Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letër pastorale, një fisniku të vërtetë! Akili i shkruan Saliut…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Letër pastorale, një fisniku të vërtetë! Akili i shkruan Saliut…
AnalizaKomunitetKryesoreopinion

Letër pastorale, një fisniku të vërtetë! Akili i shkruan Saliut…

Published: August 10, 2022
Shpërndaje

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

 

“Më lejoni t’i uroj Doktorit jetë të gjatë dhe sa më aktive në politikë… Plagët, në çfarëdolloj moshe e fisnikërojnë më shumë burrin… Një familje e harruar, e tjetërsuar, e lënë në harresë për mbi 30 vite tranzicion në Shqipëri është atentat që i bëhet jetës… Një burrë shteti si Berisha nuk ka më çfarë të humbi në jetën e vet. Besoj që njerëzit e së mirës, që besojnë tek disa vlera, duhet të bëhen bashkë, të qëndrojnë bashkë…”.

Akil Pano – pastor

 

I dashur z. Sali!

Unë quhem Akil dhe kryej detyrën fetare dhe fisnike të pastorit. Prindërit e mi, duke qenë admirues të historisë së lashtë greke dhe, veçanërisht, të heroit kryesor të luftës së Trojës, Aklit të famshëm, më pagëzuan me këtë emër qysh në lindje. Ata i adhuronin luftëtarët e paepur dhe po kështu edhe unë.

Duke qenë adhurues i heronjve legjendarë, unë kam parë tek ti një të tillë i cili, ashtu si Akili që vrau Hektorin, edhe ti me guxim dhe trimëri të rrallë vrave, pas vdekjes, heroin legjendar E. Hoxha dhe vazhdon ende të sfidosh cilindo kundërshtar që të del përpara në rrugën tënde të pafundme drejt pushtetit.

Duke qenë edhe unë, ashtu si ju, për nga natyra luftarak e guximtar, ju kam adhuruar qysh në fillim dhe ju kam ndjekur me admirim në të gjitha betejat tuaja për pushtet, drejtësi e moral. Përveç këtij tipari të përbashkët, ti dhe unë, ashtu si Akili, kemi edhe një gjë tjetër të përbashkët, e cila përbën edhe Thembrën tonë Akiliane, ose pikën tonë të dobët, të cilën nuk kanë arritur ende armiqtë tuaj ta zbulojnë dhe t’ju godasin në të: Hipokrizinë, pasi propagandojmë të tjera gjëra dhe të tjera gjëra bëjmë në jetë. Kjo na ka siguruar suksesin deri tani dhe, besoj, edhe në të ardhmen.

Meqë jemi këtu, ndoshta do të ishit kureshtar të dinit pse zgjodha zanatin që tashmë ushtroj prej shumë kohësh, atë të pastorit. Duke qenë një i krishterë i mirë, i drejtë dhe i ndershëm, unë vura re se qenia e popullit krejtësisht i shkolluar si dhe ekzistenca e kishave dhe priftërinjve aty-këtu nuk ishin të mjaftueshme për përhapjen e fesë dhe të Fjalës së Zotit, prandaj vendosa të kontribuoj edhe unë sa të mundem.

Duke parë se sivëllezërit e mi në Perëndim janë bërë milionerë duke propaganduar Biblën dhe fenë e Krishterë, të cilat në thelb janë kundër pasurisë dhe zotëruesve të saj, edhe unë u frymëzova të ndjek rrugën e tyre.

Siç e dini, regjimi juaj i parë politik i urryer i para 1990 nuk na lejonte të propagandonim fenë tonë, madje as të besonim dhe, rrjedhimisht, nuk kishim kurrfarë mundësishë për t’u pasuruar. Ishte lufta juaj e paepur për të sjellë sistemin e sotëm demokratik që na i krijoi këto kushte, prandaj e ndiej si detyrim moral dhe fetar t’ju shkruaj dhe t’ju falënderoj për kontributin tuaj në të kaluarën dhe t’ju shpreh gjithë mbështetjen time për të ardhmen shekullore.

Siç mund ta dini, themeluesi i fesë time thoshte se “Pushteti im nuk i përket kësaj bote”, pasi është një pushtet shpirtëror dhe jo material, mirëpo ne “shërbëtorët” e tij, “barinj” të popullit jemi përvëluar vazhdimisht ndër shekuj për sadopak pushtet në këtë botë dhe kemi sunduar për një kohë të gjatë grigjën popull në shumë hapësira të banuara, sidomos në Perëndim.

Krijuesi i fesë tonë ua prishi mallrat tregtarëve të cilët kishin bërë sakrilegj duke zaptuar tempujt dhe ua hodhi ato përjashta pasi, sipas tij, i kishin kthyer vendet e faljes në “strofka hajnash”, ndërsa ne i kemi shpallur tregtarët idhujt dhe shpëtimtarët tanë. Sigurisht që ju e kuptoni domethënien e faktit se objektet më luksoze e të shtrenjta sot në botë janë ato fetare ku propagandohet feja e Atij që i përçmonte më shumë dashnorët e parasë dhe gjahtarët e pasurive!

Megjithëse feja “ime” është konsideruar gjithnjë si “feja e të varfërve” dhe mbrojtëse e tyre, ne, thuajse gjithmonë kemi lidhur aleancë me të pasurit dhe kemi mbajtur anën e tyre. Kritika dhe ndëshkimi ynë më i rreptë kundrejt të pasurve ka qenë e mbetet lutja për t’iu dhënë lëmoshë të varfërve. Ne jemi pikërisht si politikanët “e majtë” modernë që propagandojnë politikat dhe mbrojtjen e interesave të “shtresave në nevojë”, por aleancat e  “shenjta” i bëjnë me të pasurit dhe bëjnë çmos për të mbrojtur interesat e tyre sepse “ata krijojnë vende pune”.

Bibla na mëson se “Nuk mund t’iu shërbesh njëkohësisht dy zotërinjve: edhe Zotit edhe pasurisë!” dhe se “Aq sa hyn deveja nëpër vrimë të gjilpërës, aq mund të shkojë i pasuri në parajsë!”. Ne pastorët, ashtu si edhe priftërinjtë, ua themi këto çdo javë grigjave tona, por ndërkaq mbajmë parasysh faktin se, sa më shumë vite dhe shekuj kalojnë nga vdekja e Krishtit dhe sa më moderne bëhet bota, aq më shumë ndryshojnë dhe “përsosen” parimet dhe kriteret e pranimit në Parajsë dhe të mbylljes në Ferr.

A e keni vënë re sa lart është ngjitur sot kulti i parasë dhe pasurisë, adhurimi ynë për to dhe për zotëruesit e tyre, veçanërisht në vendet dhe tek popujt ku ushtrimi i fesë ka qenë vazhdimisht i lirë?!

Duke pasur parasysh sa më sipër si dhe mësime të tjera të Biblës, të cilën unë propagandoj me devocion, kam qenë dhe jam adhuruesi dhe përkrahësi juaj pa kushte. Vërtetë njëri nga dhjetë Urdhërimet e Zotit thotë: Mos Vra! mirëpo ti ke vrarë me arsye sepse ke vrarë të pafetë të cilët, me duar në xhepa, siç e ke përsëritur disa herë, të sulmuan për të të marrë pushtetin.

Vrasjet për marrjen apo mbajtjen e pushtetit edhe mund të justifikohen, veçanërisht nga njerëz si unë që jetoj, madje shumë mirë, me ligjëratat dhe shpjegimet e Biblës.

Nga ana tjetër, në Bibël thuhet se nuk duhet shpifur dhe marrë nëpër gojë të tjerët, mirëpo ti e ke bërë këtë qindra herë kundrejt kundërshtarëve të tu politikë dhe je dënuar disa herë nga gjykata për shpifje. Këto fakte nuk i ulin vlerat tuaja dhe je i justifikuar pasi i ke bërë këto kundër të pafeve dhe atyre që të rrezikonin pushtetin e kësaj bote. Vërtetë feja “ime” na urdhëron të mos lakmojmë gjërat e huaja, ndërsa ju u bëtë përkrahësi kryesor i shtegtarëve që grabitën pronat e huaja pas vitit 1990, mirëpo ju e bëtë këtë nga dashuria për popullin dhe dhembshuria për të varfërit të cilët regjimi komunist i kishte lënë për shekuj të tërë nëpër male e gërxhe.

Megjithëse Zoti më urdhëron të mos adhuroj tjetër përveç Tij, unë kam zgjedhur t’ju adhuroj ju këtu në tokë dhe t’ju uroj jetë të gjatë dhe aktive në politikë, të paktën deri nga fundi i këtij shekulli. Ju keni përballuar me sukses çdo goditje nga brenda dhe jashtë vendit, edhe kur gjermanët ju kanë shpallur “ordiner i rrezikshëm”, anglezët si “kreu i regjimit gangster”, ashtu edhe tani që anglo-amerikanët ju shpallën non-grata si minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit.

Këto goditje dhe plagosje ju kanë bërë më fisnik dhe po kështu do të ndodh edhe në të ardhmen. Ju jeni i paepur dhe ashtu duhet të mbeteni, sepse, siç ka thënë politikani i madh Agim Nesho (alias Gimi i Puros), të cilit ju i patët burgosur dikur babain dhe gruan gjyqtare, “Qytetarët shqiptarë kërkojnë një lider të dedikuar dhe me karakter të fortë e me vizion. Populli kërkon që këta të drejtojnë një lëvizje opozitare që t’i numërohen votat (si në 1996, 2009 dhe 2011) dhe të njihet vullneti i popullit. Për opozitën këta, Berisha dhe Meta janë figurat e duhura“.

Janë raste të rralla kur njerëzit, si z. Nesho, e vlerësojnë lart rolin riedukues të liderit dhe janë gati të sakrifikojnë edhe prindërit e familjen vetëm për hir të vizionit të liderit, për të mirën e popullit dhe, sigurisht, për ndonjë karrige të ardhshme pushteti për vete.

U mahnita nga guximi dhe fisnikëria juaj dhe e z. Meta kur pashë videon ku ju shfaqeshit krenarë dhe të paepur në bulevard përpara godinës së Qeverisë, me vështrimin e përqendruar tek zyra kryeministrore, ndërsa “iu bashkoheshit” protestuesve kundër aksidentit detar të Himarës. Nuk ka dyshim se ajo zyrë është e denjë vetëm për njerëz fisnikë si ju. Historia njeh pak, ose aspak, guximtarë të tillë që shkojnë të protestojnë për vdekjen e një fëmije nga një aksident ujor, pikërisht në vendin ku 11 vjet më parë kanë vrarë katër qytetarë dhe lënë jetimë dhjetë fëmijë, sepse ata katër qafirë kërkonin t’iu merrnin pushtetin me pahir.

Megjithëse dalja juaj në skenën politike shqiptare shënon edhe tatëpjetën e familjes shqiptare, unë shoh tek ju njeriun e duhur dhe të vetëm që mund të shërojë këtë plagë. Vetëm një burrë shteti si ti mund ta bëjë këtë. Ju vërtetë keni qenë në pushtet thuajse gjysmën e këtyre tridhjetë viteve kur ka ndodhur rrënimi i familjes shqiptare nëpërmjet divorceve, dhunës brendafamiljare dhe prostitucionit, por ju duhej të kishit qenë në pushtet pa ndërprerje këto tridhjetë vjet dhe treqind të tjera, në mënyrë që punët e Shqipërisë të shkojnë mbroth.

Kjo është arsyeja që unë u ndjeva mirë dhe krenar kur më thirrët në diskutimin për të ardhmen e familjes shqiptare.

Duke pasur parasysh këto dhe shumë të tjera, unë iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me ju, si njerëz të së mirës që besojnë tek disa vlera, si ato që ju tashmë i keni demonstruar pandërprerë këto 32 vjet. Për këtë arsye, edhe gjatë predikimeve të mija, në emër të Biblës dhe të Zotit, do iu bëj thirrje ndjekësve të mi, të bashkohen rreth teje si njeriu më fisnik dhe më i denjë për këtë popull, hallet e të cilit përpiqem përditë të ndreq.

Gjithashtu, do i lutem Zotit që të mos dalë ndonjë Paris, si ai trojani i famshëm i lashtësisë që t’ju godasë në pikën tuaj, dhe timen, të dobët, në hipokrizinë që na karakterizon midis atyre që themi dhe atyre që bëjmë, se, përndryshe do ju vrasin përjetësisht dhe pastaj, vajmedet për Shqipërinë dhe shqiptarët!

I juaji deri në amshim

Akili

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
41 Comments
  • Spak says:
    August 10, 2022 at 10:31 pm

    Poshtersia eshte kur Kisha nderthurret me Politiken! Apo edhe Ky Akili,jo ai i mithologise eshte shok i ngushte i Arjan Canit,mediokrit te medias Shqiptare!

    Reply
  • ? says:
    August 10, 2022 at 11:15 pm

    Me thene te drejten, nuk e kuptova mire, kush eshte biri i kurves ketu, Akili, apo Viktori.

    Reply
  • Dardan says:
    August 10, 2022 at 11:54 pm

    Bir’ i kurves Sheqere eshte Sali Vuk Berisha, o budalla!

    Reply
  • Andon says:
    August 11, 2022 at 12:06 am

    Në te vertete pastor Akili u shfaq në një nga takimet qe zhvillon Brisha kohet e fundit me përkrahesit e vet.
    Nuk e di foli pastori atje apo jo, por dukej cudi kjo pjesemarrje.

    Do binte njesoj në sy sikur të ishte edhe në ndonjë takim te ktyre llojeve me Piktor ramën
    Njerezit e fesë të paktën publikisht duhet te jene të paanshem në Shqipëri për arsye te kuptueshme, megjithese nuk eshte se ka bere ndonjë krim

    Në kete shkrim gazetari ben ironi për pjesëmarjen e pastorit Akil
    Pastori është besimtar i përkushtuar dhe njeri serioz sidoqoftë në ketë rast nuk eshte keq të sqaronte pozicionin e vet

    Kjo ironi e Viktorit e vendos pastorin në pozicion të mbrohet apo shprehet publikisht rreth kesaj pjesemarrjeje

    Reply
  • Dardania says:
    August 11, 2022 at 12:28 am

    @ ?
    Me thene te drejten, une e kuptova shume mire se edhe Viktori, edhe Akili jane ” bij kurvash “. Akili eshte i tille sepse, ne kundershtim me mesimet e fese qe predikon,. vihet ne sherbim te nje krimineli te cilin feja e tij e denon. Ndersa Viktori eshte i tille sepse na e zbulon cullak kete ” fetarin ” hipokrit dhe karagjoz me emrin Akil. Kaq e thjeshte ishte, apo jo ?

    Reply
  • demo says:
    August 11, 2022 at 12:48 am

    Ore ti Vilfor! Ke shkruar nje leter si Vilfori me Danglarin! Ore po kete Berishen e paskemi share kot?
    Po e demton me shume kete rrangalle,ky rrufjani sa nje goxille.
    I thuaj se Portin e Durresit nuk do te kete kohe as ta prishi,as ta ndreqosi.

    Reply
  • LEON says:
    August 11, 2022 at 12:54 am

    Bravo Viktor! Ja kalove Gjekmarkut.

    Reply
  • ? says:
    August 11, 2022 at 1:57 am

    O Dardan, o Kapedan, une e kisha fjalen per keta te dy, shkrimtarin dhe personazhin, per te tjeret ka plot e plot, mbase edhe ti je nje nga ata. Tarrallak!

    Reply
  • Ato Grate e Kombinatit qe u mbyllen ne shtepi dhe u sakrifikuan ky Aqili i kishte yshtur says:
    August 11, 2022 at 2:20 am

    Akili eshte. Po nje gje nuk kuptova pse la fene e babait dhe u. be pastor i fese per nje jete më lluksoze dhe glamoroze te studiove.

    Reply
  • Arben.T says:
    August 11, 2022 at 2:39 am

    Zoti Viktor:

    1. “Feja e krishtere” dhe “ajo që beson, z.Berisha”, nuk kane asnje lidhje me njera tjetren.

    2. Ju dhe Saliu keni nje gje te perbashket, te dy ju jeni “ateiste”, por Ju, Z.Viktor jeni nje “Ateist Ekstremist”

    3.Kur nje individ, eshte “Ateist Ekstremis”, ai i vë zjarrin si “institucioneve fetare” ashtu dhe “vlerave morale” e “Traditave me te mira te Kultivuara ne Shekuj”

    4. Kur sulmoni Sali Berishen, ju merni si “Model të se keqes, të hipokrizise”, vete “Krishterimin”.

    5. “Ateistet Ekstremiste” i kane bere nje dëm të madh, “Vlerave Morale” te njerezimit, qe jane formuar në shekuj.

    6. “Ateistet e zakonshem”, nuk e pranojne “Egzistencen e një Qënie të mbi Natyreshme”. por Ato…

    7. I pranojne vlerat “Morale, Tradicionale” te shoqerise, te integruara ne shekuj me “Besimet Fetare.

    8. Ka shume “Ateiste” qe i “Vleresojne, Respektojne esencën, thelbin e Bibles”, para dhe pas Krishtit.

    9. Ato e konceptojne “Perendine” si nje “ideal” dhe jo si një “qenie supreme”.

    10. Këto “Ateiste” mendojne se ne mijra vjet, njerezimi ka krijuar nje sistem regullash qe te ndihmojne njerezit, te “Bashke Egzistojne ne Mirëkuptim me Njeri- Tjetrin”

    11. Por individet me interesa te ndryshme, ku secili beson se ka te drejte, jo rrallë jane perplasur, deri ne vrasje, pavaresisht se i takojne te njejtit besim fetar.

    12. Duke futur “Konceptin e Zotit” u be e mundur qe para mijra vitesh qe njerezit te kishin “stimuj morale”, kur zbatonin regullat e shoqerise, apo fese, ashtu dhe “frike kur nuk i respektonin rregullat e lojes”.

    13. Besimi ne vlerat morale i kanë mbrojtur gjithmon njerezit, i ka bere tolerante, te kuptojne me mire vehten e tyre, para se te behen specialiste per te gjykuar te tjeret.

    14. Ka patur prifterij qe kane bere veprime ne kundershtim me moralin qe perhapin, por keto jane raste te rralla, apo te veçante, qe nuk duhet te behen shkak per te flakur “Vlerat e Krishterimit dhe atyre para tij”, që japin nje kontribut te jashtzakonshëm kontrrollin e vetes, frenimin tendencave shperthyse, ekulibrit psiqik, etj.

    Reply
  • Qytetar i zakonshem says:
    August 11, 2022 at 5:34 am

    E ke qare fare..! Kush e ka ndjekur politiken nder vite e shijon ironine dhe sarkazmen e ketije shkrimi por me kusht qe te mos e lexoje me syze partiake .

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    August 11, 2022 at 5:49 am

    Leninskat
    Fjalën “ leninskat “ e kam hasur për herë të parë te kujtimet e At Zef Pëllumbit. Si e kam kuptuar unë, po mundohem të sqaroj edhe lexuesin. Leninska, i ndjeri emertonte kapelet, që ka mbajtur në kokë Lenini para njëqind viteve. Me që e donin shumë e mbajtën në kokë edhe Mau Ce Duni,edhe Enveri ynë ,edhe sekretarët e partive, deri te kryetarët e kooperativave bujqësore, që u trajnuan në Shkollën e Partisë, Vladimir Iliç Lenin.
    Poetët rus të kohës thurnin këto vargje:” Kur themi Partija, nënkuptojmë Leninin, dhe kur themi Lenini, nënkuptojmë Partinë !”Edhe sot në sistemet komuniste është në fuqi kjo thirrje.Që ta kuptojë rinija, kryetari i partisë është mbi Zotin, perandorin, carin , sulltanin, mbretin,…….
    Antikomunistët shqipëtarë nuk përdorin me leninska, se e kanë “zet” komunizmin. Me shumë urrejtje kanë folur , e flasin ,kundra tij në tribunat elektorale, dhe kongreset e partive. Me kapele, a pa kapale, të gjithë në tru kanë të rregjistruar Leninin, por edhe Stalinin e kanë xhan. Leninskat janë bërë më bashkëkohore, më moderne nga kryetaret e partive , natyrisht edhe nga militantët. Lenini përveç kapeles mbante edhe mjekren alla leninska. Vini re me kujdes pamjet e tyre! Hoqen nga koka leninskat. Ka lënë kryetari i partisë mjekër leninska , masivisht anëtarët e asaj partije lënë mjekrat, me të njëjten qethje si kryetari heroik. Nuk është e konfirmuar nga burimet e pavarura,por thonë se pëshperitet në koridoret e rilindjes.Po nuk pate mjekër leninska, dhe para në bankë, mos u qas pranë ,për t’u rregjistruar në listat për deputllëk, në qosht edhe më i zgjuari, apo edhe më i dituri shqiptar. Këtë standart vendosi edhe antikomunisti hollandez.Ia pat kana praktiken e leniniste. Kjo është arsyeja që listat për deputllëk i hartonte në orët e vona të natës.
    Partija e Punës me sa mjeshtëri i paska klonuar anëtarët e saj? Rruhet kryetari çdo ditë, faqerruar janë masivisht edhe militantët e asaj partije. U quajt partija e pardesybardheve dikur ,se kryetari veshi për herë të parë pardesy të bardhë, dhe pas tij turra-vrap bashkëpunetorët . Tribunat elektorale shndrisnin nga bardhësija e pardesyve, duke anatemuar komunizmin. Qenë kohë me ëndërra shumë për shqiptarët.
    Pse e imitojnë Leninin? Kryetarët e partive të mëdha,por edhe te disa parti të voglat, votehen deri në vdekje njëqind për qind nga militantët. Si Stalinit, nuk pranohet t’I bëhet asnjë verejtje, shikim i vrejtur, se e gjen belaja me tërë fisin.
    Si symbol, kuministët, përveç leninskes në kokë, ngrenin edhe grushtin lart, për t’i thyer hundet armikut të klasës vendas, dhe ndërkombëtar.Sot, e tërë ditën, të gjithë kryetarët e partive, ngrejnë dy gishtat lartë, si skllevërit në Romën e lashtë. Skllevërit me të drejtë këkonin heqjen e vargojve të skllavërisë.Kryetarët e partive kanë liri të plotë në partitë e tyre, sa edhe mizat nuk i lejojnë të zhurmojnë. Kujt ia ngrejnë ato dy gishta lart?
    Haveli, si burrë I zgjuar na e ka lënë një porosi:” Komunistët të vetshpallur antikomunistë janë më të rrezikshmit për një shoqëri!”Nuk e besuam ne shqiptarët. Politikanet tanë, për tre dekada , hoqën e leninskat dhe veshen pardesytë me xhepa shumë ,zevëndesuan grushtin me dy gishta, lëshuan mjekrat leninska ,……,pra u morën vetëm me dukjen e jashtme të komunizmit.
    Nuk dua ta besoj. Kohët e fundit na del edhe një gjë e re nga politikanët tanë . Shumica e tyre po sulmojnë njeri-tjetrin si spiunë të sigurimit te shtetit, dhe agjente zbulues të shteteve të ndryshme anëkënd botës. Në komunizëm spiunllëku i komunistëve nuk ka qënë në modë. Testa e partisë i mbronte bukurmirë, kur nuk llapnin shumë. Për këtë rast zotni Haveli nuk na ka lënë asnjë këshillë. Kjo mund të jetë arsyeja , pse ne shqiptarët nuk e dëgjuam këshillen e tij!?

    Reply
  • PRoShi says:
    August 11, 2022 at 5:54 am

    Bukur, nuk ka më bukur. Viktor.

    Reply
  • Nje papagall i pavlere says:
    August 11, 2022 at 7:09 am

    O Akil je dashuruar deri ne amshim me qimen, me shtritjen e Saliut, se ujku qimen nderron por zakonin se harron. Saliu nuk eshte vetem Lazarti por edhe kompaniar qe ai trafimonte droge dhe karburant.

    Reply
  • FATMIRI says:
    August 11, 2022 at 8:00 am

    P PASTOR TE QIFSHA ÇA TE MBAN PRAGU SHTEPIS TY DHE SALI MOTERQIRIT SHIKO PUNET E PERENDIS O ROBQIR SE KA TE TJER QE MEREN ME POLITIKE O FISQIR

    Reply
  • Shok i pellumbit says:
    August 11, 2022 at 8:38 am

    Nuk eshte etike per kete pastor, por doli nga hiçi dhe duhet te behet dikushi….
    Ndoshta i vjen inat me Ramen qe mori Toni Gogun(keshtu me duket se quhet) dhe e beri ojes te rilindjes…
    Kjo eshte Shqiperia fundja…

    Reply
  • Ela says:
    August 11, 2022 at 9:54 am

    Nje shkrim shume i bukur

    Reply
  • ? says:
    August 11, 2022 at 11:59 am

    @Dardan, apo @Dardania?

    Qeke edhe transgender zotrote, i pasigurt je mashkull, apo femer?

    Reply
  • Maloku says:
    August 11, 2022 at 2:01 pm

    Mesues feje dhe perkrahes i flakte i Saliut!!! Cfare kontrasti!!! E ne p.. te s… ca behet keshtu??!!

    Reply
  • Mario says:
    August 11, 2022 at 2:48 pm

    Sa qesharak behet ky pedofili pastor. Kush e di sa leke ka marr per te shkruar kete leter.

    Reply
  • Arben says:
    August 11, 2022 at 3:00 pm

    Por mor Zoti Akil,,, Z.Berisha eshte me te vertete njeri fisnik dhe burreror, por jo per pune qeverije.Mbase juve jetoni ne luks,por 70-80 % e popullit shqiptar po vuan pasojat e keq qeverisjeve, po ju vidhet çdo gje, e drejta e popullit nuk ka vlere per keta qe thoni fisnik etj, te gjithe drejtuesit qe nga viti 1945 e ketej pa dallim partie.

    Reply
  • Ndoc says:
    August 11, 2022 at 3:04 pm

    kerkoni pak per jeten e ketij pastori,sa pasuri ka,sa shtepi ka meqe nuk do ti ngjaje atyre te tjereve.Pyetni per gjyshin e te jatin pak.Do te jeni te habitur.

    Reply
  • Arben says:
    August 11, 2022 at 3:32 pm

    At Zef Pellumbi,meqe u permend nga nje komentues me siper, ne vitin 92 per ate klase politike qe mori fatet e vendit, por qe drejton edhe sot,perfshi edhe kete fisnikun e Akilit, jepte prononcime jo optimiste per figurat politike dhe per menyren si kishte nisur regjimi i ri demokratik te funksiononte perfshi edhe figurat politike e te shtetit. Ai jepte keshilla kunder “UNIT”, biles e permendte me emer,pa pike frike ne ate kohe edhe para turmave te irrituara qe nuk njihnin realitetin,perfshi edhe fisnikun e Akilit. Ajo lufte klasash per pushtet qe ishte per 45 vjet,befas ne vitin 90 mori karakter pluralist, pra i gjithe sistemi, parti-sigurim-te persekutuar (megjithese keta te fundit sa per numer ndonje) u legjetimuan ne nje formacion politik qe u quajt demokraci, ne vend qe te seleksionoheshin. Prandaj merita e At Zef Pllumbit pas komunizmit qendron tek ajo se ai nuk urrejti askend,biles as xhelatet qe per 45 vjet sa ne internim e sa ne burg,e dhunonin dhe dhe denigronin ne ate te tyren,pse ishte klerik. Shtrohet pyetja pse komunistet qe u antaresuen ne PD ne 91 ishin me te dhunshem ndaj kundershtareve politike se vete ato qe kishin vuajtur ne sistemin komunist. Dhe mendimi im eshte se ato ishin dhe vazhdojne te jete perseri komuniste dhe agjitatore,pa asnje bereqet per popullin.

    Reply
  • E vërteta shqeto says:
    August 11, 2022 at 6:00 pm

    Tatjana Akil i drejtohet Onieginit: Po marr guximit t’ju shkruaj doktor, “i juaji deri në amëshim”!

    Reply
  • Milo says:
    August 11, 2022 at 8:46 pm

    Cfare pergjigje mund te lesh ketu! Per ke te flasesh per kete hipokritin me emrin Akil, apo per krykriuminelin Sali Berisha! Mire Sali qe e njeh gjithe bota, pergjate Oqeanit Paqesor dhe Oqeanit Atllantik, por kete trapin qe e njeh vetem Arjan Cani dhe ata besimtaret qe ai u predikon Jezusin, por mbas kesaj del se ai e ka me lehte te predikoje Satanin (Sali Berishen), sesa Jezus Krishtin. Nuk e di se cfare qendrimi po mbajne ata te Kishes se tij, por ky duhet te shpallet “Pastor NON Grata”, sikurse edhe idhulli i tij Sali Berisha. Fatkeqesi kur Fjala e Perendise lihet ne dore te njerezve te tille!

    Reply
  • Gjush akullorja says:
    August 12, 2022 at 5:10 am

    Viktor Malaj nga Tropoja ha buke vetem prej Saliut. Diten qe Saliu do ike nga kjo jete Viktori do haje vetem MUT. Po te teproje nga Ngjela Cupi Baze Minxhozi Bolino etj

    Reply
  • kujtimi says:
    August 12, 2022 at 6:49 am

    Me sa mbaj mend ky pastori e ka filmuar tragjedine e gerdecit, e me sa duket kete quan fisnikeri te berishes. Turp per nje fetar qe quan fisknik nje njeri qe shkaterroj shqiperine dhe vrau me shume se 4000 qytetare te pafajshem. Feja sikur nuk thote keshtu, po sot jane aq shume sekte fetare e aq shume predikues sa qe nuk di ke te besosh e ke jo, por me siguri cdo lloje feje nuk quan fisnik nje kriminel.

    Reply
  • korçari says:
    August 12, 2022 at 8:01 am

    Nuk mund t’i hiqet nje presje ketij shkrimi te z.Malaj ,ironia e perdorur eshte brilante,faleminderit

    Reply
  • haloefect says:
    August 12, 2022 at 12:18 pm

    Viktor je nje maskara je nje Vilfor sic ta ka thene dikush me siper petsonazhi i urrer i Aleksander Dumase.Je nje ateist i pandreqshem,nje komunist shpirt shitur ,nje jude intrigant .
    E ke bere qe te shajne pastorin pleqte e dalldisur qe mbledh gazeta jote trakt komunist.

    Nje akt i shemtuar qe tregon edhe qellimin e shume shkrimeve te meparshme.
    Hajrin ja pafsh kesaj pune o komunist i pandreqshem!

    Reply
  • Lola says:
    August 12, 2022 at 1:47 pm

    Per sqarim. Kjo nuk eshte leter e shkruar nga Pastori. Por nga nje njeri me pseudonim dhe qe e ka shkruar ne veten e pare dhe jo ne veten e trete. Por kushdo qe e ka bere nuk ja vlen ta besh person te rendesishem se fakti qe nuk del me emrin e tij nuk ka fytyre e ska guxim te perballet me te vertetat. Mire do ishte qe njerezit te benin per Shqiperine dhe familjen sa gjysma qe ka bere pastori dhe do ishin me te qete me veten. Cdo gje qe do besh njerezit do flasin gjithmone por ai qe ka bere kete shkrim paska shume mellef. Merruni me veten tuaj e qetesoni shpirtin tuaj pastaj shihni qimen ne syte e tjetrit se trau unka zene pamjen ne syte tuaj e nuk u le te shihni qarte

    Reply
  • Paqesori says:
    August 12, 2022 at 2:27 pm

    Faleminderit, z. Viktor Viktor Malaj!
    Satira me e perkryer, qe kam lexuar ndonjehere!
    Te gjithe elementet e nje satire te kulturar dhe te argumentuar me fakte te pakundershtueshme e bejne kete leter me shume se pastorale per pastore pa shtylle kurrizore (si ky pastori ”fisnik” me emrin Akil), te cilet predikojne ndryshe dhe krejt ndryshe praktikojne!
    Reforma me e madhe ne shoqerine njerezore, qe lidhet me Shtetin dhe Kishen, i ndau ne menyre ligjore dhe shume drejte kompetencat e klerit. Kleriket le te predikojne, te luten, te agjirojne, por nuk kane pune te merren me politiken, me administraten shteterore, me lideret (shpesh here me probleme ne karakterin dhe psiqiken e tyre).
    Midis gjithe ketyre ”meritave,, te renditura ne kete satire shembullore, per ta ”adhuruar saliun”, desha te shtoj nje ”akt shume te rendesishem”, qe ky ”i adhuruar” nga pastor akili ka bere, sapo erdhi ne pushtet:
    Shqiperine e anetaresoi ne Lidhjen Boterore Islamike, dhe kete e beri jo se vendi yne ishte nje vend islamik, por nga ”zemergjeresia” ne ndihme te islamikeve per te zgjeruar hapsiren e influences se tyre permesh Shqiperise drejt Europes…
    Akil Pano eshte mire te marre nje vendim, duke iu bashkuar haptazi foltores ne krah te saliut, ketij karikatures më çnjerezore, qe mund te kete prodhuar ky truall qe nga koha e ilirëve e deri me sot. Deklarimet e tij pro saliut ia kane grisur perfundimisht masken e pastorit dhe treguan fytyren e vertete te tij. Ne te njejten kohe nuk mund te ndjekesh Krishtin edhe saliun! Shko ne preherin e tij, ”pastor” dhe je i lire ta adhurosh, ta nderosh, ta perkedhelesh dhe te kalosh me ‘të dite me te mira. Kisha do te lutet per ty…

    Reply
  • M.Shparthi says:
    August 12, 2022 at 5:45 pm

    Sarkazme therese që fshikullon nje realitet te hidhur (por te vertete) qe po jetohet ne keto 30 vitet e fundit ne Shqiperi; faleminderit per shkrimin z. Malaj.

    Me thjeshtesi (qarte e shkurt) dhe llogjike te pakundershtueshme autori i ketij shkrimi na paraqet personazhet me te zeza (emra reale), e te peshtira, te shoqerise sone: pastorin Akil, politikanet perbindesha (“te majte e te djathte”) te perfaqesuar ketu nga famekeqet Sali e Meta si dhe te indoktrinuar (persekutuar) si opinionisti Nesho, te cilet per 30 vite me radhe kane genjyer, vjedhur e abuzuar vendin dhe gjithe shtetasit shqipetare (diten ne dielle) pa fije turpi dhe pa ju bere syri tert.

    Keta sharlatane (kriminrele) me hipokrizi e ligesi kane menduar vetem per pasurimin e tyre (kjo eshte ideologjia e tyre e perbashket) pa asnje pendese e keqardhje per vendin dhe bashkeshtetasit e tyre.

    Kujtoni se te gjithe keta tipa, bashke me ca lakej te mediave si Frangaj dhe Fevzua i Tv Klan, ne vitin 1990 merrnin nje rroge (si gjithe te tjeret) jo me te madhe se 900 leke ne muaj. Por sot te gjithe keta hipokrite jane millionere dhe klase e pasur: si e vune kete pasuri per 30 vjet?
    Shpjegimin e gjejme te poezia e te famshmit A.Asllani, e shkruajtur ne vitet 1930:

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
    …………………………………………………………………………
    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve.

    Daullet bien per ata qe kane veshe. Populli nuk duhet tu shkoje pas ne mitingje mbeshtetese ketyre delenxhinjve por duhet tu beje mitingje demaskuse te dyerte e vilave (qe kane blere me parate e vjedhura) e ti detyroje te mbyllen brenda, e te mos guxojne te dalin ne shesh, nga turpi dhe nga frika e ligjit. Vetem keshtu mund te shpetojme nga “bota e maskarenjve”.

    Reply
  • Kur je ti anonim, perse te mos jem une? says:
    August 12, 2022 at 6:32 pm

    Viktor Anonimi, dmth frikacaku, lexoje pergjigjen e pastorit ketu:
    https://www.syri.net/op-ed/525849/dy-fjale-per-anonimet-qe-fshihen-pas-artikujve-ne-veten-e-pare/

    Reply
  • ? says:
    August 12, 2022 at 7:45 pm

    Anonimi Viktor, lecoje nje pergjigje me emer:

    https://www.syri.net/op-ed/525849/dy-fjale-per-anonimet-qe-fshihen-pas-artikujve-ne-veten-e-pare/

    Reply
  • Tomori USA50 says:
    August 13, 2022 at 2:55 am

    Turpi te mbulofte i* ashtuquajturi pastor, qe 6n66+gre ne qell nje kriminel s Sali berisha qe ka
    vrare, shkateruar shtetin, cperfytyruar shqiptaret, ka shkateruar ekonomn shqiptare, ka demtuar demokracine, drejtesine. Ky moster se bashku me mafjozin dhe spiunin Meta,duhej te shin ne burg me kohe, per gjith te keqiat qe kane bere SHqiperis dhe shqiptareve. Turp njemje here o Akil Pano.5

    Reply
  • Arben says:
    August 13, 2022 at 2:28 pm

    Sistemi financiar nderkombetar ne vitin 2020 do pësonte nje goditje ku shume ekuilibra ne bote do ndryshonin, pastor, e keni ditur kete gje ? (Nuk eshte se ka qene detyrim per ta ditur)

    Reply
  • E vërteta shqeto says:
    August 13, 2022 at 8:30 pm

    Për pastorin feja e tij është burimi i bukës së tij të përditshme. Mashtrimi fetar është zanat. Ha bukë duke gënjyer besimtarë budallenj. Plus merr fonde nga jashtë e vidh. Fakti që pranon të ardhurojë Saliun këtu në Tokë, që në fakt nuk i lejohet nga Zoti, tregon që nuk ka lidhje besimi por interesi. Saliu ka deklaruar që do bëjë partinë demokratike parti koservatore, pra ku përfshihet dhe tradita fetare dhe e familjes, e kështu logjikisht pastori s’mund të jetë me Ramën dhe iluministat e Sorosit, që përkrahin LGBTQI+, drogën dhe familjet homoseksuale. Sigurisht që iluminati është Satanist. Pastori pra kujton ndoshta se po të jetë Saliu në pushtet, sekti i tij fetar ungjillor do vazhdojë të mbijetojë. Por në fakt, Berisha konservatorizmin e ka thjesht gënjeshtër elektorale për të gënjyer budallenjtë, që të bëjë diferencën me PS dhe Ramën. Berishës i duhet pushteti vetëm për të siguruar familjen e tij dhe paratë që ka bërë këtë 30 vite, mos ta hetojë njeri, mos ta fusin në burg. As nuk i plas për fenë apo ligjin. Madje Saliu as nuk e ka problem të vijë në pushtet, mjafton të jetë kryetar partie dhe opozite, dhe të vazhdojë avazin që Rama hajduti vodhi zgjedhjet etj si këto. Luli dështoi sepse Saliu ishte pas tij. Saliu dhe Luli pranuan të bënin protesta teatrale atëherë se kujtonin se Rama do i linte rehat. Por doli nonGrata dhe Saliu hoqi Lulin sikur e kishte ai fajin që nuk i kishte ndrequr mirë pazaret me Ramën. Është një farsë e madhe për pushtet, dhe budallenj e hallexhinj farsaxhinj si Akili katandisen të adhurojnë doktorin.

    Reply
  • Ku është problemi këtu? says:
    August 13, 2022 at 11:21 pm

    Doktori ka thënë që PD do jetë parti konservatore. Me këtë deklaratë, normalisht duhet t’i ikin votat e LGBTQI. Por Kristi Pinderi, froçua i shoqatës, ka kohë që shan Lali Erin dhe Ramën e mbron opozitën. Ec e merre vesh! Punë buthëqirash!

    Reply
  • Big Boss says:
    August 14, 2022 at 2:53 pm

    Per ata qe se marrin vesh ky eshte shkrim per Akilin, jo nga Akili vet.

    Reply
  • Arben.T says:
    August 15, 2022 at 2:22 am

    1. Mënyra ironike e shprehjes të Z.Viktor, që i pret gjuha sa majtas dhe djathtas, nuk kanë kufi.

    2. Zoterimi i “Vlerave Morale” nga individet ndihmon për “funksjonimin normal” te maredhenieve ne shoqeri.
    3. Të sulmosh nje Pastor, ne këtë rast z. Akil, duke ironizuar në ekstrem “vlerat morale” qe përfaqëson “Krishterimi”, eshte nje “Veprim i Shëmtuar Pervers”.

    4. Pastorët, kush do qe te jenë ato, kane per detyrë te mbrojne “vlerat morale”qe jane nje faktor stabilizuse ne maredheniet ndermjet individeve.

    5. “Vlerat morale” lozin rolin të rendesishem per te mos kaluar ne “veprime ekstreme”

    Reply
  • Anonim says:
    August 15, 2022 at 8:28 am

    DO THOSHJA SALIUN PO E KENON PASTORI QE MOS TE IKI PER LESH BUBI FEJA QE NE KOHET E LASHTA KA ,FUT HUNDET NE POLITIK TE PABES DOMETHEN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?