Letër drejtuar Kryeredaktorit të gazetës “Dita”, Adrian Thano, lidhur me shkrimin “Tregtia e jashtme, si ka ndryshuar me krizën?”, botuar në datën 21 korrik 2022
I Nderuar Zoti Kryeredaktor,
javën e shkuar, ndërsa lexoja shkrimin e gazetës suaj “Tregtia e jashtme, si ka ndryshuar me krizën?” në të cilin deklarohej se Turqia ia ka kaluar Italisë, mu kujtua shprehja e famshme e Trilussa-s, një poet i njohur popullor roman i viteve të para të ‘900 (sikundër e dini unë jam nga Roma …).
Trilussa dikur ka thënë se statistika është ajo shkencë sipas së cilës nëse unë ha një pulë të tërë dhe ti asgjë, mesatarisht kemi ngrënë nga një gjysëm secili. Me shpoti, poeti roman, ka dashur vetëm të thotë se shpesh herë numrat (në “statistikë”…) mund të shprehin atë çka ne duam.
I rikthehemi ndërkaq të dhënave statistikore të INSTAT e të përpiqemi t’i lexojmë në mënyrë objektive. Sipas këtyre të dhënave, Italia vijon të ruajë vendi e parë në tregtinë me Shqipërinë edhe në muajt e parë të vitit 2022 me një vlerë të shkëmbimeve të barazvlefshme me 31.4% të vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimeve në Shqipëri, me një rritje të dukshme krahasuar me një vit më parë.
Me një diferencë të madhe, në vendin e dytë, renditet Turqia me 8.4% (një të katërtën e Italisë) dhe në vendin e tretë Greqia me 6.8%.
Edhe në zërat e përmendura shprehimisht në shkrimin tuaj, apo në ato që lidhen me importet shqiptare, Italia rezulton të jetë vendi i parë furnizues i Shqipërisë edhe në gjashtëmujorin e parë të 2022 me një vlerë të përgjithshme prej 104.079 milion lekë (rreth një e katërta e të gjtha importeve shqiptare).
Në vendin e dytë renditet Turqia, me 55.044 mln lekë: pra gjysma e vlerës italiane.
Përsa i përket numrit të sipërmarrjeve të huaja në Shqipëri, ato italiane janë 2.553 (Instat_foreign_businesses). Ato përfaqësojnë përqindjen më të lartë të sipërmarrjeve të huaja që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin e shqiponjave (42%), të ndjekura me një diferencë të madhe nga ato të Kosovës me 389 (apo 6.5%).
Sipërmarrjet italiane zënë rreth gjysmën e fuqisë punëtore të sipërmarrjeve të huaja në Shqipëri (48%) dhe realizojnë vëllimin më të lartë tregtar (21,2% të totalit) krahasuar me sipërmarrjet e Vendeve të tjera që ushtrojnë veprimtarinë këtu.
Dëshiroj, pra, të siguroj të gjithë miqtë shqiptarë dhe të gjithë lexuesit tuaj se Italia jo vetem që nuk ka humbur terren por, përkundrazi, ka fituar. Italia është gjithmonë e më shumë e rrënjosur në realitetin ekonomik shqiptar e do të vijojë të jetë gjithnjë e më shumë.
Pikërisht vitin e kaluar krijuam një “Komitet të Përbashkët për Investimet” në nivel ministror, në kuadër të të cilit është realizuar një takim vitin e shkuar në Romë e do të realizohet një tjetër takim në muajin nëntor, kësaj here në Tiranë, me pjesëmarrjen e dhjetra sipërmarrjeve që do të vijnë nga Italia për mundësi të reja investimi. Falë punimeve të këtij Komiteti, nën drejtimin e përbashkët të Kryeministrit Rama dhe të Ministrit të Jashtëm italian, investimet italiane po shënojnë rritje.
Vetëm një muaj më parë shoqëria italiane DUFERCO ka blerë një hidrocentral shqiptar me një investim prej disa milion euro.
Në përfundim, duke cituar gjithmonë Trilussa-n: “nëse këmbëngul dhe reziston, atëherë ia del dhe fiton”.
Përshëndetje të përzemërta,
Fabrizio Bucci
—–
Në foton kryesore: Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeredaktori i gazetës DITA, Adrian Thano. Shkrimi, të cilit i referohet z.Bucci mund të lexohet duke klikuar KËTU
JAM DAKORD ME JU Z AMBADADOR
PER KURIOZITET DESHA TE ME THONI E SATA QEVERI ESHTE KJO QE U RREZUA KETO DITE NE ITALI
Nuk e kan problem italianet se ndryshohen qeveritë. Atje vepron ligji. Nënpunësi i shtetit mund të mos e mar vesh kurrë se kush është kryeministër, ai ka përpara ligjin.
Për ne lëre mos e nga, ne fllojmë me të vrarë që sot me shpresë se vjen Sala president dhe na nxjer nga burgu.
O Sos, varferia juaj mendore e shoqeruar ne ligesi prodhon keshtu pyetjesh pa asnje lloj kuptimi dhe sidomos qe nuk kane lidhje me ceshtjen qe diskutohet. Largimi i qeverive brenda nje sistemi demokratik shpreh vetem forcen e ligjit dhe faktin qe njerezit nuk krijojne kulte boshe si ato te Enverit, Saliut, apo ketij palluqes qe ka fituar per here te trete zgjedhjet, po nuk eshte i Zoti te beje gjera konkrete dhe esenciale per popullin e vet.Makar te rrezoheshin edhe ketu qeverite si ne Itali, po t’i kishim pagat edhe ketu aq sa jane ne Itali.
sos(kërim ndihme)
është qeveria e 3 miliont e 450 mijë e 345të!!
a ndryshon gjë në çfarë thotë zotëria??
o copë mishi,kujt i hyn në punë se sa qeveri ndërrohen në itali a sa dashnorë ka piçka e satëme??
apo thjeshtë për të thënë dhe ti diçka thua “po ha mut”??
budsllain mos e pyet se ta tregon vetë se sa budalla është!!
Italia eshte rrenjosur ne realitetin ekonomik, PO, por Italia eshte rrenjosur pazgjidhshmerisht edhe ne shpirtin e shqiptareve.
Paskan blerë një hidrocentral shqiptar! A kanë lënë gjë pa shitur këta politiqenët tanë?! Krom, nikel, naftë, ujë, tokë bujqësore, tokë për kullotje, lumenj etj etj! Tani po shitkan edhe hidrocentralet. Me çfarê parash janê ndërtuar këto hidrocentrale dhe kur?! Me çfarë të drejte i shet qeveria, sikur ta ketë mall të babës?! Ky nuk është investim. Kjo ështê grabitje, si ato që shumëkombëshet bëjnê në Afrikë. Shqipëri = Afrikë= Korrupsion. Investim është kur tjetri vjen e hap këtu një fabrikë. Psh këpucësh, apo një fabrikë porcelani, sapuni etj etj. Italiani blen hidrocentralin që punon me ujin e ndonjë lumi dhe e shet energjinë elektrike në Itali! Sa bukur! Tjetri nxjerr naftën, kromin, nikelin e eksporton dhe nuk paguan asnjë taksë se del gjithmonë me humbje! E shkreta Shqipëri si përfundoi. Shqipëria e Giani Amelio-s!
Megjithëse respektin, katarakt, por a ke shkruar një rresht të vetë atëhere kur k/ministri saliqeni i “fali” Turqisë 4 hidrocentralet Ulëz, Shkopet, Bistricat 1 e 2?
Ky është fakt I njohur e I hidhur. Këtë të fundit nuk e dimë; di gjë ti? Po të jetë, gabim është. Por ai I saliqen-kriminelit, që mori valixhen me euro për 4 HEC-et, është ulëritëse! Dhe, i pandëshkuar….
Nuk kam cfare t’i shtoj komentit tuaj. As une nuk ngazellehem se Italia na paska dale ne vend te pare per zhvatjen e Shqiperise.
Sipas botëkuptimit të një pisnesmeni arnautas me blerje nënkuptohet thjesht një lloj “pazari, dallaveri apo allishverishi” (turqizma). Llogjika e thjeshtë të bën të mendosh se shqipfolësi (me IQ 8.4 %) ka deri diku një farë të drejte, apo jo?
Sipas një pseudoeksperti roman…tik në rolin e xhambazadorit, me blerje (pshm. hidrocentralesh) cuditërisht nënkuptohet një… investim. Llogjika e thjeshtë të bën të mendosh se xhambazadori (me IQ 42%) ja fut pordhës pa pikë përgjegjsie.
U ka bo romaku,
Bash kokërr rosaku.
Ren pa pik’n e turpit,
Se s’e ha meraku !
I shkrun letër thanos,
Si me porosi,
N’sy t’i hedhë miletit,
Pak pluhur edhe hi !
Keta politiqenet shqiptare shesin ata qe i ka ndertuar shteti shqiptar vetem per te fituar 20% per vete. Ja po jap nje shembull: Nje punonjes i HC te Ulzes hipi ne mikrobuz dhe gjate bisedes doli qe ai nuk po paguhej nga koncesionari si ish_ punonjes i atij HC. Kur me tha shifren sa ishte shitur alamet hidrocentrali, u lemerisa, si i thone per pese aspra.
Mjere ne se cfare qeverish kemi!
Duhet të përgëzoheni për arritjet ambasador. Atë që nuk e arritët pas luftës së parë botërore, as në kohën e mbretit Zog, as me pushtimin në luftën e dytë botërore, po e realizoni gradualisht në këto vite. Po e ktheni Shqipërinë në një zgjatim të Italisë. Kjo është fitore për ju.
Nga i gjithe ky budallallek dhe hipokrizi me maske gjoja serioziteti ne kete leter te ambasadorit italian drejtuar kryeredaktorit te gazetes, ne budallenjte kuptuam se i rendesishem nuk eshte tema dhe problemi qe shtrohet ne kete leter te ambasadorit per ceshtje gjoja te rendesishme ekonomike, por se sa i rendesishem eshte z.Thano, qe edhe ambasadori italian i dergon leter atij, dhe qe i jep nje mundesi z.Thano te nxjerre pamjen e tij te bukur me nje mjeker te madhe te sinqerte boheme te nje kryeredaktori te madh dhe me nje bishtalec te mbledhur bukur “tumb” pas koke qe takohen me ambasadorin italian ne nje si bicim stadiumi pa filluar ndeshja ose ne fund te saj. Madje kjo foto e z.Thano me personalitete tejet te rendesishem si ambasadoret, jo me kot eshte bere ne stadium futbolli, se mund te behej edhe ne ndonje disko, resort, zyre, avion, traget, Jalte, apo ne ndonje gomone ne mes te Otrantos, ose ne ishullin e Sazanit, (jo largqofte ne ndonje fushe me canabis se i urrejme ato), pra eshte bere ne nje stadium me domethenien qe tregon se “jemi ne loje, gjthcka eshte nje loje ne jete, dhe edhe fituesi edhe humbesi; te dy jane te humbur me perjashtim te fotove qe ngelin. I madh z.Thano! Respekt!
Shikoni Thanon, cfare mendimtari pompoz. Te kujton Sokratin, qe debaton me Trilussen Romak.
Mbushur faqet faqekuq dhe me bisht, Figure interesante. contemporan tjetri.
Qenka angazhuar ne debat ekonomik midis Turqise dhe Italise.
Presim letren e ambasadorit turk drejtuar Thanos
Diskutimi akademik ekonomik vazhdon.
Fshati digjet, thote Italiani. Thano kreh bishtin. Statistikisht Shqiperia ha gjysmen e Pules, te tere e ha Italia ne fakt. Kete thote italiani. Ckeni qe merreni me Italine kur hani nje mut
A sjell dot qeveria investitore gjermane e firma te medha e serioze progjimi si Deimler-Benz, Siemens, Skania, Ericson etj. apo do te na lere te na rrjepin spekullatoret mesdhetare, greke, turq e italiane.
Perse nuk investojne firma serioze ne Shqiperi?
Pergjigja eshte e thjeshte: sepse nuk kane besim ne qeverine shqiptare.
E megjitheate, shqiptaret mbeten me te varfer ne rajon, dhe me emigracionin me te larte ne rajon perseri! C`me duhen mua statitistikat ato jane thjesht shifra burokratike. Shqiperia eshte kthyer ne nje lope qe e mjelin te gjithe vendas dhe te huaj!
Interesante do te ishte qe sipas shifrave (statistikave) qe shqiptaret kur te dalin ne Pension te shkojne dhe te jetojne ne Itali ! Eshte e mundur kjo ? . 🙂
ANTICENSURE
QE HA MUT ME SHURE
MOS I DALTE HURI NGA VERRA
SATEME E SAT MOTRE KURRE
JO KURRE
KETA FELLIQESIRA
QE VETEM HANE MUT
LE TI MBULOJE KELLIRA
Pse shteti yne ia ka shitur hidrocentralin italianeve ne kete krize energjetike qe po kalon europa sot?cili eshte ky hidrocentral i ndertuar nga shteti e populli shqiptar.Para ca vitesh Berisha para 9 viteve i shiti 4 hidrocentale firmes turke Kurum.Sa gabim te madh beri .Pasojat po i paguame shtrejte.E tani pse t`i shesim Italianeve prap hidrocentrale aq te nevojshem per shtetin tone.C`fare llogjike e demshme ekonomike e politike eshte kjo.
Megjithëse respektin, katarakt, por a ke shkruar një rresht të vetë atëhere kur k/ministri saliqeni i “fali” Turqisë 4 hidrocentralet Ulëz, Shkopet, Bistricat 1 e 2?
Ky është fakt I njohur e I hidhur. Këtë të fundit nuk e dimë; di gjë ti? Po të jetë, gabim është. Por ai I saliqen-kriminelit, që mori valixhen me euro për 4 HEC-et, është ulëritëse! Dhe, i pandëshkuar…..
Trilussa: nga tri fjale qe thua se jane turqizma, dy jane: pazar dhe allishverish, ndersa dallavere vjen nga nje transformim i italishtes: dare e avere.
Pse Italia spo e mbeshtet fare Shqiperine ne rrugen per antarsim ne EU ? Por shkojn dhe laterzhyen me Serbi – Gjakdhjeri?
Zoti kryeredaktor!
A mund ta dime se pse nuk mund te postojme letra drejtuar kryeredaktorit ne ate rubrike si me pare,apo keni frike nga mendimet rebele te lexuesve?
Unë sot po e.marr vesh kush është kryeredaktori. Eshtë e vetmja gazetë që i hedh një sy. kam parë komentet , ndonjëherë edhe lincuese, por ky Thano ia ka dhënë hapësirën të gjithëve të thonë dhe shkruajnë atë që mendojnë. Pa provojeni te gazetat e tjera!!! E ka hapësirën edhe i mencuri, edhe më pak i mencuri , por edhe të trullosurit. Respekte gazeta DITA.!! Sic keni emrin ashtu jeni. –Ditë! Gazetat e tjera i fusin njerzit të vriten me njëri-tjetrin vetëm për ca klikime.!
”Joel shkodra” – gramatikisht ke shumë të drejtë por cështja është tek thelbi. Trilusa pavarësisht se i ngecin ingranazhet kur flet për shqiptarët, në thelb ka të drejtë.