Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Linçimi i kryebashkiakut të Tiranës, projekt i qartë politik që ka gjetur mbështetje dhe tek prokurori i SPAK, Olsi Dado”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Linçimi i kryebashkiakut të Tiranës, projekt i qartë politik që ka gjetur mbështetje dhe tek prokurori i SPAK, Olsi Dado”
Lajmi i funditopinion

“Linçimi i kryebashkiakut të Tiranës, projekt i qartë politik që ka gjetur mbështetje dhe tek prokurori i SPAK, Olsi Dado”

Published: December 26, 2024
Shpërndaje

Nga Mero Baze

Botuar në TEMA

Erion Veliaj ka pranuar sot publikisht se “denoncuesi” i tij i fundit është një person anonim, për të cilin prokurori i çështjes Olsi Dado nuk ka marrë mundimin as të pyesë kush është.

- Publicitet -

Pasi ka muaj të tërë që linçohet publikisht lidhur me inceneratorët apo disa ish-drejtorë të tij të akuzuar për korrupsion, të cilët janë në proces gjyqësor, prej sot ai më në fund po merret në pyetje rreth veprimtarisë së gruas së tij në një fondacion kulturor dhe vëllait të tij, që ka degën e një kompanie ndërkombëtare reklamash në Shqipëri, për t’i gjetur ndonjë konflikt interesi.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por pikëpyetjet qëndrojnë.

Në dy çështjet e para, atë të inceneratorëve dhe të drejtorëve të tij të akuzuar për korrupsion, ai nuk është i pandehur. Çështjet kanë shkuar në gjykatë. Këmbëngulja për të gërmuar 20 vite në jetën e tij publike, prej vitit 2004 kur ka qenë drejtues i MJAFT-it e deri më sot, është një përpjekje qartazi e motivuar politikisht.

Fjala vjen, është pyetur me kë ka udhëtuar në të njëjtin avion më 2004, më 2011 apo 2014, çfarë karte krediti ka pasur apo pse nëna e Ajolës ka blerë kostume që nuk janë në masën e trupit të saj, apo pse babai i ndjerë i Ajolës ka blerrë një makinë që e ka shitur përsëri pas disa kohe më shtrenjtë se e ka blerë.

Janë detaje që tregojnë këmbënguljen për ta linçuar, pas të cilës qëndron një vullnet politik që ka gjetur mbështetje dhe tek prokurori i SPAK.

Nëse çështja e inceneratorëve apo dhe e drejtorëve të akuzuar për korrupsion janë çështje që lidhen direkt me pozicionin e tij si kryetar bashkie, dhe gjithkush duhet t’i respektojë faktet që bëhen publike, përfshi dhe spekulimet me to, përpjekjet për t’i hapur një çështje të tretë me persona anonimë, tregojnë një vëmendje për linçim, meqë kanë dështuar dy çështjet e para.

Kjo është një çështje që më shumë se Veliaj dëmton punën e mirë që ka bërë SPAK në hetimin e dy çështjeve të tjera, që edhe pse nuk e prekin direkt Veliajn, natyrisht nuk e nderojnë Bashkinë e Tiranës.

Për këtë arsye merr rëndësi çështja e denoncuesit anonim. Nëse dy denoncimet e para kanë protagonistë politikë publikë nga opozita dhe nuk arritën ta marrin të pandehur, hapja e një çështjeje të tretë për t’i hetuar gruan, vëllain, vjehrrin e vdekur dhe vjehrrën e gjallë, ka nevojë të ketë më shumë besueshmëri sa i përket denoncuesit.

E them këtë, sepse ky personi “anonim” paska pasur akses të gërmojë në regjistra të aviacionit dhe të gjejë që në një avion me Veliajn më 2004 ka qenë dhe një person tjetër, që ky e ka shok, ndërkohë kur sistemi TIMS nuk ekzistonte dhe nuk është një akses që mund ta ketë kushdo. Dhe nuk është se e ka zbuluar SPAK, por ky “anonimi” që ka denoncuar.

Në këtë pikë, jemi para dy hipotezave: ose SPAK-u përdor metoda informale të gjetjes së fakteve dhe faturimit të tyre tek një anonim, gjë që nuk e besoj, pasi kjo do ishte një metodë monstruoze e kohës së komunizmit, ose ka një vullnet politik kundër tij, nga PD apo PS, për t’i bërë atij biografinë familjare në SPAK me shpresë se do t’i gjejnë diçka.

Linçuesit publikë të Erion Veliajt nuk janë anonimë dhe nuk janë linçues të PS-së në tërësi. Janë opozitarë të marrë me qira kundër Erion Veliajt. Disa shpërblehen me licenca dhe biznese për familjarët e tyre, ose ata direkt, disa me zarfa nën dorë. Nuk janë opozitarë 24 orësh, por janë mercenarë me pagesë që vishen me uniformë të PD-së.

Shumicën e tyre i gjen në dreka, darka apo gëzime e hidhërime të familjarëve të ministrave të Edi Ramës. Dhe kjo e bën dhe më të pistë këtë betejë, dhe më të sinkronizuar me shantazhet e Berishës mbi këtë prokuror disa javë më pare, dhe “reflektimin” e tij për t’u bërë i besueshëm.

Nuk do të ishte ndonjë çudi që Veliaj të penalizohej për inceneratorin nëse i dilte ndonjë shkelje ligjore apo proceduriale, po ashtu as për ish-drejtorët e akuzuar për korrupsion. Natyrisht që nuk do ngriheshin këto pyetje.

Por, njësoj si tek gjyqi i Nexhmije Hoxhës, të dënuar për kafe, kur ti dështon të ngresh akuza për përgjegjësitë e tij politike dhe pastaj përpiqesh të gërmosh në jetën e tij përmes “anonimëve shumë të informuar”, atëherë ka një problem ose me integritetin e prokurorit, ose me përdorimin për gjueti shtrigash.

20 vite më parë, kur Veliaj s’ka qenë njeri i zgjedhur, apo kur prokurori i çështjes nuk ka qenë prokuror, nuk janë fakte çfarëdo që të kenë bërë qoftë publikisht, qoftë ilegalisht, nëse kanë udhëtuar me avion me biznesmenë apo kanë pasur biznes ilegal në Portin e Durrësit meqë kanë pasur një shok ministër. Se ashtu pastaj dalim të gjithë denoncues anonimë, për të cilët SPAK duhet të hapë hetim.

Erion Veliaj meriton të hetohet dhe të gjykohet për detyrat e tij si i zgjedhur në krye të bashkisë, por jo për zgjedhjet e tij personale në jetë, meqë dikush mund t’i ketë ato probleme të empatisë personale. Kështu vetëm sa e forcojnë më shumë duke e shënjestruar si dikë që duhet dënuar patjetër dhe duke bërë të pabesueshëm procesin ndaj tij.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Arben says:
    December 26, 2024 at 6:44 pm

    Gurin në bythë edhe Meros, na ka vjedhur bashkë me lalidhjerin

    Reply
  • mali says:
    December 26, 2024 at 6:50 pm

    Zgjidhja per keto mostra eshte vetem gropa e gerqeles ,pa dallim.
    Kot eshte per demokraci.
    Nuk eshte nje e dy si tere bota korupsion, por ketu eshte nje sistem I tere I degjeneruar nga Merot dhe deri tek Balliu ( njeri hap kllapat ,tjetri I mbyll.
    Midis kllapave ke mafie komuniste qe keta po I japin jete).

    Reply
  • Asd says:
    December 26, 2024 at 6:52 pm

    Shume shpejte i ka dale ne krahe Erjonit drejtori i temes. Lere njehere te flase e te mbrohet se ndoshta e ben mire edhe vete…sidomos po te jete i pafajshem.

    Reply
  • prec ulaj says:
    December 26, 2024 at 6:55 pm

    Ky hetim po demton rende gjithe veprimtarine e SPAKut, po i ve atij nje etikete hakmarrese, me destinacion hetues kuturu, te dali ku te dale. Po nuk doli gje, keta te PS nuk ankohen, ulin qafen dhe vazhdojne punen.
    Tani per sa kemi degjuar nga njerezit per te kaluaren e ketij Prokurori te SPAK.
    Ky ka qene shok i ngushte i Olldashit, familja e tij vjen nga nje lloj persekutimi i rregjimit komunist ne Shijak, dhe kjo qe po ben , eshte nje hakmarrje me sa mundesi ka te demtoje PS dhe Erjon Veliaj, por me sa duket me shume po demton SPAK me keto germime jashte fushes hetimit.
    Amerika bente nje gje te tille kunder Presidentit qe hetohej, caktonte nje Hetues Special, i cili kishte hapesira pa fund investigimi, kjo kuptohet per aresye politike te kundershtarit.
    Kjo metode eshte perdorur kunder Pres Clinton dhe kunder Donald Trump.
    Por SPAKu nuk e ka kete hapesire ligjore , te piketoje njerez te pushtetit, dhe ti mbaje familjarisht ne pyetje, ti hetoje sa dreka e darka kane ngrene, pa objekt hetimi, aq me teper nga nje denoncim pa emer.
    Ne kete rast PS duhet te ngreje zerin, se po poshterojne figuren #2 te PS, kandidatin kryesor per te zevendesuar Edi Ramen,.
    Rruget ligjore le ti gjeje PS, me Komision Hetimor, me nje interpelance me Prokurorin e ceshtjes, por kjo nuk mund te zgjase perjete, kjo eshte gjueti shtrigash qe ruperon institucionin e besuar te SPAK..
    Eshte njesoj si kengetari Kelly, apo Puff Diddy, ku nje avokat ka hapur nje shpallje, ku thote kushe e ka kapur Diddy me zorr, te vije tek une, te bej padi penale, se do marrim ca leke.
    Dhe lista e tyre sa vjen e shtohet, kushdo qe eshte pershendetur apo eshte takuar me Diddyn, tani thote me ka perdhunuar.

    Reply
    • prroj fshatit says:
      December 26, 2024 at 7:56 pm

      Shko falu ni here n’kish t’Lacit.

      Reply
  • Olsi i Sky-it says:
    December 26, 2024 at 7:00 pm

    Ky Olsi duket ne fytyre se c’eshte.

    Reply
  • Ppsh says:
    December 26, 2024 at 7:01 pm

    Hahaaaaa ka ra keq merua nuk din ke te mbroje km apo lali erin sepse njeri nga ata do ta haj per inceneratorin qe nuk ekziston
    Prandaj merua ben pirueta mbrojtjeje
    Ku e ke problemin zotrote qe denoncimi eshte anonim?
    Pse nuk flet per akuzen qe ka bere?
    Per prokurorin e spak eshte akuze qe qendron
    Po ti me cfar tagri e mbron?

    Reply
  • capi says:
    December 26, 2024 at 7:06 pm

    O Mero keto argumenta tregoja avokatit mbrojtes te Velise. Uroj qe gjykatesi ti konsideroj ne proces gjyqesor. Sa per dijeni nuk denohet njeri me dy ose tre deshmitar, per me teper anonim, por me prova nese ka/
    Keshtu qe lerini SPAK te bej detyren.

    Reply
  • Arben says:
    December 26, 2024 at 8:36 pm

    Vjedh paratë tona bashkë me të.

    Litari litari litari litari litari litari litari

    Litari litari litari litari litari litari litari

    Reply
  • demo says:
    December 27, 2024 at 1:41 am

    Denoncimin per Masakren e Katynit e beri Ushtria Gjermane,qe nuk kishte Sjellje shembullore de Qeendrim te mire Moralo-politik.E kishte biografine blooze.Nja 6 miljon cifute te pafajshem i beri sapu ne kampet e Perqendrimit.
    Mirepo denoncimi i Ushtrise naziste dolli i Vertete,.20 mije rober polake u gjeten te egzekutuar me plumb pas koke nga NKVD ja Stalinit. Nqs.Faktet e Denoncuesit armik,anonym,apo me regjister gjendje civile,,Egzistojne si fakte,?kjo ka rendesi per Prokurorine.Anonym,anonym,po ti merr e heto faktet,qe te tregon anonymi,nese qendrojne.

    Reply
  • Na myten says:
    December 27, 2024 at 11:17 am

    Ku e di Mero se prokuroria nuk e ka identitetin e anonimit?
    Ku ka ligj te ndaloje fillim hetimi nga nje leter anonime?
    Shume i dobet koordinimi Veliaj-Manjani-Baze.

    Reply
  • Precizim says:
    December 27, 2024 at 12:44 pm

    Jam simpatizant i SPAK-ut. E vlersoj punen voluminoze dhe dergimin per gjykim te 70% te rasteve te hetuara dhe dosjeve te hapura per shkak te denoncimeve te natyrave te ndryshme, sidomos per njerezit e veshur me pushtet. Deri tani SPAK ka arritur te dergoje per gjykim dhe te denohen nga gjykata nje sere figurash drejtuese kryesisht nga e majta, por edhe disa ish funksionare te PD-se duke filluar nga SB..
    Prokuroria ka te drejte te filloje nje hetim penal apo nje çeshtje penale KRYESISHT. Te qenurit burim anonim nuk e pengon prokurorin qe te filloje nje çeshtje penale.
    “Parakusht i nevojshëm që të filluar hetimet paraprake është ekzistenca e një vepre penale (notitia criminis) e cila për të qenë e tillë duhet të ketë për objekt një fakt specifik i cili përmban në vetvete ekstremet e një vepre penale dhe duhet të jetë i veshur për nga burimi nga i cili vjen me një besueshmëri të caktuar”.
    Elementi kyç i dispozitës penale ёshtё ekspozimi i aspekteve të jetës private, ndёrkohё qё praktikat korruptive kryhen si rezultat i mbajtjes sё njё pozicioni publik, dhe nё shumicёn e rasteve nuk përfshihen në suazёn e jetёs private të personit.
    Pra hapsira e prokurorit ne rastin konkret, nuk kufizohet nga anonimati, shkrimet anonime, shtypi i perditshem, thashethemet etj. Ai duhet te mos i injoroje ato. Por kufizohet ne ekspozimin e aspekteve te jetes private dhe hetimin mbi to.
    Ai duhet ta beje kete kur ekziston nje veper penale, dhe kur hetimi nuk prek jeten private te personit, por vetem veprimtarine e tij gjate ushtrimit te funksionit zyrtar. Dhe njekohesish kur per vepren penale e cila ekziston, burimi ka nje besueshmeri te caktuar.
    A ka kryer Veliaj nje veper penale, dhe a ka burimi nje besueshmeri te caktuar?
    Nuk dime se per çfare e akuzon personi anonim. Por prokurori nuk mund te hyje ne jeten private, jashte funksionit te Veliajt. A ka veper penale ne kete rast? Ka pasoje te veprimtarise korruptive e cila si rezultat ka demtuar interesat shteterore dhe publike, dhe qe ka ardhur si rezultat i ushtrimit te funksionit si Kryetar i Bashkise se Tiranes??
    Per kaq sa dime Prokurori ka te drejte te filloje nje hetim edhe nga nje informacion anonim, por nuk ka te drejte te germoje ne jeten private te Veliajt nese elementet per te cilat pyet apo heton ( marrje ne pyetje, te aferm, pergjime, etj etj ) nuk kane lidhje me çeshtjen e hapur per hetim, ne kohe dhe ne shtrirje.

    Reply
  • alma nga tirana says:
    January 13, 2025 at 9:38 am

    o mero ziu

    ishte me salen u bere me din
    kur te ike edi me cilin do jesh o ditezi

    Reply
  • Trading Emas says:
    January 26, 2026 at 6:21 pm

    What’s up, its nice piece of writing about media print, we
    all be familiar with media is a great source
    of information.

    Reply
  • Trading Emas says:
    April 29, 2026 at 8:45 am

    I know this site gives quality based content and additional information, is
    there any other web page which gives these
    things in quality?

    Reply
  • Analisa XAUUSD says:
    May 12, 2026 at 12:12 am

    Amazing issues here. I am very glad to peer your
    post. Thanks so much and I’m taking a look forward to touch you.

    Will you kindly drop me a e-mail?

    Reply
  • Trading emas Online says:
    June 3, 2026 at 4:40 am

    Thankfulness to my father who stated to me about this web site, this weblog is in fact amazing.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  2. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  3. Fjalë me vend on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  4. Tacajkafkenkokcepsh on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  5. Fjalë me vend on Sheshi, Rama dhe Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?