Vetëm pak javë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për njohjen e viteve të punës për të gjithë ata që kanë punuar në ish-kooperativa apo ndërmarrje shtetërore përpara viteve ‘93, qeveria ka gati listën e tyre.
Ky vendim është derivat i ligjit, ndërkohë që priten edhe udhëzime të tjera plotësuese mbi mënyrën se si do të zbatohet më tej. Deri vitin e kaluar, Instituti i Sigurimeve Shoqërore kishte një listë me vetëm 72 ish-kooperativa ku njiheshin vitet e punës, pasi dokumentacioni i tyre shpesh nuk gjendej ose ishte i cunguar. Tanimë, gama ndërmarrjeve shtetërore, bujqësore dhe ish-kooperativave është shumë më e gjerë, vendim falë të cilit do të mund të përfitojnë afro 30 mijë persona që dalin çdo vit në pension.
Mjafton një deklaratë nga personi që kërkon të dalë në pension që ka punuar për disa vite në një ish-kooperativë, ish-ndërmarrje bujqësore a shtetërore që t’i bashkëngjitet dosjes së dokumenteve të tjera që vitet e kërkuara të konsiderohen si vite pune. Kësisoj, ata nuk do të enden më gjyqeve për të kërkuar vitet e punës të padokumentuara, por do t’u njihen automatikisht. Edhe kjo procedurë, sado e lehtë në dukje, kërkon disa kushte që të vërtetojnë që personi ka punuar asokohe si: të ketë qenë banor i zonës pranë ndërmarrjes ku pretendon se ka punuar, të mos ketë qenë i dënuar dhe të ketë qenë në moshë dhe i aftë për punë në vitet që kërkon t’i njihen për efekt pensioni. Ky ligj eliminon burokracitë dhe shpenzimet, që mijëra qytetarë janë detyruar të përballojnë për të provuar vjetërsinë në punë.
Duke komentuar vendimin e djeshëm të qeverisë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se objektivi kryesor i miratimit i listës së ish-ndërmarrjeve bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore është njohja e periudhave të punës deri në vitin 1992, sipas legjislacionit në fuqi. Gonxhja vuri në dukje se ligji do të lehtësojë njohjen e periudhave të sigurimit, duke zgjidhur problemet me dokumentacionin e vjetër dhe duke shmangur pengesat administrative. Kjo do të ndihmojë shumë qytetarë që nuk kanë arritur të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit për përfitimin e pensionit, duke shmangur proceset gjyqësore të gjata dhe të shtrenjta.
“Miratimi i kësaj liste është një nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ISSH, për të garantuar të drejtat e punonjësve të dikurshëm dhe për të përmirësuar sistemin e pensioneve në vend”, tha Gonxhja.
Këshilli i Ministrave miratoi listën e ishndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit. Kjo listë u miratua në mbështetje të ligjit “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ishkooperativat bujqësore, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, – me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Procedura për njohjen
Me ndryshimet në fjalë, qytetarët që kanë punuar në institucionet shtetërore, ndërmarrjet shtetërore, ato bujqësorë dhe kooperativat, mund të bëjnë deklaratë për njohjen e viteve të punës me kusht që gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi ka qenë me vendbanim në qytetin apo fshatin ku ka ushtruar veprimtarinë subjekti punëdhënës dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.
Miratimi i ligjit mundëson njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha, do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social. Kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshojnë sipas gjinisë dhe për vitin 2024, mosha për përfitimin e pensionit të pleqërisë për burrat është 65 vjeç, për gratë është 61 vjeç e 8 muaj, ndërsa periudha minimale e sigurimit është e njëjtë për të dyja kategoritë, 15 vite.
Grumbullimi i dokumentacionit të vjetërsisë në punë para vitit 1994, për këto ente ka problematika të konsiderueshme, si mungesë e plotë të dhënash, të dhëna të pjesshme, të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni për subjekte të caktuara etj..
Për shkak të problematikave të tilla dhe kompetencave të kufizuara të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, periudha të konsiderueshme vjetërsie në punë nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur administrativisht, me pasojë refuzimin e kërkesave për caktim pensioni. Kjo ka detyruar shumë qytetarë t’u drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e këtyre periudhave, proces i cili zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme.
Njihen vitet e punës
Deri më datë 01.10.1993 – Në institucionet dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.
Deri më datë 17.10.1992 – Në ish-ndërmarrjet bujqësore.
Deri më datë 19.07.1991 – Në ish-kooperativat bujqësore.
Pjesë nga ligji
Periudhat e punësimit në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore
1. Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi për efekt pensioni nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në institucionet shtetërore dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore:
a) nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) nga data e përfundimit të shkollës së lartë deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Njohja si periudhë sigurimi, sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet sipas deklaratës së kërkuesit dhe me kusht që, gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi:
a) të ketë qenë me vendbanim në qytet;
b) të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.
3. Periudha e punësimit për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension merret me pagë referuese:
a) 3 288 (tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) lekë, sipas nënndarjes nr.6, të tabelës nr.2, bashkëlidhur vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, për periudhën e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni;
b) 4 110 (katër mijë e njëqind e dhjetë) lekë, sipas nënndarjes nr.10, pjesa e tretë, të tabelës nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, për periudhën e parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij neni.
Periudhat e punësimit në ish-kooperativat bujqësore
1. Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi në ish-kooperativë bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar.
2. Njohja si periudhë sigurimi sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet sipas deklaratës së kërkuesit, përkatësisht me ditë, muaj ose vite të plota pune dhe me kusht që, gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi:
a) të ketë qenë me vendbanim në fshatin, ku ushtronte aktivitetin ish-kooperativa bujqësore;
b) të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.
3. Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension, të jetë sipas përcaktimeve në vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar.
Periudhat e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore
1. Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi në ish-ndërmarrjet bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se data e krijimit të ish-ndërmarrjes bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të vendimit nr.452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”.
2. Njohja si periudhë sigurimi sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet sipas deklaratës së kërkuesit dhe me kusht që, gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi:
a) të ketë qenë me vendbanim në fshatin, ku ushtronte aktivitetin/ ish-ndërmarrja bujqësore;
b) të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.
3. Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension të jetë 2 833 (dy mijë e tetëqind e tridhjetë e tre) lekë, sipas nënndarjes nr.20, të tabelës nr.3, bashkëlidhur vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar.
j.l./ dita
Udhezimet kane per te dale kur te vdesin oensioniste e ngrate!
Dje jam marre me kete pune dhe jane vetem fjale dhe shkrime per te blere gazeten. Sa mire nuk ju vjen turp qe shkrueni ne nje gazete serioze. Gruas time i kan humbur 8 vjet nga puna ne kooperative. Ka dale tesh 2 vite ne pension dhe pritem ligjin qe nuk doli kurre dhe nuk do dali kurre. Eshte e bukur se berderote i ka bere gruaja dhe emrin e ka pase ne krye te listes. Kesaj nuk i dalin vitet e punes kurse te tjereve po. Si ka mundesite ndodhi kjo. Neper rrethe sig shoqerire nuk punojne dhe te kthejne pergjigje nuk ka. E kam fjalen perShkodren. Edhe une kam dale ne pesion tesh 3 vjet dhe me kane humbur humbur 6 pune . Shokeve te mije i kane dale qe kemi punuar ne te njejtin vend pune. Si ka mundesi kjo pune .Skam lene co portal pa i shkrujtur si sig shoqerore dhe Shqiperia qe duam dhe pergjgjja ka qene nuk i ke te dokumentuara . E di shum mire qe jane dokumentat ne Shkoder por nuk i jep kush. Atehere o ishe ne pune ose burg dhe cfaj kam une qe shteti nuk i rujti dhe te penalizohem . Keto janevetem rrena
Pse nuk e postuat te mesipermen qe ju shkkrujta
Shumë mirë gjithçka që del është bukdhënë. Gjëmë madhi kriminel Berisha bukprerë e i lig pa fund me skuadrat e tij bukprer e poshtërsira pa fund që i vuajm sot e në vazhdim sa të ket nga ata xhvatës etj.Gjithçka sado e vonuar por qëllimi pozitiv.