Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Lënë pas shkreti dhe familje të ndara. T’u themi faleminderit, t”u japim dhe kompesim”, një vështrim krejt tjetër nga Gjermania për emigrantët shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Lënë pas shkreti dhe familje të ndara. T’u themi faleminderit, t”u japim dhe kompesim”, një vështrim krejt tjetër nga Gjermania për emigrantët shqiptarë
KronikeKryesore

“Lënë pas shkreti dhe familje të ndara. T’u themi faleminderit, t”u japim dhe kompesim”, një vështrim krejt tjetër nga Gjermania për emigrantët shqiptarë

Published: September 4, 2022
Shpërndaje

 

Në Gjermani sapo përfundoi kongresi ndërkombëtar i i 26-të i Renovabis, një organizatë humanitare e njohur si “Aksioni i Solidaritetit të Katolikëve Gjermanë me njerëzit në Europën Qendrore dhe Lindore”.

Kongresi u zhvillua në Mynih nga 31 gushti në 1 shtator dhe në të kishte 200 pjesëmarrës nga 20 vende të ndryshme. Eventi iu kushtua shanseve që hap punësimi në Gjermani për qytetarët nga Ballkani dhe Europa lindore e qendrore, por edhe pasojave negative që lidhen me këtë shans.

Aktualisht 1,7 milionë persona nga Europa Lindore e Juglindore punojnë në Gjermani me kontratë të rregullt, duke plotësuar nevojat e tregut gjerman të punës dhe duke kryer punë që shpesh nuk janë të preferuara nga gjermanët. Pa këtë fuqi të huaj punëtore në Gjermani do të kishin pësuar kolaps disa degë të ekonomisë dhe kujdesit social.

Por krahas tyre ka edhe një numër të lartë të punësuarve të parregullt ose ilegalë që shfrytëzohen dhe që paguhen keq. Sidomos në sektorin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit. Shumë punojnë 24 orë në kujdes shtëpiak për të moshuarit, në një formë gjysmë legale.

Shumë gra shqiptare po punojnë në azilet e të moshuarve ose në shërbim 24 orësh për ta nëpër banesa

Start drejt një jete më të mirë në Gjermani? Shumë ëndrra realizohen, por ka edhe një problematikë tjetër, pak të prekur në shoqëri, e cila zuri vend në kongresin e Renovabis; pasoja që sjell migracioni i punësimit tek familjet e migrantëve.

Nëse një burrë apo grua largohet të punojë jashtë për një kohë të caktuar, pas lihen fëmijë e familje, që duhet të përballen me situatën që nuk është e lehtë për të dyja palët. Motra franziskane Relindis Vossel që shërben në Delvinë të Shqipërisë tregoi përvojën e saj.

“Shqipëria është një vend që i habit turistët”, rrëfen Vossel, sipas agjencisë së lajmeve DPA. Ata shohin rrugë të mira, shumë shtëpi të reja dhe të bukura të ndërtuara, resorte pushimesh me plazhe të mrekullueshme. Por ata nuk shohin ku është përditshmëria e njerëzve? Sepse janë shumë pak që kanë mbetur aty, që nuk kanë shkuar në perëndim.

Vossel përshkroi në kongres pasojat për ata që kanë mbetur pas. Ajo tregoi për një 10-vjeçar që e rrit gjyshja, sepse prindërit janë ndarë. Ai troket tek qendra e misionit franziskan dhe pyet nëse “mundet që vitin e ardhshëm të vijë për ndihmë për detyrat e shtëpisë”.

Ndërsa një ish-drejtor gjimnazi 80-vjeçar ankohet se nuk ka më as me kë të luajë shah ndërsa në shtëpi  është i ngarkuar me detyrën e kujdesit për bashkëshorten e sëmurë. Të dy fëmijët jetojnë jashtë dhe kontakti është i rrallë.

Emigracioni mund të rregullojë gjendjen ekonomike, por shkakton edhe shumë drama sociale

Në “Apelin e Mynihut” të Renovanis kërkohet që krahas strategjisë për tërheqjen e fuqisë punëtore t’u jepet një kompensim financiar dhe social vendeve që kanë humbje të fuqisë punëtore. Drejtori i Renovabis, Thomas Schwartz është shprehur se qeveria gjermane duhet që atyre vendeve nga vjen fuqia punëtore, t’u japë një kompensim financiar për shkollimin.

Këto vende humbasin fuqinë punëtore për të cilën është investuar, humbasin potencial të rëndësishëm për ekonominë e tyre, aftësinë konkurruese. Jo pak rajone në Shqipëri, Ballkan e vende të tjera europianolindore janë shkretuar, për shkak të emigracionit masiv.

Studiuesi i migracionit, Tado Juric solli shembullin e Kroacisë, që ka investuar 18 miliardë euro në shkollimin  e punëtorëve, të cilët sot janë larguar e punojnë në Gjermani. Për të mbajtur më shumë njerëz në vend mund të përdoren metoda të reja si telepunësimi apo home-office, kërkon studiuesi.

- Publicitet -

Po ashtu në kongres u theksua, se ka rëndësi që këta njerëz që kontribuojnë për mirëqenien ekonomike të Gjermanisë të marrin respektin e duhur, mirënjohjen dhe vlerësimin e shoqërisë gjermane dhe jo e kundërta, siç po ndodh shpesh.

——-

Botuar në DITA. Marrë me shkurtime nga Deutsche Welle

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • ILIRJAN HYSI says:
    September 4, 2022 at 11:37 am

    Shtetet perendimore qe punosojne qytetar te vendeve nga ballkani duhet qe domozdoshmerishte tju paguajne ketyre vendeve nje kompesim financiar dhe social per cdo qytetar te ketyre vendeve te ballkanit te punesuar ne keto vende perendimore.Kjo sepse po krijojen nje vakum te madhe per punonjes te te gjitha fushave.

    Reply
  • sapa says:
    September 4, 2022 at 12:58 pm

    Patjeter!Qe kriminelet pusht-tetare te perlajne me shume.Para shume vitesh kam takur disa fshatare qe ushqenin derrat me Biskota.Kur i pyeta se si eshte e mundur qe i ushqeni me biskota mu pergjigjen:fale ndihmave evropjane!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 4, 2022 at 1:06 pm

    kerkoni ne internet planin kalergi dhe do merrni vesh se jane te organizuara keto gjera. Por vini re qe INSTATi genjen per numrin eshqiptareve ne Shqiperi i cili eshte 4 500 000 banore.

    Reply
  • Talibanet says:
    September 4, 2022 at 2:20 pm

    Po lenw pas shkreti (materiale) dhe familje te ndara, dhe gjejne ne Gjermani shkreti shpirterore dhe zbrazdesi dinjiteti, tek u duhet te mbushin kodra e male te twrw me letra per ndonje kompesim rroge, qiraje, a dickaje tjeter!

    Reply
  • Aldrin says:
    September 5, 2022 at 7:01 am

    Lene pas shkreti dhe veshtrim krejt tjeter. Shqiperia u shkretua nga mendja dhe u mbush me idiote

    Reply
  • Ok says:
    September 5, 2022 at 7:49 am

    Po ti nga e di, i ke numeruar vete?!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 5, 2022 at 11:07 am

    Po Ok i kam numeruar vete dhe nuk kam mbajtur bythen me dore si ty debile!

    Reply
  • Ok says:
    September 5, 2022 at 1:58 pm

    O CUCURRUSH, NUK TE OFENDOI NJERI. E KE BER GAZETEN SI HALEN TENDE KU PERDITE DHJET NGA GOJA. TEVEQEL.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja
  • Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. Nuk do të kuptojë! on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  3. xxx on VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  4. REDAKSIA on VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?