Qeveria ka hartuar projektligjin “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”, i cili synon që këto shoqëri të mbyllen përfundimisht dhe asetet e tyre të kalojnë tek shoqëri e vetme tregtare shtetërore, e cila do të ketë të drejtë ti shesë ose ti japë për privatizim.
“Në pronësinë dhe përgjegjësinë administruese të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit ndodhen aktualisht disa shoqëri tregtare me kapital shtetëror mbi 51 për qind, të cilat ndodhen prej një periudhe shumëvjeçare në proces likuidimi dhe nuk ushtrojnë më veprimtari ekonomike.
Këto shoqëri vijojnë të ekzistojnë si subjekte juridike kryesisht për qëllime të administrimit të aseteve dhe trajtimit të detyrimeve të mbartura ndër vite, ndërkohë që procesi i likuidimit nuk është përmbyllur ende”, thuhet në relacionin e projektligjit.
Janë një sërë shoqërish shtetërore që ka mbi 20 vite që janë në proces likuidimi siç është rasti i Alb Bakër sh.a, pasi prej 2004-ës është miratuar prishja e shoqërisë, dhe emërimi i likuditatorit të parë.
E njëjtë është situata edhe për ndërmarrjet shtetërore “Albkrom” sh.a., “Albminiera” sh.a., “Prodhim Mobilje” sh.a., “Petrol Alba” sh.a., “Duhan-Cigare” sh.a., “Albkontroll” sh.a. (Durrës), “Superfosfat Kurbin” sh.a dhe “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve”.
Aktualisht këto ndërmarrje thuhet në relacion kanë detyrime të vjetra, një pjesë e të cilave rezultojnë të parashkruara ose të vështira për t’u verifikuar.
“Detyrimet e mbartura prej tyre janë kryesisht detyrime shumë të vjetra, të krijuara në periudha të hershme, ku një pjesë e konsiderueshme rezultojnë të parashkruara, të pajustifikuara ose të regjistruara gabimisht në kontabilitet, pa dokumentacion mbështetës ose ndaj subjekteve që nuk ekzistojnë më juridikisht. Në disa raste, këto detyrime përbëjnë pjesën dërrmuese të borxhit të raportuar dhe nuk përfaqësojnë detyrime reale financiare”, vijon relacioni.
Por këto shoqëri edhe pse kanë shumë detyrime dhe prej vitesh janë nën likuidim, nga ana tjetër kanë shumë pasuri si portofol si troje, ndërtesa industriale, fabrika, depo, objekte teknike dhe galeri minerare, të shpërndara në disa rrethe të vendit.
“Vlera kontabël e aseteve tejkalon ndjeshëm vlerën e detyrimeve reale të pagueshme, duke krijuar potencial të mjaftueshëm për shlyerjen e këtyre detyrimeve, nëse aseteve do t’u jepej mundësia të administroheshin dhe të disponoheshin në mënyrë të unifikuar dhe efektive”, thuhet në relacion.
Kurse në nenin 6 të projektligjit është parashikuar shoqërisë shtetërore pasuese që do të jetë me kapital shtetëror, do të quhet “Operatori i Shoqërive Shtetërore” sh.a.
Aksionari i vetëm i shoqërisë do të jetë Ministria e Ekonomisë, ndërsa efekte financiare të themelimit të shoqërisë dhe kapitali fillestar do të mbulohet nga buxheti i shtetit.
Kjo shoqëri e re që do të krijohet do të administrojë të gjitha pasuritë/asetet e transferuara, do të ketë të drejtë ti shesë ose ti japë për privatizim sipas legjislacionit në fuqi.
n.s. / dita

Hajde qeveri “socialiste” hajde
Socializem alla Shurel
Thene ndryshe – njera dore do ti shese te tjetra qe do ti privatizoje, e me pas te dyja do lajne fytyren e Rames!
Jepjani hajduteve edhe Hidrocentralet,edhe u lame.Ato spitalet i shisni te tera,si shitet poliklinikat dhe Laboratoret.Cfare ka mbetur tjeter?Shkollat dhe USHT.I shisni edhe Ato!
privatizoni edhe qeverine ose jepjani celsat dielles, nuk u soskan ato industrite e korese se veriut qe e perqesh gjithe diten o rame turistiku e berishe baltaxhiu
Parti e majtë që bën politika të djathta ekstreme, ku popullin e xhvesh nga çdo lloj kapitali, kapitali thashë,jo mor jo i heq edhe bukën e gojës, që mos ketë fuqi të mendjes, dhe energji të veprimit.
Të gjithë ndërmarrjet shtetërore privatizojani ndonjë oligarku të fuqishëm që në fund të këtij mandati shpalleni mbret të Shqipërisë.
Kështu lind mbretëria e shekullit 21 në gadishullin e Ballkanit.
Në këtë mënyrë ndofta shkojmë më shpejt drejt Europës
Ato ndërmarrje që kanë ngelur si rrangalla duhen shitur ose privatizuar. E keqja ngjau gjatë viteve “demokratike” 1990 – 1997, kur u shkatërrua gjithçka. tani për çfarë t’i mbash ato karakatina?! Sa shëmtojnë dhe ndotin ambientin.
Tashti ky Edvinramuti, packa se e mbajti te fshehte, per kete pune iu sigurua mbeshtetja nderkombtare: te perfundoje misionin qe nisi Berisha. Dmth shperberjen e ekonomise publike. Por ndryshe nga Berisha, ne menyre te rregulluar. Se Berisha na nxori bojen, nxori ndryshkun nga poshte llustres se Politikes se BE.
Edvinrama mundesoi realisht qe Misioni te perfundohet me sukses e ne kohe rekord.
Ndaj Edvinramuti eshte “i dashuri Edi”.
Ai nuk shikon kurre pas.
Kryje or ti. Pranaj te mbajne ata jashte aty.
Kjo ne foto eshte uzina e Superfosfatit ne Laç.
Me falni, ish uzina!
E ka shit njehere Damian Gjiknuri.
Me milionat e eurove qe nxorri aty, po nderton ate piçken e vogel ne Parkun Kombetare te Butrintit!
Te na rroje Partia!