Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
KultureKuriozitete

Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues

Published: July 2, 2026
Shpërndaje

Nga Flori Kasaj

Pushimet verore janë koha ideale që nxënësit të lexojnë pa presionin e detyrave apo mësimeve të shkollës. Leximi gjatë kësaj periudhe nuk e shkëput nxënësin nga kontakti me librin, i zhvillon imagjinatën, forcon të menduarin kritik, si dhe pasuron kulturën dhe fjalorin e tyre.

Edhe këtë vit, mësuesit kanë shpërndarë te nxënësit listat e librave rekomandues për lexim gjatë pushimeve verore. Në to renditen tituj të letërsisë klasike botërore dhe shqiptare, vepra me vlera të larta artistike dhe edukative. Megjithatë, publikimi i këtyre listave më ktheu pas në kohë, vite më parë kur isha vetë në bankat e shkollës. Pothuajse është e njëjta listë që qarkullon prej vitesh.

- Publicitet -

Kjo ngre një problem të rëndësishëm: A u përgjigjen këto rekomandime nevojave, interesave dhe realitetit të nxënësve të sotëm?

Nuk vihet në diskutim vlera e letërsisë klasike. Përkundrazi, ajo duhet të mbetet pjesë e formimit kulturor të çdo nxënësi. Por, nëse synimi ynë është të krijojmë lexues të rregullt dhe të apasionuar, atëherë duhet të pyesim veten nëse këta tituj janë të mjaftueshëm për të zgjuar interesin e një brezi që jeton në një realitet krejt tjetër.

Ka ardhur koha që listat rekomanduese të rishikohen dhe të pasurohen me letërsi bashkëkohore cilësore, me autorë dhe histori që flasin gjuhën e fëmijëve të sotëm. Libra që trajtojnë sfidat e tyre dhe që i bëjnë ata të lexojnë me dëshirë, jo vetëm sepse është në listë rekomanduese “detyruese”.

Por, a hartohen këto lista mbi bazën e studimeve, pyetësorëve apo konsultimeve me mësues, nxënës dhe prindër, apo thjesht vazhdojmë t’i përmbahemi një tradite shumëvjeçare? A merret parasysh lista rekomanduese e pasurimit të bibliotekave që Ministria e Arsimit, përditëson vit pas viti me ekspert të kësaj fushe?

Nuk duhet të zgjedhim mes klasikëve dhe bashkëkohorëve. Nxënësit, padiskutim që kanë nevojë për të dyja. Klasikët ndërtojnë themelet e kulturës letrare, ndërsa letërsia bashkëkohore e afron më tepër nxënësin me librin, duke e bërë atë që ta ndjejë dhe ta jetojë.

Në fund të fundit, suksesi i një liste rekomanduese nuk matet vetëm me vlerën e titujve që përmban, por edhe me numrin e nxënësve që i mbyllin pushimet e verës duke thënë: “Ky libër më bëri të vazhdoj të lexoj akoma”.

Në vend që listat rekomanduese të mbeten pothuajse të pandryshuara vit pas viti, është e dobishme që ato të rishikoheshin periodikisht nga specialistë të letërsisë për fëmijë, mësues, bibliotekarë, botues dhe pse jo, edhe nga vetë nxënësit përmes pyetësorëve. Gjithashtu, një ndihmë është përzgjedhja e titujve nga lista rekomanduese e pasurimit të bibliotekave që Ministria e Arsimit rifreskon çdo vit. Në këtë mënyrë, rekomandimet nuk do të mbështeteshin vetëm te tradita dhe vlerat e padiskutueshme të letërsisë klasike, por edhe te interesat reale të lexuesve të rinj.

Një listë rekomanduese e mirë nuk duhet të synojë vetëm që t’i njohë nxënësit me autorët klasikë, por edhe t’i bëjë ata ta duan leximin. Nëse një nxënës e përfundon një libër me dëshirën për të lexuar menjëherë një tjetër, atëherë rekomandimi e ka arritur qëllimin.

Listat duhet të përfshinin edhe letërsi bashkëkohore, cilësore, me tituj që trajtojnë temat ku fëmijët e sotëm gjejnë veten dhe realitetin, si: miqësia, familja, sfidat e rritjes, teknologjia, shkenca, bota digjitale, mbrojtja e mjedisit, empatia, pranimi i ndryshimeve dhe zhvillimi personal. Shumë e rëndësishme është që në këto lista të gjejnë vend autorët bashkëkohorë shqiptarë. Fëmijët kanë nevojë të lexojnë histori ku njohin gjuhën, kulturën, mjedisin dhe përvojat e tyre, duke krijuar kështu një lidhje më të fortë me librin dhe me letërsinë shqipe.

Ka ardhur koha që listat e librave të pushimeve të verës të mos jenë thjesht një traditë që përsëritet çdo vit, por një instrument që përshtatet me atë çfarë duan dhe kanë nevojë brezat e sotëm.

Qëllimi nuk është vetëm të ruajmë një kanon letrar, por të formojmë lexues të pasionuar. Kjo arrihet duke gjetur ekuilibrin mes klasikëve që ndërtojnë kulturën letrare dhe letërsisë bashkëkohore cilësore që ndikon në formimin e tyre edukativ, kulturor dhe shpirtëror, si qytetar të së ardhmes.

 

Autori është shkrimtar dhe ekspert arsimi

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një ndër aktet më fyese në historinë e shtetit shqiptar dhe një listë deputetësh (që nuk i njeh më as zona)
  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Komentet e Fundit

  1. Enea on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Kujtim Hoxha on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. K R on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Pol on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?