Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim
AktualitetBote

Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim

Published: June 29, 2022
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë është duke planifikuar që të shpërndajë mijëra vaksina për linë e majmunëve brenda Shteteve të Bashkuara, në kuadër të fushatës për të ndalur shpërthimin e këtij virusi. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar për të rritur numrin e testimeve dhe kanë zgjeruar grupin e njerëzve që këshillohen të vaksinohen.

Virusi, i identifikuar fillimisht vetëm në Afrikë, është përhapur në SHBA dhe Evropë me shpejtësi të habitshme. Deri më tani në SHBA janë regjistruar 306 raste edhe asnjë vdekje.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i vërtetë i të infektuarve mund të jetë më i lartë. Në gjithë botën janë regjistruar mbi 4,700 raste në 49 shtete.

- Publicitet -

Në udhëzimin e fundit, Qeveria amerikane i bën thirrje për vaksinim secilit që beson se është ekspozuar ndaj lisë së majmunëve. Në mesin e atyre që udhëzohen për imunizim janë burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burrat, apo që kanë pasur lidhje të afërta në ndenja, nëpër qytetet ku ka pasur raste të konfirmuara me këtë virus.

Shumica e rasteve të identifikuara në SHBA deri më tani kanë qenë në mesin e burrave që kanë pasur marrëdhënie seksuale me burrat, mirëpo zyrtarët kanë theksuar se secili njeri mund të infektohet. Departamenti për Shëndet do të nisë shpërndarjen e 56,000 dozave të vaksinës – që merret me dy doza ndaras – Jynneos e cila është prodhuar nga kompania daneze, Bavarian Nordic, kanë thënë zyrtarët.

Megjithatë, SHBA-ja ka vetëm 64,000 doza të kësaj vaksine dhe planifikon të sigurojë edhe më shumë. Zyrtarët kanë thënë se planifikojnë t’i bëjnë të qasshme mbi 1 milion doza përgjatë verë dhe vjeshtës. Jynneos është vaksinë e miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe dhe mund të ndalë infeksionin pasi një person të jetë ekspozuar ndaj virusit.

Lia e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve, mirëpo mund të bartet përmes kontaktit me lëkurën, nga rrobat apo peshqirët. Infektimi mund të kalojë pas 14-21 ditësh./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    June 29, 2022 at 12:13 pm

    Me shpejtësi të habitshme thone keta plehra. Ca do te vije dhe semundja e breshkes o plehra! Mos beni vaksinat se keta gomer nuk ju duan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?