Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lindjet vijojnë rënien, Shqipëria drejt plakjes, e katërta në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lindjet vijojnë rënien, Shqipëria drejt plakjes, e katërta në Europë
AktualitetShoqëri

Lindjet vijojnë rënien, Shqipëria drejt plakjes, e katërta në Europë

Published: March 20, 2023
Shpërndaje

Rënia e numrit të lindjeve po e çon drejt plakjes edhe vendin tonë. Në raport me Europën, treguesit e lindshmërisë në Shqipëri po përkeqësohen vit pas viti.

Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua. Me këtë normë lindshmërie Shqipëria renditet e fundit në rajon.

Sipas Eurostat normat më të larta të lindshmërisë në Europë i ka Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia, Islanda dhe Rumania.

- Publicitet -

“Shkaqet që po çojnë në uljen e lindshmërisë ne vend lidhen natyrisht me emancipimin e familjes, me rritjen e kulturës së grave, me vështirësitë ekonomike qe kanë familjet sot për t’i rritur fëmijët, me problemet që kanë të bëjnë me punësimin, me mungesën e garancive për perspektivën e fëmijëve. Të gjitha këto kanë bërë që lindshmëria të rrudhet në këto nivele ku kemi rënë më pak se 1.3 fëmijë për grua, nga 6 fëmijë për grua që kemi patur në vitet 1960.  Referuar shifrave, 2.3 fëmijë për grua kemi patur në vitin 1990, 1.3 fëmijë për grua kemi sot, që do të thotë që numri i atyre që lindin me ata që vdesin është dispropocional dhe kjo do të thotë që popullsia po vazhdon të plaket. Unë mendoj që po të vazhdojmë me këto ritme, i bie që brezin e ri pastaj ta importojmë nga jashtë”, shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua. Por në Shqipëri përveçse ka rënie lindshmëria, numri i bebeve femra po bie më shpejt.

“Raporti i femrave dhe meshkujve në vendin tonë është 100 femra me 109 meshkuj. Ky nuk është një çekuilibër natyror, ontologjik, por unë jam I mendimit që në vend vazhdon ende aborti selektiv. Kjo preference për të patur sa më shumë meshkuj në familje është një fenomen kriminal dhe I papranueshëm. Kjo do të thotë që akoma mentaliteti maskilist tek ne është domimant. Por ne duhet të tregohemi shumë bujarë me femrat, sespe ato janë burim i jetës dhe për to shoqëria ka po aq nevojë sa për meshkujt“, shton sociologu Tushi.   \Top-Channel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?