Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Licencimi i mësuesve të rinj, datat e provimit të shtetit për të gjitha profilet lëndore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Licencimi i mësuesve të rinj, datat e provimit të shtetit për të gjitha profilet lëndore
AktualitetShoqëri

Licencimi i mësuesve të rinj, datat e provimit të shtetit për të gjitha profilet lëndore

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

 

Gara për licencat e reja në arsim tashmë ka nisur. Kandidatët e arsimit fillor janë të parët që po i nënshtrohen provimit të shtetit, rezultatet pozitive të të cilit, janë vendimtare për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit të mësuesit në këtë profil lëndor. Provimet për këtë profil do të vijojnë deri të premten e datës 14 prill.

Në vijim do të jenë kandidatët e diplomuar në gjuhët e huaja që do të vijojnë me dhënien e provimit të shtetit. Sipas kalendarit të shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, në datat 18, 19 dhe 20 prill provimi i licencimit do të zhvillohet për mësuesit e gjuhës angleze dhe asaj greke.

- Publicitet -

Për kandidatët e rinj të mësuesisë në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë provimi i shtetit do të zhvillohet për tre ditë me radhë, përkatësisht në datat 24-26 prill. Ndërsa  në datat 27 dhe 28 prill, provimi do të zhvillohet për kandidatët  gjuhës gjermane, asaj italiane, si dhe gjuhës frënge.

Dhënia e provimeve të shtetit për licencat e reja në arsim do të vijojë në data 2-5 maj, me kandidatët e matematikës, kimisë, matematikë-fizikës dhe gjeografisë.

Për mësuesit e edukimit fizik provimi i shtetit do të zhvillohet në datat 8-10 maj, për të vijuar me testimet e radhës në datat 11 deri me 23 maj me mësuesit e rinj të profileve histori, gjeografi, fizikë, shkenca sociale, arsim special. Kalendarin e detajuar me datat e provimeve për secilin profil e gjeni në vijim të shkrimit.

Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit bëjnë me dije se provimet do të zhvillohen me 4 turne gjatë secilës ditë, çka do të thotë se mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të paraqiten për të zhvilluar provimin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ta. Në të kundërt nuk do të lejohen që t konkurrojnë në këtë sezon për licencën.

Në ditën e provimit duhet të bëni kujdes dhe të paraqiteni në  Qendrën e Shërbimeve të Arsimit 30 minuta para orarit të përcaktuar për zhvillimin e testit, teksa duhet të jeni të pajisur me dokumentet e identifikimit, mandatin e pagesës së hyrjes në provim, si dhe stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimi.

Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve që do të testohen në këtë sezon, kjo qendër ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X
  • Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, mesazhi i Veliaj: Protestat nuk janë ‘fundi i botës’
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit
  • EMRAT: Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Komentet e Fundit

  1. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  2. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
  4. Kazon lapsash 🤣 on 26 tetor 2026
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Lula fiton kundër aleatit të Trump, Brazili qëndron majtas në një Amerikë Latine të kthyer djathtas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?