Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Linjat e shpejta të autobusëve, pasagjeri në telefon mëson dhe përcakton itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Linjat e shpejta të autobusëve, pasagjeri në telefon mëson dhe përcakton itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit
AktualitetShoqëri

Linjat e shpejta të autobusëve, pasagjeri në telefon mëson dhe përcakton itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit

Published: April 1, 2023
Shpërndaje

Linjat e transportit urban së shpejti nuk do të jenë më me emra por me numra dhe në stacionet kryesore do të vendosen tabela elektronike ku pasagjeri do të di në kohë reale vendodhjen e autobusit. Për Report Tv Enton Punavija, drejtori i transportit në Bashkinë Tiranë thotë se ka nisur puna për ngritjen e qendrave të kontrollit të transportit ku vëmendja kryesore do të jetë te pasagjeri.

“Gjithashtu kjo do të shoqërohet dhe me aplikacionet përkatëse ku gjithsecili në një telefon mund të shikoj dhe mund të përcaktoj itenerarin, ndërthurjen e linjave për të arritur në destinacionin e tij. Në stacionet e Tiranës brenda këtij viti do të bëhet rehabilitimi I plotë dhe do të vendosen informacionet përkatëse. Psh, stacioni tek shkencat e natyrës dhe qytetari shikon se tek ky stacion ndalon dhe kalon linja përkatëse, pasi shikon linjën përkatëse I referohet hartës, pikes ku ndodhet dhe stacioneve të tjera të pritshme, gjithashtu frekuencat, oraret dhe ka një numër telefoni dhe një panel ku mund të bëj sugjerimet, ankesat, lidhur me transportin public. Nuk ka ndryshim të çmimit të shërbimit.”

Ndërtimi I linjave të shpejta të autobusëve për 3 linja kryesore Kinostudio-Kombinat, Unaza, dhe linja e Tiranës së Re do të bëhet me korsi të dedikuara në 62% të km dhe me infranstukturë mikse pjesa tjetër.

- Publicitet -

“Është infrastrukturë mikse që do të thotë ka raste që autobusi është në të djathtë. Ka raste kur autobusi është në mes, ka raste kur ka nevojë për rehabilitim të thelluar, ka dhe ndërhyrje nëpër kryqëzime që do të thotë se do të jenë të ndërtuara në formë të tillë që ti jepet prioritet autobusit në momentin që do të mbërrij në kryqëzim.”

Punavija tregon se si do të ndërtohen korridori rrugor për linjën e kombinatit duke eliminuar parkingjet anës rrugës tek pallati me shigjeta.

“Psh nga pallati me shigjeta deri në kombinat ju nuk do të keni parkim në dy krahët e rrugës. Këtu ka rehabilitim të thelluar dhe autobusi do të jetë në anë të saj, në këtë segment. Pastaj ka një segment te rruga e Dibrës që miksohet ashtu si dhe lëvizja e saj gjatë qendrës.”

Operatorët e transportit do të paguhen për km dhe nuk mund të qëndrojnë sipas dëshirës në stacione për të fituar një lekë më shumë.

“Vetëm për kryerjen e shërbimit se duke kryer shërbimin konform referencave ai paguhet vetëm për kilometrat.”

Projekti pritet të implementohet në harkun kohor të katër viteve.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?