Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro, ja risitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro, ja risitë
Lajmi i funditPolitike

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro, ja risitë

Published: February 5, 2025
Shpërndaje

Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të tyre, ndërkohë sanksionet për shkeljen e tij mund të shkojnë deri në 10 milionë euro.

Përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë deri në dy miliardë lekë, ose në rastin e një shoqërie tregtare deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar paraardhës për shkeljet e mëposhtme: Moszbatimi i parimeve themelore të përpunimit, përfshirë kushtet për dhënien e pëlqimit. Shkeljet e të drejtave të subjekteve të të dhënave, sipas neneve 12–20, të këtij ligji. Transferimet e të dhënave personale te një marrës në një vend të tretë ose një organizatë ndërkombëtare, në kundërshtim me nenet 39– 42, të këtij ligji.

Shkelja e detyrimeve, sipas neneve 43– 46 të këtij ligji. Aksesi i publikut në informacionin publik dhe aksesi i publikut në informacionin, që lidhet me kryerjen e funksioneve dhe të detyrave zyrtare nuk pengohet nga e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale të personave fizikë, të cilët konsiderohen si autoritete publike ose ushtrojnë funksione shtetërore, përveç rasteve kur të drejta të tjera themelore, si e drejta e tyre për jetën, ose e drejta e tyre për integritet fizik e mendor, kërkojnë mbrojtjen e të dhënave të tyre në një rast ose kategori të caktuar rastesh. Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA ishin të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant; ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

- Publicitet -

Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian në Shqipëri, André Rizzo, në fjalën e tij e vuri theksin te rëndësia e reformës në Administratën Publike, si një parakusht për Shqipërinë në rrugën e procesit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Është parakusht që Shqipëria si vend aspirues për në BE të ketë një administratë transparente, efikase, si shtylla kurrizore që garanton demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve. Fakti që reforma e Administratës Publike është pjesë e grupit themelor të kapitujve tregon se sa e rëndësishme është për anëtarësimin në Bashkimin Evropian kjo pjesë. Ky grup-kapitull i ka kërkuar Shqipërisë që të miratojë një udhërrëfyes, zbatimi i të cilit do të jetë thelbësor, teksa ecet përpara në negociata”, – tha Rizzo. Sipas tij, udhërrëfyesi i reformës së Administratës Publike përfshin ekipe dhe procese që do të diskutohen gjerësisht.

Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian në Shqipëri u ndal edhe tek aksesueshmëria në të dhënat personale, duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale, që ofron mundësi të jashtëzakonshme, por edhe sfida për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë kibernetike. “Me rëndësi është që Shqipëria të vazhdojë të zhvillojë legjislacionin në këtë fushë, ndërsa kemi pritur me kënaqësi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale që është me parimet e BE-së. Raporti i OECD/SIGMA si gjithnjë jep një shikim tërësor të reformës së Administratës Publike në Shqipëri dhe punën e vlefshme që ka bërë në këtë fushë. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këto reforma dhe këtu përfshihet edhe partneriteti me OECD/SIGMA, si dhe mbështetjen teknike të programeve IPA dhe programin për qeverisje të mirë”, përfundoi Rizzo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    February 5, 2025 at 11:59 am

    Ne baze te te dhenave dhe veprimtarise tende mbi bazen e identitetin biometrik dixhital, duan qe te te profilizojne ne kategori te para caktuara nga ata. Kategorite dhe kushtet jane te hapura per ndryshim te vazhdueshem, pa asnje lloj konsesusi apo ligji nga shumica, thjesht me nje shtypje butoni te algorithmi i Inteligjences Artificiale. Ne baze te ketij profilizimi nepermjet pikeve sociale, do vijne dhe kufizimet. Qe nga bllokimi i portofolit dixhital ku ke parate, programimi selektiv i parase elektronike per te blere apo jo gjera specifike, rrefuzimi apo kufizimi i sherbimeve publike, kufizimi i udhetimeve jashte zonave te caktuara etj etj etj, sepse mundesite jane pa fund kur njeriun e ke kthyer ne kod QR te kontroluar elektronikisht. Prandaj dhe une e quaj shpesh kete, nje Diktature Teknokratike. Po e arriten kete, jeta do te jete nje tmerr per te gjithe

    Reply
  • Phoenix says:
    February 5, 2025 at 12:06 pm

    Te gjithe do jemi te burgosur me skeda elektronike, ne qiell te hapur dhe pa gardhe e mure, por nen nje survejim te vazhdueshem. Keta dhe lavatricet e llambat duan ti bejne me mikrofona dhe kamera te lidhuara ne internet. I keni degjuar qe na lodhen me ate fjalen fjalen Smart? Ka shume idiote aty jashte qe ju duket si zhvillim dhe nje gje e mire, por ata larte e dine se c’fare eshte e duan te bejne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?