Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letër e hapur nga Roma, kryeministrit shqiptar Edi Rama
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Letër e hapur nga Roma, kryeministrit shqiptar Edi Rama
Analizaopinion

Letër e hapur nga Roma, kryeministrit shqiptar Edi Rama

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

I nderuar Kryeministër Rama,

Diaspora shqiptare në Itali numëron më shumë se 600 mijë vetë dhe është komuniteti më i madh i emigrantëve, pas atij rumun.

Brezi ynë është ai që realizoi ëndrrën e lirisë pas 50 vitesh diktaturë dhe që filloi transformimin strukturor të vendit, duke e shoqëruar atë drejt demokracisë. I njëjti brez që gjeti shumë dyer mbyllur, por që mundi të rezistojë dhe të ndërtojë një të ardhme.

- Publicitet -

Anija e Vlorës dhe tragjedia e Kanalit të Otrantos janë dy anët e së njëjtës medalje, janë dy eksode të paharrueshme, mes mirëpritjes e, herë-herë, refuzimit dhe, së fundi, integrimit në Itali. Ajo aventurë ishte një udhëtim shprese që ne e mbajmë në kujtesën tonë, së bashku me ëndrrat dhe historitë që ende kemi për të treguar.

Jeta e komunitetit tonë në Itali ka qenë dhe është bërë nga puna e palodhur, duke u integruar në strukturën sociale dhe duke punuar në të gjithë sektorët (shërbime, ndërtim dhe punë të pavarur), duke kapërcyer paragjykimet dhe stereotipet për origjinën tonë.
Integrimi i shqiptarëve në Itali përbëhet nga angazhime politike: në zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali ishin mbi 700 kandidatë. Duke treguar se, ne, shqiptarët, me banim në Itali, jemi gati të japimim kontributin tonë në vendin që na priti por edhe në atdhe.

Për këtë arsye, i nderuar Kryeministër, ju kërkojmë të na kushtoni vëmendjen e duhur dhe të na dëgjoni sipas pikave të mëposhtme:

1. Garantimi i të drejtës së votës së diasporës – e drejtë kushtetuese dhe premtim elektoral i papërmbushur

Diaspora e Greqisë dhe e Italisë së bashku janë në numër sa votuesit e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri, ku morën pjesë vetëm 46% nga votuesit e regjistruar në procesin elektoral, duke shfaqur pjesërisht brishtësinë e demokracisë sonë. Kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali shfaqën dëshirën për të kontribuar në jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit pritës.

Këtë përvojë ne dëshirojmë ta vëmë në dispozicion të vendit tonë dhe kërkojmë të na lejohet të kontribuojmë aktivisht në realizimin e reformave në ekonomi, arsim, shëndetësi, siguri, drejtësi dhe kulturë për të ndërtuar një Shqipëri të gjelbër, garantuese për të mirën publike, duke mbrojtur natyrën me sistemin e zonave të mbrojtura. Për realizimin e këtij vizioni mbetet prioritare një luftë e qartë dhe efektive kundër korrupsionit.

2. Krijimi i Institutit të Kulturës Shqiptare në Itali

Falë punës së vullnetarëve, shkollat e gjuhës shqipe janë hapur në të gjithë Italinë për të garantuar një lidhje të ngushtë mes brezave të rinj me rrënjët e tyre historike dhe kulturore.

Vetë karakteri i punës me bazë vullnetare e bën të vështirë realizimin e një koordinimi unitar. Ndihma që marrim nga Qendra Botuese e diasporës nuk është e mjaftueshme. Përvoja e Ministrisë për Diasporën përfundoi pa rezultate dhe instrumentet aktuale të vendosura nga qeveria nuk janë të mjaftueshme në misionin madhor të ruajtjes dhe kultivimit të identititet kombëtar jashtë kufijve të atdheut.

Për këtë arsye kërkojmë formalisht ngritjen e Institutit të Kulturës, edhe ky premtim i kahershëm, ende mbetet i parealizuar.

3. Angazhimi për të krijuar bazat që qytetarët shqiptarë të mos braktisin Shqipërinë

Fenomeni migrator nga vitet ’90 e deri në ditët e sotme ka sjellë si pasojë shpopullimin progresiv të vendit dhe rritjen e moshës mesatare të popullsisë, faktor që nuk mund të injorohet në qoftë se duam të garantojmë një sistem pensionesh jetëgjatë. Sistemi shqiptar i sigurimeve sociale është në rrezik. Janë rreth 600 mijë punëtorë pa kontribute.

Në Shqipëri nuk mungon puna, por të drejtat në punë. Ka mungesë kontrolli për verifikimin e zbatimin e legjislacionit dhe Kodit të punës, një domosdoshmëri kjo për të ulur numrin e të rinjve dhe familjeve që braktisin vendin.

Zoti Kryeministër, Ju jeni sot në Itali për të na kujtuar marrëveshjen e fundit me qeverinë Meloni për pensionet e punëtorëve shqiptarë në Itali. Është padyshim rezultat i punës së Qeverisë suaj, që ne e falënderojmë, por është edhe rezultat i përpjekjeve të shoqatave dhe vullnetarëve shqiptarë në Itali. Një rezultat që shpresojmë të sensibilizojë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Shqipëri me pensione ndër më të ulëtat në Europë.

Zoti Kryeministër, migrimet janë një sfidë epokale e dekadave të vijim, ku percakohet konsensusi dhe fati i partive politike në çdo vend të botës.
Çështja e “qendrave të pritjes” për emigrantët në pritje të identifikimit që Shqipëria po ndërton për Italinë na shqetëson shumë.

Kujtojmë se emigrantët që mbërrijnë sot në brigjet italiane kanë të njëjtat ëndrra dhe shpresa si dhe ne tridhjetë vjet më parë. Ne jemi në anën e tyre sepse të njëjtin fat e kemi përjetuar edhe vetë, dhe për këtë arsye kërkojmë që kjo tematikë të trajtohet me respekt e dinjitet.

Me këtë logjikë edhe emigrantët tanë në Mbretërinë e Bashkuar rrezikojnë të shkojnë në Ruandë. Nuk do të donim që Shqipëria të bëhej Ruanda e Europës!

Zoti Kryeministër, në Shqipërinë komuniste trenat udhëtonin me 50 km në orë dhe nuk arrinin kurrë në kohë. Sot në Shqipëri nuk udhëton asnjë tren, dhe koncesionet për linjat e reja hekurudhore parashikojnë shpejtësi të larta mbi 300 km në orë.

Të gjithë ne shpresojmë që politikat kombëtare ta bëjnë vendin të përparojë duke e vendosur atë në nivelin e vendeve më të zhvilluara, një shpresë që na bën të sigurt, por edhe na shqetëson, pasi vëmë re shumë kontradikta.

Për këtë, i nderuar Kryeministër, ju kërkojmë që zëri ynë të arrijë në insitucionet shqiptare, duke vlerësuar sakrificat, përvojën e jetën tonë jashtë atdheut.

Rroftë Shqipëria!

Kryetar i shoqatës Besa-Aps
Edmond Godo

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
39 Comments
  • Mendimi im! says:
    May 30, 2024 at 9:38 am

    E keqja e këtyre “Kryetarëve” të Shoqatave është se mendimet që ata kanë i paraqesin sikur i kanë të 600 mijë shqiptarët në Itali! Shqipëria nuk ka nevojë për politikanë të “diasporës”, të cilët sa të futen në “moçalin” e politikanëve në Shqipëri, do të bëhen njësh me Kryetarët e partive, por ka nevojë për investimet dhe sjelljen e eksperiencës së tyre për të zhvilluar ekonominë e vëndit që tani bazohet në turizëm dhe ndertim, por jo në prodhim industrial. Të larguarit duhet të bëjnë atë që nuk po bëjnë ata që jetojnë në Shqipëri, një ndryshim në mënyrën se si prodhohet, që mund ta quash “kapitalizëm primitiv” dhe detyron të largohen të rinjtë. Duhet të zbatohet “menaxhimi modern” në prodhim për të krijuar dëshirën për punë dhe jo dembelizëm dhe të shkohet pas “parave që fitohen lehtë”.

    Reply
    • Aldrinp says:
      May 30, 2024 at 2:29 pm

      Mendimi jot eshte nje grumbull brockullash pa kuptim.
      Shoqata dhe kryetari shprehin nje te drejte te padiskutueshme te 600 mije shqiptareve qe te votojne
      Shprehin nje shqetesim te perhershem per braktisjen e vendit
      dhe shqetesim per mareveshjet e burgjeve Italiane ne Shqiperi
      Ato derdellitjet per menaxhime moderne nuk i ka zbuluar njeri deri me sot cfare jane.
      Menaxhim modern nuk do te thote te kesh kurva si Balluku e Kumbaro e Veliaj qe lidhen me “kontraktore” ose “investitore” strategjike, qe marrim parate e shtetit dhe bejne koncesione private, duke grabitur pronat dhe tokat e shqiptareve.
      Menaxhimi nuk eshte i suksesshem nese eshte modern apo jo.
      Menaxhimi nuk eshte as koncept ne shqip.
      Quhet drejtim. Planifikim, organizim,. dhe venie e interesit publik ne plan te pare.
      Pra, quhet pune ne sherbim te popullit. Prandaj zgjidhet qeveria, jo te shpiki “menaxhime moderne’ nga kurva idiote, po te punojne qe te zhvillojne prodhimin aty ku ekziston.
      Po ca ben Qeveria qeneria e Rames dhe kurvave te tjera?
      Mbyllin Balleshin dhe shesin naften shqitpare te ruset
      Mbyllin portin e Durrresit dhe bejne pazare me Alabaret e serborusise
      Japin Sazanin dhurate per hotele per plane te tjera serbo ruse te dhendrit te Trum dhe grenel
      Japin Detin,
      Grabisin Himaren
      Japin Butrintin dhe shkaterrojne historine shqitpare me ato pikat e vogla te Kumbaros
      Shkaterrojne fshatrat dhe bujqesine, shesin miniera dhe naften shqiptare, shkaterrojne prodhimin kombetar
      Dhe ti me flet per menaxhime strategjike
      cope kellire

      Reply
  • LEON says:
    May 30, 2024 at 10:02 am

    Migrimet jane sfide epokale e brezave ne vijim,.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po ti qeke karabush,,o matuf! Po per ksoj lloqesh eshte vete shtatlartesia e tij.I qante kto lloj hartimesh-thote shoku i bankes Miri Prapaniku.Qanin zyshat kur i lexonin. E megjithate po ngren nje komisjon qe MOS VJEDHI..
    Edhe shokut Enver Komisjoni i Birose Politike i ndaloi Duhanin.

    Reply
  • Bertol says:
    May 30, 2024 at 11:28 am

    Takimi i Edi Rames me emigrantet eshte nje propagande e ndyre ! Eshte e turpshme Megjithse kam respekt per Ramen. Pse e quaj te turpshme ! Sepse cdo qeveritar kryeministra ministra te cdo qeverie prej 1990 dhe deri tani eshte fajtor ! Fajtor fajtor! Sepse 99% e tyre kane ikur ne rruge te padrejta, dhe jane integruar (pranuar) fale qeverive perkatse pra Itali Greqi Gjermani, Belgjike,Angli ect qe u kane dhene Leje Qendrimi fillimisht dhe me pas Pasaporta! Qeverite shqiptare Zero Zero Zero ndihme !!! Shume emigranteve te tjere qe jetojne dhe punojne ne vende europiane jane pa letra, punojne ne te zeze! Te vish dhe te besh politike me emigrantet duke bredhur vend me vend sa andej ketej eshte e pamoralshme!
    Imagjinoni vendet afrikane, udheheqsit e tyre politike te vijne sic vjen Rama te takoje emigrante dhe te mburret me ata duke i bere qefin dhe duke lujtur politike “patriotike” mburavece eshte nje budallalik u madh ! Bota do qesh!

    Reply
  • Dudumi says:
    May 30, 2024 at 11:28 am

    Dmth emigrimi masiv con ne shpopullim. Problemi i madh i shpopullimit con ne rrezik skemen e pensioneve. Kot po them; pse nuk ikin dhe pensionistet, qe keshtu te zgjidhet dhe ky rrezik i pensioneve. Po nqs e keqja e shpopullimit qenka vetem ceshtje pensionesh, lere fare letren e hapur. Shpopullimi eshte rrezik kombetar. Zhdukje identiteti. Po qe keshtu, ti themi Billit te Microsoft te na bleje si republike dhe garantohemi. Le te quhemi Republika e Billerise.

    Reply
  • Per "Mendimi im" says:
    May 30, 2024 at 11:41 am

    Shume i mire mendimi yt 😉

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 11:53 am

    Rroft Luliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    Reply
  • Patriot says:
    May 30, 2024 at 1:50 pm

    Sakte!

    Reply
  • Vëzhguesi says:
    May 30, 2024 at 2:03 pm

    Rroftë Sali Hajduti dhe Krimineli.

    Reply
  • Mendimi im! says:
    May 30, 2024 at 3:00 pm

    Ore “Aldrimp” shkrimi im nuk është për këdo, ti jep mendimin tënd për letrën, por nuk ke të drejtë të kundërshtosh mendimet e të tjerëve!!! Kush ka një mendim e shpreh në lidhje me artikullin, por nuk mund të shprehet me brutalitet për një mendim tjetër. Më vjen keq që të përgjigjem sepse unë nuk jam niveli i jot. Meqënëse të kuptova se sa dituri ke nga komenti, mund të të them që duhet të kesh një jetë tjetër që të barazohesh me eksperiencën time në drejtim të prodhimit industrial, ku Shqipëria mbasi shkatëroi si asnjë vënd thetër industrinë e saj është bërë “shportë basketbolli” në importe edhe nga shtete të vogla rreth Shqipërisë. Vazhdon padituria që sundoi pas viteve 1990 dhe ky është mallkimi për atë vënd që ushqehet më politike destruktive!

    Reply
    • Aldrinp says:
      May 31, 2024 at 12:36 pm

      Dhe ti dole kunder mendimit te Kryetarit te Shoqates. Jo se jam fyer nga mungesa e respektit qe ke per kryetarin e shoqates, po per ceshtjet qe ngriti ndaj Rames jane te drejta.
      Sa per ty, niveli jot eshte ai i nje loqeje, koqeje, rroqeje., me drejtim industrial.!!!!
      Qe do te thote, nje vrime ne uje, se drejtimi industrial eshte nje lloj absurdi allogjik per tu marre ne konsiderate ne lidhje me Ramen,.
      Kishe ndonje gje tjeter, pa drejtim industrial?

      Reply
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti says:
    May 30, 2024 at 3:14 pm

    Shqiptaret prej tashme 10 vitesh mbajne vendin e dyte pas Sirianeve te ikur nga lufta per numrin e Azilkerkuesve ne vendet e BE.
    Dhe per ato qe nuk duan te bejne rolin e naivit, Emigracioni eshte tjeter e Azili eshte tjeter.
    Emigracioni behet per nje jetese me te mire kryesisht ekonomike
    Azili kerkohet vetem me nje motivin e provuar se vendi nga ikin eshte shtet pa shtet.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 30, 2024 at 5:11 pm

    PS:
    -OK K/Shoqatës të diasporës në ITALI.Kërkesat janë shumë të DREJTA..!
    -Dhe të keni besim se vetëm KM E.Rama mund & duhet ti realizoi Ato..dhe asnjë tjetër. !
    -PS,E.Rama ka kën me kohë dakort për votimin e emigrantëve,por ka STONUAR OPOZITA COPË-COPË prej non gratës.
    -Edhe këto ditë BYLYKU i non gratës propozoi që VITIMI TË BËHET ME DETYRIM,,QË TË MONITOROHET NGA INSTITUC. ND/KOMBËTARE,,QË QEVERIA TË FUT NË BURG(Si gjykatës) ATA QË MUND TË VJEDHIN VOTAT(Sikur Sb nuk ka vjedhur votat me GJAK..) •Dhe UNË që po shkruaj jam futur në burg 12 orë nga POLICËT E SALIUT në 1996 pse doja të mbroja votat që u Vodhën në gjith vëndin…!!
    -Votimin e Shqipëtarve jashtë Atdheut duhet ta drejtoi KQZ me votim ELEKTRONIK..nga vëndi ku banoni e punoni ose me POSTË si në SHBA,KOSOVË,TURQI,etj.
    -Ju falinderoi ..!

    Reply
  • mali says:
    May 30, 2024 at 5:27 pm

    Godo,Sabri Godo..
    Nuk na u ndane keto shushunja edhe ne emigrim ?
    Ik ore derdimen ,injorant me 2 klase fillore ku deri ne klasen e 4 te kane shpene me shkelma prinderit sepse ishte I pa afte te fshinje dhe qyret.

    Reply
  • TIRONA says:
    May 31, 2024 at 2:12 am

    aldrip 🫏 :
    Emigrimin e solli shkerdhatokracia qe do sillier Cekun e Bardhe while amerkanet ulen ne toke per te marre nje penny.
    U shkaterruan 500 fabrika while Industrial e lehte mund te punonte.
    Prandaj “duhet hequr Edi dhe te vihet sali kerma”
    qe tu ktheje pronareve te ligjshem pronat qe ja u dha shkerdhokrateve,vetes,ajdarit &com.

    Reply
    • Aldrinp says:
      May 31, 2024 at 12:40 pm

      Ca thua mer tirona?
      Edvini ishte shok I Gramoz Pashkos kur erdhi Saliu.
      Dhite ke kullotur ne ate kohe, apo te ka ikur kujtesa?
      Apo e ndriti Rama Shqiperine?
      E ka shitur e grabitur aq sa Saliut nuk do i vente mendja.
      E mban mend ate videon e Edit tend qe i thosh Berishes, ngreuni dhe bjerini PSe?

      Reply
  • Tutu says:
    May 31, 2024 at 12:23 pm

    Nuk e kuptoj se cfare lidhje mund te kete vota e emigranteve( tani quhen diapordhe ) me jeten ne shtetin shqiptar.. nuk kane asnje lidhje me ate qe vendos elektorati shqiptar per politikat ekonomike apo ligjore se nuk kane lidhje.. per keto vendosin ata qe i kane mbi kurriz.. emigrantet zgjodhen jeten qe deshen dhe tu shkoje mbare dhe ti bejne yzmet asaj jete.. ketu vendosin ne qe qe qendruam ne Shqiperi.. ( boll na hapen barkun me atdhetarizma !!)..per mendimin tim per mua ky eshte shtegu i fundit i mbetur per te manipuluar voten..!!

    Reply
  • Jari N says:
    May 31, 2024 at 2:04 pm

    Po sikur të bëhen zgjedhje ni Itali, ky mender Kryetari nuk mer as votën e vet e jo më 600 000 Shqipëtarëve që pretendon se është Kryetar.

    Reply
  • Pensionistja says:
    May 31, 2024 at 11:42 pm

    Zoti Kryeminister
    Cfare faji kemi ne banoret e shkallles nr.1 ,Palllati Nr.29 ,i Lagjes Skender Libohova Lushnje qe cdo dite rrethohemi me fibrat optike t e bizneseve te sherbimeve fikse qe banesen tone privete e kane kthyer ne bazen e tyre te kutive optike per te gjithe pallatet e tjera te lagjes duke ne rrezikuar jeten ne pensionisteve te moshuar dhe na kercenojne cdo dite qe po ankohemi per kete masaker te tyre –

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 1, 2024 at 5:32 am

    E nderuar Pensioniste!
    E mirëkuptoj problemin Tuaj.
    Këtij problemi do t’i japim zgjidhje sapo në vitin 2025 të votoni Lulzim Bashën.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 1, 2024 at 5:37 am

    7*7=42

    Reply
  • durrsaku says:
    June 1, 2024 at 6:31 am

    Ti Tu tu je shqiptar apo ndonje nga ata qe ka sjelle Rama per te mbushur nre popullsise ? Ti mendon se ngaqe qendrove ne Shqiperi je aq atdhetar sa qe paske te drejte te na heqesh dhe te drejten e votes?! A e ke pyetur ndonjehere veten se pa keta emigrante ky popullkishte marre fund jo vetem ne fillimet e demokracise por dhe sot, po te mos jene emigrantet gjysma e pensionisteve Qe jane prjnderit vellezerit e motrat tona nuk besoj qe do ishin gjalle ? Ti mund te jesh ndonje nga ata patronazhistet qe jeton me djersen e te tjereve dhe te duket vetja atdhetar se i sherben Rames dhe ushqehesh ne kurriz te pjeses tjeter. Jam i bindur se punon ne ndonje ujesjelles si faturues sepse nga komenti duket qe nuk ke me shume tru.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    June 3, 2024 at 5:47 am

    Një pjesë jo e vogël e politikës shqiptare kanë qenë dhe janë armiqtë më të rrezikshëm të këtij vendi, sepse ata për interesat e tyre personale e lanë këtë vend në udhëkryq, nuk ndërtuan shtet, por shkuan drejt bashkëpunimit me krimin e mbështetën atë dhe sot janë pjesë e tij. Pra politika nuk bëri shtetin, (pra miratimin të ligjeve bazë të demokracisë, si :prona eshtë e shenjtë. Ligj themelor i demokracisë). Në këto kushte politika bëri një ç’organizim të organizuar të drejtimit politik të vendit. Pra mbas pothuajse 35 vitesh, diskutohet problemi i pronës, kur bota lindore e zgjodhi këtë problem dhe kështu vuri bazën ligjore të demokracisë. Ne flasim për demokracinë kur ligjin themeltar të saj e shkelëm me të dyja këmbët e si mund të ndërtohet demokracia në këto kushte?? Këtë politikanët e dinin, por deshën e bënë! Për këtë duhet të ketë ndëshkime! Krijimi i klasave në këtë vend u bë fiktiv, jo i natyrshëm. E ç’mund të flasësh sot për kthim prone, kur prej kaq vitesh e mori (e grabiti) me ligj x person dhe nga kjo pronë ai nxori fitime u mbështet dhe pronari i vërtetë për të siguruar jetesën(i grabitur) robëtohej. I pafshim hajrin demokracisë shqiptare që e sollën demonët! Asgjë nuk ndërtohet pa themel të fortë.

    Reply
  • Joni says:
    June 3, 2024 at 2:15 pm

    PS + PD + LESHeLI HAJDUTËRI + PAA + PR = RREZIK KOMBËTAR , RREZIK për të ARDHMEN e 500 MIJË FËMIJËVE SHQIPTARË !!!!
    ⚖️⚖️⚖️🙏⚖️⚖️⚖️🤲⚖️⚖️⚖️🙏⚖️⚖️⚖️🤲⚖️⚖️⚖️

    Reply
  • Labi says:
    June 4, 2024 at 5:34 am

    E vetmja lidhje qe une gjej ne kete hartim eshte marrja e vemendjes dhe mundesia per ndonje leje ndertimi.

    Reply
  • demo says:
    June 4, 2024 at 7:47 am

    Edi Rama,Evropa te ka ne qender te Vemendjes.Nuk ka rendesi,per mire ase per keq.Shtypi gjerman Der Spigel dhe Bild hapen me qeverruine e Narkotrafikut shqiptar,,Kryeministri me vellane shofere dhe pasagjere te makines se Xibrrakes,Kryeministri pret ne Kryeministri Kartelin Sinaloa,,,Sekretari i Ri i Pergjithshem Erfgi Agasi koordinator i bosave te Droges.
    Po nuk ju ndave ketyre Agasave te Durresit,,Po mjalte paska qene rraca Bardhyl Agasit?????????????????
    po sa burre i mire,i kulturuar dukej mor aman!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Loku says:
    June 6, 2024 at 10:10 am

    Te gjithe duan te japin mendime dhe ska te keqe kjo. Tani, ti jap qeverise mendime dikush qe ska rregulluar punet e veta, sikur nuk shkon. Jo se qeveria jone eshte aq e afte por ketu ne perendim qeveria te degjon me shume nese ke provuar qe je nivel tjeter dhe jo popull rradhe..
    Sa per punen e emigranteve qe duan te hyjne ne Europe, le te krahasojme te krahasueshmet:
    Afrika dhe Azia duan disa shekuj qe te kuptojne disa etapa te civilizimit europian. Keta njerez (patjeter hallexhinj) kerkojne nje jete me te mire por problemi eshte se kur mberrijne nuk kane asnje interes qe te integrohen apo pervetesojne kulturen perendimore. Po ashtu edhe femijet e tyre. Dhe ne kundershtim me shqiptaret apo europianet e tjere qe e kane gjithmone ne mend kthimin ne atdhe, keta te fundit as mendohet se mund te kthehen ndonjehere. Keta te ngelen ne dere per shekuj dhe sa me shume te jene ne numur aq me shpejt ta degradojne nivelin e jeteses, te tjetersojne demografine dhe ne nje te ardhme te shkurter do tju thone europianeve qe kjo eshte shtepia jone, lerini grate me ne dhe mbathjani diku tjeter.

    Reply
  • Rudin Dyrmyshi says:
    June 6, 2024 at 1:21 pm

    Ne RSH puna nuk vlere, sepse ajo qe vidhet, zhvatet, apo prodhohet ne te zeze, eshte gjithmone me shume sesa puna reale. Kjo arsye demotivon punen e rregullt e te ndershme(i) Administrata akte shkresore nxierr. Cudia eshte se edhe pas 34 viteve, ne administrate vazhdon pagesa fikse, duke demotivuar punetorin. Si nje qe bene 20 letra, dhe nje qe nuk bene asnje leter, e fund te muajit pagen fikse kane. D.m.th. Mos puno, se page fiks ke fund cfare do te besh !?(ii)Puna e dobishme per shkak te parimit te pergjithshem, rendimeti me i vogel sesa 1, eshte me e vogel sesa ajo e haxhuar, por nga qe civilizimi punon si strukture, rendimenti shkon edhe 1000. Dmth punon per vete familjen, kombin, apo edhe globin. Tek ne nuk kalon 1, e kjo tregon qartazi dhe pa asnje dyshim, se struktura ekonomike eshte e keqorganizuar ne RSh. Ajo nuk eshte elastike dhe e zhdervjellet ne nderveprim eksponencial dhe policentrike, por rigjide, e plogesht, dhe e centralizuar (iii)

    Reply
  • Emigranti says:
    June 7, 2024 at 8:44 am

    Mendimi im eshte qe diaspora shqiptare nuk ka pune te perfshihet me politik-berjen shqiptare, ajo kerkon vetem hapsiren e saje ne politike per te bere te mundur menaxhimin e politikave qe kan lidhje me ceshtjet e kategorise se saja. Aktualisht ceshtjet qe kane lidhje direkt me emigracionin shqiptare brenda e jashte vendit jane shperndare enkas kuturu nga te gjitha qeverite e 30-viteve te fundit neper disa ministri dhe dikastere te tiranes, administratat e se cileve merren me kete pune se ka haberin fare se ke ceshtje ka priore diaspore e ke ceshtje duhet ta diskutoj. Vete politika shqiptare aktualisht perbehet 80% me esponent te ardhur nga diaspore e integrimi i tyre ne brendesi te politikes shqiptare ska ndryshuar asnje politike ne favor te kesaj kategorie deri sot, ka qene politika shqiptare qe ka ndryshuar e perthithur keta individ e i ka bere me integralist se cjane ata te tiranes.

    Reply
  • Emigranti says:
    June 7, 2024 at 8:50 am

    Dhe e dyta, nje nga regullat me themelore te diaspores shqiptare eshte perfaqesimi i komunitetit ne emigracion. Keta indivit te autozgjedhur qe flasin ne emer te komunitetit duhet te kalojne ne nje sere regullash strikte kombetare perpara se te marrin drejtimin e nje shoqate. Mbi 90% te ketyre perfaqesueseve jane sekser e shfrytezues te komunitetit ne emer te ceshtjes kombetare, duhen ndare gjerat, nuk mund te behen turli e te dalin e te na perfaqesojne me kesisoj brockullash.

    Reply
  • Bureto says:
    June 7, 2024 at 9:03 am

    Demo nuk e dija see edhe ti do ish nje amplifikator i shpifjeve te klanit Berisha dhe te perroit psiqik te vete atij. Nuk kam qenë dhe nuk jam ndonje simpatizant i Rames, por kurresesi nuk mund te pajtohem me marrezite e Berishes (pa folur per krimet). Ti e di; je i lire te sillesh si ta gjykosh vete më mire. T’i thashe keto meqe në disa raste, per fat, edhe konvergojme.

    Reply
  • demo says:
    June 7, 2024 at 10:41 am

    Italia sjell ne Shqiperi Afrikane,por dergon ne Serbi Teknollogji te Ndertimit makinave.
    Ekonomia e zeze e trafiqeve,Emigracionit te paligjshem,e Lejeve te Ndertimit per bossat e Droges,Turizmi i Zi,qe fsheh krimin dhe korrupsionin,,Jane Ekonomia qe di te beje Rama.
    Afganet paraziter qe hengren 20 vjet miljardat Amerikane dhe nuk shtine dy pushke kunder talebaneve,,e gjithe bota i injoroi.Vetem MESHIRMADHI,ZOTI MESHIRPLOTE EDI RAMA hapi hotelet me 5 yje,.
    Vuri dhe hajduten strategjike Olta Xhacka ti hakerrej NAATOs..
    Eshte nje Hypokrizi fshatareske,provinciale,E padurueshme.

    Reply
  • Pensionistja says:
    June 8, 2024 at 11:15 pm

    Zoti Kryeminister \

    Cili nen i Kushtetutes e lejon Kompanise One dhe biznesin ACE Net te dhunojne cdo dite banesen tone private,Pallati nr.29 ,Lagjja “Skender Libohova “Lushmje, duke e mbushur me kutite e fibrave optike, dhe duke na rrethuar me tela me rrezatim optik nga te kater anet per te furnizuar pallatet dhe bizneset e lagjes edhe pas ankeses tone ne Komisariatin e Lushnjes dhe ne Bashkine e Lushnjes .Eshte uleritese te mendosh se nuk ka as administrate dhe as polici qe te mbroje 6 familjet pensioniste te pallatit tone .Kur ju themi punonjesve te ketyre kompanive se me cfare te drejte vendosni tela dhe kuti cdo dite se shkalla jone nuk eshte qendra e binesit tuaj ata na pergjigjen ” mos na beni lllafe se ju hodhem nga shkallet ” Ne moshen 70 vjecare te kesh frike te zbresesh shkallet e pallatit tend se ndonje nga cunat e forte te ketyre kompanive na mbylll gojen pergjithmone.Zoti na ndihmofte |

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 9, 2024 at 5:07 am

    E NDERUAR PENSIONISTE!
    KUSHTETUTA GARANTON TË DREJTËN E PRONËS DHE PAPREKSHMËRINË E SAJ.
    NË QOFTË SE DIKUSH DHUNON PRONËN, ËSHTË VEPËR PENALE DHE DËNOHET ME GJOBË OSE DERI NË TRI VJET BURG. (NENI 150 I KODIT PENAL)
    PENSIONISTE,MOS U MUNDONI T’I SHKRUANI EDI RAMËS.AI ËSHTË PLEHRË QË BËN QEJFIN ME PARET TUAJA DHE NUK PJERDH FARE PËR NJË ANKESË TUAJËN.
    UNË QË PO JU SHKRUAJ JAM SIMPATIZANT I LULZIM BASHËS. ANKESA JUAJ DO TË MARRË ZGJIDHJE TË MENJËHERSHME!
    ANKOHUNI NË DEGËN E PARTISË DEMOKRATIKE QË KENI MË AFËR VENDBANIMIT TUAJ.
    MBASI NË VITIN 2025 TË KENI HEDHUR NË KUTINË E VOTIMIT VOTËN PËR LULZIM BASHËN,DO TË MERREN MASA TË MENJËHERSHME SHTERUESE.DREJTËSIA DO TË VIHET NË VEND.PO TË JETË E NEVOJSHME, MBLIDH GJITHË BANORËT E PALLATIT DHE BËJ PROTESTË PARA DYQANIT “ONE”.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 9, 2024 at 5:29 am

    Ja ta zgjidhi problemin ky gomari “Rroft Puli” !!!

    Prit pensioniste sa të fitojë Pul Basha zgjedhjet, e të mbijë bari. Kur të mbijë bari, ky gomari simpatizant i Pul Bashës, do thotë që nuk e ha barin, por do kërkojë gjemba, se gjembat i kanë shumë qejf gomerët.
    Mirëpo gjembave nga kërkesa e madhe e gomerëve si ky, dhe shtimi në masë i gomerëve, do t’iu jetë rritur çmimi pesëfish për rrënjë gjembi, dhe kështu që gjembat do bëhen tagji, për t’u shitur në vitin 2099 kur të bëhet Pul Basha kryemisër.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 9, 2024 at 6:19 am

    PENSIONISTE!
    MOS E DËGJO LLAFIN ME FËND.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 9, 2024 at 6:20 am

    TI LLAF ME FËND.
    NUK DO TË JETË E LARGËT DITA KU LULZIM BASHA TË BËHET K.M.

    Reply
  • Emigranti i hershem says:
    June 10, 2024 at 2:49 pm

    Keto letra te hapura (nuk este hera e pare) me duken si trashegimi e kohes se diktatures. Do preferoja me shume nje peticion te firmosur nga sa me shume shqiptare qe jetojne ne Itali.
    Sa per kerkesat une them se, e drejta e votes eshte e garantuar me kushtetute por mbase duhet saktesuar procedura e votimit (me poste, apo ne ambasade apo dicka tjeter..). Perndryshe asnjeri nuk eshte i ndaluar te fluturoje nga Italia me 50 eur e te vije te votoje ne Shqiperi.
    Institutin e kultures shqiptare le ta krijojne keto shoqata qe veprojne ne Itali dhe qeveria shqiptare ta mbeshtesi me materialet e nevojshme.
    Kerkesa qe shqiptaret te mos largoohen eshte si puna e asaj qe te bllokohet qielli me rrjete e te mos ikin zogjte, kjo kohe ku jetojme tregon se emigrimi per jete me te mire ekziston ne shume e shume vende te botes. Natyrisht qe perpjekje per te rritur mireqenien e shqiptareve ne Shqiperi duhet te vazhdojne.

    Dua te them edhe nje gje qe me voten e emigranteve apo pa te, Sali Berisha e grupi i tij nuk do vijne me kurre ne pushtet.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 14, 2024 at 9:32 am

    TË LUMTË EMIGRANTI!!
    VOTO L.BASHËN DHE JE NË RREGULL.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?