Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligji për lajmet online, Facebook dhe Instagram do të kufizojnë aksesin e lajmeve në Kanada
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ligji për lajmet online, Facebook dhe Instagram do të kufizojnë aksesin e lajmeve në Kanada
AktualitetBote

Ligji për lajmet online, Facebook dhe Instagram do të kufizojnë aksesin e lajmeve në Kanada

Published: June 23, 2023
Shpërndaje

 

Meta ka thënë se do të fillojë të kufizojë lajmet në platformat e saj për konsumatorët kanadezë pasi parlamenti miratoi një projekt-ligj të diskutueshëm të lajmeve në internet.

Projektligji detyron platformat e mëdha të kompensojnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre.

- Publicitet -

Meta dhe Google tashmë kanë testuar kufizimin e aksesit në lajme për disa kanadezë.

Në vitin 2021, përdoruesit australianë u bllokuan nga shkëmbimi ose shikimi i lajmeve në Facebook në përgjigje të një ligji të ngjashëm.

Akti i Lajmeve Online i Kanadasë, i cili u miratua nga senati të enjten, parashtron rregulla që u kërkojnë platformave, si: Meta dhe Google të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë organizatat e lajmeve për përmbajtjen e tyre.

Sipas BBC, Meta e ka quajtur ligjin “legjislacion me mangësi thelbësore që injoron realitetin se si funksionojnë platformat tona”.

Sipas saj,  disponueshmëria e lajmeve do të përfundojë në Facebook dhe Instagram për të gjithë përdoruesit në Kanada – përpara se ligji të hyjë në fuqi.

“Një kuadër legjislativ që na detyron të paguajmë për lidhjet ose përmbajtjet që ne nuk postojmë dhe që nuk janë arsyeja pse shumica dërrmuese e njerëzve përdorin platformat tona, nuk është as i qëndrueshëm dhe as i zbatueshëm”, tha një zëdhënës i Meta për Reuters.

Kompania tha se ndryshimet në lajme nuk do të kenë ndikim në shërbimet e tjera për përdoruesit kanadezë.

Google e quajti projektligjin “të papërshtatshëm” në formën e tij aktuale dhe tha se po kërkonte të punonte me qeverinë për të gjetur një “rrugë përpara”.

Qeveria federale thotë se ligji i lajmeve në internet është i nevojshëm “për të rritur drejtësinë në tregun kanadez të lajmeve dixhitale” dhe për të lejuar organizatat e lajmeve në vështirësi të “sigurojnë kompensim të drejtë” për lajmet dhe lidhjet e shpërndara në platforma.

Një analizë e projekt-ligjit nga një mbikëqyrës i pavarur i buxhetit të parlamentit vlerësoi se bizneset e lajmeve mund të marrin rreth 329 milion dollarë kanadezë (250 milion dollarë) në vit nga platformat dixhitale.

Në fillim të këtij muaji, ministri kanadez i trashëgimisë, Pablo Rodriguez i tha Reuters se testet e kryera nga platformat e teknologjisë ishin “të papranueshme” dhe një “kërcënim”.

Në Australi, Facebook rivendosi përmbajtjen e lajmeve për përdoruesit e tij pasi bisedimet me qeverinë çuan në ndryshime.

“Nëse qeveria nuk mund të ngrihet për kanadezët kundër gjigantëve të teknologjisë, kush do ta bëjë?” tha ai në një deklaratë.

Grupet e industrisë së medias përshëndetën miratimin e projektligjit si një hap drejt drejtësisë së tregut.

“Gazetaria e vërtetë, e krijuar nga gazetarë të vërtetë, vazhdon të kërkohet nga kanadezët dhe është jetike për demokracinë tonë, por kushton para të vërteta,” tha Paul Deegan, president dhe shef ekzekutiv i Neës Media Canada, një grup i industrisë mediatike, në nje deklarate

Ligji i Lajmeve Online pritet të hyjë në fuqi në Kanada pas gjashtë muajsh.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?