Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letër anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Letër anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ
KronikeKryesore

Letër anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ

Published: April 15, 2023
Shpërndaje

 

Të nderuar anëtarë të Komitetit Kombëtar!

Të nderuar anëtarë të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” dhe mbështetës e simpatizantë të kësaj organizate!

- Publicitet -

Pritëm të dilte në qarkullim gazeta “Kushtrim Brezash”. Kërkuam të takonim e të bisedonim paraprakisht me profesor Hulusi Hakon për të shprehur mendimet e qëndrimin tonë lidhur me zhvillimet në mbledhjen e Komitetit, pastaj vendosëm të bëjmë publik mendimin tonë.

Mbledhja e Komitetit Kombëtar, e thirrur nga z. Veli Myftari në emër të Kryesisë, ishte e papërgatitur dhe pa u koordinuar me asnjë nga nënkryetarët! Zhvillimi i saj nuk e dha modelin e urtësisë, modelin e rregullor, të përbashkimit, të mirëkuptimit, të respektit ndaj dokumenteve dhe institucioneve statutore.

Mbledhja nuk e justifikoi as qëllimin për zgjedhjen e kryetarit të Organizatës më të madhe, më të vlerësuar, idealiste e atdhetare në vend!

Shkaktari kryesor i shkeljeve dhe ofendimit të të gjithë anëtarësisë së Komitetit të të zgjedhurve në drejtimin e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar, është Veli Myftari! Ai e thirri mbledhjen. Ai mori përgjegjësinë e drejtimit autokratik, antidemokratik.

Pa i shkuar në detaje, analizës:

Kërkojmë shkarkimin dhe largimin e menjëhershëm dhe pa kthim të z. Veli Myftari nga të gjitha strukturat drejtuese e vendimmarrëse të Organizatës. Prania e tij ka sjellë përçarje e jo përbashkim e bashkëpunim brenda strukturave të Organizatës.

Ka uzurpuar drejtimin e Organizatës! Ka përdorur struktura e metoda jashtëstatutore nē drejtim! Ka vërtetuar shkelje ligjore të pajustifikueshme në të gjithë veprimtarinë e deritanishme! (Të gjitha këto shkelje i kemi të dokumentuara e të argumentuara).

I kërkojmë profesor Hulusi Hakos të shqyrtojë dhe të reflektojë mbi mënyrën e parregullt të “zgjedhjes” së tij në postin e kryetarit! Gjykojmë se në respekt të vullnetit të shumicës së pjesëmarrësve që nuk iu dha mundësi votimi, të kërkojë dorëheqjen.

Ne nuk e njohim rezultatin e votimit publikuar në gazetën “Kushtrim Brezash” (që e pamë online) për shkak të mënyrës së parregullt të votimit dhe të numërimit, për shkak të mungesës së një komisioni të miratuar nga anëtarët e Komitetit të pranishëm në mbledhje, që të hartonte dhe të lexonte proces verbalin e votimit dhe jo të shpallej rezultati nga zërat në sallë ashtu sikurse ndodhi.

Kërkojmë thirrjen e mbledhjes së rregullt të kryesisë dhe të Komitetit Kombëtar si për zgjedhjen e kryetarit me procedura demokratike, të ndershme, transparente ashtu edhe për zgjidhjen institucionale të një sërë detyrash e problemesh që kemi nevojë të zgjidhim në të mirën dhe mbarëvajtjen e Organizatës.

I bëjmë thirrje anëtarësisë së Komitetit Kombëtar të shprehen e të reagojnë në mbrojtje të vlerave dhe misionit të Organizatës dhe angazhimeve idealiste atdhetare të mbarë anëtarësisë!

Si pasardhës të Veteranëve të LANÇ, si bija e bij të ish-luftëtarëve të Lirisë e antifashizmit dhe të zgjedhur si drejtues në krye të Organizatës, nuk mund të lejojmë përçarje! Nuk mund të lejojmë që kjo organizatë dhe ne të përgojohemi negativisht në opinionin e shëndoshë që e do dhe e respekton rolin dhe autoritetin që na kanë përcjellë si amanet e si përgjegjësi ish luftëtarët e Lirisë e antifashizmit!

Nuk ka arsye të largohen nga radhët tona bijtë e bijat e ish-partizanëve, ata që i kontribuojnë dhe i bëjnë nder organizatës, përkundrazi! Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona pa u tërhequr në mbrojtje të idealeve e vlerave të LANÇ. Ne do ta mbrojmë dhe do ta përcjellim në breza historinë e lavdishme të kësaj organizate të nderuar dhe rolin e të gjithë anëtarësisë së veteranëve të LANÇ!

Nënkryetarë të Komitetit Kombëtar

Dr. Elidiana Canaj

Murat Dardha

Tiranë, 14 prill 2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Jorgo Qirko says:
    April 15, 2023 at 3:30 pm

    Bashkohem me letrën dhe thirrjen për antarësinë dhe anëtarët e Komitetit Drejtues!

    Reply
  • Koli says:
    April 15, 2023 at 5:07 pm

    hahahah “Nderi i Kombit sllav, serb, rus”

    Reply
  • As me kryq e asm hene,por me shqipen me dy krene says:
    April 15, 2023 at 5:12 pm

    Organizata e kriminelve te veteraneve te lancit, ka ne adenene e saj, ligjin mafios, te mbijeteses te te fortit.Krijuar ne 1941, nga grupimet shoqerore antishqiptare, pro sllavo-greke , ne themelimet e saj, ligjin baze, kishte eleminimin me vrasie te antisllaveve e te patrioteve.Pas mbarimit te luftes, hienat komuniste ,nepermjet stradegjise kriminale te luftes se klasave, burgosen, vrane e internuan shqiptarine.Komunistet ,ashtu si korbat ,nuk mund te jetojne pa kerma, prandaj nevoja per gjak i detyroi te pinin gjakun e bashke krimineleve.Organizata e krimineleve veterane te lancit, jane kufomat e mbetur pa varosur qe qelbin Shqiperine.

    Reply
  • intelektuali says:
    April 15, 2023 at 5:46 pm

    Per te gjithe fanatiket dhe pushtat e Enverit:

    LANC – i kriminal i Enverit nuk ishte:

    ANTIFASHIST – sepse Kumandari Enver Hoxhen gjithe Luften e kaloi me Nexhmije Fashisten te vila e kunatit te tij Bahri Omari, qe ishte Kryefashist, Minister i Jashtem i qeverise Mitrovica, nga kjo vile famekeqe, ngjitur me vilen e Qazim Mulletit Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe shume komuniste te tjere, pse nuk flasin fanatiket edepseza te Enverit dhe idiotet e LANC – it te tij kriminal per kete pabesi te pederastit te Gjylos per spiunimin dhe likuidimin e Qemal Stafes me 5 maj 1942 te fashistet italiane direkt me ndihmen e kunatit te tij Bahri Omari, njashtu sic likuidoi me pabesi 4000 kosovare ne Tivar, ky LANC i pabese qe i nguli thiken djemve te Kosoves duke bashkepunuar me kasapin Rankoviq te Titos, plot eshte arkiva me dokumenta origjinale per keto krime te Enverit dhe te LANC – it te tij jugosllav, pse nuk pergjigjen pushtat edepseze fanatike por fillojne te shpifin pa asnje argument per Ahmet Zogun, mjafton te pyesin te afermit e Qemal Stafes apo te Drita Kosturit qe keta edepseze ne vend te bejne garibin enverist, te ulin koken dhe te fshihen poshte barit si zhapinj helmues duke u kerkuar falje shqyptare per krimet e Enverit dhe te komunizmit dhe jo te mburen me organizaten terroriste te krijuar nga Moska me qellim implementimin e Murtajes Bolshevike ne Shqypni duke terrorizuar popullsine dhe duke vrare shqyptare e kosovare ne nje lufte civile per pushtet, cfare mut antifashizmi eshte ky o pushta te ndyre te Enverit?

    NACIONAL – cfare mut Lufte Nacionale ishte LANC – i vrastar i Enverit kur sic e thame me siper vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar duke bashepunuar me kasapin e Titos, Aleksander Rankoviq apo kur i la camet ne dore te kasapit Napoleon Zervas dhe me pas i trajtoi sikur te ishin nje popull arixhinjsh ne Shqypni?

    CLIRIMTAR – cfare mut Lufte Clirimtare ishte LANC – i Enverit qe e komandonte kete Lufte imagjinare si Kryekumandar nga vila e Kryefashistit Bahri Omari ne nje mareveshje dypaleshe me kunatin e tij qe ka mbetur ne arkivat me frazen e nenshkruar nga te dy kuneterit: “Nese Luften e fitojne gjermanet une te ndihmoj ty, nese e fitojne komunistet ti me ndihmon mua” he mo jashteqitje te Enverit dhe te LANC – it te tij kriminal pse nuk qisni nje argument llogjik per te mbeshtetur Antifashizmen-Nacionalizmen-Clirimtarizmen e LANC – it tuaj terrorist dhe kriminal?

    sepse:

    Ne vend te argumentave llogjike hidhni llogje propagande te shemtuar enveriste ne nje lufte se kush te kapi kryesine e kesaj organizate kriminale arkaike qe nuk e gjen ne asnje vend tjeter te vendeve ish komuniste te Evropes Lindore

    SI NJE TURP I SHQYPNISE HIPOKRITE NE NATO QE ADERON TE HYJE NE BE

    Reply
  • intelektuali says:
    April 15, 2023 at 7:41 pm

    Pinjollet e krimineleve te LANC – it te Enverit qe po luftojne tani per karrikten e kryetarit duhet te dine

    LANC – I I ENVERIT ESHTE KOPJE E LUFTES SE PUTINIT NE UKRAINE

    Enveri perdori banditet vrastare te Mallakastres per te terrorizuar popullaten, Putni po perdor sot banditet cecene per te terrorizuar popullin ukrainas, pse nuk prononcohen pinjollet e krimineleve te LANC – it te Enverit me cilen ane te historise jane ata: Me Komunistet e Moskes apo me Fashistet e Kievit sic i ka quajtur Putini ushtaret e Zelenskit ne Ukraine? Sepse keta pushta fanatike gjithmone jane mesuar ta dredhin bythen si “kurvat ne bordello” kur fjala bie:

    NE CILEN ANE TE HISTORISE U RENDIT LANC-I I ENVERIT?

    Menjehere pa piken e turpit dhe te moralit keta fanatike te pacipe e dredhin sot dhe deklarojne se LANC – I u rendit ne anen e Anglise dhe SHBA si fitues te LDB, por harrojne te pergjigjen me llogjike elementare:

    PSE I VRAU DHE I MASAKROI LANC – I ALEATET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT ME MINA JUGOSLLAVE, ME URDHER NGA BEOGRADI DHE MOSKA?

    Asnje pergjigje adekuate deri me sot nuk ka mare Bota Demokratike, perkundrazi media jone kombetare publikon rezile qe flasin “mire ja beri LANC – i dhe Enveri anglezeve ne Kanalin e Korfuzit” dhe ndyresira te ketij lloji qe verteton tezen se enverizmi katil dhe sadist akoma nuk eshte shkulur nga trojet tona dhe per kete mban pergjegjesi politika, por edhe media jone e papjekur arkaike kombetare

    Reply
  • Tironci says:
    April 15, 2023 at 8:13 pm

    Ketu gjeni monumentin e presidentit te pare te SHBA George Washington edhe shkruhet te monumenti qe ai ishte mason eshte edhe shenja e masnoerise me posht:

    encrypted-tbn0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRbuh3I0aFVZFeykwp6oaMV0xBfSrS1uKjjAlaTXpNxqEs3NJawvSO8T58CXvSLTYDMEoA&usqp=CAU

    Masonet jane sherbetoret e elites se Londres pra illuminatit qe sundon gjithe boten. Politikanet kryesor ne bote ne 250 vitet e fundit kane qene masone.

    Reply
  • ENVERI says:
    April 15, 2023 at 9:07 pm

    INTELKAKA BEJA FORRA
    DUKET SE TE ERDHI ORA
    GJITHMONE NE SKALION TE PARE
    KUNDER POPULLIT SHQIPTAR

    ME TY KRENOHET JANULLA
    QEN BESNIK RAALLE GJEN SI TI
    MOS HARRO SE SHQIPERIA
    KA PARE ME TE ZOT SE TI

    KUJTON TI SE FLE SHQIPTARI
    JU GENJEN MENDJA KOLLAJ
    BEJ KUJDES SE VJEN NJE DITE
    BUCA HA KELYSHET E SAJ

    Reply
  • M.Shparthi says:
    April 16, 2023 at 6:34 am

    Doreheqja dhe deklarata e dy nenkryetareve te Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar eshte nje veprim dinjitoz dhe i aresyetuar. Z. Hulusi Hako duhet te mos e pranoje “zgjedhjen” e tij, per shkelje te proçedurave normale. Ne menyre urgjente personi V. Myftari duhet te kuptoje dhe aresyetoje se veprimet e tij jane antidemokratike dhe ai, me keto shkelje te paturpshme te procedurave, nuk e meriton qenien ne organet edrejtuse te kesaj organizate te nderuar te veteraneve.
    Pra urgjentisht, ashtu si kerkohet ne kete deklarate, duhet te thirret e mbledhja e rregullt e kryesisë dhe e Komitetit Kombëtar për zgjedhjen e kryetarit me procedura demokratike e transparente.

    Eshte vertet skandal se akoma, me gjithe dokumentacionet e njohura nga LANÇ, ka sharlatane, trashegimtare te kuislingeve apo bashkepunetoreve te fashizmit (mbeturina Ballisto-Zogiste), qe ashtu si te paret e tyre (qe u mbuluan me turp ne kete lufte), perpiqen te hedhin vrer mbi kete lufte heroike. Keta analfabete-historike (ose njerez me probleme mendore) duhet te pakten te pranojne faktet e pamohushme si nga burimet brenda vendit po ashtu dhe nga aktoret nderkombetare pjesemarres ne kete lufte.

    1. Luften Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ) ne Shqiperi e nisen, e organizuan dhe e udhehoqen komunistet shqipetare te mbeshtetur edhe nga nacionalistet dhe patriotet e ndershem.
    Historia e viteve te luftes ka dokumenta per betejat e brigadave dhe divizioneve partizane por nuk ka dokumenta per brigada balliste apo legaliste. Gjithashtu kudo, ne çdo fshat apo qytet, njihen deshmoret dhe heronjte e rene nga rreshtat e brigadave partizane por nuk ka deshmore balliste apo zogiste.

    2. Kuislinget (balliste, zogiste e gjithefare ngjyrash) si XH. Deva, R. Mitrovica, M. Kruja, M. Frasheri, K.Cakrani, A. Kelcura, A.Ermenji, A. Kupi etj.. , per interesat e tyre personale e karieriste dhe per te xhvatur pasuri, u bene bashkepunetore me pushtuesit, shiten atheun, nderin e moralin e tyre tek pushtuesit nazi-fashiste dhe perfunduan ne te njejtin kosh plerash me humbesit e luftes se dyte boterore.

    Kete opinion e gjejme te shprehur edhe ne raportin qe majori i misionit anglez ne Shqiperi, B. Maklin, i dergonte komandes aleate ne Kajro, ne Dhjetor te vitit 1943: “LNÇ (Ushtria Partizane) eshte e vetmja force me ndonje vlere luftarake ne Shqiperi. Veprimtaria e saj perfshin pjesen me te madhe te Shqiperise se Jugut. Asnje nga nacionalistet qe perbejne shumicen ne Shqiperine e Veriut, nuk eshte i prirur per te luftuar kunder gjermaneve. Ne te vertete ata bashkepunojne me gjermanet.”

    3. Populli Shqipetar ne krahasim me numurin e popullsise ka dhene kontribut te rendesishem ne luften kunder nazi-fashizmit dhe ka pesuar deme materiale e njerezore te konsiderushme.
    Ushtria Nacional Çlirimtare Shqipetare (Ushtria Partizane) çliroi e vetme Shqiperine dhe ndihmoi (derdhi gjak) edhe per çlirimin e Kosoves, Maqedonise e Jugosllavise. Vetem ne betejen per clirimin e Tiranes nga pushtusit gjermane u vrane 127 partizane, po keshtu mund te permendet se kane rene deshmore ne luftime 371 luftetare nga Brigada e I S dhe 204 deshmore nga Brigada e 6 te S etj….

    4. Ka plot dokumenta zyrtare, edhe nga organizmat nderkombetare, qe deshmojne se ne Shqiperi vdiqen me shume se 28000 njerez gjate luftes se dyte boterore. Pra nazistet nuk ishin miq te shqipetareve por ishin pushtuese mizore qe vrane njerez te pafajshem ne Shqiperi, ashtu si ne te gjithe vendet e Europes.

    Hidhni nje sy ne kete pasazh te Wikipedias:
    In Albania, World War II began with its invasion by Italy in April 1939. … The resistance was largely carried out by Communist groups against the Italian (until 1943) and then German occupation in Albania…United Nations Relief and Rehabilitation Administration reported about 30,000 Albanian war dead, 200 destroyed villages, 18,000 destroyed houses, and about 100,000 people left homeless.

    Reply
  • Tironci says:
    April 16, 2023 at 12:07 pm

    Lexojeni :

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    romaniajournal.ro/societ…ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    portalishkollor.al/news/…e-nga-1-janari

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon.

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?