Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligj i ri për prodhimin “bio” kushtet nga regjistrimi te kontrolli dhe eksporti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ligj i ri për prodhimin “bio” kushtet nga regjistrimi te kontrolli dhe eksporti
AktualitetEkonomi

Ligj i ri për prodhimin “bio” kushtet nga regjistrimi te kontrolli dhe eksporti

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Qeveria synon të miratojë një ligj të ri që do të rregullojë prodhimet e cilësuara si “bio”, duke nisur nga përcaktimi i kushteve që duhet të ndjekin ata që do të përfshihen në këtë aktivitet, te mënyra e kultivimit apo prodhimit e deri te faza e testit dhe eksporti.

Në një projektligj të publikuar për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  në emërtimin “”Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre” nënvizohet se ligji aktual i vitit 2016 që është në fuqi do të shfuqizohet.

Referuar draftit, ai ndalet në një sërë elementësh nga autoriteti i ngarkuar me kontrollin që në këtë rast është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tek rregullat e prodhimit.

- Publicitet -

Lidhur me këto të fundit, drafti parashikon se në prodhimet biologjike lejohen vetëm një pjesë substancash të mirëpërcaktuara, ndërkohë që përdorimi i OMGJ-ve dhe rrezatimit jonizues në produktet organike është i ndaluar.

Në nene të veçanta, ligji parashikon edhe përjashtimet nga rregullat e prodhimit biologjik kur si pasojë e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera kanë ndodhur ngjarje katastrofike, që e bëjnë të pamundur përmbushjen e rregullave të prodhimit. Përjashtimet miratohen nga Komisioni për Prodhimin Biologjik (KPB) për një periudhë të kufizuar, derisa prodhimi biologjik të mund të rikthehet në kushte normale.

Produktet dhe substancat që përdoren në prodhimin biologjik janë përafruar me listën e Bashkimit Europian të përcaktuar në rreg. 1165/2021/KE.

Ligji parashikon gjithashtu etiketimin e produkteve ku vetëm për ato që plotësojnë kushtet do të mund të përdorin termat “biologjik” “organik”, “bio”  ose “eko”.

Për prodhuesit do të ketë një fazë që ligji e cilëson si fazë kalimi ku do të prodhojnë si bio por nuk do të cilësohen si të tillë. Kjo shërben si një fazë prove ndërkohë edhe pse ato mund të përmbushin si produkte kriterin e “bio” nuk do të etiketohen dhe tregtohen si të tilla.

Regjistrimi dhe eksport/importi

Prodhuesit e kësaj kategorie duhet të bëjnë kërkesë për t’u regjistruar si të tillë në portalin e-albania dhe detyra e miratimit i takon ministrisë.

“Pasi operatori ose grupi i operatorëve ka paraqitur kërkesën për regjistrim në Ministri, duhet të lidhë kontratë me trupën e kontrollit të zgjedhur dhe të deklaruar në kërkesë dhe brenda 90 ditëve (afati maksimal i vendosur nga diskutimi me trupat e kontrollit, në varësi të prodhimit që certifikohet) nga lidhja e kontratës, trupa e kontrollit duhet të përfundojë inspektimin e operatorit të cilit i lëshon certifikatën zyrtare dhe e dërgon atë në Ministri” shpjegon relacioni që shoqëron draftin.

Ministria mban listën e përditësuar me emrat dhe adresat e operatorëve ose grup operatorëve, që kanë regjistruar aktivitetin e tyre, bashkë me informacionin për certifikatat zyrtare të lëshuara dhe e publikon në faqen zyrtare. Publikimi i këtyre të dhënave kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Trupat e kontrollit pajisin me certifikatë zyrtare çdo operator ose grup operatorësh që ka paraqitur kërkesë për regjistrimin e aktivitetit të tij dhe është në përputhje me kërkesat e këtij ligji (neni 38). Certifikata zyrtare, lëshohet në format fizik ose elektronik kur është e mundur, në varësi të operatorit të certifikuar (certifikatë fizike për fermerët që nuk përdorin sistemin e digjitalizuar).

Ndërkohë në kreun e shtatë, përcaktohen rregullat për eksportin dhe importin e produkteve biologjike me vendet e tjera. Në rregulloren 848/2018/KE, përcaktohen kushtet për importin në BE, pra eksporti ynë, ndërsa për kushtet e vendit tonë, ne duhet të krijojmë një regjim importi duke e përshtatur me atë të BE-së.

Në nenin 54, përcaktohen kushtet për eksportin e produkteve biologjike, nëse plotëson të paktën rregullat e përcaktuara në këtë ligj dhe kushtet e vendit ku eksportohet. \Monitor\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?