Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letër një kameleoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Letër një kameleoni
Kryesoreopinion

Letër një kameleoni

Published: 23 Maj, 2025
Shpërndaje

Nga Asim Bedalli

Botuar në DITA

Në fjalorin enciklopedik fjala “Kameleon” shpjegonn natyrën e një zvarraniku, i cili jeton në vendet e ngrohta, për t’ju përshtatur ambjentit, si një mënyrë për të mbijetuar. Për këte arsye fjala kameleon është kthyer si një figurë për të identifikuar të gjithë ata që i ndërrojnë bindjet e qëndrimet e tyre sipas interesave të ngushta personale, si një mënyrë për të mbijetuar në politikë.

- Publicitet -

Kuptimi i saj pexhorativ bëhet edhe më i fortë për faktin që në gjuhën tonë ka kuptimin e nje njeriu pa personalitet e integritet moral.

Për fat të keq në vendin tonë fonomeni ka marrë përmasa të tilla sa mund ta quajmë me plot gojën kameleonizëm politik. Natyrisht, ai nuk është fenomen vetëm shqiptar, por tek ne ka marrë përmasa të frikshme. Ai është bërë mjet mbijetese për një pjesë të klasës sonë politike.

Në të dy krahët e politikës shohim deputetë e figura që kalojnë sa në një formacion politik, në tjetrin. Gjithmonë në forcën fituese të zgjedhjeve, si pelivanë të kapërcimit të ylberit politik. Eshtë kthyer në proverbial qëndrimi i njërit prej kryetarëve të partive të vogla, që si likenat ju ngjiten partive të mëdha, i cili në vitin 1997 ju bashkua koalicionit të PS dhe u bë për tetë vjet rrjesht ministër i qeverisë socialiste dhe më pas, me fitoren e PD, kaloi menjëherë në koalicionin e Berishës dhe qëndroi edhe tete vjet të tjera në të njejtin post ministror në qeverinë e tij

Ky kameleonizëm shprehet në mënyrën më të neveritshme në artikullin e dy diteve me pare të Agron Gjekmarkaj-t, botuar në gazetën TEMA, me titullin bombastik: “Një reflektim i shkurtër mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Berishës”.  

Le të qëndrojmë në pjesën e fundit të titullit të shkrimit të tij, në “figurën e Berishës”. Nuk do ndalem të analizoj vlerësimet e rreme që i vishen në këte shkrim Berishës dhe “kontributeve” të tija në zhvillimet demokratike të vendit tonë, sepse për to kam folur gjerësisht në artikullin “Mitet e Rreme”. Në këte shkrim do sjell në vëmendjen e lexuesit vlerësimet e vetë zotit Gjekmarkaj, jo më shumë se dy vjet më parë, për figurën e Sali Berishës.

Ja si shkruante Agron Gjekmarkaj për te në gazetën TEMA në 22 janar 2022 me titull  “Gjeneral Non Gratta dhe koherenca e tij”. (shihni nuancën me të cilën e përkufizon Berishën midis shumë politikanëve të tjerë të shpallur non gratta në Ballkanin Perendimor e më gjerë- e quan gjeneralin e tyre):

“Unë s’kam ndërmend të kem frikë e as ti hap rrugë e as të bëj siç do ai. Në çdo rast do të veproj sipas bindjes time personale e cila mes Lindjes dhe Perendimit zgjedh të dytën, mes Sali Berishës non gratta dhe Lulzim Bashës të mbështetur nga amerikanët përsëri zgjedh të dytin. Në zgjedhjen finale, do të mbështes çdo person që botën demokratike perendimore mbështet – përballë dikujt që na fton në konflikt me to për interesat e veta të ngushta”. 

Dhe më tej, në të njejtin shkrim:

“Kushdo që rrjeshtohet krah tij, na meriton çdo vlerësim hyjnor, nuk ka rëndësi në është hajdut, figurë komike apo pijanec ordiner, mjafton që i rri në krah. Me Gërdecin njësoj ka ndodhur. Kush i doli në krah në ate gjëmë bëri prokopi e karierë edhe pse kaqol”.

Kurse në shkrimin së fundmi Gjekmarkaj deklaron:

“E vetmja akuzë që mund t’i behet Berishës është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes me hunj e sfurqe. Ai e urren dhunën…” 

Ky është kulmi i sharlatanizmit politik. Është për të ardhur keq që një intelektual, profesor në Universitetin e Tiranës, bie kaq poshtë. Populli shqiptar e ka të freskët në memorjen e tij kolektive dhunën e pushtetit të Berishës gjatë qeverisjen së tij të parë. Si mund të harrojmë dhunën e ushtruar në vitin e mbrapshtë 1997 kundër popullit shqiptar që ishte ngritur në revoltë kundër pushtetit te tij.

Për të mbrojtur pushtetin e tij Sali Berisha nuk hezitoi për asnjë çast të përgjakte popullin e tij, duke përdorur forcat e policisë, Shikun e Gazidedes e forcat paramilitare të PD, madje edhe ushtrinë, përfshirë tanket e avionët për të bombarduar qytetarët e vendit të tij.

Kështu veproi edhe në opozitë. Një vit pas humbjes së pushtetit , në shtatorin e vitit 1998, ai bëri grushtin e shtetit, per të marrë me dhunë pushtetin që e humbi në zgjedhjet e lira të vitit 1997. Edhe pasi erdhi në pushtet për herë të dytë, ai e gjakosi përsëri popullin shqiptar për interest e pushtetit e të familjes së tij: në Gërdec dhe përpara kryeministrisë, ku vrau katër demonstrues të pafajshëm.

Kështu po vepron edhe sot në opozitë, duke bërë thirje për mosbindje civile, për revolucion…. Janë të freskëta për të gjithë ne që jetojmë në Shqipëri demostratat e dhunshme te Partisë Demokratike kundër institucioneve të shtetit e rendit publik. Ato u zhvilluan edhe pak ditë përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet e 11 majit.

Kur ta besojmë Agron Gjekmarkaj-n? Para dy ditësh, kur deklaronte për Berishën se “Ai e urren dhunën”, apo dy vjet më parë kur sulmin e tij ndaj selisë së PD e quante “një kasaphanë…kur Gjeneral Non Gratta drejtonte turmën drejt gjakderdhjes në PD ” .

Ai është po ai edhe sot, por ju “nuk e shihni” se tani keni aderuar në forcën e tij politike, madje jeni pjesë e udhëheqjes së saj dhe me sa duket, aspironi edhe më shumë. Është një fatkeqësi kombëtare që filozofia e tij e dhunës është kthyer në mjetin kryesor të luftës politike të Partisë Demokratike.

Ajo ju ka transformuar edhe ju zoti Agron, dikur një intelektual që në daljet tuaja të para publike si analist binit në sy për kulturën, tonet e qeta në debatet e zhvilluara në panelet mediatike, që sot deklaron se “… e vetmja akuzë që mund t’i bëhet Berishës është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes”.

Ju vjen keq që nuk e bëri këte?! Të jesh i sigurtë se do të donte shumë ta bënte, shumë! Po të mundej. Por populli ia ka treguar disa herë vendin. Sot i keni mbetur krah vetëm ju dhe disa si ju në PD, që e keni zhvendosur dhunën edhe në Parlament.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
29 Komente
  • Haka Tekizoti thotë:
    23 Maj, 2025 te 2:07 pm

    Po ç’merreni me këtë kërmill që e shtron me jargët e veta udhën ku do eci! Edhe kur e shante (për të përfituar nga krahu që i dukej më i fort) edhe tani që e mburr është i njëjti kërmill e po ai zvarranik i neveritshëm.

    Përgjigjiuni
  • Emigrant thotë:
    23 Maj, 2025 te 2:46 pm

    Po pse e beri dy here nuk quhet kurve…

    Përgjigjiuni
    • TIRONA thotë:
      24 Maj, 2025 te 1:38 am

      Per ata qe e kane ndjekur me vemendje A. Gjekmarkaj, ai ngjan me nje shtepi ” moderne “, e cila ngjan e tille, jo pse eshte e re nga pikepamja e kohes kur eshte ndertuar dhe e arkitektures, por sepse eshte ” rikonstruktuar dhe lyer me boje “. Sapo t’i afrohesh dhe ta gervishtesh pak, do te konstatosh se ke te besh me nje shtepi mesjetare, te ndertuar me gure te pagdhendur qe mbahen nga nje llac rere e gelqere. Edhe ky Gjekmarkaj i tille eshte. Eshte adhurues pa kushte i gjithckaje dhe kujtdo qe pretendon se eshte i/e djathte, adhurues vetem i verioreve, mundesisht te jene vetem katolike, adhurues i dashnoreve te nazi-fashizmit ne Shqiperine e viteve ’40. Deri aty arrin intelekti dhe morali i tij, saqe shkruante para pak vitesh ( duke iu drejtuar shqiptareve ) se ” Kush kerkon te gjeje nder e virtyte duhet t’i drejtohet shtepise se Gjomarkajve te Mirdites “. Ja, ky eshte Agroni i vitit 2025 me mentalitetin dhe moralin e katundarit mesjetar. Ky ” intelektual ” ( Ah, sikur te ishin intelektuale te gjithe ata qe kane nga nje diplome universiteti apo, te pakten jane mesimdhenes, sa mire do te ishte ) i keshillonte shqiptaret te gjenin nder, moral dhe vlera tek nje familje bajraktaresh mesjetare, krahina e te cileve ka qene, jo vetem ekonomikisht, por edhe kulturalisht nga me te prapambeturat e vendit ( Edith Durham e krahasonte Mirditen e vitit 1910 me Evropen e shekullit te katert ), me nje familje historikisht bashkepunetore e pushtuesve te huaj, separatiste ( kerkonte krijimin e Republikes se Mirdites ne vitet ’20 te shek. 20te ), me nje familje qe ka pasur pinjollet e saj ne qeverite kolaboracioniste te 1940-1944 ), qe ka pergatitur, nxitur, organizuar dhe drejtuar vrasjet e luftetareve antifashiste ( heronjve te Vigut ) gjate viteve ’40, vrasjen e mesuesve ( Ndrece Ndue Gjoka ), te deputetit ( Bardhok Biba ), kater vajzave mirditore etj.etj. Pinjolli i tyre, krimineli Ndue Pjeter Gjomarkaj, deklaroi ne 1993 ne Tirane se ” me firmen time jane ekzekutuar 62 njerez te regjimit komunist “, dhe per kete Kryekrimineli S. Berisha i dha medaljen ” Pishtar i demokracise “. Edhe A. Gjekmarkaj, ne thelb, i perket kesaj kategorije dhe s’e lidh asgje me lirine, drejtesine, demokracine etj. Ky eshte thjesht i kllonuar me berishizem dhe ashtu do te vdese.

      Përgjigjiuni
    • LARAMANI thotë:
      26 Maj, 2025 te 10:02 am

      Pu,pu,puuu ! Me keta do te vije PD ne pushtet ?!!!

      Përgjigjiuni
  • Gezim thotë:
    23 Maj, 2025 te 3:46 pm

    Nuk jam dakord me shkrimin. Eshte e drejta e Gjekmarkajt ti lëpijē bythën Sales.

    Përgjigjiuni
  • Hasani thotë:
    23 Maj, 2025 te 5:19 pm

    Hahaha Gzimo

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    23 Maj, 2025 te 6:11 pm

    Gjekmarku malok i lustruar,lups,jargavec,pa karakter, qe i ngjitet kapove pas bythe,as qe duhet marre ne hesap.jo qe nuk ndryshon nga instruktoret fshatare te agjit propit ,por eshte me i zi se Ata.
    Jam mes 150 mije shqiptareve,qe votuan Agron Shehajn,Arlind Qorrin,Lapajn,Shabanin e ndonje tjeter.Keta jane e Ardhmja,perkunder 1 miljon e 500 mije qe votuan dy Partite korrupsioniste.

    Përgjigjiuni
  • Dajti thotë:
    23 Maj, 2025 te 6:13 pm

    Funderrine, llum, legen, bythelepires, nje here lepiu bythen e Bashes, tani lepin bythen e Berishes, hipokrit. Nuk i kuptoj lezhianet si votojne per kete kermill jargaxhi, si e ka quajtur me te drejte nje komentues.

    Përgjigjiuni
  • ¿? thotë:
    23 Maj, 2025 te 6:40 pm

    E more Asim Bedalli, si thote nje fjale e vjeter “It takes one to know one”. Ti ke qene nje kameleon i rregjur historikisht qysh prej kohes kur udhehiqje Bashkimin e Rinise se Punes te Shqiperise, prandaj i di mire keto punet e kameleoneve.

    Përgjigjiuni
  • 3D thotë:
    23 Maj, 2025 te 7:26 pm

    Me sa dihet ky është ligjërues edhe sistemi i shkollimit dhe studimit duhet përballet me veting

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    23 Maj, 2025 te 7:37 pm

    Nuk më ka bërë përshtypje deputeti injorant, I cili nuk din te lexoje edhe atë që e ka të shkruar në letër; as sjelljet alabake e gangstereske të individëve që i përkasin këtij formati e s’dalin dot nga vetja. As dhunimi i Parlamentit nga kjo shpurën. Përshtypje e neveri me ka krijuar përdhunimi i titullit profesor nga Gjekmarkaj.
    Sa here, por edhe tani që lexova z. Asim Bedalli, mu kujtua një leksion në rrugë nga profesori im i psikologjisë.
    Teksa po e përcjellja rrugës për në shtëpi, ndeshëm një punonjës të Komitetit Ekzekutiv sapo zbriti në rrugë nga institucioni. Fliste karamaslidh me shokun që i kish futur krahun. Ishte I dehur.
    “Mos u çudit,” – më thotë profesori, – “vetëm mësuesi dhe ushtaraku nuk duhet të shfaqen kështu në rrugë. Ushtaraku për raportet me uniformën, ndërsa mësuesi për faktin se” “uniformon” breza. Një profesor me një personalitet të ulët rrënon breza të tërë sepse influencon si një pasqyrë e keqe tek ata. Dhe një pasqyrë e tillë, e keqe, eshte Gjekmarkaj.
    Tani i thurr vjersha dedikuese Berishes. Ani pse pështyn mbi veten, reciton me një ekzaltim euforik sepse fitoi të qënurit deputet. Po “sa vlen një fitore para humbjes të lirisë”, – shtron pyetje-përgjigjen Volteri. (eshte fjala për bindjet dhe personalitetin) Për Gjekmarkaj vlen shumë, sepse vetëm duke bërë pazar me bindjet dhe personalitetin gjen vetveten, gjen sensin e jetes tij. Çfarë aksidenti ka pësuar titulli profesor para emrit tij…!!!

    Përgjigjiuni
  • Astrit thotë:
    24 Maj, 2025 te 1:02 am

    Po or cuditese, ai mund te kete qene antar rinie por sekretar partie jo ama.

    Përgjigjiuni
    • ¿? thotë:
      24 Maj, 2025 te 6:40 pm

      O Astrit qe nuk njeh as shenjat e pikesimit, qe tregon qe edhe po ke shkuar ne ndonje shkolle duhet te te kete pare shkolla se ti nuk e ke pare. Tjetra, kot po te pyes une, sa vjeç je 20 apo 22? O Astrit, ore Astrit, ne kohe te merhumit te gjithe te rinjte shqiptare ishin antare rinie, deshin s’deshin. Po ky Asim Badalli ishte Sekretar i KQBRPSH, dmth edhe ne mos ishte Sekretar i Organizates Baze te KQBRPSH, antar partie ishte. Astrit pyet babin a gjyshin te ta shpiegoje se cfare ishte KQBRPSH ne ate kohem pastaj hajde bej te zgjuarin ketu.

      Përgjigjiuni
  • S.Kasi thotë:
    24 Maj, 2025 te 5:17 am

    Vajti në origjinë dhe ky pasi nuk mund të bëj veprime pozitive e lëvizje të mëdha për vendin bën atë të shkatërrimit.E nuhat situatat ku Amerika po forcon interesat kryesisht për kontinentin e vet dhe ky profesor mendon si intelekt që ësht të çqyej ndonjë pjes se kur po hyn e pretendojn të hyn ata të doktor gjëlpërës se sot e quajn zotësi çdo veprim edhe kundra Atdheut mjafton të kem vet përfitime..Do të doja të ishte ndryshe

    Përgjigjiuni
  • Fjalë me vend thotë:
    24 Maj, 2025 te 5:54 am

    Pse të ketë mbetur mbiemri Bedalli?!
    Mos ka qenë në fillim Budalli dhe pastaj është shndërruar në Budalli?!
    Sa seriozisht replikon Bedalli me një shikrim të Gjekmarkajt !!!
    Po Gjerkmarkaj tallet ore, ironizon, flet me të kundërta !!!
    Mua më vjen çudi si nuk e kupton Demo këtë lojë !!!

    Përgjigjiuni
  • per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri thotë:
    24 Maj, 2025 te 6:42 am

    Leter per nje Kameleon – kujtova se ky Budalli ja kishte drejtuar postes Surrelit!
    Se atje banon Kameleoni me i madh i ketij vendi qe ne 21 janar 2011 nderseu turmat mbi kryeministri me nje Video e pastaj 2 vite me pas ne 2013 me personazhin kryesor te Videos ndau pushtet dhe e beri Kryetar Kuvendi e me pas…President te Republikes (kur e kishte ne krah) per ta burgosur ne 2024 (kur e kishte kunder)

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    24 Maj, 2025 te 6:45 am

    Humorin bajat te malokeve demo nuk e kupton.Humori i Gjekmarkut eshte gjelle qensh.Nuk e di cfare vlerash ka si pedagog.

    Përgjigjiuni
  • SPAK thotë:
    24 Maj, 2025 te 9:29 am

    Gjekmarkaj dhe te tjeret,besnike te Saliut, jane zvaranike,njerez te zakonshem qe Saliu i beri deputete, per serilizmin dhe kamikaze te tij! A ja vlen me Saliu dhe PD? Nxireni PD jashteligjit dhe te shpetojme nga keta vemje!

    Përgjigjiuni
  • Fjalë me vend thotë:
    24 Maj, 2025 te 1:27 pm

    Gjekmarkaj tallet me Berishën oreee oreee

    Përgjigjiuni
  • Fjalë me vend thotë:
    24 Maj, 2025 te 1:31 pm

    Kameleoni i dergon letër vetes për veten e vet 😅

    Përgjigjiuni
  • Fjalë me vend thotë:
    24 Maj, 2025 te 1:34 pm

    Ja, ke Demon ti, asnjëherë nuk ka kameleonuar në jetën e tij !!!
    Edhe Berishës ia ka thënë në sy, e përplasur në surrat, ato që kishte per t’ia thënë pa ia bërë syri “tërr”!!!

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    24 Maj, 2025 te 2:48 pm

    Duke u perpjekur te bej oponentin e Asimit mund te them se ne “duelin” midis tij dhe Agronit ka disa pika interesante…
    E PARA nese krahesojme eksperiencat politike dhe formimin e tyre intelektual..Asimi eshte si nje elefand ndaj nje lepuri me xhel si Gjekmarkaj prandaj nuk duhej bere ky artikull ne kete forme…
    .E DYTA Nese analizojme kategorite politike qe i perkasin ketyre personave per ata qe i njohin te dy ,do konstatojme se jane ne ekstreme te fushe-politikes dje dhe sot…..Le ta themi me gjuhen e 24 majit 1944 qe eshte dhe pervjetori i 81 sot qe Asimi i perket fituesve te LNCL kurse Agroni eshte ne palen tradhetare dhe humbese..Ajo qe nuk kupton Asimi ( ose ka ndroje ta thote hapur) eshte fakti qe nese ne Kongresin e Permetit Amerikanet ishin fuqishem me partizanet..dhe nuk eshte sekret te thuhet qe emisaret amerikane te pare qe shkelen ne 1991 ne ate vend ishin me reaksionin dhe bashkpuntoret e fashizmit qe luftuan gjasme “kamanizmin” gjate luftes se ftohte…Fakti qe Amerika dhe sot mban si hero antikomunist te saj kryenazistin Xhaferr Deven nuk ka nevoje per koment te metejshem ne kete piken e dyte….
    .E TRETA….Neqofte do benim nje liste me emrat e atyre qe jane shkerdhyer (mos me falni per shprehjen) nga Berishorri qe nga grupi i mocionisteve ne 1992-1994 deri te ata qe moren pjese ne betejen me hunj ne seline e PD ne 2023 lista eshte jo vetem shume e gjate por me njerez qe ishin elite ne formimin kulturor dhe profesional ku do vecoja Gramoz Pashkon qe ishte anti-berishisti me i spikatur ne 1993 u kthye ne nje langaraq qe lepiu fund shpinen
    e Berishales ne 2005 deri sa zoti nuk harroi te hakmerrej…E KATERTA …edhe ca amerikane shqipfoles si 2 KOKALARET E MARIKES ect ect akoma nuk i kuptoj perse ky pozicjon i tyre i felliqur me Serbiberishen nje here e quajne HERO dhe pastaj HORR….pra ku qendron magjia e Marshallit Salez SERBiberisha ( i kthyerne Qirje se fundmi) qe shume Intelektuale,gjenerale ne fushat e tyre edhe pasi i masakroi ata u kthyen si Zagare te Berishorri?…
    E FUNDIT ajo qe nuk ka guxim ta thone Asimet e Shqiperise eshte fakti se nga 23 maji 1991 ( mbajeni mire kete date) deri sot 24 maj 2025 ,Administrat amerikane e katapultuan si dhender te Serbise ne 1991….e mbrojten hapur kur kreu krime te perbindeshme si “Burre Shteti” dhe sot po tallen me Non Graten duke futur ne loje usa-tallaret e tyre qe nga LaCipitat ,Qelibashet e deri te Dumanet…Pra me i rende eshte fakti qe “anglo-amerikanet” mbrojne me kartabjanke KRIMBerishen e tyre se sa keto kamaleone qe shkojne duke lepire peshtymen e tyre dhe sekrecionet e Usaliut Marikes me kartabjanke paprekshmerie..
    .Keqardhje!

    Përgjigjiuni
    • ¿? thotë:
      26 Maj, 2025 te 12:00 pm

      I fundmi i Enveristeve godet perseri. I shkerdheu Armiqte e Kllases fare dhe po shkon drejt fitorjeve te reja me ndihmen e imperialisteve amerikane

      Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    24 Maj, 2025 te 4:40 pm

    KAMELEON apo SERVIL:
    A kan ndryshim këto 2 fjalë.?
    -Si njëra & tjetra i shërbejnë 2 personave në fjalë- NON GRATËS & ATIJ QË E MBRON ATË(nga neveria që ndjej-nuk dua tu përmën emrin.Por jo si dy VERIOR KOKË BOSH në 35 vite.)
    -Të parit i pëlqejnë shumë lavdet,pasi prej tyre mbijeton në politikë për 35 vite afër Enverit.
    -Të dytit nuk i duhet mohuar vlerësimi i të parit.Pasi i premtoi & i realizoi KARRIERË,RROGË,VETURË,BANESË,PROFESORLLËK,QYTETARIM SI SHUMË VERIOR(duke nxirë tiranën ATOKTONE e Qarqe të tjera),me teorinë e lëvizjes lirë dhe ndërtime të lira, duke sjellë një KATASTROFË URBANE ME KIOSKËZIMET ALLA WC- SALI-BROJKA.!
    Ndaj,jan të 2 fitues me 50 mandate( në faktë 8 mandate të Partive HA-LE-ATE),pasi do I shohim si DONZHUAN NË KUVËNDIN E RI,Ku më pas i dyti do thurë poezi për ngjarjet e ditës për sejcin trim,si Muli Gazi,Vokshi,Nallbati,Mziu..që bokson më shumë e më me gjakosje,për të plotësuar një nga kushtet e BE-DEMOKRACINË PARLAMENTARE,PËR TË CILËN AMERIKA E ANGLIA E “LAVDUAN” ME NOFKËN NON GRATA(si minues I demokracisë) FAMILJARISHT.!
    -Ndaj të dytit nuk I interesojnë më se çfar shkruajmë NE të papërfillshmit pret tij.
    FLM DITA,ASIM-IT.!

    Përgjigjiuni
  • Lexuesi thotë:
    26 Maj, 2025 te 10:59 am

    Diku me larte dikush aludonte se z.Asim ishte edhe ai kameleon.Dakort,eshte mendimi i tij,por duhet thene ne se ka kundershti me artikullin.Dhe une mendoj se shkrimi eshte mbeshtete ne fakte e prova.Kush e ka ndjeke karieren e z.Gjekmarkaj e verteton kete,dhe Asimi ka te drejte.Personave te tille kameleone duhet me ja cjerre fytyren pasi me fjale te bukura nuk lahet muti me shurre.

    Përgjigjiuni
  • Prostituta Kombetare sali thotë:
    26 Maj, 2025 te 3:25 pm

    Qe ne shkrimin e pare te Gjekmarkaj, njoha nje njeri pa shtylle kurrizore!
    Eshte thjesht i neveritshem . Nga ana tjeter eshte turp qe politika shqiptare eshte plot me Gjallesa te tilla te peshtira!
    Nje verejtje per gazetarin!
    Perdorimi i fjales “ pexhorativ”, nuk te ndihmon te besh karriere e as te dukesh imteresant!
    Me perdorimin e fjaleve te huaja, thjesht beheni qesharak dhe pjese e Tallavase !

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    26 Maj, 2025 te 8:03 pm

    Nje saktesim modest per komentuesin “Prostituta Kombetare sali”

    Jam dakord me cfare shkruani qofte per rete ( hordhia) e karkalecave te Gjekmarkaj qofte dhe PEXHORATIVIN qe keto shqipfolesit po behen te neveritshem…mesa di une Asimi eshte pothuajse moshatar me Salihin dhe nuk ka nevoje per kariere..Faleminderit per mirekuptimin !

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    27 Maj, 2025 te 12:36 am

    Te lumte Dash Sula.Me ate shkrimin e sotem ja ka bene pikat mbi i PD.Shkaqet e humbjes katastrofike-e para Kodi Zgjedhor i Berishes,E dyta Sale Berisha vete.Nuk duhet te figuroje me ne ate parti,se e dergoi ne Vicidol.Do perfundoje parti e Qarkut Kukes Tropoje me Sali berishen,Flamur Noken.

    Përgjigjiuni
  • Dhimbia e madhe Popull! thotë:
    30 Maj, 2025 te 10:13 pm

    *Dhimbia e madhe POPULL*…Nuk komentoj dot c’ka po flitet ne kete shkrim sa Komentet,(qe ia vlen ti lexosh) po po e mbyll me*demo*- komentues i vashushem-sa artikull shkrues- *Opozitar po vellezer* e persshendes*. …

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë
  • SPAK nis hetim për Vilma Nushin lidhur me koncesionet në Shëndetësi
  • Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës

Komentet e Fundit

  1. Phoenix në Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  2. Fjala në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  3. Humoristi në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  4. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  5. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?