Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Licencat e reja, 340 Teknikët e laboratorit dhe imazherisë që kalojnë në testim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Licencat e reja, 340 Teknikët e laboratorit dhe imazherisë që kalojnë në testim
AktualitetShoqëri

Licencat e reja, 340 Teknikët e laboratorit dhe imazherisë që kalojnë në testim

Published: 11 Shkurt, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sezoni i testimeve për licencat e reja në shëndetësi përfundon gjatë javës së ardhshme. Të fundit që do të garojnë për të fituar lejen e ushtrimit të profesionit janë kandidatët e profileve Teknik imazherie, si dhe Teknik laboratori. Për të dy këto specialitete mjekësore bëhet e ditur se provimi i informatizuar i shtetit do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit, përkatësisht në datat 14 dhe 15 shkurt.

Ditën e djeshme, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka shpallur  listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në provimin e shtetit për profilet teknikë imazherie dhe laboratori, ku për secilin prej tyre, është konfirmuar data dhe ora specifike se kur duhet të paraqiten në ambientet e kësaj qendre për të plotësuar testin që do të ketë në përmbajtje vetëm pyetje me alternativa. Kalendarin e detajuar me datën dhe orën specifike të testimit për të gjithë kandidatët e listës së shpallur e gjeni të plotë në vijim të shkrimit.

Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, bëhet e ditur se është i përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar, çka do të thotë se nëse nuk do të paraqiteni në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ju sipas listës së shpallur, do të duhet të prisni sezonet e ardhshme të testimeve për të garuar sërish për lejen e ushtrimit të profesionit. E ndërkohë nuk do të mund të aplikoni për vendet e lira të punës në këto specialitete, që mund të raportojnë strukturat mjekësore publike apo private që funksionojnë në të gjithë vendin tonë.

- Publicitet -

Gjithashtu janë edhe një sërë rregullash që duhet të zbatoni me kujdes në ditën e testimit, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me orarin e paraqitjes, por edhe dokumentet që duhet të keni detyrimisht me vete. Kështu, sipas rregullores se bërë publike, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë këto rregulla: të paraqitet pranë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit 30 minuta përpara orarit të nisjes së provimit, teksa duhet të jetë i pajisur me Kartë ID ose Pasaportë (dokumenti origjinal) dhe kopje të tyre, faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit, të kryer në një bankë të nivelit të dytë bazuar në herën e pjesëmarrjes, teksa me vete duhet të ketë edhe një maskë mbrojtëse.

Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Mungesa e një prej këtyre dokumenteve ju penalizon duke ju lënë jashtë testimit, çka do të thotë se duhet të prisni sezonet e radhës për të garuar sërish për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit në këto dy specialitete. Për të qenë kalues në këtë provim duhet të siguroni detyrimisht mbi 50 pikë me përgjigjet e dhëna.

Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në këtë sezon për profilet imazheri dhe laborant, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Sipas rregullores së përcaktuar për provimet e shtetit, personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara.

Kujdes, në ditën e provimit:

  • Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta përpara orarit të publikuar.
  • Duhet të jeni të pajisur me: – Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal), si dhe kopje të tyre.
  • Me vete duhet të keni edhe faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë, bazuar në herën e pjesëmarrjes në provim.
  • Duhet të keni edhe një maskë mbrojtëse.
  • Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në provim.
  • Gjatë zhvillimit të provimit ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi, ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit. Po ashtu ndalohet edhe lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit, si dhe konsumimi i ushqimit apo duhanit.

KLIKO LISTEN: Teknik Laboratori

KLIKO LISTEN: Teknik-Imazheri

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-Presidenti amerikan, Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë
  • Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike
  • Pas Kavajës, SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese
  • Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim
  • Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  2. TRENI në Çfarë fituam në 11 maj
  3. Abdul Dibra në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  4. chp në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  5. chp në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?