Zoti Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Vendosa të komunikoj me ju në këtë mënyrë sepse çështja për të cilën ju shkruaj, zakonisht anashkalohet nga vëmëndja kryesore e opinionit publik, me të drejtë, dhe debatohet vetëm brenda një rrethi të papërfillshëm individësh, të cilët nuk cënohen drejtpërdrejt prej saj e nuk kanë njohuritë e mjaftueshme të fushës, ose akoma më keq, nuk kanë kurajën të flasin atë që mendojnë e të bëjnë atë që u takon të bëjnë.
Ata që realisht cënohen, më besoni zoti ministër, mërmërisin, turfullojnë mes tyre nëpër korridoret e ministrisë së jashtme, mbledhin buzët të pakënaqur dhe shpërthejnë vetëm kur janë mes familjes së tyre ose mes miqsh të vërtetë, të provuar në ditët e vështira.
Vendosa të komunikoj kështu, për të qenë i drejtpërdrejtë me ju, me dashamirësinë për t’ju lehtësuar barrën që duhet të mbajë ministri jashtëm i një vendi në hartimin e një ligj të ri për trupën e tij diplomatike dhe familjet e tyre, si brenda godinës së ministrisë ashtu edhe në misionet diplomatike nëpër botë, ndaj të cilëve ka një përgjegjësi madhore shumëplanëshe. Ashtu si ushtarakët, për të cilët ju keni një përvojë të mjaftueshme profesionale, edhe diplomatët kanë zgjedhur të bëhen të tillë, pra të ndjekin karrierën diplomatike, brenda dhe jashtë vendit, në shërbim të interesave të tij.
Mes tyre ka vetëm një ndryshim: ushtarakëve u duken gradat ndërsa diplomatëve jo. Megjithatë dhënia dhe heqja e gradave, hyrja dhe dalja nga karriera, si për ushtarakët ashtu edhe për diplomatët, duhet të respektohet me të njëjtin rigorozitet, pavarësisht kostumit civil apo uniformës ushtarake që ata mbajnë.
Vendosa t’ju shkruaj, sepse Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që ju keni nën përgjegjësi, me 30 gusht 2024, përmbyll konsultimin publik për projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, të cilin pata mjaftueshëm kohë dhe vëmëndje ta lexoja. Patjetër që lexova edhe relacionin shoqërues, planin e konsultimit dhe dokumentin konsultativ ndonëse përkoi me gushtin e nxehtë dhe përqëndrimin e opinionit dhe të administratës drejt turizmit më shumë se drejt risive diplomatike që ky projektligj pretendon të sjellë për Shqipërinë.
Ju e dini, zoti ministër, dhe besoj se çdo ditë që kalon e mësoni edhe më shumë, se vitaliteti dhe efektiviteti i diplomacisë janë të rrënjosura thellë në përvojën profesionale dhe ekspertizën e praktikuesve të saj. Kjo është historia e përvojës botërore dhe ndërsa diplomacia evoluon dhe përshtatet me një peizazh global gjithnjë e më kompleks, nevoja për profesionistë me përvojë bëhet gjithnjë e më kritike.
Duke i dhënë përparësi emërimeve profesionale bazuar në aftësi e merita, përvojë, përkushtim e vazhdimësi vendet mund të sigurojnë që shërbimi i tyre diplomatik të mbetet i fortë, efektiv, i respektuar dhe me integritet në arenën ndërkombëtare.
Theksimi i kualifikimeve profesionale mbi konsideratat politike është thelbësor për ruajtjen e standardeve të larta dhe suksesit afatgjatë të diplomacisë në raportet dypalëshe, çështjet rajonale dhe arenën globale.
Ndaj, ju jam shumë mbështetës për seriozitetin në rizgjimin e Akadamisë Diplomatike, ashtu siç edhe jam shumë kritik për atë se projekti i propozuar, në tërësinë e tij, nuk rregullon asgjë nga ç’ka dhunshëm u ç’bë nga Ligji i vitit 2015, i cili mban peshën e mëkatit kundër shërbimit me jashtë dhe barrën e misionin për të gërryer, nëpërkëmbur, përçmuar dinjitetit e diplomatit të karrierës dhe baltosur përvojën diplomatike, nën petkun e risisë së kompetencave shumëfunksionale të ministrit dhe peshës specifike të përgjegjësisë së tij superkontrolluese.
Nuk do ta besoja që edhe ju të vazhdonit trashëgiminë e mëkatarit, në kurriz të shërbimit me jashtë të Republikës së Shqipërisë.
Ligji në fuqi përmban edhe një disproporcionalitet kushtetues ndaj kompetencave të Presidentit të Republikës në raport me lirimin dhe emërimin e ambasadorit shqiptar, duke i kushtëzuar politikisht në kohë firmën e tij kushtetuese. Në anën tjetër në mënyrë subjektivisht të privilegjuar, në mënyrë jo proporcionale, nuk kushtëzon politikisht në kohë, ndonëse është sanksionuar në ligj, firmën për propozimin që duhet të fillojë nga Ministri i Jashtëm e më pas nga Kryeministri, sapo ambasadori të përfundojë mandatin e tij 3 vjeçar.
Në këtë mënyrë nuk do të themelohej një “sulltanat ambasadorësh shqiptarë”, siç me humor e quajnë nën zë trupën diplomatike shqiptare diplomatët e huaj në kryqytetet e botës.
Këto të vërteta të hidhur, zoti ministër, duket se zbehin, madje zhvleresojnë edhe rolin e Akademisë Diplomatike që MEPJ e trumbeton si risi ne prodhimin e diplomatëve të rinj dhe të kualifikuar për sfidat integruese të finishit 2030.
Nuk dua të ndalem në elementë të tjerë profesionalisht dhe diplomatikisht kontestues të projektit, por më kryesorja është se thelbi i ligji famëkeq të vitit 2015 nuk preket nga projekti që propozon ministria që ju drejtoni, zoti ministër, ndaj vendosa të ndaj me ju, në formë telegrafike, qasjen e përbashkët të përvojës botërore diplomatike mbi problematikat dhe arsyet, bazuar edhe në përvojën time modeste diplomatike dhe akademike, kur bëhet fjalë për një ballafaqim mes emërimeve politike (sado të justifikuara të duken) dhe diplomacisë së karrierës.
Këto problematika e arsye bëhen edhe më të ndjeshme në vendet e vogla, me kapacitete minimale dhe me investime e buxhet edhe më mediokër për shërbimin e jashtëm.
1. Ekspertiza dhe vazhdimësia
Diplomacia e Karrierës:
– Njohuri të thella: Diplomatët që përparojnë në rrugën e karrierës zakonisht grumbullojnë njohuri të gjera dhe të thella për marrëdhëniet ndërkombëtare, nuancat historike e kulturore dhe strategjitë e negociatave. Kjo ekspertizë është thelbësore për trajtimin e çështjeve komplekse dypalëshe, rajonale, globale dhe nxitjen e analizave dhe angazhimeve efektive diplomatike.
– Qëndrueshmëria: Diplomatët e karrierës ofrojnë vazhdimësi në marrëdhëniet diplomatike, duke siguruar që strategjitë dhe marrëdhëniet afatgjata të mbahen pavarësisht ndryshimeve në udhëheqjen politike. Ky stabilitet është jetik për ruajtjen e besimit dhe bashkëpunimit me vendet e tjera.
Emërimet politike:
– Fokusi afatshkurtër: Emërimet politike shpesh i japin përparësi përfitimeve politike afatshkurtra ose besnikërisë në kuriz të ekspertizës diplomatike afatgjatë. Kjo mund të çojë në ndryshime të shpeshta në strategjinë diplomatike dhe shpërqëndrime nga fokusi i çështjeve dhe vazhdimësia e përparësive dhe e negociatave gjithashtu.
– Mungesa e ekspertizës: Të emëruarit politikë mund të mos kenë gjithmonë aftësitë ose përvojën e nevojshme, duke rrezikuar potencialisht efektivitetin e përpjekjeve diplomatike.
2. Integriteti dhe etika profesionale
Diplomacia e Karrierës:
–Përparimi i bazuar në merita: Diplomatët e karrierës përparojnë në bazë të aftësive, përvojës dhe performancës së tyre. Kjo qasje meritokratike ndihmon për të siguruar që individët më të kualifikuar të përfaqësojnë vendin e tyre në çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare.
-Motivimi dhe ruajtja: Kur përparimi në karrierë bazohet në arritjet profesionale, ai nxit një ndjenjë qëllimi dhe motivimi midis diplomatëve, ashtu si brenda një familjeje. Kjo sjell gjithmonë e më shumë kënaqësi nga arritjet, ruajtje të harmonisë dhe optimizmit në dobi të punës brenda shërbimit diplomatik.
Emërimet politike:
–Erozioni i standardeve profesionale: Emërimet e bazuara në konsiderata politike mund të minojnë besueshmërinë e shërbimit diplomatik dhe të zhvlerësojnë ekspertizën e diplomatëve të karrierës.
-Demoralizimi: Ndryshimet e shpeshta politike mund të demoralizojnë diplomatët e karrierës, të cilët mund të mendojnë se ekspertiza e tyre neglizhohet në favor të përshtatshmërisë politike. Kjo mund të çojë në ulje të motivimit dhe humbje të mundshme të profesionistëve të aftë.
3. Efektiviteti në Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Diplomacia e Karrierës:
–Qasja strategjike: Diplomatët e karrierës, me kuptimin e tyre të thellë të dinamikave ndërkombëtare, mund të analizojnë objektivisht, zbatojnë dhe përshtatin strategjitë në mënyrë efektive, duke trajtuar çështje komplekse dypalëshe, rajonale dhe globale mbi bazën e njohurive dhe informatave.
–Ndërtimi i marrëdhënieve: Angazhimi afatgjatë nga diplomatë me përvojë ndihmon në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të forta, të bazuara në besim me homologët e huaj dhe rrjetin profesional, duke lehtësuar bashkëpunimin dhe rezultatet më të mira në qëllimet e tyre.
Emërimet politike:
-Politikat e paqëndrueshme: Të emëruarve politikë mund t’u mungojë përvoja e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë efektive marrëdhëniet delikate dy ose shumëpalëshe, duke çuar në iniciativa diplomatike jo konsistente ose të menaxhuara keq.
–Potenciali për konflikt: Ndryshimet e nxitura nga motive politike mund të krijojnë paqëndrueshmëri dhe pasiguri, duke tendosur potencialisht marrëdhëniet me vendet e tjera dhe duke minuar drejtimin e duhur të përpjekjeve diplomatike ndaj interesin kombëtar.
Vendosa të shkruaj këto rreshta publikisht për ju, zoti ministër, ndonëse nuk e di nëse do të gjeni kohë t’i lexoni, jo sepse ju nuk jeni i vetëdijshëm për përgjegjësinë e padiskutueshme dhe serioze të mbrojtjes fanatike të diplomacisë së karrierës, ashtu si edhe atë ushtarake dhe policore, kundrejt futjes së duarve të tejzgjatura politike në shërbimin me jashtë, por për t’ju kujtuar sërish juve dhe ndërgjegjes suaj se emërimet politike mund të ofrojnë vetëm përfitime afatshkurtra që vijnë vetëm në kurriz të profesionalizmit dhe vazhdimësisë thelbësore të suksesit afatgjatë diplomatik.
Dhënia e përparësisë diplomacisë së karrierës siguron që misionet diplomatike të plotësohen nga individë me përvojën e provuar dhe me një përkushtim ndaj objektivave diplomatike afatgjata të vendit tonë. Kjo qasje mbështet zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të qëndrueshme, efektive dhe të besueshme, të cilat janë thelbësore për avancimin e interesave kombëtare në arenën globale, veçanërisht për një vend të vogël si Shqipëria.
Zoti ministër,
Ju keni sot çelsat e një prej zyrave më të rëndësishme të qeverisë shqiptare e njëkohësisht mundësinë e artë t’i riktheni dinjitetin shërbimit me jashtë të Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha atyre që i janë përkushtuar këtij shërbimi. Do të kisha dëshirë që ministri i jashtëm Igli Hasani të mos mbetej, ashtu si pararendësit e tij, “vetëm qeraxhiu i katit të parë të godinës së Ministrisë” por të bëhej, falë një ligji thelbësisht të ri “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, po aq, pjesë e pronësisë profesionale të shërbimit me jashtë sa edhe është trupa e përkushtuar e diplomatëve të vërtetë shqiptarë.
Sinqerisht
Arben Cici
Autori është profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UMSH. Ka qenë:
Ambasador i Shqipërisë në Danimarkë, Kroaci, Rusi. Dy herë Këshilltar për Politikën e Jashtme të Presidentit të Republikës. Dy herë Drejtori i Protokollit të Shtetit në MEPJ. Autor i Ceremonialit Zyrtar të Republikës së Shqipërisë. Analist dhe njohës shumë i mirë i politikës së jashtme.
©Copyright Gazeta DITA
Shqipria eshte nje shtet pa peshe ekonomike,politike,ushtarake etj etj dhe Prandaj NUK I DUHEN FARE AMBASADORET.
AMBASADAT e ketij vendi jane qendra korrupswioni ku shiten viza,pashaporta edhe ndnje gje tjeter.
Propoganden turistike e ben vete kryeministri me postime mengjesore dhe reklama te paguara nen dore ne mediat e huaja.
Keto Akademite Dhiplomatike,me kujtojne ate skecin e Ambasadorit Pellumb Kulla:GOMARI QE U BE KADI.
Edhe vete Pellumbi nuk e mori vesh se si u be Ambasador pa Akademi Diplomatike,,por u BE AMBASADORI ME I MIRE QE KA PASUR SHQIPERIA PAS FAIK KONICES.I Treti eshte Mol Berisha.
Kjo Dhiplomacia or ti shoq,eshte zanet qe mesohet rruges.
Eshte si mjeshteria Big Brotherit.Ec e gjeje ti cfare Akademie ka kryer Luisi,qe eshte Dhiplomat i sherbimit te jashtem dhe te brendshem.Edi Rama e pret ne zyre,Beneti i lutet per Vota ne Shkoder,E kishte ne sherbim Diplomatik e djathta,E bleu e Majta.Messin e kiswhte Barcelona,e bleu Amerika.
Futu ne Big Brother.Te bie me mire dhe me Lire.
Te gjitha keto bien poshte kur vjen ne pushtet nje tjeter Sali Berishe, ai nuk pyet as per piken e pare, as per te dhjeten.
Emeroi ne Ambasada kamikazet e tij, te cilet nuk dorezonin karriget edhe mbasi kishin mbushur afatin.
Kamikazi me i perfolur ishte Mal Berisha ne Londer, i cili me ca letra , i ndihmuar nga Ilir meta qendroi edhe 5 vjet te tjera Ambasador, duke demtuar rende politiken e Ministrise Jashtme.
Shembull tjeter eshte ai i vajzes Xhozefines, e cila mori kete tra.pin e Big Brother e punesoi ne Ambasade ne France.
Rregullat dhe meritokracia zbatohen vetem kur eshte PS ne qeveri, se me Saliun, dhendrri i Xhozefines mori fame, fitoi edhe Big Brother.
Nuk mora mundimin te lexoja kete Dacibon e Cicit pasi eshte per nje pakice e pakices qe merren me sherbimin dipllomatik..sherbim i cili eshte vetem administrativ per rrogetare pasi Dipllomacia e Pavarur Shqiptare nuk egziston ne nje republike ambasadoriale me poshte se niveli i vilajeteve te kohes Sulltan Salepit bashke me vilajetin e Prishtines…Ai fare Pllum Kulla ambasadori me KEQ-ANGLISHT FOLES i Shqiperise ka nje faj kombetar ne lidhje me furnizimin me nafte te Milloshevicit nga Mafia SERBerishiane ..TE PAKTEN Pllumi Xhulit duhej te jepte doreheqje kur u bind se ne Shqiperi po behej nami me Nafte dhe Armatime per makinerine serbe…Me ka bo pershtypje ne kohen e Shales Dyte Akadhemia Dhiplomatike e Tropojes ku Mol Berisha ne Londer…Mehmet Elezi Zvicer….Besnik Mulla Mustafa ne Paris…Lisjen Bashmuti ne Prage dhe 3 -4 trapajene te tjere qe nuk me kujtohen emrat ne kete moment..Thjesht kjo leter e hapur nuk ka te beje fare per dipllomacine shqiptare qe realisht nuk egziston e pavarur…
Shkruhet : “ diplomatëve të vërtetë shqiptarë”. Ku janë diplomatët e vërtetë, kur Bushati reklamonte që Shqipëria ka 9 minoritete dhe krenohej për këtë veprimi, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit megjithëse kanë më shumë se sa ne i fshehin! Keni dëgjuar nga grekët se kanë minoritete?! Grekët thonë se të gjithë ortodoksët janë grekë dhe turqit thonë të gjithë myslimanët e Ballkanit janë turq! Diplomacia shqiptare jo vetëm hesht, por paraqet platformën e ekzistencës së 9 minoriteteve edhe atje ku nuk ekzistojnë si në rastin e “minoritetit bullgar”!
Te lumte zoti Cili per kete prezantim te duhur dhe dinjitoz qe i parashtroni nje Ministri te ardhur nga Hiçi.Per pasoje ai as nuk do kuptoj gje nga sa i shkruan.II keni kujtuar se vec ushtrise ai nuk njeh asnje institucion .Edhe ai vete u be ambasador nga hiçi.I rrofte Mimia e tij e perkedhelur dhe ndonje mik i Vizion + me te cilet ndan aksionet .
Kjo qeveri keta gojekycur qe dine te perdorin vetem gjuhen desheron.
Respekt per ju dhe shkruani te ndriconi studentet tuaj qe u perket e ardhmjs.
Mjafte i drejte statusi juaj.
Diplomacia jone dihet nga niveli qe eshte pertoke. Por edhe nga ana mbrojtjes se interesave tona kombetare ka shume dificite, dhe madje veprime antikombetare, sic jane edhe minoritetet, qe Edvini i promovoi ne 2017 pas anje te drejte. Vetem me nje telefonate te kryeministrit te athehershem bullgar, nje nacionalist antishqiptar, Edvini e ligjeroi fiktivisht minoritetin bullgar, qe ne fakt nuk egziston ne Shqiperi (edhe sikur te jete e vertet qe ne Shqiperi jane 7 mije bullgar, sipas Cesit 2023), jo me krahinen tone te Kalabardhes (Gollobordes), qe ne i njohim mire rrenjet e cdo fisi qe jane puro shqiptare historikisht.
Mos flasim me tej qe ministria jone e Jashtme hesht per skandale te tilla qe vijne gangsteret bullgaret ketu, si ne rastin e Censit 2023) dhe kercenojne qyetataret shqiptare qe kane marre pasaporta bullgare vetem per ceshtje ekonomike. Ministria e Jashtme heshti edhe kur erdhi ish-ministri i Jashtem i te ashtuquajtures Maqedoni e Veriut, shqiptari Bujar Osmani, ne Trebishtin e 20 deshmoreve te atdheut, e 10 heronjve te punes, te atyre burrave qe ndertuan Shqiperine, dhe u tregon se jane maqedonas.
Diplomaci turpi!
Te lumte zoti Cici per kete prezantim te duhur dhe dinjitoz qe i parashtroni nje Ministri te ardhur nga Hiçi.Per pasoje ai as nuk do kuptoj gje nga sa i shkruan.II keni kujtuar se vec ushtrise ai nuk njeh asnje institucion .Edhe ai vete u be ambasador nga hiçi.I rrofte Mimia e tij e perkedhelur dhe ndonje mik i Vizion + me te cilet ndan aksionet .
Kjo qeveri keta gojekycur qe dine te perdorin vetem gjuhen desheron.
Respekt per ju dhe shkruani te ndriconi studentet tuaj qe u perket e ardhmjs.
Beni, do te pergjigjesha me emer direkt si kolege, por mbase dikush ma nerr per jo mire:
Kur ti ishe ambasador sa ketu e atje, sigurisht te emeruan Kryeministrat per…merita, dhe ne ate periudhe kohe: Shqiperia ishte demokeatike, Ligji per sherbiminin e jashtem me i.mire se ai francez…madje kur ishe ne Presidence, dhe prisje emerimin e radhes nepwrmjet Merites, apo jo…
Kur keto ambicje nuk u plotesuan Shqiperia eshte antidemokratike, Mpj eshte keshtu e ashtuu
Reagimi yt, imi, tjetrit vjen vetem kur nuk kemi plotesuar ambicjet tona…vetem atehere kujtohemi per Drejtesi…
Eshte vone i dashur..shume vone..
Meqenese e njeh Benin, na thuaj ne cilat vite ka qene Ambasador, ne kohen e Saliut, te Fatos Nanos apo Ilir metes?
Kam studiuar librin “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” te autorit Arben Cici dhe qysh nga ajo kohe urrej diplomacine demikratike dhe adhuroj diplomacine monarksite te Naltmadhnise se Tij, Zog I, Mbret i Shqiptareve.
Shkrim pa interes. Ne jemi një vend i vogël dhe i parëndësishëm, ky shkruan sikur të jemi Britania e Madhe. Nuk na duhen më shumë se 10 ambasada në botë, se kaq e kemi takatin. Mbaj marrëdhënie të mira me Amerikën, Gjermaninë dhe Anglinë kaq kërkohet nga diplomatët tanë. Të tjerat janë teori boshe. Ja sa di unë! Ja sa i mençur jam unë!
Ky Cici, ose ciu ciu, nuk paska kuptuar asgje nga keto 34 vite…duket sikur po bisedon me Qiellin… Gjynah.
Sokol Gjoka dhe Arben Cici,jane dy ambasadore kariere,prandaj jane te vetmit qe flasin e sugjerojne me profesionalizem mbi ligjin.
Por ne Albanistan mjafon Sultani Rama,ai eshte Kryeministri,Ministri,Ambasadori e gjithshka.Ai i di te gjitha nuk ka nevoje as per ministra as per ambasadore.Atje sa per qoke con ke ti doje qejfi.
Sa potenciale strategjike po humbin kot!!!!!Qasja,Fokusi,Erozioni,Demoralizimi,.Sa gjera te Larta Akademike, Diplomatike?!Ky ka humbur kot.Me Arbenin Shqiperia qe sot do ishte ne BE,.Na kane derguar ne 2030.
Z.Arben!Kam nje pyetje joakademike.A DUHET TE KALOJNE MAKINAT NE UREN E IBRIT?
Leon,
Mos bej pyetje prej debili per tu dukur filozof.
Arben Cici ka qene ambassdori me i mire qe Shqiperia ka patur ne 25 vjet ne Danimarke. Dhe une qe po shkruaj kam ardhur ketu qe para se te hapte ambasaden Qemal Minxhozi.
Shqiptaret nuk kane patur kurre kaq shume aktivitete pa dallim krahine ne Danimarke sa ne kohen kur ishte Arbeni. Diplomat karriere qe hapi ambasaden per shqiptaret.
Sot, shqiptaret nuk kane ide se kush eshte Ambasador ketu, kaq te mbyllur ne vetvete jane keta perfaqesues te Shqiperise ketu.
Pershendetje nga Kopenhaga.
Ja cfare me beri C mua?Me kujtoi Akademine e Dhiplomacise Trapajane me 7 pordhace qe nuk i mbanin 40 gomare.
Mehmet Elezi,amanvasador ne Zvicer
Besnik Mustafa ambasador ne Paris
Mol Berisha ambasador ne Londer
Lysien Bashkurti ambasador ne Prage
Jane edhe tre te tjere qe nuk me kujtohen.
Vazhdo vidh o edei rama,se pordhet Diplomatike te shpellareve te Tropojes nuk i duroj dot,
Kopenhagen .Ambasada duhet mbyllur.Dy shqiptare banonin ne Kopenhagen:Isuf Kalo qe u fsheh nga frika dhe nje tjeter.
Suedine,Danimarken,Norvegjine duhet ti mbuloje nje Ambasade.
Nuk ka luxe shteti me i vogel,me i varfer,me i prapambetur,me i keqpaguar,i Evropes te kete Ambasada ne vende ku nuk ka shtetas shqiptare.Sa per interesa Ekonomike,Shqiperia nuk ka Ekonomi,Nuk ka prodhim,.0 Industri,
Ketu,jo me ne Danimarke.
Igli aka vetpromovuesi eshte nje shpirtkeq qe se rruan fare per kerkend ne bote. Nen petkun e seriozitetit fshihet ‘ Machiavel’. I gatshem per gjithçka ndaj bosit dhe krye poshtersi ndaj paraleleve ose vartesve te tij. Popull, mesatarja e tij e shkolles per gazetari eshte 6.6. Kete ka ne krye mepj.
Asnje efekt pozitiv ne sherbim te popullit shqiptar nuk kane dhene ambasadat tona ne bote!
Aq pa vlere kane qene sa edhe per te perfaqesuar shtetin ne vendosjen e 2 tabelave te rrugeve te New Yorkut mr emrat e shqiptareve te shquar,u desh te shkonte Erion Veliaj 2 here brenda 2 javeve,me harxhime te medha,kur ne kemi 2 ambasada ne New York dhe ne Washington !
Kulmi fare ishte kur shkoi Rama ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te OKB,si kryetar,kur Shqiperia kishte ambasadorin e saj atje!
Ja,pra pse ambasadat tona jane thjesht per te punesuar besniket e Rames e jo te Shqiperise!
Per ” inat” te kataraktit ne do hapim ambasada ne Indi,ne Filipine,ne Kenia e ku di une ku tjeter se “kemi nevoje” per fuqi punetore dhe do çojme njerezit me te pregatitur qe ti mbushin mendjen te vijne per pune ne Shqiperi.
Ministri i Jashtem i RILINDJES, nje anonim ashtu si tere ato bibat e tjera te kabinetit!
Por gjithsesi rekordin e mba ai krrici 26-vjecar Gent Caca a Kaka qe mburrej se kishte edhe 20 vite eksperience (!)
ai pra qe siguroi post Ministri ne kabinetin Rama ngaqe si merite te vetme kishte ate qe asokohe pallonte te bijen e Linda Basha-Rames.