artikullshkruesja, mbi personat qe kane publikuar keto te verteta, (dmth qe te dy prinderit e shoqes se saj ngushte kane qene spiune te sigurimit) eshte tendencioz dhe hakmarres. Eshte shume e pamoralshme te besh moral per nje qellim te pamoralshem. Meqe dikush ia kujtoi artikullshkrueses qe i jati ka qene deputet i Partise Demokratike, a ka mbajtur me e pakta ndonje fjalim ky deputet, qe te kerkonte hapjen e dosjeve te sigurimit, denimin e krimeve te komunizmit, etj etj. Po e le deri tek fjalimet se me tej po e vazhdon e bija nga emigracioni, luften kunder bastardeve komuniste.